{"id":87614,"date":"2026-05-15T07:48:18","date_gmt":"2026-05-15T07:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/qeveria-le-femijet-te-shfrytezohen-shqiperia-jashte-standardeve-te-be-se\/"},"modified":"2026-05-15T07:48:18","modified_gmt":"2026-05-15T07:48:18","slug":"qeveria-le-femijet-te-shfrytezohen-shqiperia-jashte-standardeve-te-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/qeveria-le-femijet-te-shfrytezohen-shqiperia-jashte-standardeve-te-be-se\/","title":{"rendered":"Qeveria l\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb shfryt\u00ebzohen, Shqip\u00ebria jasht\u00eb standardeve t\u00eb BE-s\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Legjislacioni shqiptar p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe aksesi i tyre n\u00eb drejt\u00ebsi, edhe pse shpesh cil\u00ebsohet si i mir\u00eb, n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Altin Hazizaj, Drejtuesi i Qendr\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, u shpreh se Shqip\u00ebria vuan nga nj\u00eb hendek i thell\u00eb mes ligjit n\u00eb let\u00ebr dhe realitetit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Ai paralajm\u00ebroi se ligjet ky\u00e7e t\u00eb vitit 2017 dhe 2018 p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb miturit nuk zbatohen si\u00e7 duhet p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb investimeve, trajnimeve dhe monitorimit.<\/p>\n<p>Eksperti p\u00ebrfundoi duke n\u00ebnvizuar se p\u00ebrparimet jan\u00eb minimale dhe kan\u00eb ardhur vet\u00ebm fal\u00eb presionit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, nd\u00ebrsa qeveria duhet t\u00eb vendos\u00eb f\u00ebmij\u00ebt realisht n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb politikave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e aksesit n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Thuajse t\u00eb gjitha ligjet n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk mund t\u00eb them q\u00eb Shqip\u00ebria ka ligjet m\u00eb t\u00eb mira, kur e di q\u00eb k\u00ebto ligje nuk p\u00ebrputhen me standardet e BE-s\u00eb. Dhe k\u00ebtu mbyllet diskutimi. Parlamenti Europian e ka th\u00ebn\u00eb shum\u00eb qart\u00eb, raporti i progresit t\u00eb BE-s\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb shum\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Marrim rastin, jan\u00eb dy ligje, ka shum\u00eb ligje, por dy ligje kryesore p\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb miturve, aksesin n\u00eb drejt\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb Ligji p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebve i vitit 2017 dhe Kodi i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb Mitur i vitit 2018. T\u00eb dyja ligjet, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb ndryshuar dhe kan\u00eb sjell\u00eb zhvillime shum\u00eb pozitive n\u00eb aspektin e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb mbrojtjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb sistemi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi thuajse funksional sepse ka dhe sistemi vet\u00eb probleme shum\u00eb serioze ajo q\u00eb ne shikojm\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, dhe s\u2019e lidh thjesht me investimet, e lidh me stafet, e lidh me kualifikimin, e lidh me t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet dhe problemet sistemike q\u00eb Shqip\u00ebria ka, ajo q\u00eb ne v\u00ebm\u00eb re \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb ligji n\u00eb form\u00ebn ekzistuese, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri m\u00eb besoni, ka plot mang\u00ebsi nuk zbatohet si\u00e7 duhet.<\/p>\n<p>Pse? Sepse pa diskutim, duke munguar investimet, duke munguar trajnimet, duke munguar kontrolli, si\u00e7 thot\u00eb zonja me t\u00eb drejt\u00eb, duke munguar monitorimi, pa diskutim njer\u00ebzit nuk shikojn\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb edhe kur nuk e zbatojn\u00eb ligjin. Ky \u00ebsht\u00eb problemi i t\u00eb gjith\u00eb legjislacionit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kur vjen \u00e7\u00ebshtja e aksesit n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb miturit, k\u00ebt\u00eb nuk e them vet\u00ebm un\u00eb; prej vitesh, q\u00eb prej asaj q\u00eb ne konsiderojm\u00eb fillimi i demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e sot e k\u00ebsaj dite, gjykatat n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar duke patur n\u00eb mendje f\u00ebmij\u00ebt. Gjykatat n\u00eb Shqip\u00ebri, vet\u00ebm shikojeni, se ja ku i keni, se i shikojm\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr gjyqet e politikan\u00ebve, jan\u00eb gjykata q\u00eb t\u00eb fusin n\u00eb nj\u00eb gardh prej hekuri, si t\u00eb ishte nj\u00eb kotec i sh\u00ebmtuar, dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr qeniet njer\u00ebzore. Gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme p\u00ebr nj\u00eb sistem demokratik ku funksionon ligji, q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb futen n\u00ebp\u00ebr kafaze prej metali n\u00eb mes t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pse? Sepse mentaliteti i gjykat\u00ebs, mentaliteti i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebshkues. E kemi par\u00eb \u00e7do dit\u00eb, thash\u00eb, e shikojm\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet. Tani mendoje ta vendos\u00ebsh nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb mbrapa k\u00ebtyre kafaz\u00ebve. Dhe ne themi q\u00eb ligji n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb ligji m\u00eb i mir\u00eb i mundsh\u00ebm, kur t\u00eb vendos mbrapa atyre kafaz\u00ebve dhe nuk t\u00eb respekton.<\/p>\n<p>E dyta, gjykatat n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb gjykata t\u00eb reja; jan\u00eb gjykatat e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. Gjykata jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb represive dhe p\u00ebr t\u00eb shkelur t\u00eb drejtat e njeriut. Nuk jan\u00eb nd\u00ebrtuar me at\u00eb sens q\u00eb po respektojm\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut dhe po arrijm\u00eb standarde m\u00eb t\u00eb larta. Tani mendo t\u00eb vendos\u00ebsh nj\u00eb adoleshent, nj\u00eb adoleshente, nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb dhe p\u00ebr gjyq p\u00ebr familjen, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e vet ose kur prind\u00ebrit divorcohen, dhe mendoje ta vendos\u00ebsh at\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb ato kushte.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb, s\u2019kemi b\u00ebr\u00eb as edhe nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb duhur q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb standardet m\u00eb kryesore p\u00ebrsa i p\u00ebrket aksesit n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Dhe po k\u00ebtu pastaj ka shum\u00eb probleme, sepse nuk dua ta kthej dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e aksesit n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb vjen q\u00eb nga formimi i avokat\u00ebve, q\u00eb nga formimi i prokuror\u00ebve, q\u00eb nga formimi i gjyqtar\u00ebve dhe pastaj, kuptohet, kushtet fizike, masat e tjera etj.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ka ndodhur q\u00eb \u00ebsht\u00eb pozitive \u00ebsht\u00eb q\u00eb masat represive, q\u00eb nj\u00ebher\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb merrje f\u00ebmij\u00ebn, e fusje n\u00eb burg dhe i hidhje \u00e7el\u00ebsin edhe ktheheshe n\u00eb nj\u00eb kriminel t\u00eb stazhionuar, sot sigurisht ka nj\u00eb tendenc\u00eb nga sistemi, fal\u00eb presionit dhe m\u00eb beso, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb prej vitit 2001, f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb s\u00eb fundi u ndaluan t\u00eb jetonin n\u00eb kushte me t\u00eb rriturit. Dhe \u00ebsht\u00eb fal\u00eb shum\u00eb organizatave q\u00eb sot kemi institucione t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb na mungon \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbyllura ose gjysm\u00eb t\u00eb mbyllura se burgje jan\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs ne nuk kemi krijuar kushte p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe t\u00eb rejat, q\u00eb me apo pa dashjen e tyre hyjn\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet konflikt me ligjin, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb nuk u ofrojm\u00eb asnj\u00eb bashki kushte p\u00ebr t\u00eb patur rehabilitim t\u00eb plot\u00eb, q\u00eb f\u00ebmija dhe adoleshenti mos t\u00eb kthehet p\u00ebrs\u00ebri te rruga e krimit, por p\u00ebrkundrazi t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, t\u00eb arsimohet ose t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kurs profesional, shumica falas ose me pages\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, dhe t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb vend pune q\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb t\u00eb ardhura me dinjitet. Pra, nuk mund t\u00eb themi q\u00eb legjislacioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb legjislacion i p\u00ebrkryer.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se nuk investon, k\u00ebto gj\u00ebra asnj\u00ebher\u00eb s\u2019kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar. Prandaj e thash\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim, nj\u00eb qeveri q\u00eb i vendos f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb qend\u00ebr, i zgjidh k\u00ebto probleme. Ne s\u2019i kemi zgjidhur. Ja ku jemi: 36 vjet, e nj\u00ebjta gj\u00eb diskutohet. Ja ku ke f\u00ebmij\u00ebt e rrug\u00ebs. U vra nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb rruge, dhe jan\u00eb vrar\u00eb shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrpara tyre. Dhe ne prap\u00eb diskutojm\u00eb; kalon tre dit\u00eb, \u00e7udia e radh\u00ebs mbaron dhe i kthehemi prap\u00eb kur ndodh aksidenti apo vdekja e radh\u00ebs e nj\u00eb f\u00ebmije.<\/p>\n<p>Ama problemi i f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb problem ekzistencial p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri, jo vet\u00ebm p\u00ebr ata f\u00ebmij\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb shtet q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i Bashkimit Europian nuk i l\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb shfryt\u00ebzohen n\u00eb mes t\u00eb qytetit, nuk i l\u00eb fare t\u00eb shfryt\u00ebzohen p\u00ebr at\u00eb q\u00ebllim. Nd\u00ebrkoh\u00eb ne kalojm\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, b\u00ebjm\u00eb sikur japim ndonj\u00eb monedh\u00eb ose ndonj\u00eb ushqim atyre f\u00ebmij\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb ata edhe abuzohen seksualisht, edhe shiten, edhe shesin drog\u00eb, edhe abuzohen, edhe b\u00ebjn\u00eb sikur shesin tr\u00ebndafila ose ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, dhe lypin, kuptohet normalisht\u201d, u shpeh ai.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Legjislacioni shqiptar p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe aksesi i tyre n\u00eb drejt\u00ebsi, edhe pse shpesh cil\u00ebsohet si i mir\u00eb, n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Europian. Altin Hazizaj, Drejtuesi i Qendr\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri, u shpreh se Shqip\u00ebria vuan nga nj\u00eb hendek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87614","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87614","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87614"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87614\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87614"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87614"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87614"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}