{"id":87264,"date":"2026-05-13T11:52:07","date_gmt":"2026-05-13T11:52:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/ilir-yzeiri-perse-veliaj-e-zoteroi-teresisht-hapesiren-publike-per-nje-jave\/"},"modified":"2026-05-13T11:52:07","modified_gmt":"2026-05-13T11:52:07","slug":"ilir-yzeiri-perse-veliaj-e-zoteroi-teresisht-hapesiren-publike-per-nje-jave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/ilir-yzeiri-perse-veliaj-e-zoteroi-teresisht-hapesiren-publike-per-nje-jave\/","title":{"rendered":"Ilir Yzeiri: P\u00ebrse Veliaj e zot\u00ebroi t\u00ebr\u00ebsisht hap\u00ebsir\u00ebn publike p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga paraqitja e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative m\u00eb 8 maj e deri n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb pasoi, Erion Veliaj ishte tema e dit\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb median shqiptare. Ai u rendit i pari duke l\u00ebn\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb politike, t\u00eb gjitha ngjarjet sensitive q\u00eb kishte kjo periudh\u00eb dhe, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, v\u00ebmendja ndaj tij kaloi madje edhe kryeministrin Edi Rama. Nuk arrit\u00ebn ta largonin v\u00ebmendjen nga Veliaj as koncerti i madh n\u00eb Sheshin \u00ab Italia \u00bb n\u00eb nderim t\u00eb Ennio Morikones, as protesta e PD-s\u00eb q\u00eb u mbajt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn dit\u00eb me paraqitjen e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Adnministrative.<\/p>\n<p>Jehona vijoi edhe n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe k\u00ebto dit\u00eb nj\u00eb gazet\u00eb e njohur e Belgjik\u00ebs, atje ku ndodhen institucionet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb BE-s\u00eb, \u00abMorningBrussels \u00bb, me autor Martin Banks i kushtoi nj\u00eb reportazh t\u00eb zgjeruar k\u00ebsaj ngjarjeje duke e vendosur at\u00eb n\u00eb nj\u00eb sfond t\u00eb gjer\u00eb e duke v\u00ebn\u00eb theksin te ndjeshm\u00ebria e lart\u00eb q\u00eb ka zgjuar n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb bot\u00eb rasti Veliaj.<\/p>\n<p>Paralelisht me at\u00eb paraqitje t\u00eb Veliajt ishte edhe fillimi i gjyqit ndaj ish-presidentit Ilir Meta apo vijimi i gjyqit p\u00ebr ish-kryeministrin Berisha dhe dh\u00ebndrrin e tij. Por, n\u00ebse paraqitja e Ilir Met\u00ebs n\u00eb gjykat\u00eb dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, tronditi opinionin publik kur ai u shfaq i d\u00ebrrmuar fizikisht n\u00eb kafazin e qelqt\u00eb, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, kur ai u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn e gjykimit n\u00eb themel, v\u00ebmendja ishte normale. Po p\u00ebrse Veliaj ka z\u00ebn\u00eb kryet e vendit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike k\u00ebto dit\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebrse opinioni i gjer\u00eb po tregon interes p\u00ebr fatin e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb detyr\u00eb Erion Veliaj q\u00eb mbahet n\u00eb paraburgim prej gati 500 dit\u00ebsh ? Arsyet jan\u00eb t\u00eb shumta, por ajo q\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen k\u00ebt\u00eb radh\u00eb ishte padia e tij ndaj prokurorit Olsi Dado, t\u00eb cilin Veliaj e akuzon se \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit jasht\u00eb normave dhe kritereve ligjore. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast u shpreh\u00ebn m\u00eb par\u00eb edhe ish-presidenti i Republik\u00ebs Bamir Topi i cili tha se n\u00eb dosjen e tij nuk ka asnj\u00eb dokument p\u00ebrve\u00e7 shkres\u00ebs p\u00ebrcjell\u00ebse nga ish-prokurorja e p\u00ebrgjithshme Ina Rama.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e presidenc\u00ebs aktuale tha n\u00eb seanc\u00ebn paraprake se n\u00ebse nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb do t\u00eb kishte ardhur sot, Olsi Dado nuk do t\u00eb ishte em\u00ebruar prokuror i Republik\u00ebs. P\u00ebr seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb dat\u00ebs 8 maj \u00ebsht\u00eb folur gjat\u00eb. Ajo mori nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr shkak se at\u00eb dit\u00eb aty u paraqit edhe aktori m\u00eb i madh shqiptar i dit\u00ebve tona Robert Ndrenika. Robert Ndrenika e p\u00ebrqafoi Veliajn, e puthi n\u00eb ball\u00eb dhe i tha fjal\u00ebt q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohura se \u00e7far\u00eb t\u00eb mbetet nga burgu vij e b\u00ebj un\u00eb.<\/p>\n<p>Reshtimi i hapur i Ndrenik\u00ebs n\u00eb krah t\u00eb Veliajt nxiti urrejtjen dhe fyerjet te ato portale apo te ata individ\u00eb t\u00eb cil\u00ebt prej koh\u00ebsh e kan\u00eb dekonstruktuar edhe pun\u00ebn edhe personazhin e Veliajt, at\u00eb vet\u00eb e familjen e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr, e mor\u00ebn fjal\u00ebn personalitete t\u00eb njohura dhe akademik\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm mbrojt\u00ebn Ndrenik\u00ebn, por i treguan publikut p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me tone t\u00eb forta se kultura shqiptare e nd\u00ebshkimit popullor komunist duhet t\u00eb marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Veliaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb i ndaluar i pafajsh\u00ebm deri n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Nd\u00ebrkaq, n\u00ebse e sheh k\u00ebt\u00eb ngjarje nga nj\u00eb an\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb v\u00ebresh se popullariteti i Veliajt q\u00eb mbuloi gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb vjen nga nj\u00eb shkak i vet\u00ebm : p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publiku pa nj\u00eb shfaqje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb gjyqeve. Deri tani n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike ka mbizot\u00ebruar kultura e dhun\u00ebs dhe e lin\u00e7imit mbi t\u00eb ndaluarit nga SPAK. Kontakti i par\u00eb i Veliajt me publikun dhe zhvillimi i nj\u00eb seance e cila, megjith\u00ebse u ndalua q\u00eb t\u00eb transmetohej live, u p\u00ebrcoll, megjithat\u00eb, p\u00ebrmes gazetar\u00ebve q\u00eb ishin atje, krijoi m\u00eb n\u00eb fund p\u00ebrfytyrimin e pritur se e mira dhe e keqja tani kan\u00eb nj\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n<p>Veliaj ka gjetur nj\u00eb argument t\u00eb thell\u00eb juridik dhe i k\u00ebrkon instancave p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb t\u00eb shprehen n\u00ebse \u00ebsht\u00eb apo jo i ligjsh\u00ebm em\u00ebrimi i porkurorit Olsi Dado. Ata q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb sqarojn\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion, p\u00ebr fat t\u00eb keq, duan ta fshehin k\u00ebt\u00eb skandal. Institucioni q\u00eb duhet t\u00eb shprehet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jo vet\u00ebm q\u00eb b\u00ebri nj\u00eb paraqitje qesharake n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb, por, tani n\u00eb fund, ne pam\u00eb se \u00e7far\u00eb debatesh dhe \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie kan\u00eb mbledhjet e atij institucioni, n\u00eb t\u00eb cilat Kryetarja e KLP-s\u00eb ul\u00ebret e shkel ligjin, nd\u00ebrsa prokurori i njohur Sokol Stojani shfaqet i tronditur. Por ngjarja e Veliajt ka edhe an\u00ebn e vet politike.<\/p>\n<p>Erion Veliaj e ka shpallur veten t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe ka akuzuar politik\u00ebn, segmente t\u00eb caktuara t\u00eb superstruktur\u00ebs q\u00eb ndaj tij \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb kurth. M\u00ebnyra e trajtimit t\u00eb tij dhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb tij tani i kan\u00eb bindur edhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e shumt\u00eb t\u00eb Erion Veliajt se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb viktim\u00eb e nj\u00eb kombinacioni tipik shqiptar. Heshtja e Partis\u00eb Socialiste ndaj skandaleve q\u00eb po vihen re p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Veliaj, trajtimi \u00e7njer\u00ebzor i tij n\u00eb burgjet shqiptare n\u00eb koh\u00ebn kur minist\u00ebr i brendsh\u00ebm ishte socialisti i p\u00ebrk\u00ebdhelur nga Rama, Ulsi Manja t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshosh se brenda Partis\u00eb Socialiste di\u00e7ka \u00ebsht\u00eb thyer keq. Veliaj tani po fiton mb\u00ebshtetjen e gjer\u00eb t\u00eb popullit socialist sepse t\u00eb gjith\u00eb po binden se ai p\u00ebrfaq\u00ebson an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb politik\u00ebs shqiptare dhe se kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij, ata q\u00eb nuk e duan lidershipin e tij k\u00ebt\u00eb radh\u00eb u gabuan.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga paraqitja e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative m\u00eb 8 maj e deri n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb pasoi, Erion Veliaj ishte tema e dit\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb median shqiptare. Ai u rendit i pari duke l\u00ebn\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb politike, t\u00eb gjitha ngjarjet sensitive q\u00eb kishte kjo periudh\u00eb dhe, p\u00ebr her\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87264","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87264","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87264"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87264\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87264"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87264"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87264"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}