{"id":87339,"date":"2026-05-13T18:48:32","date_gmt":"2026-05-13T18:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/skandali-21-mld-leke-i-pastrimit-te-plazheve-tenderi-i-qepur-per-fushen-denoncohet-ne-kpp-rama-nxjerr-administraten-ne-aksion-2\/"},"modified":"2026-05-13T18:48:32","modified_gmt":"2026-05-13T18:48:32","slug":"skandali-21-mld-leke-i-pastrimit-te-plazheve-tenderi-i-qepur-per-fushen-denoncohet-ne-kpp-rama-nxjerr-administraten-ne-aksion-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/skandali-21-mld-leke-i-pastrimit-te-plazheve-tenderi-i-qepur-per-fushen-denoncohet-ne-kpp-rama-nxjerr-administraten-ne-aksion-2\/","title":{"rendered":"Skandali 2,1 MLD lek\u00eb i pastrimit t\u00eb plazheve\/ Tenderi \u201ci qepur\u201d p\u00ebr Fush\u00ebn denoncohet n\u00eb KPP, Rama nxjerr administrat\u00ebn n\u00eb aksion \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Bregdeti pastrohet me aksion, nd\u00ebrsa Kryeministri n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ndan tenderin 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mikun e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb bajate e p\u00ebrvitshme q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbuluar shp\u00ebrdorimin e buxhetit t\u00eb shtetit. K\u00ebshtu, ka nisur edhe k\u00ebt\u00eb vit \u201cp\u00ebrgatitja\u201d p\u00ebr sezonin e ri turistik. Ekipet e pun\u00ebs jan\u00eb n\u00eb terren p\u00ebr pastrimin.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama ka ndar\u00eb k\u00ebto dit\u00eb disa video nga pastrimi i bregdetit: nga Vlora, Katundi i Ri n\u00eb Durr\u00ebs, Semani i Fierit, Nj\u00ebkoh\u00ebsisht po vijon edhe plugimi i r\u00ebr\u00ebs.<\/p>\n<p>Qindra persona kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb aksion t\u00eb gjer\u00eb pastrimi p\u00ebr zon\u00ebn e bregdetit Nart\u00eb\u2013Zv\u00ebrnec, t\u00eb organizuar nga prefektura e qarkut t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Aksioni vijon prej 10 dit\u00ebsh edhe p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs bregdetare t\u00eb Dar\u00ebzez\u00ebs dhe Pishporos. Jan\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb bashkive, t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Mjedisit, t\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit, t\u00eb Prefekturave, Nd\u00ebrmarrjet e pastrimit t\u00eb bashkive. Kan\u00eb ardhur n\u00eb ndihm\u00eb edhe forcat e ushtris\u00eb!<\/p>\n<p>Aksionet jan\u00eb forma veprimi t\u00eb organizatave jo qeveritare, q\u00eb kryeministri i kopjon dhe me to b\u00ebn propagand\u00eb. Nuk do t\u00eb kishte nevoj\u00eb as p\u00ebr aksion, as p\u00ebr shpallje emergjencash mjedisore, n\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebhej korrupsion me parat\u00eb e taksapaguesve n\u00ebp\u00ebr tenderat e pastrimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, korrupsionit vendor i mbivendoset kryeministri q\u00eb e ka fshes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe. Pasi krijoi Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Bregdetit dhe u mori bashkive cdo kompetenc\u00eb, nxjerr cdo vit lek\u00eb nga buxheti i shtetit p\u00ebr pastrimin e bregdetit. Tashm\u00eb ka dal\u00eb hapur dhe e ndan k\u00ebt\u00eb buxhet me njeriun e tij t\u00eb besuar, ministrin Blendi Gonxhe.<\/p>\n\n<p>Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara q\u00eb varet prej Gonxhes, organizon prej dy vjet\u00ebsh tenderin e pastrimit t\u00eb Bregdetit. Jan\u00eb miliarda lek\u00eb q\u00eb kan\u00eb destinacion pastrimin, por q\u00eb mbushin llogarit\u00eb e oligark\u00ebve pran\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Por pazarit t\u00eb k\u00ebtij viti i ka dal\u00eb era! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Rama postonte videot e \u201caksionit\u201d, m\u00eb 27 prill 2026, dy denoncime jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare p\u00ebr bashkit\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb, Rrogozhin\u00eb, Divjak\u00eb, Fier, Vlor\u00eb, Himar\u00eb, Sarand\u00eb dhe Pogradec\u201d, e ndar\u00eb n\u00eb lote:<\/p>\n<p>Loti 1: Sh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare p\u00ebr Bashkit\u00eb Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Durr\u00ebs, Kavaj\u00eb, Pogradec;<\/p>\n<p>Loti 2: Sh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb zon\u00ebs bregdetare p\u00ebr Bashkit\u00eb Rrogozhin\u00eb, Divjak\u00eb, Fier, Vlor\u00eb, Himar\u00eb dhe Sarand\u00eb.<\/p>\n\n<p>Fondi limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb 207, 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa TVSH, i ndar\u00eb n\u00eb 108, 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Loti 1 dhe 99,4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Loti 2.<\/p>\n<p>Tenderi ishte caktuar t\u00eb mbahej m\u00eb 18 maj 2026, por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar. M\u00eb 27 prill, \u00ebsht\u00eb depozituar ankesa e nj\u00eb kompanie pjes\u00ebmarr\u00ebse, q\u00eb ngre shqet\u00ebsimin se kriteret e tenderit jan\u00eb qepur p\u00ebr nj\u00eb fitues t\u00eb paracaktuar<\/p>\n<p>Kompania k\u00ebrkon modifikimin e dokumenteve t\u00eb tenderit dhe shtron 10 argumente p\u00ebrse disa kritere jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit mbi prokurimin.<\/p>\n\n<p>Fondi limit i caktuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00ebsht\u00eb 207, 6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja, pa TVSH, i ndar\u00eb n\u00eb 108, 2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Loti 1 dhe 99,4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Loti 2.<\/p>\n<p>Tenderi ishte caktuar t\u00eb mbahej m\u00eb 18 maj 2026, por tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pezulluar. M\u00eb 27 prill, \u00ebsht\u00eb depozituar ankesa e nj\u00eb kompanie pjes\u00ebmarr\u00ebse, q\u00eb ngre shqet\u00ebsimin se kriteret e tenderit jan\u00eb qepur p\u00ebr nj\u00eb fitues t\u00eb paracaktuar<\/p>\n<p>Kompania k\u00ebrkon modifikimin e dokumenteve t\u00eb tenderit dhe shtron 10 argumente p\u00ebrse disa kritere jan\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit mbi prokurimin.<\/p>\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar edhe nj\u00eb ankes\u00eb e dyt\u00eb n\u00eb KPP. Sipas ankuesit thuhet se disa k\u00ebrkesa jan\u00eb t\u00eb paplot\u00ebsueshme sepse nuk lidhen me objektin e tenderit.<\/p>\n<p>\u201cSikurse rezulton, n\u00eb Formularin e Specifikimeve Teknike, por dhe n\u00eb Formularin e Sh\u00ebrbimeve dhe Grafikut t\u00eb Ekzekutimit, nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar asnj\u00eb z\u00eb sh\u00ebrbimesh q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vendosje t\u00eb jo m\u00eb pak se 20 tualete portative t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr instalimin dhe stacionimin n\u00eb zona bregdetare. Nga ana tjet\u00ebr, edhe sikur t\u00eb ishte parashikuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, enti prokurues duhej t\u00eb sigurohej dhe p\u00ebr marrjen e lejeve me q\u00ebllim vendosjen e tyre, n\u00eb vendin dhe n\u00eb koh\u00ebn e caktuar. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim i investitorit\u201d,-k\u00ebmb\u00ebngul denoncuesi.<\/p>\n\n<p>Nga t\u00eb dy ankesat, si konkluzion k\u00ebrkohet t\u00eb ndryshohen dokumentet e tenderit dhe kriteret t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n\n<p>Dyshimet jan\u00eb se fituesi mund t\u00eb jet\u00eb s\u00ebrish kompania \u201cFusha\u201d shpk e oligarkut Shk\u00eblqim Fusha, me lidhje shum\u00eb t\u00eb ngushta me Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2022 deri n\u00eb 2025, tenderat p\u00ebr pastrimin e bregdetit jan\u00eb zhvatur nga Fusha shpk. Fillimisht, kontratat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga\u00a0Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. Nd\u00ebrsa vlera e k\u00ebtyre kontratave ka ardhur n\u00eb rritje nga viti n\u00eb vit. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebritja e kontrat\u00ebs p\u00ebr Shk\u00eblqim Fush\u00ebn b\u00ebn kontrast me munges\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb n\u00eb plazhe, fakt i evidentuar nga vet\u00eb institucionet.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n\n<p>Dyshimet jan\u00eb se fituesi mund t\u00eb jet\u00eb s\u00ebrish kompania \u201cFusha\u201d shpk e oligarkut Shk\u00eblqim Fusha, me lidhje shum\u00eb t\u00eb ngushta me Kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2022 deri n\u00eb 2025, tenderat p\u00ebr pastrimin e bregdetit jan\u00eb zhvatur nga Fusha shpk. Fillimisht, kontratat jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga\u00a0Agjencia Komb\u00ebtare e Bregdetit, nd\u00ebrsa m\u00eb pas nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. Nd\u00ebrsa vlera e k\u00ebtyre kontratave ka ardhur n\u00eb rritje nga viti n\u00eb vit. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebritja e kontrat\u00ebs p\u00ebr Shk\u00eblqim Fush\u00ebn b\u00ebn kontrast me munges\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb n\u00eb plazhe, fakt i evidentuar nga vet\u00eb institucionet.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bregdeti pastrohet me aksion, nd\u00ebrsa Kryeministri n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ndan tenderin 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mikun e tij. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fasad\u00eb bajate e p\u00ebrvitshme q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbuluar shp\u00ebrdorimin e buxhetit t\u00eb shtetit. K\u00ebshtu, ka nisur edhe k\u00ebt\u00eb vit \u201cp\u00ebrgatitja\u201d p\u00ebr sezonin e ri turistik. Ekipet e pun\u00ebs jan\u00eb n\u00eb terren p\u00ebr pastrimin. Kryeministri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87339","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87339"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87339\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}