{"id":87355,"date":"2026-05-13T19:48:36","date_gmt":"2026-05-13T19:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/debati-duhet-orientuar-rreth-kompetencave-te-bashkive-dhe-jo-rreth-gjeografise-se-tyre\/"},"modified":"2026-05-13T19:48:36","modified_gmt":"2026-05-13T19:48:36","slug":"debati-duhet-orientuar-rreth-kompetencave-te-bashkive-dhe-jo-rreth-gjeografise-se-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/debati-duhet-orientuar-rreth-kompetencave-te-bashkive-dhe-jo-rreth-gjeografise-se-tyre\/","title":{"rendered":"Debati duhet orientuar rreth kompetencave t\u00eb bashkive dhe jo rreth gjeografis\u00eb s\u00eb tyre"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze <\/p>\n<p>Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bashki t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb jug t\u00eb vendit pash\u00eb nj\u00eb protest\u00eb banor\u00ebsh, rreth 20 vet\u00eb, para zyr\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb. U afrova t\u2019i pyes se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonin.<\/p>\n<p>-\u201cJa ran\u00eb k\u00ebto shirat e m\u00ebdha\u201d, than\u00eb, \u201cka l\u00ebvizur rruga, \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb tubi i uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe as n\u00eb fshat nuk shkojm\u00eb dot, as uj\u00eb nuk kemi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb rr\u00ebzuar dhe dy shtyllat e dritave.\u201d<\/p>\n<p>Si t\u2019ua shpjegoja atyre q\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsi nuk varet nga bashkia, rruga nuk varet nga bashkia dhe elektriciteti nuk varet nga bashkia. Po t\u2019ua thosha, me siguri do m\u00eb shanin se do t\u2019u dukesha sikur mbroja kryetarin. I lash\u00eb n\u00eb fatin e tyre duke protestuar.<\/p>\n<p>Por n\u00eb fakt akoma nuk e kan\u00eb zgjidhur at\u00eb problem.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb jan\u00eb pa kompetenca reale n\u00eb terren dhe reforma territoriale duhet t\u00eb synoj\u00eb nj\u00eb rikthim t\u00eb pushtetit vendor n\u00eb bashki. Kjo sidomos n\u00eb prag t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian, ku nuk besoj q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e pranueshme q\u00eb infermieren e fshatit ta em\u00ebroj\u00eb Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, uj\u00ebsjell\u00ebsin e fshatit ta menaxhoj\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs, taksat lokale p\u00ebr bizneset e m\u00ebdha t\u00eb jen\u00eb qesharake, pasurit\u00eb natyrore t\u00eb nj\u00eb bashkie turistike t\u00eb jen\u00eb moll\u00eb e ndaluar p\u00ebr t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Konsultimi \u201cpopullor\u201d mbi ndarjen e mundshme t\u00eb re territoriale, ngjan me nj\u00eb kuti postare ku grumbullohen d\u00ebshira aktor\u00ebsh politik\u00eb, kryetar\u00ebsh n\u00eb detyr\u00eb dhe aspirant\u00ebsh p\u00ebr bajraktar\u00eb lokal\u00eb. Situata duket shum\u00eb e relaksuar, ngaq\u00eb ata q\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb as kan\u00eb nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ato q\u00eb thon\u00eb bashk\u00ebbiseduesit dhe as nuk kan\u00eb ndonj\u00eb plan t\u00eb vetin se \u00e7far\u00eb do b\u00ebjn\u00eb. K\u00ebshtu, duke mos e orientuar debatin rreth nj\u00eb projekti konkret t\u00eb qeveris\u00eb apo rreth nj\u00eb projekti kontestues t\u00eb opozit\u00ebs, tani debati rreth Reform\u00ebs Territoriale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muhabet pazari ku gjith\u00ebfar\u00eb lloj deliranti apo njeriu me mend \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Qeveria nuk ka nj\u00eb version t\u00eb saj t\u00eb ndarjes territoriale. Ka rreth kat\u00ebr opsione, t\u00eb cilat ndonj\u00ebher\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb, nd\u00ebrsa opozita dhe m\u00eb zi, ka vet\u00ebm nj\u00eb opsion: t\u00eb shtoj\u00eb akoma numrin e bashkive q\u00eb t\u00eb mos duket sikur nuk ka fituar asnj\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb debat racional jo vet\u00ebm me \u201cpopullin\u201d q\u00eb vjen n\u00eb takime, por sidomos n\u00eb Parlament, aty ku do votohet, duhet t\u00eb vendosim prioritetet p\u00ebr t\u00eb cilat duhet t\u00eb ndryshojm\u00eb ndarjen territoriale. Nuk m\u00eb duket se numri i bashkive ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje q\u00eb jan\u00eb sot. Duke mos pasur asnj\u00eb kompetenc\u00eb reale n\u00eb menaxhimin e territorit t\u00eb tyre, bashkit\u00eb e sotme, si t\u2019i l\u00ebsh 61, si t\u2019i b\u00ebsh 161, si t\u2019i b\u00ebsh 21, nuk jan\u00eb bashki.<\/p>\n<p>Reforma e v\u00ebrtet\u00eb territoriale do t\u00eb ishte nj\u00eb rreth i ri kompetencash vendore q\u00eb duhet t\u00eb shk\u00ebputen nga qeveria qendrore dhe t\u00eb shkojn\u00eb pran\u00eb t\u00eb zgjedhurve n\u00eb baz\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb parim pastaj mund t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr ndarje t\u00eb re territoriale. N\u00ebse \u00ebsht\u00eb e dyshimt\u00eb t\u2019u besohen gjith\u00eb k\u00ebto kompetenca disa bashkive t\u00eb vogla pa burime njer\u00ebzore apo pa shum\u00eb banor\u00eb, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb kompozim i ri i ndarjes territoriale, bazuar mbi rrethe t\u00eb p\u00ebrqendruar deri n\u00eb 20 t\u00eb till\u00eb, ku kryetari i rrethit t\u00eb zgjidhet nga populli dhe k\u00ebshilli i rrethit t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb parlament lokal ku t\u00eb delegohen kompetencat e munguara t\u00eb pushtetit lokal. Pastaj bashkit\u00eb le t\u00eb funksionojn\u00eb si\u00e7 jan\u00eb, por brenda nj\u00eb rrethi t\u00eb caktuar i cili ka fuqi mbi infrastruktur\u00ebn, ujin, dritat, mjek\u00ebsin\u00eb, burimet natyrore, taksat dhe gjith\u00e7ka q\u00eb lidhet me potencialin ekonomik t\u00eb rrethit.<\/p>\n<p>N\u00ebse pal\u00ebt bien dakord p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parim, pra p\u00ebr parimin q\u00eb kompetencat e menaxhimit vendor i duhen hequr qeveris\u00eb qendrore dhe agjencive t\u00eb varura prej saj dhe i duhen \u00e7uar rrethit, pastaj numri i bashkive nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Mund t\u2019i b\u00ebni dhe dyfish t\u00eb k\u00ebtyre q\u00eb jan\u00eb apo dhe mund t\u2019i p\u00ebrgjysmoni, se prap\u00eb kot do jen\u00eb.<\/p>\n<p>Fuqia reale jan\u00eb kompetencat dhe jo numri i kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive. Dhe ato duhen zbritur n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr qendrash t\u00eb menaxhueshme dhe me potencial t\u00eb burimeve njer\u00ebzore q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend me pushtet vendor. K\u00ebshtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nuk ka as pushtet vendor dhe as kompetenca, por vet\u00ebm disa kryetar\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se t\u2019i luten 12 muaj me radh\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr fonde dhe t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb p\u00ebrurime.<\/p>\n<p>N\u00eb rast t\u00eb kund\u00ebrt, arg\u00ebtohuni me k\u00ebto konsultime popullore dhe mbyllini konsultimet duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk do b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb, se nuk \u00ebsht\u00eb dakord as populli, as qeveria, as opozita q\u00eb t\u00eb kemi pushtet vendor. Dhe mos harxhoni lek\u00eb p\u00ebr zgjedhje. Em\u00ebrojini ata kryetar\u00ebt se kot q\u00eb kot jan\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb nj\u00eb bashki t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb jug t\u00eb vendit pash\u00eb nj\u00eb protest\u00eb banor\u00ebsh, rreth 20 vet\u00eb, para zyr\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb. U afrova t\u2019i pyes se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkonin. -\u201cJa ran\u00eb k\u00ebto shirat e m\u00ebdha\u201d, than\u00eb, \u201cka l\u00ebvizur rruga, \u00ebsht\u00eb \u00e7ar\u00eb tubi i uj\u00ebsjell\u00ebsit dhe as n\u00eb fshat nuk shkojm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87355","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87355","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87355"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87355\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87355"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87355"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87355"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}