{"id":87782,"date":"2026-05-15T20:49:12","date_gmt":"2026-05-15T20:49:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/socialistet-kane-leje-te-zihen-me-njeri-tjetrin\/"},"modified":"2026-05-15T20:49:12","modified_gmt":"2026-05-15T20:49:12","slug":"socialistet-kane-leje-te-zihen-me-njeri-tjetrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/socialistet-kane-leje-te-zihen-me-njeri-tjetrin\/","title":{"rendered":"Socialist\u00ebt kan\u00eb leje t\u00eb zihen me nj\u00ebri-tjetrin"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/<\/p>\n<p>Niko Peleshi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb se ka censuruar deputetin Ulsi Manja t\u00eb replikonte n\u00eb Kuvend. Lajmi mori dhen\u00eb. Ulsiu iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj ashp\u00ebr nga vendi, duke e akuzuar se nuk po e l\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb Sali Berish\u00ebn. Nikua i tha q\u00eb \u201cpo i mbaj sh\u00ebnim udh\u00ebzimet e tua\u201d, por nuk lejohet. Nuk i tha \u201ct\u00eb t\u00eb vij\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb t\u00eb vij\u00eb\u201d, si\u00e7 mund t\u2019i thoshte nj\u00eb kor\u00e7ar n\u00eb k\u00ebto raste.<\/p>\n<p>Tani k\u00ebtu lajmi nuk ishte as thirrja e Ulsiut \u201cmbam\u00ebni se do ta vras\u201d, e as urt\u00ebsia e Nikos, por fakti q\u00eb socialist\u00ebt kan\u00eb leje t\u00eb zihen me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb moment, kur d\u00ebgjova q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb sherr, mendova se Niko i ka p\u00ebrmendur korrupsionin n\u00eb burgje kur ishte minist\u00ebr, apo rrjetin e tij nepotik n\u00eb administrat\u00eb, q\u00eb mund ta kuptosh vet\u00ebm po shkove n\u00eb ndonj\u00eb qoft\u00eblarg vdekje n\u00eb fis t\u00eb Ulsiut. Aty kupton se \u00e7far\u00eb jan\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb me Ulsiun, shum\u00eb drejtor\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>Por pastaj u sqarua situata. Berisha i kish b\u00ebr\u00eb list\u00ebn e akuzave t\u00eb zakonshme t\u00eb tij dhe Ulsiu donte t\u2019i p\u00ebrgjigjej. Nikua kish zbatuar rregulloren dhe e kish ndaluar.<\/p>\n<p>Pra, th\u00ebn\u00eb shkurt, Ulsiu ndjehej i fyer q\u00eb nuk kishte p\u00ebrdorur dot pushtetin ta b\u00ebnte cop\u00eb Sali Berish\u00ebn n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb qet\u00ebsoi, pasi kisha frik\u00eb se mos Nikua kishte ndaluar luft\u00ebn mes socialist\u00ebve. U qet\u00ebsova m\u00eb shum\u00eb kur pash\u00eb q\u00eb Erion Bra\u00e7e e b\u00ebri cop\u00eb at\u00eb ministrin e Bujq\u00ebsis\u00eb q\u00eb i ishte fshehur nga interpelanca dhe Elisa nuk kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthin e provokimeve t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr sherret e saj me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani pres q\u00eb Ulsiu t\u00eb b\u00ebj\u00eb pages\u00ebn e muajit tek portali i Fund\u00ebrrin\u00ebs s\u00eb Saliut, t\u00eb cilin e ka p\u00ebrdorur kund\u00ebr \u00e7do socialisti q\u00eb e quan rival n\u00eb grup parlamentar, q\u00eb ai ta pajtoj\u00eb dhe me Nikon dhe me Doktorin dhe t\u00eb mbyllet ky keqkuptim.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj duhet t\u00eb postoj\u00eb dhe nj\u00eb selfie tjet\u00ebr me Belind\u00ebn, q\u00eb t\u2019i mbush\u00eb mendjen dhe Ram\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb sh\u00ebndosha politike.<\/p>\n<p>Dit\u00eb m\u00eb pas priten shp\u00ebrthime t\u00eb reja dhe m\u00eb t\u00eb egra. Duket q\u00eb Bra\u00e7ja po i afrohet betej\u00ebs me Ogert\u00ebn. Sa t\u00eb mbaroj\u00eb pun\u00eb me k\u00ebt\u00eb ministrin e Bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilin ndryshe nga ministrat e tjer\u00eb t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb e ka marr\u00eb inat se \u00ebsht\u00eb fshatari i fundit i suksessh\u00ebm q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb fshatin dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr bujq\u00ebsie i paaft\u00eb, duke ulur numrin e banor\u00ebve n\u00eb fshat dhe duke shtuar numrin e t\u00eb paaft\u00ebve n\u00eb qeveri. Dhe k\u00ebt\u00eb nuk ia fal Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Elisa po ashtu po mendohet p\u00ebr bubullim\u00ebn e radh\u00ebs, por ia ka prishur pun\u00eb ky Ferit Hoxha q\u00eb po prodhon lajme jodiplomatike m\u00eb shum\u00eb se ajo q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u2019i kuronte mir\u00eb takimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ky po trondit vendin me WhatsApp, pa l\u00ebre t\u00eb p\u00ebrdorte dhe rrjetet sociale si Elisa.<\/p>\n<p>Edhe Belinda, q\u00eb mbahet si m\u00eb autoritarja nga drejtuesit politik\u00eb, nuk i ka mir\u00eb pun\u00ebt se po i zihen deputet\u00ebt e Fierit me nj\u00ebri-tjetrin. Madje kan\u00eb kaluar n\u00eb ekstrem duke p\u00ebrdorur aq pushtet sa kan\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, sa ajo ankesa e Elis\u00ebs p\u00ebr kontroll tatimor duket si gudulisje.<\/p>\n<p>\u00c7u\u00e7i duket se i ka m\u00eb stab\u00ebl pun\u00ebt n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 sqarimeve q\u00eb duhet t\u2019i jap\u00eb Ardi Bidos, q\u00eb t\u00eb mos sillet si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Delvin\u00ebs, Sarand\u00ebs dhe Konispolit, se nuk jan\u00eb bashkuar akoma. Edhe pse Rama e ka k\u00ebshilluar t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga Damiani, duket se nuk v\u00eb mend.<\/p>\n<p>Mirela n\u00eb Gjirokast\u00ebr ishte mir\u00eb e bukur, po shkoi Edi Rama dhe i trazoi uj\u00ebrat me T\u00ebrmetin dhe tani ajo duhet t\u00eb bashkoj\u00eb Tepelen\u00ebn me Lunxh\u00ebrin\u00eb dhe Libohov\u00ebn n\u00eb nj\u00eb bashki, si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Turqis\u00eb, q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga rivaliteti i T\u00ebrmetit me Flamurin.<\/p>\n<p>Klosi \u00ebsht\u00eb m\u00eb rehat n\u00eb Durr\u00ebs, se pas ikjes s\u00eb Gjysit \u00ebsht\u00eb dhe komisar dhe komandant, por do pak koh\u00eb sa t\u00eb njoh\u00eb deputet\u00ebt dhe mos t\u2019u ngat\u00ebrroj\u00eb fytyrat. Por t\u00eb pakt\u00ebn nuk ka sherre brenda familjes.<\/p>\n<p>Ky Taulant Balla ka avancuar shum\u00eb, se vazhdon t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb dhe diaspor\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, dhe diaspor\u00ebn e Tropoj\u00ebs dhe Dibr\u00ebs n\u00eb Kam\u00ebz, dhe banor\u00ebt autokton\u00eb t\u00eb Kavaj\u00ebs. Madje ka futur dhe Merkelin si pjes\u00eb t\u00eb diaspor\u00ebs dhe e p\u00ebrsh\u00ebndet rregullisht nga Kamza bashk\u00eb me Rakip Sulin.<\/p>\n<p>Ky i fundit del gjithmon\u00eb me 2 mij\u00eb vota para kur votohet si kryetar dhe 2 mij\u00eb vota mangut kur votohet p\u00ebr parlament. Dhe Taulanti po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb kush jan\u00eb k\u00ebta demokrat\u00eb q\u00eb tradhtojn\u00eb partin\u00eb p\u00ebr Rakipin dhe nuk e tradhtojn\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb Kavaj\u00eb dhe Rrogozhin\u00eb. Aty demokrat\u00ebt e tradhtojn\u00eb PD-n\u00eb p\u00ebr Taulantin, por jo p\u00ebr bashkit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Lezh\u00eb Pjerini e quan fyerje q\u00eb nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb i kan\u00eb \u00e7uar drejtues politik nj\u00eb rishtar t\u00eb Mbrojtjes, por po p\u00ebrmbahet derisa t\u00eb konfirmohet si kandidat. Pastaj \u201cme t\u00eb pa e me t\u00eb ba\u201d, por dihet q\u00eb ai s\u2019ka pun\u00eb t\u00eb fus\u00eb hund\u00ebt n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkod\u00ebr Beneti po p\u00ebrpiqet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb sa mundet Enean, pasuesin e Belind\u00ebs n\u00eb ministri, meq\u00eb e ka dhe shkodran, por po sfidohet nga nj\u00eb deputete tjet\u00ebr, ajo e Dukagjinit. Duke qen\u00eb se Beneti \u00ebsht\u00eb djali i nj\u00eb prej gjuh\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Prof. Dr. Bahri Becit, po ia merr flamurin e gegnishtes deputetja e Dukagjinit, q\u00eb dhe kecave u flet gegnisht dhe kjo e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, pasi do t\u2019i duhet t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb bibliotek\u00ebn e librave t\u00eb tij Marjan\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe kur e sheh k\u00ebshtu n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, socialist\u00ebt gum\u00ebzhijn\u00eb nga debatet dhe luft\u00ebrat brenda tyre, dhe kjo i b\u00ebn ata t\u00eb ndjehen t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb pushtet dhe opozitar\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Ndaj dhe opozita flet budallall\u00ebqe se nuk merret me problemet reale p\u00ebr t\u00eb cilat socialist\u00ebt zihen me nj\u00ebri-tjetrin. Madje vet\u00eb opozita ua leht\u00ebson k\u00ebt\u00eb duke deklaruar p\u00ebrdit\u00eb se Edi Rama qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb pashall\u00ebk.<\/p>\n<p>Epo po qe se thoni se \u00ebsht\u00eb pashall\u00ebk, lejohen luft\u00ebrat brenda llojit, madje jan\u00eb forc\u00eb kryesore zhvillimi p\u00ebr pashall\u00ebkun. E kan\u00eb k\u00ebt\u00eb leje t\u00eb zihen e rrihen me nj\u00ebri-tjetrin. Se po t\u00eb mos b\u00ebnin k\u00ebshtu, kush do raportonin n\u00eb SPAK nj\u00ebri-tjetrin pastaj? Do na d\u00ebshtonte dhe Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Niko Peleshi \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb se ka censuruar deputetin Ulsi Manja t\u00eb replikonte n\u00eb Kuvend. Lajmi mori dhen\u00eb. Ulsiu iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj ashp\u00ebr nga vendi, duke e akuzuar se nuk po e l\u00eb t\u00eb sulmoj\u00eb Sali Berish\u00ebn. Nikua i tha q\u00eb \u201cpo i mbaj sh\u00ebnim udh\u00ebzimet e tua\u201d, por nuk lejohet. Nuk i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87782","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87782","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87782"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87782\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87782"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87782"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87782"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}