{"id":87636,"date":"2026-05-15T08:49:16","date_gmt":"2026-05-15T08:49:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/nga-sporteli-i-shtetit-ne-litarin-e-qelise\/"},"modified":"2026-05-15T08:49:16","modified_gmt":"2026-05-15T08:49:16","slug":"nga-sporteli-i-shtetit-ne-litarin-e-qelise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/nga-sporteli-i-shtetit-ne-litarin-e-qelise\/","title":{"rendered":"Nga sporteli i shtetit n\u00eb \u201clitarin\u201d e qelis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/ <\/p>\n<p>Sot, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit ndryshoi nj\u00eb vendim pafaj\u00ebsie dhe shpalli fajtor nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri, nj\u00eb specialist t\u00eb Q.K.B., i cili n\u00eb thelb kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm detyr\u00ebn e tij: kishte marr\u00eb dokumentacionin dhe kishte kryer regjistrimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb regjistrin shtet\u00ebror, pa pasur asnj\u00eb shkak t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb parashikuesh\u00ebm ligjor (jo thjesht n\u00ebnligjor) p\u00ebr ta refuzuar at\u00eb procedur\u00eb. Nj\u00eb veprim administrativ rutin\u00eb, i kthyer sot n\u00eb nj\u00eb dram\u00eb penale dhe njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ai nuk ishte nj\u00eb \u201ctrafikant\u201d, nj\u00eb \u201cbandit\u201d apo nj\u00eb njeri q\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb shtet p\u00ebr t\u00eb grabitur publikun. Ishte nj\u00eb djal\u00eb i shkolluar. Nj\u00eb specialist i administrat\u00ebs publike. Nj\u00eb i ri nga q\u00eb hyn n\u00eb institucion me \u00ebndrra t\u00eb zakonshme: t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb jet\u00ebn e tij me pun\u00eb, me dinjitet dhe me besimin se mund t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb shtetit t\u00eb vet me profesionaliz\u00ebm. Nj\u00eb njeri q\u00eb kishte zgjedhur rrug\u00ebn e shkollimit, t\u00eb rregullit dhe t\u00eb sh\u00ebrbimit publik, jo rrug\u00ebn e forc\u00ebs, t\u00eb mashtrimit, t\u00eb pushtetit kriminal apo t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Papritur gjat\u00eb hetimit paraprak, ky djal\u00eb p\u00ebrfundoi pas hekurave. Tronditja e tij ishte aq e thell\u00eb, sa n\u00eb ambientet e paraburgimit mendoi q\u00eb t\u2019i jepte edhe fund jet\u00ebs. Vet\u00ebm fati arriti ta shp\u00ebtonte. P\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbyes publik, sidomos p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ri q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar identitetin e tij mbi pun\u00ebn, shtetin, autoritetin dhe dinjitetin profesional, akuza penale dhe burgosja nuk jan\u00eb thjesht \u201cakte proceduriale\u201d. Ato jan\u00eb shembje e gjith\u00eb bot\u00ebs personale. Jan\u00eb momenti kur njeriu sheh t\u00eb cop\u00ebtohet brenda pak dit\u00ebsh gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte studiuar, punuar dhe \u00ebnd\u00ebrruar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra. Emri. Dinjiteti. Besimi i familjes. Respekti shoq\u00ebror. E ardhmja. Pesha psikologjike e k\u00ebsaj goditjeje b\u00ebhet aq e r\u00ebnd\u00eb, sa njeriu nuk arrin m\u00eb t\u00eb shoh\u00eb dalje tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 err\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, me nj\u00eb kuraj\u00eb profesionale q\u00eb sot fatkeq\u00ebsisht gjendet rrall\u00eb, arrit\u00ebn t\u00eb shohin p\u00ebrtej formalizmit brutal t\u00eb nj\u00eb procesi penal. Ata pan\u00eb munges\u00ebn e q\u00ebllimit kriminal. Pan\u00eb dallimin thelb\u00ebsor mes korrupsionit dhe nj\u00eb veprimi administrativ t\u00eb kryer n\u00eb ushtrim t\u00eb detyr\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i dhan\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb, q\u00eb nuk i ktheu vet\u00ebm lirin\u00eb, por edhe frym\u00ebmarrjen njer\u00ebzore dhe profesionale. I ktheu besimin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend drejt\u00ebsia ende mund t\u00eb dalloj\u00eb mes nj\u00eb gabimi administrativ dhe kriminalitetit.<\/p>\n<p>Por sot apeli vendosi ndryshe. Pa reflektuar mbi faktin se p\u00ebrball\u00eb tyre nuk ishte nj\u00eb figur\u00eb e krimit t\u00eb organizuar, por nj\u00eb specialist i zakonsh\u00ebm i administrat\u00ebs publike, detyra e t\u00eb cilit ishte thjesht regjistrimi formal i dokumenteve n\u00eb regjistrin shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Mesazhi i vendimit ishte i qart\u00eb: Nj\u00eb firm\u00eb, nj\u00eb interpretim procedural apo nj\u00eb vendim administrativ mund t\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb jet\u00ebn. Kufiri mes zyr\u00ebs dhe qelis\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet transparent dhe shteti t\u00eb cilit i ke sh\u00ebrbyer, mund t\u00eb kthehet brenda nat\u00ebs n\u00eb makthin e jet\u00ebs. Ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb vendim penal. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb instrument frike q\u00eb po instalohet \u00e7do dit\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe po d\u00ebmton vet\u00eb autoritetin e shtetit dhe po e b\u00ebn sh\u00ebrbimin publik gjithnj\u00eb e m\u00eb pak t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr njer\u00ebzit profesionist\u00eb, t\u00eb ndersh\u00ebm dhe me integritet.<\/p>\n<p>Kur nj\u00eb specialist i zakonsh\u00ebm trajtohet si kriminel p\u00ebr nj\u00eb akt formal administrativ, mesazhi q\u00eb i jepet administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb brutal: mos sh\u00ebrbeni, mos vendosni, mos merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsi, sepse shteti nuk ju mbron, ai ju sakrifikon.<\/p>\n<p>Pastaj k\u00ebrkohen edhe sh\u00ebrbime publike normale. Jo. Mos prisni m\u00eb t\u00eb tilla. \u00c7do vendim administrativ fillon t\u00eb shihet si nj\u00eb risk penal personal dhe \u00e7do n\u00ebpun\u00ebs publik fillon t\u00eb punoj\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin e qytetarit, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten nga pasoja penale N\u00eb mes hallit t\u00eb qytetarit dhe fatit t\u00eb tij personal, ai do t\u00eb zgjedh\u00eb veten. Do t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb mos firmos\u00eb. Do t\u00eb zgjedh\u00eb ta zvarris\u00eb. Do t\u00eb zgjedh\u00eb ta nd\u00ebrlikoj\u00eb. Do t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb mos marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Sepse shteti nuk e mbron m\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorin e tij publik kur ai gabon pa q\u00ebllim kriminal. P\u00ebrkundrazi, e posht\u00ebron, e denigron dhe \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb gati ta shoh\u00eb si \u201cmish p\u00ebr burg\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb lul\u00ebzon administrata m\u00eb e rrezikshme p\u00ebr nj\u00eb vend, m\u00eb e rrezikshme se ajo e e korruptuara: administrata e frik\u00ebsuar. Nj\u00eb administrat\u00eb q\u00eb nuk merr m\u00eb vendime, nuk zgjidh m\u00eb probleme dhe nuk i sh\u00ebrben m\u00eb qytetarit, por thjesht p\u00ebrpiqet t\u00eb mbijetoj\u00eb. Ku m\u00eb i sigurti \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nuk sh\u00ebrben e as punon fare.<\/p>\n<p>P.S.: Mbi gjithcka, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, p\u00ebrtej \u00e7do debati juridik apo publik, mbetet nj\u00eb lutje njer\u00ebzore: q\u00eb ky djal\u00eb ta gjej\u00eb forc\u00ebn p\u00ebr ta p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb dram\u00eb dhe t\u00eb mos i ndodh\u00eb asgj\u00eb e pariparueshme. Institucionet duhet t\u00eb tregojn\u00eb v\u00ebmendje maksimale. Familja, miqt\u00eb, koleg\u00ebt dhe shoq\u00ebria duhet t\u00eb jen\u00eb pran\u00eb tij. Ne nuk duhet ta thyejm\u00eb nj\u00eb qytetar tonin, nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri q\u00eb dje kishte \u00ebndrra, profesion dhe besim tek jeta.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia n\u00eb nj\u00eb shtet demokratik nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim thyerjen shpirt\u00ebrore t\u00eb njeriut. Nuk ka p\u00ebr q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e shpres\u00ebs p\u00ebr t\u00eb jetuar. Q\u00ebllimi i saj duhet t\u00eb jet\u00eb edukimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i individit n\u00eb shoq\u00ebri, jo krijimi i d\u00ebshp\u00ebrimit t\u00eb pakthyesh\u00ebm. N\u00eb momentin kur drejt\u00ebsia fillon t\u00eb shuaj\u00eb tek njeriu vet\u00eb d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar, at\u00ebher\u00eb shteti ka humbur di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa drejt\u00ebsin\u00eb, ka humbur humanizmin e tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Plarent Ndreca\/ Sot, Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit ndryshoi nj\u00eb vendim pafaj\u00ebsie dhe shpalli fajtor nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb ri, nj\u00eb specialist t\u00eb Q.K.B., i cili n\u00eb thelb kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm detyr\u00ebn e tij: kishte marr\u00eb dokumentacionin dhe kishte kryer regjistrimin e nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb regjistrin shtet\u00ebror, pa pasur asnj\u00eb shkak t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87636","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87636","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87636"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87636\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87636"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87636"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87636"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}