{"id":87453,"date":"2026-05-14T10:48:18","date_gmt":"2026-05-14T10:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/gjykata-e-tiranes-i-ktheu-mbrapsht-padine-per-mohimin-e-kandidatures-nga-pd-mereme-sela-ankim-ne-apel\/"},"modified":"2026-05-14T10:48:18","modified_gmt":"2026-05-14T10:48:18","slug":"gjykata-e-tiranes-i-ktheu-mbrapsht-padine-per-mohimin-e-kandidatures-nga-pd-mereme-sela-ankim-ne-apel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/gjykata-e-tiranes-i-ktheu-mbrapsht-padine-per-mohimin-e-kandidatures-nga-pd-mereme-sela-ankim-ne-apel\/","title":{"rendered":"Gjykata e Tiran\u00ebs i ktheu mbrapsht padin\u00eb p\u00ebr mohimin e kandidatur\u00ebs nga PD, Mereme Sela ankim n\u00eb Apel"},"content":{"rendered":"<p>Mereme Sela i \u00ebsht\u00eb drejtuar sot me nj\u00eb ankim Gjykat\u00ebs \u00eb Apelit, pasi Gjykata e Tiran\u00ebs i ktheu mbrapsht padin\u00eb kund\u00ebr refuzimit q\u00eb iu b\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb saj nga PD p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar t\u00eb 23 majit.<\/p>\n<p>Ankimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>1. Menj\u00ebher\u00eb sapo m\u2019u njoftua vendimi i sip\u00ebrcituar, po e kund\u00ebrshtoj me k\u00ebt\u00eb ankim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb ushtruar brenda afatit ligjor 5 ditor nga e nes\u00ebrmja e njoftimit t\u00eb vendimit t\u00eb arsyetuar. Vendimi nr. 2397, dat\u00eb 8. 5. 2026, \u201cP\u00ebr kthim aktesh\u201d, i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb haptazi i kundraligjsh\u00ebm dhe m\u00eb s\u00eb shumti shprehje e frik\u00ebs s\u00eb gjyqtares p\u00ebr t\u00eb gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, q\u00eb hyn n\u00eb domenin politik, ndaj i k\u00ebrkoj t\u00eb nderuar\u00ebs Gjykat\u00eb t\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb konform nenit 466, shkronja \u201c\u00e7\u201d, n\u00eb lidhje me nenin 467, shkronja \u201cb\u201d (\u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar parimi i paan\u00ebsis\u00eb) t\u00eb K. Pr. Civile ta prish\u00eb at\u00eb vendim dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rigjykim n\u00eb at\u00eb gjykat\u00eb me tjet\u00ebr trup gjykues.<\/p>\n<p>2. Shkaku i par\u00eb ligjor: Gjykata n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenin 154\/a t\u00eb K. Pr. Cvile, si dhe me vet\u00eb p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebrkes\u00eb padis\u00eb dhe t\u00eb akteve shoq\u00ebruese, q\u00eb kam depozituar ma ka kthyer at\u00eb, pa arsyetuar plot\u00ebsisht, q\u00eb pse ka zgjedhur t\u00eb m\u2019i kthej\u00eb aktet direkt dhe jo t\u00eb m\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb afat p\u00ebr plot\u00ebsimin e t\u00eb metave t\u00eb saj. Pra legjislatori i ka dh\u00ebn\u00eb Gjykat\u00ebs nj\u00eb lloj diskrecioni, por jo ta ushtroj\u00eb me arbitraritet, por n\u00eb unison me dispozitat e tjera, si dhe me aktet q\u00eb kam depozituar un\u00eb n\u00eb Gjykat\u00eb. N\u00eb rastin konkret e meta kryesore, q\u00eb ka konstatuar Gjykata \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk kam paguar tarif\u00ebn e padis\u00eb. Un\u00eb e kam d\u00ebrguar padin\u00eb me post\u00eb p\u00ebr shpejt\u00ebsi, meqen\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjedhjet brenda nj\u00eb partie politike, q\u00eb do t\u00eb mbahen brenda k\u00ebtij muaji, por patjet\u00ebr q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ma referonte k\u00ebt\u00eb t\u00eb met\u00eb me shkrim ose n\u00eb dat\u00ebn e caktuar p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb shpejt\u00eb, un\u00eb do ta paguaja menj\u00ebher\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e financ\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs. Gjykata e gjen me t\u00eb meta padin\u00eb, pasi nuk i paskam bashk\u00eblidhur nj\u00eb kopje t\u00eb mjetit tim t\u00eb identifikimit. Ky k\u00ebrkim i Gjykat\u00ebs bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me vet\u00eb nenin 154, pika 1, shkronja \u201cb\u201d, t\u00eb K. Pr. Civile, pasi aty askund nuk shkruhet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kusht. Secila pal\u00eb ose p\u00ebrfaq\u00ebsues legjitimohet n\u00eb \u00e7astin, q\u00eb paraqitet para Gjykat\u00ebs dhe identifikohet me let\u00ebrnjoftimin p\u00ebrkat\u00ebs, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr un\u00eb e kam shkruar numrin personal n\u00eb padi, pra identifikohem menj\u00ebher\u00eb. Gjykata konsideron t\u00eb met\u00eb se nuk ia kam shkruar adres\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb selis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Sigurisht edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ce met\u00eb\u201d, e rregullueshme, pasi n\u00eb vendin ton\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb i din\u00eb edhe nga ana vizuale adresat dhe selit\u00eb e dy partive kryesore politike n\u00eb vend. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb provat q\u00eb kam bashk\u00eblidhur jan\u00eb aktet e PD-s\u00eb ku \u00ebsht\u00eb logoja dhe adresa zyrtare, prandaj ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkak p\u00ebr t\u2019u evokuar. Ja pse vendimi i Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kthyer direkt k\u00ebrkes\u00eb- padin\u00eb pa m\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb afat q\u00eb un\u00eb t\u2019i plot\u00ebsoj k\u00ebto t\u00eb meta an\u00ebsore e krejt minimale t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb shprehje e frik\u00ebs p\u00ebr ta gjykuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>3. Shkaku i dyt\u00eb ligjor: Gjykata e ka paragjykuar \u00e7\u00ebshtjen, pa m\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb themel p\u00ebr t\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me nenin 42, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs. K\u00ebshtu Gjykata, n\u00eb fq. 3, n\u00eb pjes\u00ebn \u201cS\u00eb kat\u00ebrti\u201d arsyeton se: \u201c\u2026konstatohet se n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebpadi nuk jan\u00eb parashtruar rrethanat e faktit dhe faktet q\u00eb k\u00ebrkohen t\u00eb provohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim.\u201d Un\u00eb e kam shkruar thelbin e padis\u00eb, si n\u00eb objektin e saj dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike, q\u00eb me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj padie k\u00ebrkoja rikthimin tim n\u00eb gar\u00ebn brenda partis\u00eb, e nd\u00ebr t\u00eb tjera konstatimin e shkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb stautit dhe parimeve t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb brendshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb padi kam evokuar nenin 46, pika 8, t\u00eb Statutit t\u00eb PD-s\u00eb, ku parashikohet se: \u201cN\u00eb rast se pas shpalljes s\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme p\u00ebr Kuvendin, Partia nuk rezulton forc\u00eb fituese qeveris\u00ebse, mandati p\u00ebrfundon menj\u00ebher\u00eb dhe automatikisht p\u00ebr shkak t\u00eb Statutit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kryetarit q\u00eb i p\u00ebrfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi n\u00eb zgjedhjet pasardh\u00ebse p\u00ebr kryetar partie.\u201d, pra kualifikimi i si kandidat i Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb nul dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me statutin. Si mundet gjyqtarja ta paragjykoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen k\u00ebsisoj, pra nuk mendoj se kjo padi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb narracion t\u00eb gjat\u00eb, si nj\u00eb roman. Un\u00eb e kam shkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lakonike duke identifkuar sakt\u00eb shkeljen statutore dhe k\u00ebrkimin thelb\u00ebsor rikthimin tim n\u00eb gar\u00eb brenda partis\u00eb. Dalja e gjykat\u00ebs n\u00eb nj\u00eb konkluzion, pa u shqyrtuar \u00e7\u00ebshtja, pa i d\u00ebgjuar pal\u00ebt mbi themelin e saj \u00ebsht\u00eb paragjykim i \u00e7\u00ebshtjes dhe nj\u00eb vendimmarje q\u00eb Gjykata nuk mund ta p\u00ebrfshij\u00eb si \u201ckthim aktesh\u201d. Kjo k\u00ebrkes\u00eb-padi me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs synoj t\u00eb rikthehem n\u00eb gar\u00eb, por edhe ta pastroj gar\u00ebn nga kandidat\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb kualifikuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me statutin e ka frik\u00ebsuar gjyqtaren, ndaj ajo ka zgjedhur rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr ta groposur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>4. N\u00ebse gjyqtarja do t\u00eb m\u00eb njoftonte p\u00ebr t\u00eb metat, si m\u00eb lart t\u00eb cilat as jan\u00eb substanciale dhe as e motivojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm k\u00ebt\u00eb vendim gjykate un\u00eb do t\u2019i kisha plot\u00ebsuar menj\u00ebher\u00eb e mbase n\u00ebse do t\u00eb na caktonte nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebrgatitore n\u00eb kuptimin e nenit 158\/9 \u201cVeprimet e pajtimit\u201d, t\u00eb K. Pr. Civile do t\u00eb na kishte ndihmuar p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pajtim, rol t\u00eb cilin si\u00e7 duket nuk ka d\u00ebshiruar as ta luaj\u00eb.<\/p>\n<p>5. Si konkluzion, ky vendim \u201cP\u00ebr kthim aktesh\u201d \u00ebsht\u00eb shprehje e qart\u00eb e paragjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Gjyqtarja n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr ta paraqitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr heqje dor\u00eb nga gjykimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje se nuk kishte shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm ligjor, e ka nisur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kalendat greke, duke ma hequr mund\u00ebsin\u00eb: (i) q\u00eb ta zgjidh\u00eb me pajtim at\u00eb; (ii) ose t\u00eb d\u00ebgjohem mbi themelin e saj, duke ma v\u00ebshtir\u00ebsuar k\u00ebrkimin e s\u00eb drejt\u00ebs sime dhe duke kontribuar k\u00ebsisoj ajo (Gjykata) drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb konsolidimin e autokracis\u00eb n\u00eb partit\u00eb tona politike.<\/p>\n<p>6. N\u00eb k\u00ebto kushte, i k\u00ebrkoj t\u00eb nderuar\u00ebs Gjykat\u00eb t\u00eb Apelit t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Tiran\u00eb, q\u00eb konform nenit 466, shkronja \u201c\u00e7\u201d, n\u00eb lidhje me nenin 467, shkronja \u201cb\u201d (\u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar parimi i paan\u00ebsis\u00eb) t\u00eb K. Pr. Civile ta prish\u00eb at\u00eb vendim dhe ta d\u00ebrgoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rigjykim n\u00eb at\u00eb gjykat\u00eb me tjet\u00ebr trup gjykues, pasi jemi para nj\u00eb vendimi t\u00eb sforcuar, haptazi t\u00eb kundraligjsh\u00ebm, q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn dhe me Kodin e Procedur\u00ebs Civile, si dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga rastet e shumta, kur Gjykata nuk ka guximin qytetar ta zgjidh\u00eb gjyq\u00ebsisht mosmarr\u00ebveshjen, por zgjedh haptazi t\u00eb jet\u00eb e anshme dhe kund\u00ebr pal\u00ebs padit\u00ebse.<\/p>\n<p>USHTRUESE E ANKIMIT T\u00cb VE\u00c7ANT\u00cb<\/p>\n<p>(PADIT\u00cbSE N\u00cb PROCESIN GJYQ\u00cbSOR)<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mereme Sela i \u00ebsht\u00eb drejtuar sot me nj\u00eb ankim Gjykat\u00ebs \u00eb Apelit, pasi Gjykata e Tiran\u00ebs i ktheu mbrapsht padin\u00eb kund\u00ebr refuzimit q\u00eb iu b\u00eb kandidatur\u00ebs s\u00eb saj nga PD p\u00ebr zgjedhjet p\u00ebr kryetar t\u00eb 23 majit. Ankimi i plot\u00eb: 1. Menj\u00ebher\u00eb sapo m\u2019u njoftua vendimi i sip\u00ebrcituar, po e kund\u00ebrshtoj me k\u00ebt\u00eb ankim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87453","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87453","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87453"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87453\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87453"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87453"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87453"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}