{"id":87498,"date":"2026-05-14T12:53:47","date_gmt":"2026-05-14T12:53:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/analize-nga-kendveshtrimi-tjeter-pse-kina-nuk-ka-nevoje-per-nje-marreveshje-me-trump\/"},"modified":"2026-05-14T12:53:47","modified_gmt":"2026-05-14T12:53:47","slug":"analize-nga-kendveshtrimi-tjeter-pse-kina-nuk-ka-nevoje-per-nje-marreveshje-me-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/analize-nga-kendveshtrimi-tjeter-pse-kina-nuk-ka-nevoje-per-nje-marreveshje-me-trump\/","title":{"rendered":"Analiz\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi tjet\u00ebr: Pse Kina nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Trump"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Kur Xi Jinping u takua me Presidentin Trump vitin e kaluar, lideri kinez p\u00ebrdori si arm\u00eb kontrollin q\u00eb Kina ka mbi mineralet kritike, nj\u00eb pozicion force q\u00eb ndihmoi p\u00ebr ta shtyr\u00eb Trumpin t\u00eb pranonte nj\u00eb arm\u00ebpushim tregtar nj\u00ebvje\u00e7ar. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, kur Xi pret presidentin amerikan n\u00eb Pekin, ai ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb kart\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb fort\u00eb, luft\u00ebn me Iranin.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nd\u00ebrsa SHBA ka qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00eb, Xi ka folur p\u00ebr paqe dhe ka pritur zyrtar\u00eb nga Gjiri dhe Europa q\u00eb i k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund kriz\u00ebs. Pak p\u00ebrpara vizit\u00ebs s\u00eb Trumpit, ministri i Jasht\u00ebm iranian Abbas Araghchi shkoi n\u00eb Pekin, n\u00eb nj\u00eb sinjal jo shum\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr ndikimin q\u00eb Kina ka mbi partnerin e saj n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p class=\"p1\">Sipas ekonomistit Li Daokui nga Universiteti Tsinghua n\u00eb Pekin, \u00e7\u00ebshtja e Iranit n\u00eb fakt e ndihmon Kin\u00ebn. Ai thot\u00eb se Pekini ka ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ekonomik mbi Teheranin dhe mund t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm ta p\u00ebrdor\u00eb at\u00eb p\u00ebr objektiva q\u00eb i konsideron m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr ta larguar SHBA-n\u00eb nga Tajvani, ishulli vet\u00ebqeveris\u00ebs q\u00eb Kina e konsideron t\u00eb sajin.<\/p>\n<p class=\"p2\">Kjo i jep Xi-t m\u00eb shum\u00eb besim p\u00ebr samitin q\u00eb nis sot, takimi i par\u00eb fizik mes dy lider\u00ebve q\u00eb nga tetori. Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb po p\u00ebrpiqet t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi Kin\u00ebn, si nj\u00eb nga bler\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb naft\u00ebs iraniane n\u00ebn sanksione, q\u00eb t\u00eb ul\u00eb mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Teheranin.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Ndikimi i dobish\u00ebm i Kin\u00ebs mbi Iranin<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">Kina ka edhe arsyet e saj p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb mbylljen e konfliktit. Ekonomia e saj po goditet nga \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb. Nj\u00eb recesion global do t\u00eb d\u00ebmtonte eksportet kineze, nj\u00eb nga motor\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb rritjes. Rezervat strategjike t\u00eb naft\u00ebs ndihmojn\u00eb, por nuk jan\u00eb t\u00eb pafundme.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pekini u ka b\u00ebr\u00eb presion zyrtar\u00ebve iranian\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb me SHBA-n\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm t\u00eb mos p\u00ebrfshihet thell\u00eb n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb e sheh kryesisht si problem t\u00eb Uashingtonit. Edhe n\u00ebse nuk angazhohet ushtarakisht, Kina mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me SHBA-n\u00eb p\u00ebr rihapjen e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, nj\u00eb rrug\u00eb detare jetike nga e cila kalon deri n\u00eb 40 p\u00ebr qind e importeve kineze t\u00eb naft\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">Sipas Li, pala kineze mund t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me SHBA-n\u00eb me logjik\u00ebn, le t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr ta bindur Iranin t\u00eb mbaj\u00eb ngushtic\u00ebn t\u00eb hapur. N\u00eb k\u00ebmbim, Pekini mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb garanci q\u00eb SHBA nuk do ta bllokoj\u00eb at\u00eb rrug\u00eb detare.<\/p>\n<p class=\"p2\">Analist\u00ebt thon\u00eb se Kina mund t\u2019i ofroj\u00eb Iranit edhe stimuj t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Uashingtonin, si kredi, investime apo ndihm\u00eb p\u00ebr rind\u00ebrtimin pas luft\u00ebs. Por Pekini nuk ka shum\u00eb gjasa ta shtyj\u00eb Teheranin t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga programi i tij b\u00ebrthamor.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Diskutimi p\u00ebr arm\u00ebt p\u00ebr Tajvanin: jo m\u00eb tabu?<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">Ajo q\u00eb Xi k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb nga Trump ndodhet diku tjet\u00ebr, te Tajvani. Lideri kinez do nj\u00eb zbutje t\u00eb mb\u00ebshtetjes amerikane p\u00ebr ishullin, qoft\u00eb p\u00ebrmes vones\u00ebs ose uljes s\u00eb shitjeve t\u00eb arm\u00ebve, qoft\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate se Uashingtoni kund\u00ebrshton pavar\u00ebsin\u00eb e Tajvanit.<\/p>\n<p class=\"p1\">Administrata Trump tashm\u00eb ka vonuar shpalljen e nj\u00eb pakete arm\u00ebsh prej 13 miliard\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr Tajvanin, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb mos zem\u00ebruar Xi-n.<\/p>\n<p class=\"p1\">Trump tha k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se planifikon t\u00eb diskutoj\u00eb me Kin\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen e shitjes s\u00eb arm\u00ebve p\u00ebr Tajvanin. N\u00ebse ai e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb, mund t\u00eb prek\u00eb nj\u00eb nga parimet e vjetra t\u00eb politik\u00ebs amerikane, t\u00eb njohur si \u201cGjasht\u00eb Garancit\u00eb\u201d, nj\u00eb shtyll\u00eb e politik\u00ebs SHBA-Tajvan dhe SHBA-Kin\u00eb. Nj\u00ebra prej tyre kuptohet gjer\u00ebsisht si zotim q\u00eb SHBA nuk konsultohet me Pekinin p\u00ebrpara se t\u2019i shes\u00eb arm\u00eb Tajvanit.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si shtrohet tema, kjo mund t\u00eb shihet si largim nga dekada t\u00eb t\u00ebra t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane dhe si nj\u00eb fitore p\u00ebr Xi-n.<\/p>\n<p class=\"p1\">Mes studiuesve m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr kinez\u00eb, lufta me Iranin ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah edhe dob\u00ebsi ushtarake t\u00eb SHBA-s\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb Pekinit edhe m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebbesim n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Tajvanit. Gjat\u00eb konfliktit, SHBA u detyrua t\u00eb zhvendoste kapacitete ushtarake larg Azis\u00eb dhe t\u00eb shpenzonte rezerva t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme municionesh.<\/p>\n<p class=\"p2\">Sipas Wu Xinbo nga Universiteti Fudan n\u00eb Shangai, konflikti me Iranin tregon qart\u00eb se SHBA nuk mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb madhe me Kin\u00ebn p\u00ebr Tajvanin.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Rip\u00ebrcaktimi i marr\u00ebdh\u00ebnies\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">P\u00ebr Pekinin, samiti nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me ndonj\u00eb l\u00ebshim konkret, por edhe me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrcaktuar m\u00ebnyr\u00ebn se si dy superfuqit\u00eb duhet t\u00eb sillen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p1\">Xi k\u00ebrkon njohjen e faktit se Kina, ekonomia e dyt\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb sot e barabart\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe se ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lider i barabart\u00eb me Trumpin. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb Xi e k\u00ebrkon q\u00eb kur erdhi n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2012 dhe q\u00eb, sipas analist\u00ebve kinez\u00eb, do t\u00eb sillte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme, edhe n\u00ebse t\u00eb tensionuar, bashk\u00ebjetese t\u00eb menaxhuar.<\/p>\n<p class=\"p1\">Si\u00e7 thot\u00eb Yun Sun nga Stimson Center n\u00eb Uashington, n\u00ebse presidenti amerikan shihet si lider i bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe Xi si i barabarti i tij, at\u00ebher\u00eb kjo e ngre Xi-n edhe vet\u00eb n\u00eb nivelin e nj\u00eb lideri bot\u00ebror.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kina ka argumentuar s\u00eb fundmi, edhe p\u00ebrmes nj\u00eb editoriali t\u00eb agjencis\u00eb shtet\u00ebrore Xinhua, se SHBA nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga Pekini ndihm\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i interesojn\u00eb, si ndalimi i rrjedh\u00ebs s\u00eb fentanylit drejt Amerik\u00ebs, nd\u00ebrsa nj\u00ebkoh\u00ebsisht d\u00ebmton interesat kineze p\u00ebrmes sanksioneve ndaj kompanive t\u00eb saj.<\/p>\n<p class=\"p2\">Por kjo ka qen\u00eb dinamika e marr\u00ebdh\u00ebnies n\u00eb tet\u00eb vitet e fundit, me p\u00ebrplasje q\u00eb kan\u00eb kaluar nga origjina e pandemis\u00eb Covid-19 te balona spiune kineze mbi territorin amerikan. Edhe sot, t\u00eb dyja pal\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb konflikt p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Kin\u00ebs ndaj Iranit dhe Rusis\u00eb, si dhe p\u00ebr kufizimet amerikane q\u00eb u mohojn\u00eb kompanive kineze \u00e7ipa t\u00eb avancuar dhe teknologji t\u00eb tjera.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Kina k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u forcuar m\u00eb tej\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">N\u00eb fund, Kina k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb stabilitet dhe vazhdimin e arm\u00ebpushimit tregtar. Kjo do t\u00eb thot\u00eb: jo tarifa t\u00eb reja, jo kontrolle t\u00eb reja eksporti, jo sanksione t\u00eb reja ndaj kompanive t\u00eb saj.<\/p>\n<p class=\"p1\">Sipas Amanda Hsiao nga Eurasia Group, Pekini thjesht k\u00ebrkon koh\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019u forcuar p\u00ebr p\u00ebrballjen e ardhshme.<\/p>\n<p class=\"p1\">Dhe Kina po e b\u00ebn pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. Xi po investon te vet\u00ebmb\u00ebshtetja komb\u00ebtare n\u00eb teknologji, tregti dhe shkenc\u00eb. N\u00eb gjasht\u00eb muajt q\u00eb nga takimi i fundit mes dy lider\u00ebve, Kina ka mprehur edhe m\u00eb shum\u00eb mjetet p\u00ebr t\u00eb goditur rival\u00ebt ekonomikisht. Pas viteve t\u00eb kontrolleve amerikane mbi eksportet, kompanit\u00eb kineze po nd\u00ebrtojn\u00eb \u00e7ipat e tyre, nd\u00ebrsa firma si DeepSeek po zhvillojn\u00eb sisteme t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb kufizimet ekzistuese.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pekini ka treguar gjithashtu se do t\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet kur t\u00eb provokohet. Kur SHBA vendosi sanksione n\u00eb prill ndaj nj\u00eb rafinerie kineze p\u00ebr blerje t\u00eb naft\u00ebs iraniane, Kina urdh\u00ebroi kompanit\u00eb e saj t\u00eb mos i zbatojn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Megjithat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb m\u00eb pozitive p\u00ebr samitin, Kina mund t\u00eb pranoj\u00eb t\u00eb blej\u00eb avion\u00eb Boeing, soj\u00eb amerikane dhe mish vi\u00e7i nga SHBA.<\/p>\n<p class=\"p1\">Sipas Hsiao-s, p\u00ebr Pekinin kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto e pranueshme n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb stabilitetit.<\/p>\n<p class=\"p4\">The New York Times, p\u00ebrgatiti n\u00eb shqip \u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/14\/analize-nga-kendveshtrimi-tjeter-pse-kina-nuk-ka-nevoje-per-nje-marreveshje-me-trump\/\">Analiz\u00eb nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi tjet\u00ebr: Pse Kina nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje me Trump<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur Xi Jinping u takua me Presidentin Trump vitin e kaluar, lideri kinez p\u00ebrdori si arm\u00eb kontrollin q\u00eb Kina ka mbi mineralet kritike, nj\u00eb pozicion force q\u00eb ndihmoi p\u00ebr ta shtyr\u00eb Trumpin t\u00eb pranonte nj\u00eb arm\u00ebpushim tregtar nj\u00ebvje\u00e7ar. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, kur Xi pret presidentin amerikan n\u00eb Pekin, ai ka n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb kart\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87498","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87498"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87498\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}