{"id":87295,"date":"2026-05-13T12:52:36","date_gmt":"2026-05-13T12:52:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/berisha-akuza-rames-po-fsheh-raportin-e-ibar\/"},"modified":"2026-05-13T12:52:36","modified_gmt":"2026-05-13T12:52:36","slug":"berisha-akuza-rames-po-fsheh-raportin-e-ibar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/berisha-akuza-rames-po-fsheh-raportin-e-ibar\/","title":{"rendered":"Berisha akuza Ram\u00ebs: Po fsheh raportin e IBAR"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po fsheh raportin e fundit t\u00eb Parlamenti Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201c<em>raportin m\u00eb kritik t\u00eb miratuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha tha se raporti i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian kritikon ashp\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare p\u00ebr procesin zgjedhor dhe funksionimin e institucioneve.<\/p>\n<p>Sipas Berish\u00ebs, dokumenti k\u00ebrkon gjithashtu forcimin e rolit t\u00eb parlamentit n\u00eb procesin e integrimit europian dhe zbatimin pa vones\u00eb t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai sulmoi edhe drejtuesit e Kuvendit, duke pretenduar se mazhoranca nuk ka interes real p\u00ebr integrimin europian, por p\u00ebr \u201c<em>mbrojtjen e aferave korruptive dhe pasurive t\u00eb vjedhura\u201d.<\/em> Berisha u ndal edhe te \u00e7\u00ebshtja e investimeve strategjike dhe PPP-ve, duke pretenduar se raporti i Parlamentit Europian k\u00ebrkon transparenc\u00eb p\u00ebr k\u00ebto projekte dhe publikimin e listave p\u00ebrkat\u00ebse. Ai akuzoi gjithashtu qeverin\u00eb dhe mediat pran\u00eb saj se po shmangin debatin publik mbi raportin, nd\u00ebrsa shtoi se dokumenti p\u00ebrmban kritika t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb raportit IBAR p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe procesin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimi Europian.<\/p>\n<p><em>\u201cPor t\u00eb l\u00ebm\u00eb m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebt\u00eb, se k\u00ebta mbajn\u00eb err\u00ebsir\u00eb, k\u00ebta nuk b\u00ebjn\u00eb transparenc\u00eb, dhe k\u00ebto ne i m\u00ebsojm\u00eb nga mediat dhe nga cop\u00ebza t\u00eb shkurtra q\u00eb rrjedhin nga miqt\u00eb tan\u00eb. Po marrin tjetr\u00ebn ne. Marrim raportin e Parlamentit Evropian. Raportin e Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm. Raporti absolutisht m\u00eb kritik i miratuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit. Raporti q\u00eb i thot\u00eb qeveris\u00eb, ti nuk b\u00ebre zgjedhje t\u00eb drejta, b\u00ebre zgjedhje si parti shtet, bleve vota, etj. Raporti q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb parlamenti t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol qendror n\u00eb procesin e integrimit. E shihni ju at\u00eb Peleshin q\u00eb q\u00ebndron n\u00eb krye t\u00eb parlamentit? Nuk ka interes integrimin ai, \u00ebsht\u00eb si Edi Rama. K\u00ebta kan\u00eb interesa t\u00eb pasurive q\u00eb kan\u00eb vjedhur, se po t\u00eb kishte interes integrimin, Olt\u00ebs do i thoshte, nuk ke vend k\u00ebtu m\u00eb, shko, ka dy vendime Gjykata Kushtetuese. Ti je nj\u00eb hajdute, bashk\u00eb me bashk\u00ebshortin t\u00ebnd, e faktuar me gjykat\u00eb, e vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Ti nuk ke vend. Por Olta \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e familjes Rama. Nuk ndodh kot kjo.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe aty shkruhet e zez\u00eb mbi t\u00eb bardh\u00eb, t\u00eb zbatohen vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese pa vones\u00eb.<br \/>\nKeni d\u00ebgjuar ju ndonj\u00eb preokupim p\u00ebr k\u00ebto?<br \/>\nI vetmi preokupim si ta fshehim raportin me mediat e kontrolluara.<br \/>\nT\u00eb mos u themi shqiptar\u00ebve nj\u00eb fjal\u00eb se \u00e7far\u00eb thot\u00eb ky raport.<br \/>\nRaporti thot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb hiqet imuniteti pa asnj\u00eb ndikim n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, pa penges\u00eb.<br \/>\nFlitet ndonj\u00eb fjal\u00eb?<br \/>\nHajde se p\u00ebr IBAR-in nuk e b\u00ebjn\u00eb publik dhe mediat e kontrolluara nga qeveria nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb debate.<br \/>\nPo p\u00ebr raportin q\u00eb \u00ebsht\u00eb publik? Nuk ka asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb IBAR-i, raporti ka \u00e7do gj\u00eb. Ka nj\u00eb ngjashm\u00ebri midis t\u00eb dyjave. Raporti \u00ebsht\u00eb nisur si nj\u00eb raport dyfaq\u00ebsh dhe ka p\u00ebrfunduar si nj\u00eb raport me 300 e ca amendime, nj\u00eb raport 20-30 faqesh.<\/em><\/p>\n<p>Edhe ai i IBAR, prandaj thot\u00eb ky e ka Komisioni at\u00eb debat, jo mor jo, \u00ebsht\u00eb debat midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb BE. Pra, k\u00ebtu asnj\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\nKeni par\u00eb q\u00eb raporti ndalet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur tek investimet strategjike, tek vjedhjet me investime strategjike dhe k\u00ebrkon list\u00ebn, publikimin e list\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb gj\u00eb u them, pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb BE n\u00eb vitin 2024 \u00ebsht\u00eb kaluar ligj p\u00ebr PPP-t\u00eb. 10 PPP jan\u00eb firmosur nga Edi Rama n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin, pa e p\u00ebrfillur fare ligjin e miratuar n\u00eb qeveri.\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/13\/berisha-akuza-rames-po-fsheh-raportin-e-ibar\/\">Berisha akuza Ram\u00ebs: Po fsheh raportin e IBAR<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po fsheh raportin e fundit t\u00eb Parlamenti Europian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201craportin m\u00eb kritik t\u00eb miratuar ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit\u201d. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha tha se raporti i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87295","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87295"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87295\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}