{"id":8772,"date":"2025-03-08T08:50:11","date_gmt":"2025-03-08T08:50:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/08\/emigrojne-edhe-bebet-te-rinjte-ne-emigracion-po-lindin-me-shume\/"},"modified":"2025-03-08T08:50:11","modified_gmt":"2025-03-08T08:50:11","slug":"emigrojne-edhe-bebet-te-rinjte-ne-emigracion-po-lindin-me-shume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/08\/emigrojne-edhe-bebet-te-rinjte-ne-emigracion-po-lindin-me-shume\/","title":{"rendered":"\u201cEmigrojn\u00eb\u201d edhe bebet. T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb emigracion po lindin m\u00eb shum\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Arbri dhe Suela, dy programues shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb 30-ta, tani jetojn\u00eb n\u00eb Holand\u00eb, pasi siguruan kontrata pune me t\u00eb ardhura t\u00eb k\u00ebnaqshme.<\/p>\n<p>Pas dy vitesh q\u00ebndrimi n\u00eb Amsterdam, familja e re solli n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb dhe tani ka bler\u00eb me kredi nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madhe n\u00eb periferi t\u00eb qytetit. Ata po planifikojn\u00eb t\u00eb lindin kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, pasi infrastruktura dhe politikat n\u00eb qytetin ku jetojn\u00eb jan\u00eb shum\u00eb pro familjes.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb jetoja n\u00eb Shqip\u00ebri nuk besoj se do t\u00eb rrisja m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb. K\u00ebtu familjet e reja kan\u00eb shum\u00eb leht\u00ebsi, q\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb distanc\u00eb (\u00e7erdhet dhe kopshtet me orare t\u00eb gjata) dhe mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\u201d, \u2013 rr\u00ebfehet Arbri.<\/p>\n<p>Familjes s\u00eb re i rimbursohet deri n\u00eb 50% e tarif\u00ebs mujore t\u00eb \u00e7erdhes, nd\u00ebrsa \u00e7do tre muaj p\u00ebrfiton nj\u00eb shum\u00eb 250 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. Me rritjen e mosh\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebs deri n\u00eb 18 vje\u00e7, pagesat tremujore rriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00eb Tiran\u00eb kisha pag\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por m\u00eb mungonte siguria n\u00eb pun\u00eb. K\u00ebtu gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb ndryshe. Siguria n\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb dhe leht\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb krijojn\u00eb familje jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>K\u00ebto m\u00eb shtyjn\u00eb t\u00eb zgjeroj familjen me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb mungon t\u00ebr\u00ebsisht infrastruktura p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb tilla si trotuare, parqet dhe arsimi dinjitoz parashkollor, etj.\u201d \u2013 shpjegon Arbri.<\/p>\n<p>Rritja vit pas viti e kostove p\u00ebr familjet e reja (\u00e7mimet e sht\u00ebpive, qirat\u00eb, tarifat e \u00e7erdheve, kopshteve, arsimit etj.) nga nj\u00ebra an\u00eb dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mungesa e mb\u00ebshtetjes financiare po minon planet e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb. Vitin e kaluar n\u00eb vendin ton\u00eb lind\u00ebn 22,425 foshnja ose 5% m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2023, raportoi INSTAT.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se edhe n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb lindur m\u00eb shum\u00eb se sa sot. P.sh., n\u00eb vitin 1942 lind\u00ebn mbi 36 mij\u00eb foshnja n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur numri i grave n\u00eb mosh\u00eb riprodhimi ishte m\u00eb i ul\u00ebt se sot.<\/p>\n<p>Qeveria n\u00eb vitin 2019 aplikoi nj\u00eb bonus p\u00ebr bebet, 40 000 lek\u00eb p\u00ebr lindjen e foshnj\u00ebs s\u00eb par\u00eb; 80 000 lek\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb, 120 000 lek\u00eb p\u00ebr lindjen e foshnj\u00ebs s\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se gjat\u00eb 2019-2023, rreth 40% e shum\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga f\u00ebmij\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb lindur jasht\u00eb vendit. N\u00eb Shqip\u00ebri ka ende t\u00eb rinj m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb emigracion, por ata q\u00eb kan\u00eb ikur jasht\u00eb vendit lindin f\u00ebmij\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ilir G\u00ebdeshi, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve demografike, thot\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb emigracion po lindin m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb se bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Zoti G\u00ebdeshi shprehet se r\u00ebnia e lindjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrve\u00e7 emigracionit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve, shtyhet edhe nga faktor\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm si rritja e kostove t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kostot e familjeve t\u00eb reja jan\u00eb rritur m\u00eb shpejt te pagat mesatare, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme rritjen e f\u00ebmij\u00ebve nga familjet e reja. Anisa, me profesion psikologe, ka vet\u00ebm nj\u00eb vajz\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb dhe nuk mundet t\u00eb zgjeroj\u00eb familjen edhe me nj\u00eb tjet\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, pavar\u00ebsisht d\u00ebshir\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKostoja e pagesave p\u00ebr kopshtin u rrit me 100% nga lindja e f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb par\u00eb kur tarifat nga 200 euro n\u00eb muaj n\u00eb 2018 shkuan n\u00eb 400 euro n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb paga ime dhe e bashk\u00ebshortit nuk kan\u00eb ndryshuar aq shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe\u201d, \u2013 thot\u00eb Anisa, e cila jeton n\u00eb zon\u00ebn e Pazarit t\u00eb Ri. Tani vajza studion n\u00eb shkoll\u00eb publike, por paguan rreth 300 euro p\u00ebr programin pas shkoll\u00ebs, pasi t\u00eb dy prind\u00ebrit punojn\u00eb dhe nuk jan\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi deri n\u00eb or\u00ebn 17.00.<\/p>\n<p>Ines Heba, pedagoge n\u00eb Universitetin e New\u00a0York-ut, eksperte e statistikave analizon se r\u00ebnia e lindjeve n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e emigrimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb moshave t\u00eb reja dhe rritjes s\u00eb kostove n\u00eb vend p\u00ebr familjet.<\/p>\n<h4 class=\"wp-caption alignnone\"><\/h4>\n<p class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/p>\n<h4><strong>Kostot e larta pengojn\u00eb lindjen e bebeve<\/strong><\/h4>\n<p>Rritja e kostove t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb zonat urbane dhe sidomos n\u00eb Tiran\u00eb po i pengon familjet e reja t\u00eb lindin aq f\u00ebmij\u00eb sa d\u00ebshirojn\u00eb. P.sh. n\u00eb Tiran\u00eb popullsia nd\u00ebrmjet dy censeve 2011 dhe 2023 \u00ebsht\u00eb rritur me 7.3%, por nga ana tjet\u00ebr, numri i lindjeve ka p\u00ebsuar r\u00ebnie me 11%. Ulja m\u00eb e madhe ka ndodhur n\u00eb pes\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Nga viti 2019 deri m\u00eb 2024, lindjet n\u00eb Tiran\u00eb ran\u00eb me 9.2%. Tirana ka nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb numrin e lindjeve pasi n\u00eb kryeqytet projektojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb shumica e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb q\u00eb nuk duan t\u00eb ikin nga vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, n\u00eb Tiran\u00eb lind\u00ebn 8495 bebe, t\u00eb cilat zun\u00eb 38% t\u00eb totalit t\u00eb lindjeve n\u00eb rang vendi.<\/p>\n<p>Arbana, nj\u00eb e re q\u00eb \u00ebsht\u00eb eksperte e komunikimit dhe mediave sociale, po rrit dy f\u00ebmij\u00eb. Kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb lindte edhe nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb, por kostot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb krahasim me vitin 2016, kur linda f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb, kostot jan\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb se dyfishi. Paketa e lindjes n\u00ebse shkon n\u00eb spital privat nga 1000 euro \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 2600 euro aktualisht.<\/p>\n<p>Gjithashtu veshjet, ushqimet dhe e gjith\u00eb infrastruktura p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb se dyfishi. \u201dQ\u00eb kur kam lindur f\u00ebmij\u00ebn e dyt\u00eb un\u00eb dhe bashk\u00ebshorti im, t\u00eb dy me paga mbi mesataren, nuk arrijm\u00eb t\u00eb kursejm\u00eb.<\/p>\n<p>Madje nuk arrijm\u00eb t\u00eb blejm\u00eb veshje t\u00eb reja dhe t\u00eb tjera gj\u00ebra p\u00ebr veten si m\u00eb par\u00eb. Kemi kufizuar shpenzimet e arg\u00ebtimit dhe daljet me miqt\u00eb, pasi vit pas viti, tarifat q\u00eb nga \u00e7erdhet e kopshtet dhe kontrollet mjek\u00ebsore po rriten p\u00ebrdit\u00eb.<\/p>\n<p>Kryesisht p\u00ebr arsye t\u00eb rritjes s\u00eb kostove kan\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb planet p\u00ebr t\u00eb lindur f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb q\u00eb aq shum\u00eb e kemi d\u00ebshiruar\u201d, tha Arbana.<\/p>\n<p>Pas lindjes, prind\u00ebrit p\u00ebrballen me shpenzime t\u00eb ndryshme p\u00ebr kujdesin e foshnj\u00ebs. Pelenat (pampers) kushtojn\u00eb mesatarisht 4000 lek\u00eb n\u00eb muaj. Kostot mujore p\u00ebr qum\u00ebshtin formul\u00eb, veshjet dhe produkte t\u00eb tjera t\u00eb nevojshme p\u00ebr foshnj\u00ebn mund t\u00eb arrijn\u00eb rreth 300 euro n\u00eb muaj gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb klinikat private, nj\u00eb vizit\u00eb pediatrike kushton mesatarisht 3500 lek\u00eb dhe jan\u00eb periodikisht t\u00eb p\u00ebrmuajshme. Vaksinat n\u00eb institucionet publike jan\u00eb falas p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt 0-18 vje\u00e7, n\u00eb rast se prind\u00ebrit i blejn\u00eb nj\u00eb vaksin\u00eb kushton 6000 lek\u00eb dhe n\u00eb total numri i vaksinave deri n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb 23.<\/p>\n<p>Duke u rritur, veshjet jan\u00eb rreth 20% m\u00eb t\u00eb shtrenjta, sidomos pasi kalon grupmosh\u00ebn e 0-5 vje\u00e7, sipas hulumtimeve n\u00eb terren t\u00eb subjekteve t\u00eb shitjeve me pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb 5-vje\u00e7ari, \u00e7mimet e kurseve private kan\u00eb pasur nj\u00eb ndryshim \u00e7mimi me thuajse 40%. P\u00ebr kurse sportive apo muzikore, \u00e7mimet mesatare kan\u00eb qen\u00eb 3500 lek\u00eb, aktualisht jan\u00eb 5000 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa rritjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb me mbi 50% e kan\u00eb sh\u00eb nuar kurset e gjuh\u00ebve t\u00eb huaja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt 5 vje\u00e7 e lart.<\/p>\n<p>Tarifat e arsimit gjithashtu jan\u00eb rritur m\u00eb shum\u00eb se dyfishi. Rritja e tarifave t\u00eb shkollave private n\u00eb Shqip\u00ebri pas pandemis\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb trend i vazhduesh\u00ebm, i diktuar nga disa faktor\u00eb ky\u00e7. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb inflacionin, rritjen e kostove operative, k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb rritje p\u00ebr arsim privat dhe faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb e social\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesit n\u00eb shkollat private, ve\u00e7an\u00ebrisht ata me p\u00ebrvoj\u00eb dhe kualifikime t\u00eb larta, k\u00ebrkojn\u00eb paga konkurruese, sidomos n\u00eb nj\u00eb treg ku emigrimi i profesionist\u00ebve ka krijuar munges\u00eb specialist\u00ebsh. Pas pandemis\u00eb, disa shkolla rrit\u00ebn pagat p\u00ebr t\u00eb mbajtur dhe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr staf cil\u00ebsor, duke e reflektuar k\u00ebt\u00eb n\u00eb tarifat e shkollimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat nga tregu sugjerojn\u00eb se n\u00eb kopshtet private, tarifat jan\u00eb 200 \u2013 500 euro\/muaj, shkollat fillore dhe 9-vje\u00e7are, 3,000 \u2013 7,000 euro n\u00eb vit, gjimnazet private 4,000 \u2013 10,000 euro n\u00eb vit dhe shkollat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, 8,000 \u2013 20,000 euro n\u00eb vit.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se tarifat e shkollimit pas pandemis\u00eb jan\u00eb rritur minimalisht me 300 euro n\u00eb vit. Kostoja mujore mesatare p\u00ebr nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb private \u00ebsht\u00eb 600 euro \u2013 tarif\u00eb shkolle, ushqim, transport dhe programet pas shkolle.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb duan t\u00eb krijojn\u00eb familje, kostot e banesave dhe qirave pothuajse jan\u00eb dyfishuar. Qiraja mesatare tani n\u00eb zonat kryesore n\u00eb Tiran\u00eb varion nga 300-800 euro n\u00eb muaj, m\u00eb shum\u00eb se dyfishi nga viti 2019 kur qirat\u00eb ishin nga 150 deri n\u00eb 300 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Gjithashtu \u00e7mimi i nj\u00eb metri katror banes\u00eb n\u00eb periferi k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb 1000-1200 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb zonat brenda unaz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 2000 euro, gati dyfish me para pandemin\u00eb.<\/p>\n<h4 class=\"wp-caption alignnone\"><\/h4>\n<p class=\"wp-caption-text\">Burimi: INSTAT<\/p>\n<h4><strong>2011 \u2013 2024, lindjet ran\u00eb 34.6%, qarqet m\u00eb t\u00eb goditura<\/strong><\/h4>\n<p>Numri i bebeve q\u00eb lindin n\u00eb vendin ton\u00eb po p\u00ebson r\u00ebnie drastike nga viti n\u00eb vit, duke reflektuar p\u00ebrkeq\u00ebsimin e treguesve demografik\u00eb dhe kushteve sociale dhe ekonomike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare t\u00eb INSTAT tregojn\u00eb se gjat\u00eb vitit 2024, n\u00eb vendin ton\u00eb kan\u00eb lindur vet\u00ebm 22.4 mij\u00eb bebe\u00a0ose 5% m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2023. R\u00ebnia e lindjeve u thellua m\u00eb tej n\u00eb vitin e kaluar, n\u00eb raport me vitin 2023, kur lindjet ran\u00eb me 4.3%.<\/p>\n<p>M\u00eb 2024, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin, kan\u00eb lindur vet\u00ebm 22,425 foshnja, niveli m\u00eb i ul\u00ebt q\u00eb nga viti 1934 kur jan\u00eb raportuar t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare vjetore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrmjet vitit 2011 dhe 2024, lindjet n\u00eb vendin ton\u00eb ran\u00eb me 34.6%. R\u00ebnia e n\u00eb dekad\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb krahasim me dy dekadat e para t\u00eb tranzicionit.<\/p>\n<p>Gjirokastra renditet n\u00eb krye t\u00eb 12 qarqeve p\u00ebr r\u00ebnien e fort\u00eb t\u00eb bebeve, q\u00eb n\u00eb vitin 2024 ishte 57% m\u00eb pak n\u00eb num\u00ebr se n\u00eb vitin 2011. M\u00eb tej, n\u00eb Qarkun e Beratit numri i beve ra me 52% n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb; n\u00eb Kuk\u00ebs me 51.3%, Kor\u00e7\u00eb me 51.2%, n\u00eb Fier me 47.5%, Vlor\u00eb 46%, Elbasan 45%, Lezh\u00eb 42%, Shkod\u00ebr 35%, Durr\u00ebs 26% dhe n\u00eb Tiran\u00eb 11%.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se edhe n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb lindur m\u00eb shum\u00eb se sa sot. P.sh., n\u00eb vitin 1942 lind\u00ebn mbi 36 mij\u00eb foshnja n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur numri i grave n\u00eb mosh\u00eb riprodhimi ishte m\u00eb i ul\u00ebt se sot.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1950, kur u vendos regjimi i diktatur\u00ebs komuniste, lind\u00ebn 47,291 foshnja, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave n\u00eb mosh\u00eb riprodhimi (15-49 vje\u00e7) ishte vet\u00ebm 259,472 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, lind\u00ebn pak m\u00eb shum\u00eb se 22 mij\u00eb foshnja, teksa numri i grave n\u00eb mosh\u00eb riprodhimi ishte gati dy her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb vitet 1950. Demograf\u00ebt dhe sociolog\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se lindjet n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebrtej t\u00eb gjitha parashikimeve.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt pohojn\u00eb se politika \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vonuar p\u00ebr t\u00eb zbatuar nj\u00eb grup masash, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ken\u00eb n\u00eb fokus frenimin e emigracionit dhe evidentimin e mjeteve q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb \u00e7iftet e reja t\u00eb lindin f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Ata sugjerojn\u00eb nd\u00ebrhyrje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb gjendjen ekonomike t\u00eb familjeve t\u00eb reja. Demograf\u00ebt pohojn\u00eb se duhet nj\u00eb ekzaminim i detajuar i nevojave t\u00eb familjeve t\u00eb reja sipas rajoneve dhe m\u00eb pas t\u00eb hartohet nj\u00eb paket\u00eb politikash q\u00eb t\u2019i ndihmojn\u00eb ato n\u00eb kostot p\u00ebr t\u00eb rritur f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet nga t\u00eb dh\u00ebnat, Jugu i vendit ka norma m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb lindjeve p\u00ebr shkak t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb m\u00eb t\u00eb plakur.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht emigracionit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb fundit, Veriu vijon t\u00eb ket\u00eb popullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb re n\u00eb mosh\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb tendenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lindur m\u00eb shum\u00eb. E kund\u00ebrta ka ndodhur me Jugun, ku emigracioni m\u00eb i hersh\u00ebm e ka plakur m\u00eb shpejt rajonin.<\/p>\n<p>Qytetet e Veriut, ndon\u00ebse regjistruan r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn nd\u00ebrmjet dy censeve, kan\u00eb s\u00ebrish nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb m\u00eb t\u00eb re n\u00eb mosh\u00eb se pjesa tjet\u00ebr e vendit.<\/p>\n<h4><\/h4>\n<h4><strong>42.5% e femrave n\u00eb mosh\u00eb riprodhimi nuk kan\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Cens 2023 tregojn\u00eb se ishin rreth 510 mij\u00eb femra n\u00eb mosh\u00eb riprodhimi (15-49 vje\u00e7), por 42.6% e tyre nuk kishin f\u00ebmij\u00eb. T\u00eb ndara sipas grupmoshave shihet se femrat q\u00eb nuk po lindin deri n\u00eb mosh\u00ebn 30 vje\u00e7 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb num\u00ebr se ato q\u00eb lindin.<\/p>\n<p>Femrat e grupmosh\u00ebs 20-24 vje\u00e7, rreth 85% e tyre, nuk i kishin lindur ende foshnjat e tyre. M\u00eb tej n\u00eb grupmosh\u00ebn 25-29 vje\u00e7 s\u00ebrish dominojn\u00eb femrat pa f\u00ebmij\u00eb, pasi 53% e tyre nuk kan\u00eb lindur ende sipas Cens 2023. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grupmosh\u00eb num\u00ebrohen 73,826 femra gjithsej ku 37,679 nuk kan\u00eb lindur bebet e tyre.<\/p>\n<p>Pas mosh\u00ebs 34 vje\u00e7 nisin e dominojn\u00eb femrat q\u00eb kan\u00eb kryer lindje. Por ende n\u00eb grupmosh\u00ebn 30-34 vje\u00e7, 25% e femrave nuk kan\u00eb lindur, nd\u00ebrsa 75% kan\u00eb lindur.<\/p>\n<p>N\u00eb grupmosh\u00ebn 35-39 vje\u00e7, ende 15% e femrave nuk lindur asnj\u00ebher\u00eb dhe 73% kan\u00eb lindur. N\u00eb grupmosh\u00ebn 40-44 vje\u00e7, 12,4% e femrave nuk ka lindur f\u00eb mij\u00eb dhe 11% e femrave n\u00eb grupmosh\u00ebn 45-49 nuk kan\u00eb lindur.<\/p>\n<p>Emigracioni i lart\u00eb i meshkujve dhe zhvillimi personal i femrave po ndikon n\u00eb normat e fertilitetit. N\u00eb dekadat e fundit meshkujt synojn\u00eb t\u00eb rrisin kapitalin e tyre duke emigruar dhe grat\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet arsimit.<\/p>\n<p>Kjo qasje ka thelluar hendekun n\u00eb arritjet arsimore mes femrave dhe meshkujve duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb gra t\u00eb zgjedhin karrier\u00ebn.<\/p>\n<p>Shtesa natyrore e vendit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e varur nga numri i grave n\u00eb mosh\u00eb riprodhimi, por ato po p\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnie t\u00eb shpejt\u00eb dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e tyre nuk preferojn\u00eb t\u00eb lindin.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Cens 2023 tregojn\u00eb se n\u00eb vitin 2023 n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin ishin vet\u00ebm 508 mij\u00eb gra n\u00eb mosh\u00ebn e riprodhimit (15-49 vje\u00e7) nga mbi 710 mij\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb censin 2011. Numri i tyre nd\u00ebrmjet dy censeve ka r\u00ebn\u00eb me mbi 28%, ose m\u00eb shum\u00eb se dyfishi i popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme (14%).<\/p>\n<p>N\u00eb grupmoshat e reja, me potencialin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb lindur f\u00ebmij\u00eb, r\u00ebnia ishte mbi 40%.<\/p>\n<p>Tkurrjen m\u00eb t\u00eb madhe e kan\u00eb femrat n\u00eb 15-19 vje\u00e7, t\u00eb cilat jan\u00eb pak\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb num\u00ebr se n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023 kishte vet\u00ebm 72 mij\u00eb femra nga 15-19 vje\u00e7, me r\u00ebnie 45% nga Censi 2011 kur ishin mbi 132 mij\u00eb femra t\u00eb k\u00ebsaj grupmoshe.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e grave n\u00eb mosh\u00ebn riprodhuese do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb norm\u00ebn e ul\u00ebt t\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet n\u00eb vijim dhe n\u00eb reduktimin pa kthim t\u00eb popullsis\u00eb. Femrat n\u00eb grupmosh\u00ebn 25-29 vje\u00e7 jan\u00eb ulur me 21%.<\/p>\n<p>R\u00ebnien m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt vet\u00ebm -6% e kishin femrat n\u00eb grupmosh\u00ebn 30-34 vje\u00e7, teksa reduktimi mbi 30% \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm edhe n\u00eb grupmoshat 40-44 dhe 44-49 vje\u00e7.<\/p>\n<h4><\/h4>\n<p><strong>\/Monitor.al\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/emigrojne-edhe-bebet-te-rinjte-ne-emigracion-po-lindin-me-shume\/\">\u201cEmigrojn\u00eb\u201d edhe bebet. T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb emigracion po lindin m\u00eb shum\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arbri dhe Suela, dy programues shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb 30-ta, tani jetojn\u00eb n\u00eb Holand\u00eb, pasi siguruan kontrata pune me t\u00eb ardhura t\u00eb k\u00ebnaqshme. Pas dy vitesh q\u00ebndrimi n\u00eb Amsterdam, familja e re solli n\u00eb jet\u00eb f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb dhe tani ka bler\u00eb me kredi nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb madhe n\u00eb periferi t\u00eb qytetit. Ata po planifikojn\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-8772","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8772","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8772"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8772\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8772"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8772"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8772"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}