{"id":87561,"date":"2026-05-14T19:21:10","date_gmt":"2026-05-14T19:21:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/eshte-vetem-biznes-zbulohen-sms-ne-skyecc-te-bosit-shqiptar-te-kokaines-ne-ekuador\/"},"modified":"2026-05-14T19:21:10","modified_gmt":"2026-05-14T19:21:10","slug":"eshte-vetem-biznes-zbulohen-sms-ne-skyecc-te-bosit-shqiptar-te-kokaines-ne-ekuador","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/eshte-vetem-biznes-zbulohen-sms-ne-skyecc-te-bosit-shqiptar-te-kokaines-ne-ekuador\/","title":{"rendered":"\u201c\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm biznes\u201d\/ Zbulohen SMS n\u00eb SkyECC t\u00eb bosit shqiptar t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Ekuador"},"content":{"rendered":"<p><span>Ka kaluar nj\u00eb jav\u00eb dhe Dritan Gjika, i dyshuar si mbreti i kokain\u00ebs, i njohur si \u201cTony\u201d, ende po pret t\u00eb paguhet.\u00a0<\/span><span>N\u00eb investigimin t\u00eb kryer nga OCCRP (Projekti p\u00ebr Raportimin e Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit), jan\u00eb zbuluar mesazhet ku Gjika i thot\u00eb partnerit t\u00eb tij: \u201cShiko zot\u00ebri, partneri yt m\u00eb tha se do t\u00eb d\u00ebrgonte parat\u00eb dje, pastaj m\u00eb von\u00eb m\u00eb tha sot\u201d, ku diskutohet p\u00ebr shitjen e \u201cmaterialit\u201d q\u00eb ishte d\u00ebrguar me kontejner nga Ekuadori n\u00eb Spanj\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Gazetar\u00ebt shqyrtuan qindra faqe me regjistrime bisedash q\u00eb u p\u00ebrzgjodh\u00ebn nga prokuror\u00ebt si prova. \u2013 OCCRP<\/span><\/p>\n<p><span>Kur partneri i tij i thot\u00eb t\u00eb \u201cqet\u00ebsohet\u201d dhe t\u00eb mos jet\u00eb kaq \u201cmosbesues\u201d, Gjika shp\u00ebrthen: \u201cZot\u00ebri, nuk \u00ebsht\u00eb mosbesim, \u00ebsht\u00eb respekt! \u2026 Gjith\u00e7ka ka arritur mir\u00eb, \u00e7mimi u vendos s\u00eb bashku dhe ty t\u00eb p\u00eblqeu. Nuk kam nevoj\u00eb t\u00eb pres derisa ta shes\u00eb ngadal\u00eb atje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pag\u00ebn time!\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb von\u00eb ai sqaroi: \u201c\u00cbsht\u00eb thjesht biznes dhe na duhet shpejt\u00ebsi.\u201d<\/span><\/p>\n<p>Informacioni i identifikimit t\u00eb Dritan Gjik\u00ebs, si\u00e7 shihet n\u00eb nj\u00eb raport policie t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosjet e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb prokuror\u00ebve.-OCCRP<\/p>\n<p><span>Ky diskutim nuk ndodhi n\u00eb nj\u00eb restorant italian apo n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb luksoze n\u00eb qytetin portual t\u00eb Guayaquil, ku Gjika dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij ishin t\u00eb njohur p\u00ebr takimet e tyre. Ai u zhvillua p\u00ebrmes mesazheve t\u00eb koduara n\u00eb platform\u00ebn SkyECC, e preferuar nga kriminel\u00ebt deri n\u00eb vitin 2021, kur autoritetet europiane arrit\u00ebn ta dekriptonin.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas dekriptimit, mesazhet e Sky u ndan\u00eb me autoritetet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb Ekuadorin, ku Gjika, i lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00ebsht\u00eb i k\u00ebrkuar p\u00ebr akuzat e krimit t\u00eb organizuar dhe pastrimit t\u00eb parave.<\/span><\/p>\n<p>Nj\u00eb foto nga nj\u00eb raport i policis\u00eb ekuadoriane e nj\u00eb Toyota t\u00eb kuqe t\u00eb identifikuar si nj\u00eb makin\u00eb e drejtuar nga Gjika n\u00eb Guayaquil.-OCCRP<\/p>\n<p><span>OCCRP ka siguruar qindra faqe t\u00eb bisedave t\u00eb Gjik\u00ebs n\u00eb Sky, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur nga prokuror\u00ebt ekuadorian\u00eb si prov\u00eb n\u00eb gjyqin kund\u00ebr tij dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb dyshuar t\u00eb rrjetit t\u00eb tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Bisedat, q\u00eb shtrihen nga maji 2020 deri n\u00eb mars 2021, tregojn\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb aktivitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb organizate t\u00eb fuqishme trafiku droge, e cila funksiononte si nj\u00eb korporat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me synim fitimin maksimal.<\/span><\/p>\n<p><span>Mesazhet po ashtu zbulojn\u00eb nivelin e lart\u00eb t\u00eb infiltrimit n\u00eb policin\u00eb dhe portet e Ekuadorit, nj\u00eb vend q\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb super-autostrad\u00eb p\u00ebr kokain\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas prokuror\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn 17 persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Ekuador, 15 prej t\u00eb cil\u00ebve presin apelimin. Kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr pastrim parash nga kjo tregti, duke b\u00ebr\u00eb transferime q\u00eb kapin m\u00eb shum\u00eb se 43 milion\u00eb dollar\u00eb midis viteve 2015 dhe 2023.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjika, i cili dyshohet se ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i rrjetit dhe nj\u00eb nga t\u00eb k\u00ebrkuarit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Ekuador, arriti t\u00eb largohet nga vendi pa u v\u00ebn\u00eb re. Ai u arrestua m\u00eb von\u00eb n\u00eb Abu Dabi n\u00eb maj 2025 dhe tani pret ekstradimin n\u00eb Ekuador, ku ka urdh\u00ebr gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb gjykat\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Avokat\u00ebt e tij nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment, por gjat\u00eb nj\u00eb seance para gjykat\u00ebs n\u00eb Ekuador argumentuan se nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme dhe vun\u00eb n\u00eb dyshim ligjshm\u00ebrin\u00eb e marrjes s\u00eb mesazheve n\u00eb Sky.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas bisedave t\u00eb kapura, Gjika ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pothuajse \u00e7do aspekt t\u00eb operacionit t\u00eb tij t\u00eb dyshuar \u2014 nga marrja e shofer\u00ebve, menaxhimi i transportit dhe llogaritja e borxheve. Ai vler\u00ebsonte besueshm\u00ebrin\u00eb dhe diplomacin\u00eb dhe dukej se kishte fituar besnik\u00ebri t\u00eb fort\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb bashk\u00ebbisedues i tij shkroi: \u201cDo t\u00eb shkoj me ty kudo q\u00eb t\u00eb m\u00eb thuash, v\u00eblla\u2026 dhe me syt\u00eb mbyllur,\u201d pas deklarat\u00ebs s\u00eb Gjik\u00ebs se kishte \u201cshum\u00eb pun\u00eb\u201d p\u00ebr t\u2019i ofruar n\u00eb dhjetor 2020.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Megjith\u00ebse nga Shqip\u00ebria, Gjika kishte zot\u00ebsi t\u00eb dukshme n\u00eb spanjishten e folur, me p\u00ebrdorim t\u00eb termave lokal\u00eb dhe koduar p\u00ebr aktivitetet e tij. P\u00ebr shembull, nj\u00eb \u201cbox\u201d (kuti) mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb kontejner t\u00eb mbushur me kokain\u00eb, nd\u00ebrsa \u201cthe uglies\u201d i referohej policis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb hapur, nj\u00eb partner i tij e p\u00ebrshkruan aktivitetin si \u201ctraqueteando,\u201d nj\u00eb term lokal p\u00ebr trafikimin e drog\u00ebs: \u201c\u2026 e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne po traqueteamos, jo q\u00eb shesim vez\u00eb me shumic\u00eb duke k\u00ebrkuar zbritje\u2026 kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra ime e t\u00eb vepruarit, v\u00eblla.\u201d<\/span><\/p>\n\n<p><span>Gjika mb\u00ebrriti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Ekuador n\u00eb 2009, si pjes\u00eb e nj\u00eb val\u00eb t\u00eb t\u00eb huajve nga Ballkani q\u00eb afruan pran\u00eb burimeve t\u00eb kokain\u00ebs. Edhe pse Ekuadori nuk prodhon drog\u00eb, vendi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qendra kryesore e eksportit, ku grupe kriminale shqiptare, meksikane dhe kolumbiane kan\u00eb shfryt\u00ebzuar tregtin\u00eb detare, p\u00ebrfshir\u00eb transportin e bananeve.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Eksperti Renato Rivera nga Iniciativa Globale kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (GI-TOC) tha se trafikant\u00ebt shqiptar\u00eb soll\u00ebn nj\u00eb kultur\u00eb korporative n\u00eb biznesin e kokain\u00ebs, me fokus n\u00eb fitimin financiar dhe jo luft\u00ebrat territoriale. Rrjeti i Gjik\u00ebs ishte fleksib\u00ebl dhe nuk kishte aleanca t\u00eb forta me bandat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Ekuadorit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Organizata dhe Operacionet<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Sipas autoriteteve ekuadoriane, organizata kishte struktur\u00eb piramidale me Gjik\u00ebn n\u00eb krye, dhe nj\u00eb nivel menaxhimi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga drejtor\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dyshuarin Mario S\u00e1nchez Rinaldi, arrestuar n\u00eb Spanj\u00eb n\u00eb 2024. Rrjeti p\u00ebrdorte kompani t\u00eb ligjshme si mbules\u00eb dhe pastronte parat\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtyre biznes\u00ebve dhe blerjeve t\u00eb pronave.<\/span><\/p>\n<p><span>Mesazhet zbulojn\u00eb detaje t\u00eb holl\u00ebsishme t\u00eb operacioneve: kontratat mujore, pikat e mbledhjes s\u00eb parave dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si grupi menaxhonte nd\u00ebrhyrjet e policis\u00eb. Rrjeti kishte qasje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb portet ekuadoriane dhe transportonte kontejner\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokuror\u00ebt raportojn\u00eb se rrjeti merrte kokain\u00eb nga laborator\u00eb n\u00eb Kolumbi dhe Gjika negocionte kontrata p\u00ebr tonelata t\u00eb shumta \u00e7do muaj, nd\u00ebrsa nj\u00eb incident i vitit 2021 tregon se disa shofer\u00eb u arrestuan me 500 kg kokain\u00eb t\u00eb pakohet me logo \u201cUNICO\u201d. Mesazhet tregojn\u00eb shqet\u00ebsimin e Gjik\u00ebs p\u00ebr shofer\u00ebt dhe menaxhimin e d\u00ebshtimeve operative.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 1 shkurt 2021, pes\u00eb burra u arrestuan n\u00eb provinc\u00ebn ekuadoriane t\u00eb Los R\u00edos me gjysm\u00eb ton kokain\u00eb t\u00eb gjetur brenda kamionit t\u00eb tyre t\u00eb ngarkes\u00ebs, t\u00eb prer\u00eb n\u00eb pako 1 kilogram\u00ebshe t\u00eb mark\u00ebs UNICO.<\/span><\/p>\n<p>Credits: Screenshot\/eluniverso.com Nj\u00eb imazh i sekuestrimit t\u00eb drog\u00ebs i botuar n\u00eb gazet\u00ebn ekuadoriane El Universo.<\/p>\n<p><span>Pasi d\u00ebgjoi lajmin, Gjika i shkroi burrit q\u00eb i ishte ofruar t\u2019i furnizonte \u201c6 t\u201d p\u00ebr ta informuar p\u00ebr incidentin.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjika fillon t\u00eb shpreh\u00eb dyshime se si mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur ky d\u00ebshtim operacional, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se shofer\u00ebt e ngarkes\u00ebs nuk e kishin ndjekur orarin e tij.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Diskutimi q\u00eb vijon tregon Gjik\u00ebn duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb kuptoj\u00eb se \u00e7far\u00eb shkoi keq dhe cilat duhet t\u00eb jen\u00eb pasojat. Ai d\u00ebshiron t\u00eb dij\u00eb se \u00e7far\u00eb i ndodhi nj\u00eb individi q\u00eb ata e quajn\u00eb \u201cshoferi i taksis\u00eb\u201d, i cili nuk u arrestua. Edhe pse kjo nuk thuhet kurr\u00eb qart\u00eb, bisedat sugjerojn\u00eb se kjo mund t\u00eb p\u00ebrshkruaj\u00eb nj\u00eb nga \u201cpatrullat\u201d q\u00eb burrat diskutojn\u00eb p\u00ebr d\u00ebrgimin e tyre p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar ngarkesat n\u00eb nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Nuk dihet se \u00e7far\u00eb ndodh m\u00eb pas, pasi regjistrimi i bised\u00ebs p\u00ebrfundon me bashk\u00ebbiseduesin e Gjik\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon BC1-n\u00eb e tij \u2014 nj\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr nj\u00eb form\u00eb rivale t\u00eb pajisjes s\u00eb enkriptuar t\u00eb operuar nga kompania Number 1BC, e cila ka t\u00ebrhequr klient\u00eb q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb alternativa pas p\u00ebrhapjes s\u00eb lajmit se Sky dhe firma t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme ishin kompromentuar.<\/span><\/p>\n\n<p><span>Rrjeti transportonte drog\u00ebn drejt Evrop\u00ebs, duke kontrolluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb zinxhirit logjistik t\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb jashtme. Prokuror\u00ebt mbledhon prova p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 11 d\u00ebrgesa nga porti i Guayaquilit drejt terminaleve evropiane n\u00eb vitet 2020-2021.<\/span><\/p>\n<p><span>Q\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2020, Gjika me sa duket kishte marr\u00eb vesh se pajisjet Sky q\u00eb po p\u00ebrdornin nuk ishin m\u00eb t\u00eb sigurta.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPo ndryshojm\u00eb gjith\u00e7ka, sepse shum\u00eb njer\u00ebz thon\u00eb se Sky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i besuesh\u00ebm\u201d, i d\u00ebrgoi ai nj\u00eb mesazh nj\u00eb kolegu, duke e inkurajuar t\u00eb blinte nj\u00eb nga telefonat BC1.<\/span><\/p>\n<p><span>Por ata persona vazhduan ta p\u00ebrdornin Sky p\u00ebr gati gjasht\u00eb muaj t\u00eb tjer\u00eb, me mesazhin e fundit n\u00eb dosjet e prokuror\u00ebve q\u00eb daton n\u00eb mars 2021.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebrdorimi i Sky nga ana e tyre p\u00ebrfundimisht do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb zb\u00ebrthimin e rrjetit ekuadoras, megjithat\u00eb mbetet e pasigurt n\u00ebse burri q\u00eb prokuror\u00ebt e karakterizojn\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebsin e tij do t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb. Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb arrestuar gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Emiratet e Bashkuara Arabe ende nuk e kan\u00eb ekstraduar at\u00eb. (Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe ajo e Drejt\u00ebsis\u00eb e vendit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb komentuar.)<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kokaina \u2014 dhe gjakderdhja q\u00eb vjen pas saj \u2014 vazhdon t\u00eb p\u00ebrhapet n\u00eb Ekuador n\u00eb nivele rekord.<\/span><\/p>\n<p><span>Rivera, eksperti i siguris\u00eb, vuri n\u00eb dukje se, nd\u00ebrsa trafikant\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb rrisin tregtin\u00eb e kokain\u00ebs n\u00eb vend, bandat lokale vazhdojn\u00eb t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tort\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cFinancimi q\u00eb ata siguruan dhe interesi p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur m\u00eb shum\u00eb kokain\u00eb p\u00ebrmes Ekuadorit gjenerojn\u00eb konflikt midis grupeve lokale, dhe k\u00ebto konflikte p\u00ebrgjith\u00ebsisht manifestohen si luft\u00ebra p\u00ebr kontroll territorial\u201d, tha ai. \u201cPrandaj, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb prania e tyre, por financimi q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr l\u00ebvizjen e kokain\u00ebs q\u00eb gjeneron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte dhun\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe.\u201d\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.occrp.org\/en\/project\/the-crime-messenger\/its-just-business-texts-reveal-the-daily-work-and-drama-of-an-international-cocaine-syndicate\">occrp.org<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/14\/eshte-vetem-biznes-zbulohen-mesazhet-ne-skyecc-te-bosit-shqiptar-te-kokaines-ne-ekuador\/\">\u201c\u00cbsht\u00eb vet\u00ebm biznes\u201d\/ Zbulohen SMS n\u00eb SkyECC t\u00eb bosit shqiptar t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Ekuador<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka kaluar nj\u00eb jav\u00eb dhe Dritan Gjika, i dyshuar si mbreti i kokain\u00ebs, i njohur si \u201cTony\u201d, ende po pret t\u00eb paguhet.\u00a0N\u00eb investigimin t\u00eb kryer nga OCCRP (Projekti p\u00ebr Raportimin e Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit), jan\u00eb zbuluar mesazhet ku Gjika i thot\u00eb partnerit t\u00eb tij: \u201cShiko zot\u00ebri, partneri yt m\u00eb tha se do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":87562,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87561","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87561","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87561"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87561\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87562"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87561"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87561"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87561"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}