{"id":87417,"date":"2026-05-14T08:48:18","date_gmt":"2026-05-14T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/kokaine-ne-lokalin-e-nates-ne-dimal-denohet-pronari-i-star-club-dhe-tre-anetare-te-stafit-2\/"},"modified":"2026-05-14T08:48:18","modified_gmt":"2026-05-14T08:48:18","slug":"kokaine-ne-lokalin-e-nates-ne-dimal-denohet-pronari-i-star-club-dhe-tre-anetare-te-stafit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/14\/kokaine-ne-lokalin-e-nates-ne-dimal-denohet-pronari-i-star-club-dhe-tre-anetare-te-stafit-2\/","title":{"rendered":"Kokain\u00eb n\u00eb lokalin e nat\u00ebs n\u00eb Dimal, d\u00ebnohet pronari i \u201cStar Club\u201d dhe tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb stafit"},"content":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr persona jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb dhe jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cProdhim dhe shitje t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim.<\/p>\n<p>T\u00eb d\u00ebnuarit jan\u00eb shtetasit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., t\u00eb cil\u00ebt, sipas hetimeve, ushtronin nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e kokain\u00ebs n\u00eb lokalin e nat\u00ebs \u201cStar Club\u201d, n\u00eb qytetin e Dimalit.<\/p>\n<p>Nga dosja hetimore rezulton se pronari i lokalit, E.V., dyshohet se kishte rol drejtues n\u00eb aktivitetin kriminal, duke siguruar dhe shp\u00ebrndar\u00eb doza kokaine p\u00ebr klient\u00ebt e lokalit.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi:\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Shp\u00ebrndanin l\u00ebnd\u00eb narkotike kokain\u00eb n\u00eb lokal nate me pseudonimin \u2018amaro\u2019, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Berat d\u00ebnohen pronari, truproja, menaxheri dhe kamarieri. Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Berat u shpall\u00ebn fajtor dhe d\u00ebnuan kat\u00ebr shtetasit, E.V., K.I., K.D. dhe R.I. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Prodhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u2019 e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 283\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit dhe gjykimit t\u00eb procedimin penal nr. 319 t\u00eb vitit 2023, u vler\u00ebsua se akuza e ngritur n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e provuar.<\/p>\n<p>Hetimet nis\u00ebn nga informacionet nga Seksioni p\u00ebr Hetimin e Krimeve, n\u00eb Stacionin e Policis\u00eb Dimal, se shtetasi E.V. \u00ebsht\u00eb i implikuar n\u00eb aktivitetin kriminal t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike t\u00eb llojit kokain\u00eb, n\u00eb qytetin e Dimalit. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e marra rezultoi se ky shtetas kryen aktivitetin kriminal t\u00eb shp\u00ebrndarjes s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike t\u00eb llojit kokain\u00eb, me intensitet t\u00eb lart\u00eb, n\u00eb qytetin e Dimalit dhe m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e disponon n\u00eb sasi t\u00eb ndryshme. Ky shtetas ka n\u00eb pron\u00ebsi edhe nj\u00eb lokal nate t\u00eb quajtur \u201cStar Club\u201d, ku u provua se klient\u00ebt pasi konsumonin sasi t\u00eb madhe alkoli, k\u00ebrkonin dhe l\u00ebnd\u00eb narkotike, konkretisht kokain\u00eb. L\u00ebnd\u00ebn narkotike e mban t\u00eb fshehur n\u00eb nj\u00eb nga blloqet e murit rrethues t\u00eb lokalit dhe e ka t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb doza t\u00eb vogla 0.2 gr deri n\u00eb 0.5 gr, t\u00eb cil\u00ebn e ka gati p\u00ebr shitje, ku nj\u00eb doz\u00eb shitej p\u00ebr shum\u00ebn 2000-5000 lek\u00eb. Klient\u00ebt pasi marrin doz\u00ebn e kokain\u00ebs e konsumonin n\u00eb ambientet e tualetit t\u00eb lokalit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet ai ndihmohej edhe nga bodyguardi (truporoja) i lokalit K.D., menaxheri K. I. dhe kamarieri R.Z.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura t\u00eb analizuara si m\u00eb sip\u00ebr u provua tej \u00e7do dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb pandehurit E.V., K.I, R. Z., dhe K.D., kan\u00eb realizuar tregtimin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike t\u00eb llojit \u201ckokain\u00eb\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrdoruesve t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike t\u00eb cil\u00ebt vinin n\u00eb lokalin \u201cBar Star\u201d dhe blinin l\u00ebnd\u00ebn narkotike.<\/p>\n<p>Rezultatet e p\u00ebrftuara nga blerjet e simuluara t\u00eb cilat jan\u00eb pasqyruar t\u00eb detajuara te rrethanat e faktit provojn\u00eb se t\u00eb pandehurit shisnin n\u00eb vazhdim\u00ebsi l\u00ebnd\u00eb narkotike personave t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb vinin si klient\u00eb n\u00eb lokalin \u201cBar Star\u201d, ku l\u00ebnd\u00ebn narkotike t\u00eb llojit \u201ckokain\u00eb\u201d e mbanin t\u00eb fshehur jasht\u00eb lokalit n\u00eb pjes\u00ebn e mbrapme t\u00eb tij, ku e merrnin n\u00eb nj\u00eb kuti t\u00eb vendosur te muri rrethues i lokalit, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike e mbanin t\u00eb fshehur n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb pandehurit E. V. T\u00eb pandehurit l\u00ebnd\u00ebn narkotike e quanin \u201camaro\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos kuptoheshin kur bisedonin lidhur me lek\u00ebt q\u00eb kishin p\u00ebrfituar nga shitja e l\u00ebnd\u00ebs narkotike.<\/p>\n<p>Nga analiza e provave dhe rrethanave t\u00eb faktit provohet plot\u00ebsisht se i pandehuri E. V. e kryente veprimtarin\u00eb e paligjshme n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe konkretisht n\u00eb rolin e organizatorit dhe ekzekutorit. I pandehuri K.D., e ka kryer vepr\u00ebn penale n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ekzekutorit. Ai ka ndjekur me p\u00ebrpikm\u00ebri detyrat e l\u00ebna nga bashk\u00ebpandehuri E. V. Edhe i pandehuri tjet\u00ebr K.I., e ka kryer vepr\u00ebn penale n\u00eb rolin e ekzekutorit, dhe ka nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha hapat p\u00ebr ta realizuar plot\u00ebsisht vepr\u00ebn penale. Nd\u00ebrsa i pandehuri R.Z. e ka kryer vepr\u00ebn penale n\u00eb rolin e ndihm\u00ebsit, pasi ka nd\u00ebrmarr\u00eb t\u00eb gjitha veprimet e mundshme q\u00eb vepra penale t\u00eb realizohet plot\u00ebsisht, duke marr\u00eb porosit\u00eb nga klient\u00ebt e lokalit p\u00ebr blerjen e l\u00ebnd\u00ebs narkotike dhe duke e p\u00ebrcjell\u00eb porosin\u00eb tek t\u00eb bashk\u00ebpandehurit K.I. dhe K. D. t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rolin e ekzekutorit pra shit\u00ebsit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs narkotike.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit gjyq\u00ebsor me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Berat u vendos:<\/p>\n<p>Deklarimi fajtor i t\u00eb pandehurit E.V. p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe d\u00ebnimin e tij me 12 vite burgim. N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 406 pika 1, uljen e d\u00ebnimit me 1\/3, dhe d\u00ebnimit e t\u00eb pandehurit p\u00ebrfundimisht me 8 vite burgim;<br \/>\nDeklarimi fajtor i t\u00eb pandehurit K.I. p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cProdhimi dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d dhe d\u00ebnimin e tij me 7 vite burgim. N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 406 pika 1, uljen e d\u00ebnimit me 1\/3, dhe d\u00ebnimit e t\u00eb pandehurit p\u00ebrfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim;<br \/>\nDeklarimi fajtor i t\u00eb pandehurit K.D. p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cProdhimi dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d dhe d\u00ebnimin e tij me 7 vite burgim. N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 406 pika 1, uljen e d\u00ebnimit me 1\/3, dhe d\u00ebnimit e t\u00eb pandehurit p\u00ebrfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim; dhe<br \/>\nDeklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit R.I p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cProdhimi dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d, dhe d\u00ebnimin e tij me 7 vite burgim.N\u00eb zbatim t\u00eb nenit 406 pika 1, uljen e d\u00ebnimit me 1\/3, dhe d\u00ebnimit e t\u00eb pandehurit p\u00ebrfundimisht me 4 vite e 8 muaj burgim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kokainelokal\/\">Kokain\u00eb n\u00eb lokalin e nat\u00ebs n\u00eb Dimal, d\u00ebnohet pronari i \u201cStar Club\u201d dhe tre an\u00ebtar\u00eb t\u00eb stafit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kat\u00ebr persona jan\u00eb shpallur fajtor\u00eb dhe jan\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cProdhim dhe shitje t\u00eb narkotik\u00ebve\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim. T\u00eb d\u00ebnuarit jan\u00eb shtetasit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., t\u00eb cil\u00ebt, sipas hetimeve, ushtronin nj\u00eb aktivitet t\u00eb organizuar p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e kokain\u00ebs n\u00eb lokalin e nat\u00ebs \u201cStar Club\u201d, n\u00eb qytetin e Dimalit. Nga dosja hetimore rezulton [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87417","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87417"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87417\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}