{"id":87613,"date":"2026-05-15T05:51:43","date_gmt":"2026-05-15T05:51:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/punesimi-ne-sektorin-bankar-arrin-rekord-ne-tremujorin-e-pare\/"},"modified":"2026-05-15T05:51:43","modified_gmt":"2026-05-15T05:51:43","slug":"punesimi-ne-sektorin-bankar-arrin-rekord-ne-tremujorin-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/15\/punesimi-ne-sektorin-bankar-arrin-rekord-ne-tremujorin-e-pare\/","title":{"rendered":"Pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin bankar arrin rekord n\u00eb tremujorin e par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin bankar u rrit m\u00eb tej n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, n\u00eb fund t\u00eb muajit mars bankat tregtare n\u00eb vend raportuan 7913 t\u00eb pun\u00ebsuar. Numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve \u00ebsht\u00eb rritur me 0.8% q\u00eb nga fillimi i vitit dhe me 9.5% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin bankar po i drejtohet rritjes p\u00ebr t\u00eb shtatin vit radhazi. Rritja e pun\u00ebsimit n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb ndikuar kryesisht nga zgjerimi organik i sektorit, por pjes\u00ebrisht edhe nga ndryshime strukturore. Efektin kryesor n\u00eb rritjen vjetore t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve vler\u00ebsohet se e ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrthithja e institucionit financiar jobankar NOA nga Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, rritja e pun\u00ebsimit n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit \u00ebsht\u00eb ndikuar kryesisht nga zgjerimi i stafit t\u00eb Credins Bank, OTP Albania, Bank\u00ebs s\u00eb Bashkuar e Shqip\u00ebris\u00eb dhe, n\u00eb p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb vogla, edhe t\u00eb disa bankave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej efektit t\u00eb faktor\u00ebve kalimtar\u00eb, rritja e pun\u00ebsimit n\u00eb sektorin bankar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb e vazhdueshme n\u00eb vitet e fundit, e lidhur me nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri rritjes s\u00eb sistemit. N\u00eb vitet pas pandemis\u00eb, sektori \u00ebsht\u00eb karakterizuar nga nj\u00eb zgjerim i shpejt\u00eb i aktiveve, rritje me ritme t\u00eb larta t\u00eb kreditimit, p\u00ebrmir\u00ebsim i prfitueshm\u00ebris\u00eb dhe konkurrenc\u00eb n\u00eb rritje mes bankave.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse rritja e dixhitalizimit po sjell m\u00eb pak nevoj\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs n\u00eb funksion t\u00eb sh\u00ebrbimeve bazike, kjo po kompensohet nga zgjerimi i stafeve t\u00eb lidhura me sh\u00ebrbimet q\u00eb mb\u00ebshteten te teknologjia, si edhe rritja e pun\u00ebsimit n\u00eb pozicionet administrative, duke ndjekur edhe ciklin e rritjes s\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Rritja e pun\u00ebsimit, s\u00eb bashku me presionet e tregut p\u00ebr rritjen e pagave, soll\u00ebn edhe nj\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb shpenzimeve p\u00ebr personelin edhe p\u00ebr tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paralele t\u00eb publikuara nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, shpenzimet e bankave tregtare p\u00ebr personelin arrit\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsisht 5.2 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me 10% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, statistikat e INSTAT, tregojn\u00eb se sektori financiar ka pag\u00ebn mesatare m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ekonomi. N\u00eb tremujorin IV 2025, paga mesatare bruto n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor arriti n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 173 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj, n\u00eb rritje vjetore me 6.2%.<\/p>\n<p>Numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve gjat\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti \u00ebsht\u00eb rritur, pavar\u00ebsisht uljes s\u00eb numrit t\u00eb deg\u00ebve. Pas nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme vitin e kaluar, numri i deg\u00ebve n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb vitit p\u00ebsoi r\u00ebnie, i ndikuar kryesisht nga ristrukturimi i nd\u00ebrmarr\u00eb nga Banka Amerikane e Investimeve, pas bashkimit me institucionin financiar jobank\u00eb NOA.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb, sektori bankar raportonte gjithsej 443 deg\u00eb, nga 449 deg\u00eb q\u00eb kishte pasur n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025. Megjithat\u00eb, numri i deg\u00ebve t\u00eb sektorit ngelet n\u00eb rritje t\u00eb dukshme vjetore, me 8.6% m\u00eb shum\u00eb krahasuar me marsin e vitit t\u00eb kaluar.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/15\/punesimi-ne-sektorin-bankar-arrin-rekord-ne-tremujorin-e-pare\/\">Pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin bankar arrin rekord n\u00eb tremujorin e par\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pun\u00ebsimi n\u00eb sektorin bankar u rrit m\u00eb tej n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, n\u00eb fund t\u00eb muajit mars bankat tregtare n\u00eb vend raportuan 7913 t\u00eb pun\u00ebsuar. Numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve \u00ebsht\u00eb rritur me 0.8% q\u00eb nga fillimi i vitit dhe me 9.5% krahasuar me t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87613","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87613","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87613"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87613\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87613"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87613"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87613"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}