{"id":87744,"date":"2026-05-15T16:15:55","date_gmt":"2026-05-15T16:15:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/skenari-pse-e-shpiken-grida-duma-dhe-mirlinda-karcanaj-videon-me-ergys-agasin\/"},"modified":"2026-05-15T16:15:55","modified_gmt":"2026-05-15T16:15:55","slug":"skenari-pse-e-shpiken-grida-duma-dhe-mirlinda-karcanaj-videon-me-ergys-agasin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/skenari-pse-e-shpiken-grida-duma-dhe-mirlinda-karcanaj-videon-me-ergys-agasin\/","title":{"rendered":"Skenari\/ Pse e shpik\u00ebn Grida Duma dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj videon me Ergys Agasin"},"content":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore e skenarit p\u00ebr intervist\u00ebn e Mirlinda Karcanajt me Grida Dum\u00ebn ishte prekja emocionale q\u00eb duhej trasmetuar medoemos tek publiku, me q\u00ebllim q\u00eb drejtoresha e Edi Ram\u00ebs ta p\u00ebrmbyste imazhin e gruas, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb\u00a0pjes\u00eb e nj\u00eb organizate kriminale q\u00eb merrte peng biznesmen\u00ebt, kur k\u00ebta guxonin t\u00eb mos bindeshin.<\/p>\n<p>Lot\u00ebt q\u00eb rrjedhin n\u00eb faqe, rr\u00ebfimi me z\u00ebrin e dridhur apo v\u00ebshtir\u00ebsia n\u00eb t\u00eb folur ishin pjes\u00eb e k\u00ebtij skenari p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar profilin e Mirlinda Kar\u00e7anajt, si at\u00eb t\u00eb nj\u00eb gruaje n\u00eb dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, jo si drejtuesja e nj\u00eb institucioni shtet\u00ebror q\u00eb menaxhohej nga krimi dhe nga bandit\u00ebt.<\/p>\n<p>Por si n\u00eb \u00e7do akt teatral, kur nis performanca mund t\u00eb ndodhin rr\u00ebshqitje nga realiteti dhe kjo u pa n\u00eb intervist\u00eb tek nj\u00eb fakt i paqen\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin u fol nga t\u00eb dyja an\u00ebt e mikrofonit. N\u00eb intervist\u00eb <a href=\"https:\/\/youtu.be\/zUkXaF-awbs?t=1351\"><strong>(KLIKO KETU)<\/strong><\/a> n\u00eb minut\u00ebn 22 e 31 sekonda, Grida Duma merr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb nj\u00eb video t\u00eb regjistruar n\u00eb zyr\u00ebn private t\u00eb Ergys Agasit dhe q\u00eb sipas saj, \u201cpubliku e ka par\u00eb qindra mij\u00ebra her\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb i duhet th\u00ebn\u00eb publikut p\u00ebr videon q\u00eb ka par\u00eb me mij\u00ebra dhe me qindra mij\u00ebra her\u00eb, kur ju shfaqeni n\u00eb zyr\u00eb dhe jeni duke biseduar personalisht, miq\u00ebsisht etj etj?\u201d pyet Grida Duma.<\/p>\n<p>\u00c7do gazetar aktualisht e di se nj\u00eb video e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb asnj\u00eb media. Ekzistenca e tyre dihet, dhe u p\u00ebrket\u00a0kamerave t\u00eb fshehta t\u00eb Ergys Agasit, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb media deri tani kan\u00eb dal\u00eb foto q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga dosja e SPAK me di\u00e7iturat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/21\/e-fundit-spak-sekuestron-40-mln-e-pasuri-te-mirlinda-karcanajt-ergys-agasit-dhe\/\">SPAK sekuestron 40 mln \u20ac pasuri t\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anajt, Ergys Agasit dhe\u2026<\/a><\/p>\n<p>Por n\u00eb vend se ta korrigjonte k\u00ebt\u00eb detaj q\u00eb e ngarkonte edhe m\u00eb shum\u00eb imazhin e saj, Mirlinda Kar\u00e7anaj vazhdoi t\u00eb fliste sikur edhe ajo e dinte p\u00ebr k\u00ebto video q\u00eb ishin transmetuar n\u00eb media. Vet\u00ebm se n\u00eb p\u00ebrgjigjen e saj, ajo e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb p\u00ebr t\u2019u ankuar mbi abuzimet q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb nga \u201cfabrikuesit e lajmeve\u201d, e krahasoi veten me nj\u00eb njeri t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb inkuizicionit \u201ct\u00eb marr\u00eb zvarr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb\u201d dhe p\u00ebrmendi familjen e shkat\u00ebrruar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjia e saj ishte n\u00eb sinkron me Grida Dum\u00ebn, sikur publiku t\u00eb kishte par\u00eb ndonj\u00eb video dhe sikur t\u00eb ishte abuzuar n\u00eb media duke shkaktuar nj\u00eb dram\u00eb familjare.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebsaj historie horror \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si nj\u00eb moment I shk\u00ebputur dhe pa kontekst t\u00eb plot\u00eb u mor edhe u kthye n\u00eb nj\u00eb nga ato krimet e supozuara t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb inkuizicionit kur njeriu b\u00ebhet objekt I nj\u00eb abuzimi dhe t\u00ebrhiqet zvarr\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb. Cfar\u00eb video ishte ajo? M\u00eb fal!<\/p>\n<p>Madje n\u00eb nj\u00eb moment, Grida Dum\u00ebs i shp\u00ebtoi nj\u00eb pyetje jasht\u00eb skenarit \u201cKush ka abuzuar me k\u00ebto video?\u201d. Kar\u00e7anajt nuk i l\u00ebviz asnj\u00eb muskul. E p\u00ebrq\u00ebndruar tek fleta q\u00eb kishte n\u00eb preh\u00ebr, ajo nuk u p\u00ebrgjigj, por vazhdoi fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb at\u00eb q\u00eb kishte m\u00ebsuar paraprakisht, porsi nj\u00eb kukull e kurdisur.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb video ishte ajo? Po flasim p\u00ebr nj\u00eb takim q\u00eb un\u00eb e kam deklaruar q\u00eb n\u00eb her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb u mora n\u00eb pyetje nga prokuroria e posacme, q\u00eb n\u00eb 3 dhjetor 2025 dhe megjith\u00ebse n\u00eb at\u00eb video, cop\u00ebz video nuk merret vesh asgj\u00eb, un\u00eb sqarova cfar\u00eb \u00ebsht\u00ebs th\u00ebn\u00eb, sqarova kontekstin, sqarova rrethanat. Pra nuk ishte dicka q\u00eb u zbulua dhe un\u00eb u detyrova ta pranoj. Ishte dicka q\u00eb un\u00eb e vet\u00ebdeklarova pa e ditur fare q\u00eb ajo cop\u00ebz filmike pastaj do t\u00eb kthehej n\u00eb material nga fabrikuesit e lajmeve dhe do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb kapje n\u00eb flagranc\u00eb e nj\u00eb grupi kriminal. Un\u00eb nuk dua t\u00eb qahem k\u00ebtu Grida, por kush p\u00ebrdor fragmente t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb ndikuar opinionin, p\u00ebr t\u00eb krijuar avantazhe ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe, po p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe sepse shkat\u00ebrron familje, shkat\u00ebrron jet\u00eb njer\u00ebzish dhe krijon nj\u00eb damk\u00eb q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe me pasoja fatale p\u00ebr nj\u00eb familje.\u201d u shpreh Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e ditur tanim\u00eb q\u00eb Ergys Agasi, kishte nj\u00eb kamera t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, ku mes t\u00eb tjer\u00ebve \u00ebsht\u00eb filmuar Mirlinda Kar\u00e7anaj. Por filmimet jan\u00eb ende n\u00eb SPAK dhe n\u00eb media kan\u00eb rrjedhur vet\u00ebm disa foto, larg kontekstit q\u00eb e soll\u00ebn Grida Duma dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Realiteti \u00ebsht\u00eb se imazhet n\u00eb dosjen e SPAK, kur Kar\u00e7anaj gjendet n\u00eb zyr\u00ebn e Agasit, aty flitet p\u00ebr tenderat e AKSHI-t dhe operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb q\u00eb kishin interesa tek ky institucion.<\/p>\n\n<p>Madje n\u00eb nj\u00eb nga fotot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e dosjes, n\u00eb prani t\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anajt, Ergys Agasi ka th\u00ebn\u00eb sipas tranksriptit t\u00eb SPAK se <strong>\u201c\u2026projekti b\u00ebn 2 milion, ne do ta b\u00ebjm\u00eb 4\u201d.<\/strong><\/p>\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb di\u00e7itur\u00eb tjet\u00ebr Mirlinda Kar\u00e7anaj \u00ebsht\u00eb duke folur n\u00eb telefon dhe SPAK ka zbardhur fjal\u00ebt <strong>\u201cQ\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb edhe zyrtarisht..\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr natyr\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnies mes Mirlinda Kar\u00e7anajt dhe Egys Agasit, nuk ka asnj\u00eb hamend\u00ebsim tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 asaj q\u00eb p\u00ebrshkruhet si pjes\u00eb e skem\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb parave t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje, Kar\u00e7anaj ka rr\u00ebfyer takimet me Ergys Agasin dhe ka deklaruar se ka raport miq\u00ebsor, ka njohje t\u00eb vjetra dhe e ka takuar disa her\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje private. Lidhur me shtetasin Ermal Beqiri, znj. Kar\u00e7anaj ka deklaruar se e ka takuar nj\u00ebher\u00eb rast\u00ebsisht n\u00eb zyr\u00ebn e z. Agasi, ku z. Agasi donte t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb partneritet me nj\u00eb kompani izraelite.<\/p>\n<p>\u201cRaport miq\u00ebsor nuk kam me asnj\u00eb por p\u00ebr t\u2019i njohur i njoh t\u00eb gjith\u00eb pasi jan\u00eb pak dhe jan\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs. As nuk pi kafe dhe as nuk rri apo t\u00eb shoq\u00ebrohem me ndonj\u00eb operator ekonomik jasht\u00eb zyre. Ka patur nj\u00eb rast ku kam takuar nj\u00eb operator ekonomik t\u00eb cilin e kam takuar rast\u00ebsisht n\u00eb zyr\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb njohurit tim, t\u00eb cilin e kisha takuar p\u00ebr nj\u00eb kafe n\u00eb zyr\u00ebn e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb konsulence private, konkretisht n\u00eb zyr\u00ebn e shtetasit Ergys Agasi, me t\u00eb cilin kam njohje t\u00eb vjetra, t\u00eb cilin e kam takuar disa her\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e tij, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje private. Ergysi do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb partneritet q\u00eb donte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb kompani izraelite, dhe m\u00eb pyeti p\u00ebr nj\u00eb zgjedhje teknike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ambjent ka qen\u00eb dhe shtetasi Ermal Beqiri, i cili rezultoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rast\u00ebsore prezent n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim\u201d ka treguar Mirlinda Kar\u00e7anaj.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr takimet me Ermal Beqirin dhe me Ergys Agasin, si dhe p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e supozuara n\u00eb sistem p\u00ebr t\u00eb favorizuar kompanit\u00eb e tyre, SPAK e ka p\u00ebrfshir\u00eb Mirlinda Kar\u00e7anajn si pjes\u00eb t\u00eb grupit kriminal, por pa hamend\u00ebsuar n\u00eb asnj\u00eb moment asgj\u00eb tjet\u00ebr. Ndryshe ka ndodhur n\u00eb dosje t\u00eb tjera, kur prokuror\u00ebt jan\u00eb treguar \u201ct\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm\u201d me kast duke c\u00ebnuar t\u00eb pandehur t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e tyre private dhe ky duket t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb q\u00ebllimi i p\u00ebrmendjes s\u00eb nj\u00eb videoje q\u00eb po n\u00eb xhiron dhe q\u00eb \u201cpubliku e ka par\u00eb qindra mij\u00ebra her\u00eb\u201d?!!!<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/12\/23\/dosja-e-spak-si-e-mori-ne-qafe-rama-aventurierin-ergys-agasi\/\">Dosja e SPAK\/ Si e mori n\u00eb qaf\u00eb Rama aventurierin Ergys Agasi<\/a><\/p>\n<p>Ideja e lin\u00e7imit publik ishte e nevojshme p\u00ebr t\u00eb realizuar skenarin e prodhimit t\u00eb nj\u00eb viktime, at\u00eb q\u00eb portretizon nj\u00eb grua t\u00eb abuzuar nga mediat, nj\u00eb n\u00ebn\u00eb q\u00eb mban mbi supe pesh\u00ebn e gabimeve t\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb re, por s\u00eb fundmi edhe me nj\u00eb familje t\u00eb shkat\u00ebrruar nga videot e publikuara n\u00eb media nga \u201cfabrikuesit e lajmeve\u201d.<\/p>\n<p>Por skenarit i mungon nj\u00eb detaj i vog\u00ebl, video nuk ka. T\u00eb pakt\u00ebn deri tani, p\u00ebrve\u00e7 Grida Dum\u00ebs dhe Mirlinda Kar\u00e7anajt q\u00eb e p\u00ebrmendin me aq dram\u00eb, publiku nuk \u00ebsht\u00eb njohur me ekzistenc\u00ebn e tyre. Dhe n\u00ebse i heqim k\u00ebt\u00eb mjegull emocionale, me lot dhe lin\u00e7ime t\u00eb paqena nga opinioni, Mirlinda Kar\u00e7anaj mbetet vet\u00ebm p\u00ebrpara disa akuzave t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kodit Penal t\u00eb cilave nuk u dha p\u00ebrgjigje, si shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera, grup I strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/15\/skenari-pse-e-shpiken-grida-duma-dhe-mirlinda-karcanaj-videon-me-ergys-agasin\/\">Skenari\/ Pse e shpik\u00ebn Grida Duma dhe Mirlinda Kar\u00e7anaj videon me Ergys Agasin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pjes\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore e skenarit p\u00ebr intervist\u00ebn e Mirlinda Karcanajt me Grida Dum\u00ebn ishte prekja emocionale q\u00eb duhej trasmetuar medoemos tek publiku, me q\u00ebllim q\u00eb drejtoresha e Edi Ram\u00ebs ta p\u00ebrmbyste imazhin e gruas, q\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb\u00a0pjes\u00eb e nj\u00eb organizate kriminale q\u00eb merrte peng biznesmen\u00ebt, kur k\u00ebta guxonin t\u00eb mos bindeshin. Lot\u00ebt q\u00eb rrjedhin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":87745,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87744","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87744"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87744\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}