{"id":87746,"date":"2026-05-15T17:49:18","date_gmt":"2026-05-15T17:49:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/brunilda-biznes-me-termet-pecin-asfalti-i-vlores-2-6-mld-leke-firmes-se-gruas-te-ish-drejtorit-te-bashkise-tepelene\/"},"modified":"2026-05-15T17:49:18","modified_gmt":"2026-05-15T17:49:18","slug":"brunilda-biznes-me-termet-pecin-asfalti-i-vlores-2-6-mld-leke-firmes-se-gruas-te-ish-drejtorit-te-bashkise-tepelene","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/brunilda-biznes-me-termet-pecin-asfalti-i-vlores-2-6-mld-leke-firmes-se-gruas-te-ish-drejtorit-te-bashkise-tepelene\/","title":{"rendered":"Brunilda, biznes me T\u00ebrmet Pe\u00e7in\/ Asfalti i Vlor\u00ebs, 2.6 MLD lek\u00eb firm\u00ebs s\u00eb gruas t\u00eb ish-drejtorit t\u00eb bashkis\u00eb Tepelen\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>T\u00ebrmet Pe\u00e7i shkakton \u201ct\u00ebrmet\u201d n\u00eb Bashkin\u00eb Vlor\u00eb. Nj\u00eb nga kompanit\u00eb e ish-drejtor\u00ebve t\u00eb tij po merr tenderin 2.6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr asfaltimin e Vlor\u00ebs para zgjedhjeve. Kryetarja e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, Brunilda Mersini, i ka b\u00ebr\u00eb letrat gati dhe ka shpallur fituese t\u00eb tenderit kompanin\u00eb nga Tepelena \u201cNG Struktures\u201d.<\/p>\n<p><\/p>\n<p>Mir\u00ebpo nj\u00eb vler\u00eb kaq e madhe nuk mund t\u00eb merret pa zhurm\u00eb. Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 7 prill 2026, megjith\u00ebse duhej t\u00eb zhvillohej m\u00eb 27 mars. P\u00ebr momentin procedura \u00ebsht\u00eb pezulluar dhe ka mbetur n\u00eb dor\u00eb t\u00eb KPP.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin \u201cRiveshje me asfalt per vitin 2026\u201d e ndar\u00eb n\u00eb 2 lote, me nj\u00eb fond limit total 255 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb, edhe mashtrohen qytetar\u00ebt para zgjedhjeve vendore edhe mbushet arka e biznesit t\u00eb \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt q\u00eb do t\u00eb shtrohen jan\u00eb t\u00eb lagjeve t\u00eb brendshme t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore dhe u vjen radha vet\u00ebm kur ka zgjedhje.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb procedura e Lotit1 me fond limit 136.1 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb \u00ebsht\u00eb mbajtur edhe tenderi p\u00ebr LOTI 2 me fond limit 119.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH.<\/p>\n\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, komisioni i ngritur nga Brunilda Mersini ka b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e ofertave t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve, ka kualifikuar kompanin\u00eb \u201cNG STRUCTURES\u201d SHPK dhe ka skualifikuar t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb revoltuar nga ky vendim, adminitrator\u00ebt e dy prej kompanive pjes\u00ebmarr\u00ebse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncim n\u00eb KPP.<\/p>\n\n<p>Kompanit\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shfuqizimin e vendimit mbi skualifikimin e ofert\u00ebs s\u00eb paraqitur nga bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cBIBA-X\u201d SHPK &amp; \u201cR|S|M CONSTRUCTION\u201d SHPK.<\/p>\n<p>Po ashtu kund\u00ebrshtohet kualifikimi i ofert\u00ebs s\u00eb paraqitur nga operatori ekonomik \u201cNG STRUCTURES\u201d SHPK.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta ankes\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe p\u00ebr Lotin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebtij tenderi, i cili gjithashtu \u00ebsht\u00eb \u201chipotekuar\u201d tek kompania e njer\u00ebzve t\u00eb T\u00ebrmet Pe\u00e7it.<\/p>\n\n<p>Kompanit\u00eb ankohen se jan\u00eb skualifikuar pa t\u00eb drejt\u00eb, gjoja kan\u00eb paraqitur ofert\u00eb anomalisht t\u00eb ul\u00ebt. \u00a0Gjithashtu, bashkimi i operator\u00ebve ngre pretendime mbi kualifikimin e kompanis\u00eb \u201cNG STRUCTURES\u201d SHPK. Duke qen\u00eb se i nj\u00ebjti operator \u00ebsht\u00eb shpallur fitues p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb lot, k\u00ebrkojm\u00eb verifikimin e kapaciteteve teknike, t\u00eb burimeve njer\u00ebzore, mjeteve n\u00eb dispozicion; n\u00eb funksion t\u00eb realizimit paralel t\u00eb kontratave.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se kryetarja e komanduar e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, Anuela Ristani i ka dh\u00ebn\u00eb tenderin 7 miliard\u00eb lek\u00eb firm\u00ebs \u201cNG STRUCTURES\u201d me objekt \u201cNd\u00ebrtim Shkoll\u00eb 9 vje\u00e7are Tipi (2) dhe e mesme Tipi (4), Nj\u00ebsia Strukturore KA 283, Rruga \u201c3 D\u00ebshmor\u00ebt\u201d. Kontrata \u00ebsht\u00eb firmosur m\u00eb 11 qershor 2025.<\/p>\n\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb KPP si i parregullt, sepse nuk plot\u00ebsoheshin kriteret nga kompania fituese. Por Komisioni e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn. Kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb me afat dy vjet, megjithat\u00eb nga v\u00ebzhgimi n\u00eb terren, duket qart\u00eb se punimet jan\u00eb zvarritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb tetor 2025, Uj\u00ebsjell\u00ebsi Elbasan i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj firme tenderin 2.3 miliard\u00eb lek\u00eb \u201cNd\u00ebrtim i uj\u00ebsj\u00ebllesit t\u00eb fshatrave Polis-Sheh, Polis-Qender,Polis-Gurshpat Librazhd\u201d. Koh\u00ebzgjatja e k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb 18 muaj.<\/p>\n\n<p>Duke qen\u00eb kompani e T\u00ebrmetit, edhe ky tender \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Pra, sipas kontratave q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh kjo kompani, i bie q\u00eb t\u00eb l\u00ebr\u00eb pa nd\u00ebrtuar shkoll\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb ose t\u00eb thaj\u00eb fshatrat e Librazhdit p\u00ebr uj\u00eb. Nd\u00ebrsa asfaltin n\u00eb Vlor\u00eb duhet ta shtroj\u00eb patjet\u00ebr, se aty kalon kryeministri Rama.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, kryetare Brunilda e ka shpallur fituese kompanin\u00eb NG STRUCTURE pa kryer asnj\u00eb verfikim t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb kritereve, sepse i b\u00ebn qok\u00ebn kolegut T\u00ebrmet Peci.<\/p>\n<p>Po si u ngrit kjo perandori financiare e T\u00ebrmetit? N\u00eb vitin 2015, pas fitores s\u00eb zgjedhjeve lokale, ish-kryetari i Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb, T\u00ebrmet Pe\u00e7i, (aktualisht deputet i PS) pun\u00ebson Lorenc Bamin n\u00eb Drejtorin\u00eb e Planifikimit dhe Kontrollit t\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb vit pasi mori k\u00ebt\u00eb post, gruaja e tij, Aleksandra Bami, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, krijojn\u00eb kompanin\u00eb NG STRUCTURES shpk.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2017, Hekuran Hoxha shet 50% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb djalit t\u00eb tij, Fatjon Hoxha, p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb qesharake prej vet\u00ebm 500 eurosh.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2017, kompania faturon 11 milion lek\u00eb dhe deklaron nj\u00eb fitim prej 600,000 lek\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, faturimet e saj rriten 8 her\u00eb, duke u lidhur drejtp\u00ebrdrejt me tender\u00ebt e fituar nga Bashkia Poli\u00e7an dhe Bashkia Gjirokast\u00ebr. Kjo rritje galopante e financave t\u00eb kompanis\u00eb t\u00eb sapokrijuar lidhet drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me thithjen e fondeve publike, pasi n\u00eb vitin 2018, rezulton se NG STRUCTURES hap 3 adresa sekondare, t\u00eb cilat lidhen me projekte t\u00eb financuara nga fondet publike:<\/p>\n<p>\u201cRikonstruksioni i shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are \u201cRefat Keli\u201d n\u00eb Poli\u00e7an\u201d; \u201cRikonstruksioni i shkoll\u00ebs \u201cAsim Zeneli\u201d dhe Sistemimi i jasht\u00ebm n\u00eb Gjirokast\u00ebr\u201d; \u201cMasa inxhinierike p\u00ebr rr\u00ebshqitjen n\u00eb kodr\u00ebn e Shtufit, Gjirokast\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2019 Aleksandra Bami shet aksionet shtetastit Fatjon Hoxha. Sipas kontrat\u00ebs, Aleksandra Bami do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb fitimin 5.8 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vitit 2018 dhe 19.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn janar-prill 2019. N\u00eb total nga shitja e aksioneve Aleksandra Bami do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shum\u00ebn bruto 24.9 milion\u00eb lek\u00eb ose th\u00ebn\u00eb ndryshe rreth 240.000 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 23 dit\u00eb pas blerjes, Fatjon Hoxha i shet s\u00ebrish aksionet babait t\u00eb tij, Hekuran Hoxha, p\u00ebr vet\u00ebm 1,000 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 10 Janar 2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompanin\u00eb IUMENTIS shpk. Menj\u00ebher\u00eb pas themelimit, kjo kompani lidh nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb publike me Bashkin\u00eb Tepelen\u00eb. Ky veprim u b\u00eb me propozimin e T\u00ebrmet Pe\u00e7it, kryebashkiakut t\u00eb Tepelen\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tepelen\u00ebs, dat\u00eb 25.01.2019, lidhja e kontrat\u00ebs noteriale \u201cKontrat\u00eb Qiraje\u201d \u00ebsht\u00eb miratuar, dhe kjo kontrat\u00eb mban firm\u00ebn e Lorenc Bamit, q\u00eb duket se l\u00ebviz milionat e siguruara p\u00ebr T\u00ebrmetin.<\/p>\n<p>Brenda 5 dit\u00ebsh nga lidhja e kontrat\u00ebs, T\u00ebrmet Pe\u00e7i dhe Lorenc Bami miratojn\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt \u00ebsht\u00eb audituar nga KLSH (Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit) dhe \u00ebsht\u00eb dokumentuar n\u00eb nj\u00eb raport zyrtar.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh nj\u00eb kontrat\u00eb me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt l\u00ebshon nj\u00eb fatur\u00eb prej 140.000 eurosh p\u00ebr projektimin e Thertores Rajonale. Kjo fature \u00ebsht\u00eb zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit n\u00eb rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto t\u00eb projektit dhe emrin e kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet p\u00ebr nj\u00eb fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua p\u00ebr ndihm\u00ebn e zhvillimit t\u00eb Thertores Rajonale n\u00eb Tepelen\u00eb. Dyshimet u ngrit\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb gjate inspektimit nga vet\u00eb kryeministri Edi Rama, i cili teksa pyet ish-ministren e Bujq\u00ebsis\u00eb, Frida Krifc\u00ebn dhe T\u00ebrmet Pe\u00e7in se kush e p\u00ebrfitoi k\u00ebt\u00eb investim? Dy zyrtar\u00ebt pasi ngecin, shprehen se pronari nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kan\u00eb shitur 100% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb IUMENTIS te Lorenc Bamit p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb prej 1000 eurosh, megjith\u00ebse kompania ishte fitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>L\u00ebkundjet q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb T\u00ebrmeti buxhetit t\u00eb shtetit, jan\u00eb kapur edhe nga \u201csizmologjia\u201d e SPAK. Sipas raportimeve, m\u00eb 16 qershor 2025, agjent\u00ebt e BKH-s\u00eb dhe Prokuroria e Posa\u00e7me kan\u00eb zhvilluar nj\u00eb kontroll t\u00eb befasish\u00ebm n\u00eb ambientet e Bashkis\u00eb Tepelen\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur p\u00ebr abuzime t\u00eb dyshuara me tender\u00eb publik\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs kur drejtimin e k\u00ebtij institucioni e mbante ish-kryebashkiaku T\u00ebrmet Pe\u00e7i.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb operacionit jan\u00eb sekuestruar dokumente dhe materiale digjitale, t\u00eb cilat mund t\u00eb hedhin drit\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn e ndarjes s\u00eb tender\u00ebve n\u00eb bashki dhe lidhjet e mundshme klienteliste me kompani private.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa SPAK merret me zb\u00ebrthimin e kompiuterave dhe telefon\u00ebve t\u00eb sekuestruar, kompania e drejtorit t\u00eb T\u00ebrmetit vazhdon t\u00eb ark\u00ebtoj\u00eb miliarda lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00ebrmet Pe\u00e7i shkakton \u201ct\u00ebrmet\u201d n\u00eb Bashkin\u00eb Vlor\u00eb. Nj\u00eb nga kompanit\u00eb e ish-drejtor\u00ebve t\u00eb tij po merr tenderin 2.6 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr asfaltimin e Vlor\u00ebs para zgjedhjeve. Kryetarja e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, Brunilda Mersini, i ka b\u00ebr\u00eb letrat gati dhe ka shpallur fituese t\u00eb tenderit kompanin\u00eb nga Tepelena \u201cNG Struktures\u201d. Mir\u00ebpo nj\u00eb vler\u00eb kaq e madhe nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87746","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87746","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87746"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87746\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87746"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87746"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87746"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}