{"id":87269,"date":"2026-05-13T12:48:14","date_gmt":"2026-05-13T12:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/shqiperia-po-fundoset-nga-krimi-dhe-korrupsioni\/"},"modified":"2026-05-13T12:48:14","modified_gmt":"2026-05-13T12:48:14","slug":"shqiperia-po-fundoset-nga-krimi-dhe-korrupsioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/shqiperia-po-fundoset-nga-krimi-dhe-korrupsioni\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria po fundoset nga krimi dhe korrupsioni \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"firstP\">\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp nga Kryesia e Kuvendit, n\u00ebnkryetari i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i opozit\u00ebs, Klevis Balliu, sulmoi Raportin e Integrimit 2025, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cnj\u00eb dokument propagandistik q\u00eb fsheh degradimin e shtetit shqiptar n\u00ebn korrupsionin, krimin e organizuar dhe kapjen politike t\u00eb institucioneve\u201d.<\/p>\n<\/div>\n<p>Balliu deklaroi se procesi i IBAR-it p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb vonuar s\u00ebrish, pasi 9 vende an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Europian kan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime shtes\u00eb p\u00ebr problematikat n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar dhe standardet demokratike.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb alarm politik dhe diplomatik q\u00eb rr\u00ebzon propagand\u00ebn e qeveris\u00eb p\u00ebr \u2018rekorde historike\u2019 dhe \u2018integrim t\u00eb pakthyesh\u00ebm\u2019. Me propagand\u00eb nuk integrohet askush n\u00eb Bashkimin Europian\u201d, deklaroi Balliu nga Kryesia e Kuvendit.<\/p>\n<p>Sipas tij, Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb identifikohet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht si korridor i trafikimit t\u00eb drog\u00ebs dhe qend\u00ebr e pastrimit t\u00eb parave n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Balliu p\u00ebrmendi raportet e antimafias italiane dhe Departamentit Amerikan t\u00eb Shtetit, duke theksuar se \u201ckartele t\u00eb rrezikshme shqiptare dhe t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb grupe t\u00eb lidhura me Ndranghet\u00ebn dhe kartelin Sinaloa, p\u00ebrdorin sektorin e nd\u00ebrtimit p\u00ebr pastrim parash\u201d.<\/p>\n<p>Ai akuzoi qeverin\u00eb se ka shkat\u00ebrruar tregun dhe sigurin\u00eb ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrmes \u201ckullave t\u00eb nd\u00ebrtuara me para kriminale\u201d, q\u00eb sipas tij kan\u00eb rritur artificialisht \u00e7mimet e pronave.<\/p>\n<p>Balliu sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama p\u00ebr daljen publike n\u00eb mbrojtje t\u00eb AKSHI-t.<\/p>\n<p>\u201cSapo takoi ambasadorin e BE-s\u00eb, Silvio Gonzato, Edi Rama doli me flamurin europian p\u00ebr t\u00eb mbrojtur AKSHI-n dhe p\u00ebr t\u00eb sulmuar prokuror\u00ebt. P\u00ebrdorimi i flamurit t\u00eb Bashkimit Europian p\u00ebr t\u00eb mbuluar skandale korruptive \u00ebsht\u00eb akt i turpsh\u00ebm\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Sipas Balliut, raporti injoron edhe konstatimet e OSCE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit 2025, ku evidentohen p\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore, presioni ndaj administrat\u00ebs dhe ndikimi i element\u00ebve kriminal\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Ai ngriti akuza t\u00eb forta edhe ndaj Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duke deklaruar se operacionet kund\u00ebr krimit dekonspirohen nga segmente t\u00eb inkriminuara brenda strukturave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Jan\u00eb prer\u00eb qindra flet\u00eb-arreste, por 231 prej tyre jan\u00eb ende t\u00eb paekzekutuara. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se kapen ushtar\u00ebt, nd\u00ebrsa bos\u00ebt e krimit nuk preken kurr\u00eb\u201d, deklaroi Balliu.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai e cil\u00ebsoi \u201ckolaps institucional\u201d gjendjen n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, duke publikuar shifrat e stokut t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve:<\/p>\n<p>\u2013 Gjykata e Lart\u00eb: 16.445 \u00e7\u00ebshtje;<br \/>\u2013 Gjykatat e Apelit: 56.990 \u00e7\u00ebshtje;<br \/>\u2013 Apeli Administrativ: 24.530 \u00e7\u00ebshtje;<br \/>\u2013 Gjykatat e P\u00ebrgjithshme: 39.767 \u00e7\u00ebshtje;<br \/>\u2013 Gjykatat Administrative: 8.396 \u00e7\u00ebshtje;<br \/>\u2013 GJKKO: 223 \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb total jan\u00eb 147.351 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mbartura. Drejt\u00ebsia e vonuar \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e mohuar\u201d, deklaroi Balliu.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb reagimit t\u00eb tij nga Kryesia e Kuvendit, ai k\u00ebrkoi transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr Kapitullin 24 dhe procesin e IBAR-it, auditim t\u00eb pavarur p\u00ebr AKSHI-n dhe projektin \u201cSmart City Albania\u201d, si dhe rezultate konkrete n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>\u201cIntegrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb dekor politik p\u00ebr propagand\u00ebn e qeveris\u00eb. Integrimi europian \u00ebsht\u00eb standard, shtet ligjor dhe besim. Sot Shqip\u00ebria po largohet nga k\u00ebto standarde p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb zhytur n\u00eb korrupsion dhe lidhje me krimin\u201d, p\u00ebrfundoi Balliu.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp nga Kryesia e Kuvendit, n\u00ebnkryetari i Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i opozit\u00ebs, Klevis Balliu, sulmoi Raportin e Integrimit 2025, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201cnj\u00eb dokument propagandistik q\u00eb fsheh degradimin e shtetit shqiptar n\u00ebn korrupsionin, krimin e organizuar dhe kapjen politike t\u00eb institucioneve\u201d. Balliu deklaroi se procesi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87269","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87269","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87269"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87269\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}