{"id":87222,"date":"2026-05-13T08:48:21","date_gmt":"2026-05-13T08:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/gjenerali-de-gaulle-do-te-konsideroje-te-pavlefshme-dhe-te-paqene-rrezimin-e-mbretit-zog-i-i-re-i-shqiptareve-nga-italianet-pasi-ata-refleksionet-e-studiuesit-te-njohur-t\/"},"modified":"2026-05-13T08:48:21","modified_gmt":"2026-05-13T08:48:21","slug":"gjenerali-de-gaulle-do-te-konsideroje-te-pavlefshme-dhe-te-paqene-rrezimin-e-mbretit-zog-i-i-re-i-shqiptareve-nga-italianet-pasi-ata-refleksionet-e-studiuesit-te-njohur-t","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/gjenerali-de-gaulle-do-te-konsideroje-te-pavlefshme-dhe-te-paqene-rrezimin-e-mbretit-zog-i-i-re-i-shqiptareve-nga-italianet-pasi-ata-refleksionet-e-studiuesit-te-njohur-t\/","title":{"rendered":"\u201cGjenerali De Gaulle do t\u00eb konsideroj\u00eb t\u00eb pavlefshme dhe t\u00eb paqen\u00eb rr\u00ebzimin e Mbretit Zog i I-r\u00eb i shqiptar\u00ebve nga italian\u00ebt, pasi ata\u2026\u201d\/ Refleksionet e studiuesit t\u00eb njohur, Thomas Frash\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Nga Thomas Frash\u00ebri<\/p>\n<p>\u201cPas mynxyrave t\u00eb qershorit, n\u00eb territorin anglez kishin mb\u00ebrritur sovran\u00ebt dhe ministrat e Norvegjis\u00eb, Holand\u00ebs, Luksemburgut, presidenti dhe ministrat e qeveris\u00eb polake dhe m\u00eb von\u00eb kabineti qeveritar belg. \u00c7ekosllovak\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb organizoheshin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mbreti i Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmerrte disa kontakte\u201d. N\u00eb \u201cKujtimet e luft\u00ebs\u201d s\u00eb gjeneralit De Gaulle, \u00ebsht\u00eb i vetmi aluzion q\u00eb i b\u00ebhet qeveris\u00eb shqiptare mbret\u00ebrore n\u00eb m\u00ebrgim. Lakonik, pothuajse i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ky sh\u00ebnim kumton gjithsesi opinionin q\u00eb kreu i Franc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, kishte mbi situat\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb shqiptare gjat\u00eb viteve t\u00eb para t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore: ai njihte legjitimitetin e Mbretit t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe, duke e radhitur p\u00ebrkrah sovran\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb m\u00ebrguar t\u00eb vendeve aleate (Holand\u00eb, Luksemburg, Poloni, \u00c7ekosllovaki), e konsideronte Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend aleat rezistent.<\/p>\n<p>Ai nuk e ndryshoi as m\u00eb pas k\u00ebt\u00eb opinion dhe do t\u00eb shprehet vazhdimisht me keqardhje p\u00ebr faktin q\u00eb ky vend aleat ra n\u00ebn zgjedh\u00ebn e sundimit sllav dhe komunist. Bindja q\u00eb gjenerali De Gaulle kishte mbi k\u00ebt\u00eb pike, nuk ishte e par\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vitet 1940.Duke njohur rezistenc\u00ebn shqiptare, Franca e lir\u00eb p\u00ebrmbyste pozicionin franko-anglez t\u00eb prillit 1939, q\u00eb konsistonte n\u00eb mos-denoncimin e hapur t\u00eb agresionit italian mbi Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb datave 7-12 prill t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vit.<\/p>\n<p>N\u00ebse Republika III-t\u00eb franceze kishte heshtur mbi k\u00ebt\u00eb agresion, kjo i detyrohej faktit q\u00eb Franca nuk donte t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritej kund\u00ebrv\u00ebnia e saj e hapur n\u00eb Lidhjen e Kombeve ndaj pushtimit italian t\u00eb Abisinis\u00eb, tre vjet m\u00eb par\u00eb. Ky reagim e kishte shtyr\u00eb Du\u00e7en t\u00eb n\u00ebnshkruante \u201cPaktin e hekurt\u201d me Hitlerin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb Musolini vazhdonte t\u00eb shprehte nj\u00eb vullnet afrimi me \u201cPlutokracit\u00eb\u201d per\u00ebndimore, si\u00e7 i cil\u00ebsonte ai demokracit\u00eb e pasura kapitaliste, Anglin\u00eb dhe Franc\u00ebn n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p>M\u00eb 1939-n, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeveria fashiste projektonte aneksimin e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila ndodhej tashm\u00eb prej koh\u00ebsh n\u00ebn influenc\u00ebn italiane, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrpeshuar aneksimin e \u00c7ekosllovakis\u00eb nga Rajhu gjerman, dhe b\u00ebnte p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mos bashk\u00eb ndar\u00eb fatin e Gjermanis\u00eb dhe Japonis\u00eb, Franca nuk mund t\u00eb b\u00ebnte gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se t\u00eb shpresonte nj\u00eb zbutje t\u00eb konfliktit n\u00eb dukje t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb paevituesh\u00ebm me Rom\u00ebn.<\/p>\n<p>Mosangazhimi i Italis\u00eb duhej ruajtur me \u00e7do kusht, edhe pse Parisi e Londra ishin n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb Roma nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb angazhonte nj\u00ebsi t\u00eb plota ushtarake p\u00ebrpara 1942-shit. K\u00ebshtu duhej hequr dor\u00eb nga \u00e7do p\u00ebrplasje frontale me Boshtin, mbi \u00e7\u00ebshtjet ballkanike dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb evituar nd\u00ebrhyrjen e Gjermanis\u00eb, gj\u00eb e cila mund t\u00eb zgjonte simpatit\u00eb e fjetura t\u00eb qeveris\u00eb greke, jugosllave, bullgare ose asaj rumune p\u00ebr Rajhun III.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Republika e III-t\u00eb franceze, jo vet\u00ebm q\u00eb kishte pranuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur uzurpimin e kuror\u00ebs mbret\u00ebrore shqiptare prej Mbretit Viktor Emanuel III-t\u00eb, por kishte vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb denoncimi i agresionit italian mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, i transmetuar zyrtarisht kryetarit t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve, Jozef Avenol, nga vet\u00eb Mbreti Zog i I-r\u00eb, i ndodhur n\u00eb Greqi, m\u00eb 9 prill 1939, t\u00eb mos kishte asnj\u00eb jehon\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Si p\u00ebr ciniz\u00ebm t\u00eb historis\u00eb, Franca do t\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb maj-qershor t\u00eb vitit 1940, pasi, e agresuar nga Italia e Musolinit, do ta shoh\u00eb veten t\u00eb shkelur prej \u201c\u00e7izmes\u201d s\u00eb Du\u00e7es.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb logjikshme dhe si pasoj\u00eb e denoncimit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb viteve 1930 t\u00eb Republik\u00ebs III-t\u00eb, gjenerali De Gaulle do t\u00eb konsideroj\u00eb t\u00eb pavlefshme dhe t\u00eb paqen\u00eb rr\u00ebzimin e Mbretit Zog i I-r\u00eb i shqiptar\u00ebve nga italian\u00ebt, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshmon korrespondenca midis dy lider\u00ebsh shteti, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs udh\u00ebheq\u00ebsi i Franc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb i drejtohet nj\u00eb sovrani legjitim, jo thjesht p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb nj\u00eb grupimi t\u00eb caktuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb interesave shqiptare.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht pushtimi italian ai q\u00eb e detyroi familjen mbret\u00ebrore t\u00eb braktis\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Mbreti Zog i I-r\u00eb nuk mundi t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb brendshme, p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb cilat historian\u00ebt debatojn\u00eb ende. Por ai shpresoi n\u00eb organizimin e nj\u00eb rezistence jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me trupa dhe materiale m\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb krahasim me ato \u00e7\u2019ka dispononte aktualisht Shqip\u00ebria dhe q\u00eb ndodheshin prej koh\u00ebsh n\u00eb duart e italian\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb, nj\u00eb rikthim n\u00eb vend ishte i mundsh\u00ebm, n\u00ebp\u00ebrmjet bashkimit t\u00eb forcave q\u00eb i kishin q\u00ebndruar besnike, ashtu si kishte ndodhur n\u00eb vitin 1924, kur, i larguar nga pushteti dhe i m\u00ebrguar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb revolucioni, ai kishte triumfuar mbi kund\u00ebrshtar\u00ebt. Megjithat\u00eb, konteksti nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb vitet 1939-1940, nuk ishte m\u00eb i nj\u00ebjti si n\u00eb vitin 1924.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfaq\u00ebsues i unitetit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kombit shqiptar, autokton n\u00eb disa territore jugosllave dhe greke, prezenca e Mbretit Zog nuk ishte m\u00eb e mir\u00ebpritur as n\u00eb Beograd, as n\u00eb Athin\u00eb. I detyruar t\u00eb largohej nga trojet shqiptare n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb det, ai kaloi n\u00ebp\u00ebr Turqi, n\u00eb vendet baltike, n\u00eb Franc\u00eb ku, mes t\u00eb tjerash, ai njohu dhe disfat\u00ebn e Republik\u00ebs III.<\/p>\n<p>Mbreti Zog dhe suita e tij u instaluan n\u00eb Angli m\u00eb 26 qershor t\u00eb vitit 1940, si fillim n\u00eb hotelin \u201cRitz\u201d, pastaj n\u00eb vila \u201cForest Ridge\u201d t\u00eb Sunningale Ascot dhe m\u00eb s\u00eb fundi n\u00eb vil\u00ebn e Parmoor House, n\u00eb Oxfordshire. Nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb Mbreti Zog dhe nj\u00eb pjes\u00eb mir\u00eb e t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, t\u00eb ndodhur brenda dhe jasht\u00eb territorit shqiptar, t\u00eb ken\u00eb d\u00ebgjuar apelin e 18 qershorit ose, at\u00eb t\u00eb 22 qershorit 1940, t\u00eb gjeneralit De Gaulle n\u00ebp\u00ebrmjet val\u00ebve t\u00eb BBC-s\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pranuar nga disa d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Edhe pse anglez\u00ebt i kishin ndaluar kategorikisht \u00e7do lloj akti rezistence, Mbreti Zog tentoi dy her\u00eb nd\u00ebrmjet n\u00ebntorit t\u00eb vitit 1940 dhe prillit t\u00eb vitit 1941, t\u00eb organizoj\u00eb trupa luftimi, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb dep\u00ebrtonin n\u00eb territorin shqiptar n\u00ebp\u00ebrmjet Jugosllavis\u00eb ose Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar italian\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur popullin shqiptar n\u00eb kryengritje. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Mbreti Zog u p\u00ebrpoq t\u00eb hidhte bazat e nj\u00eb aksioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt antifashist greko-shqiptaro-jugosllav, por pa sukses.<\/p>\n<p>K\u00ebto projekte nuk u miratuan nga anglez\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve regjenca jugosllave, n\u00eb afrimitet me Rajhun, i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur oponenc\u00ebn e saj formale. Qeveria greke nuk d\u00ebshironte n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrforcimin e nj\u00eb rezistence shqiptare nacionaliste, konkurrente me t\u00eb saj\u00ebn, e cila mund t\u00eb b\u00ebhej penges\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr aneksimin e jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga Greqia. Vlen t\u00eb n\u00ebnvizohet q\u00eb anglez\u00ebt besonin m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e rezistenc\u00ebs komuniste t\u00eb organizuar dhe t\u00eb konsoliduar fuqish\u00ebm, fal\u00eb ideologjis\u00eb s\u00eb emisar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb komuniste jugosllave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana mjaft t\u00eb v\u00ebshtira, Mbreti Zog, i cili p\u00ebrpiqej t\u00eb kishte sa me tep\u00ebr kredibilitet p\u00ebrpara fuqive aleate, e shihte t\u00eb arsyeshme t\u00eb mos braktiste mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb peshuar sadopak n\u00eb zgjidhjen e ardhshme t\u00eb konfliktit bot\u00ebror. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai vendosi t\u00eb ndihmoj\u00eb rezistenc\u00ebn mbret\u00ebrore t\u00eb krijuar brenda Shqip\u00ebris\u00eb, rreth nj\u00eb oficeri t\u00eb ish-ushtris\u00eb s\u00eb rregullt shqiptare, majorit Abas Kupi.<\/p>\n<p>Po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Mbreti filloi t\u00eb inkurajonte dhe t\u00eb autorizonte oficer\u00ebt e rrethit t\u00eb tij, por gjithashtu dhe t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb e mb\u00ebshtetnin jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb angazhohen n\u00eb kuadrin e forcave t\u00eb armatosura t\u00eb fuqive aleate p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent n\u00eb teatrot e ndrysh\u00ebm t\u00eb operacioneve luftarake. Edhe pse ky angazhim nuk mund t\u00eb ishte, numerikisht, ve\u00e7se simbolik, ai duhej t\u00eb kontribuonte n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fitoren p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>I frym\u00ebzuar nga shembulli i rezistenc\u00ebs goliste jasht\u00eb Franc\u00ebs, Mbreti i shqiptar\u00ebve d\u00ebshironte nj\u00eb pjes\u00ebmarrje ushtarake, simbolike, por konkrete. K\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb memorandumet e ndryshme q\u00eb monarku i d\u00ebrgoi Ruzveltit, por edhe fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mbledhura n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs, m\u00eb 23 shtator 1941. Gjenerali De Gaulle iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Mbretit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre t\u00eb 3 dhjetorit 1941, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mes t\u00eb tjerash lexojm\u00eb: \u201cMadh\u00ebria Juaj mund t\u00eb jet\u00eb i sigurt se Franca e shum\u00ebvuajtur nga lufta dhe pushtimi i huaj merr pjes\u00eb n\u00eb hidh\u00ebrimin dhe vuajtjet e popullit shqiptar dhe i q\u00ebndron besnike miq\u00ebsis\u00eb tradicionale midis dy vendeve\u201d.<\/p>\n<p>Gjenerali De Gaulle kishte dijeni p\u00ebr organizimin e nj\u00eb rezistence n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai i ndiqte nga af\u00ebr dhe me mjaft interes luft\u00ebn dhe rezistenc\u00ebn greke e jugosllave, duke shprehur nj\u00eb parap\u00eblqim t\u00eb theksuar dhe pa komplekse p\u00ebr nacionalist\u00ebt n\u00eb d\u00ebm t\u00eb partizan\u00ebve komunist\u00eb t\u00eb Titos. Ai kishte synuar q\u00eb prej vitit 1940, d\u00ebrgimin e nj\u00eb kontingjenti francez n\u00eb Shqip\u00ebri, me q\u00ebllim pjes\u00ebmarrjen n\u00eb \u00e7lirimin e k\u00ebtij vendi dhe t\u00eb Greqis\u00eb, por Foreign Office i ishte kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb duke u bazuar mbi pretekste t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, qeveria angleze nuk e shihte me sy t\u00eb mir\u00eb vendosjen e nj\u00eb kontingjenti francez n\u00eb Greqi, i cili mund t\u00eb vinte n\u00eb rrezik t\u00eb nes\u00ebrmen e fitores p\u00ebrfundimtare, influenc\u00ebn angleze n\u00eb rajon. N\u00eb Shqip\u00ebri, rezistenca komuniste, e cila kishte b\u00ebr\u00eb disi t\u00eb vet\u00ebn moton e gjeneralit De Gaulle, \u201cNj\u00eb luft\u00eb t\u00eb vetme, n\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm\u201d, ishte e organizuar dhe e p\u00ebrgatitur mjaft mir\u00eb fal\u00eb misioneve angleze.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe pse Enver Hoxha, shef i rezistenc\u00ebs komuniste, d\u00ebgjonte n\u00eb radio emisionet e Londr\u00ebs, asnj\u00eb kontakt nuk duket t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb me Franc\u00ebn e lir\u00eb, deri n\u00eb krijimin e qeveris\u00eb provizore t\u00eb Republik\u00ebs franceze n\u00eb Algjer dhe hyrjen e komunist\u00ebve n\u00eb kabinetin qeveritar.<\/p>\n<p>Gjenerali De Gaulle pati rastin t\u00eb njihte dhe t\u00eb vler\u00ebsonte element\u00eb t\u00eb rezistenc\u00ebs mbret\u00ebrore shqiptare t\u00eb ndodhur jasht\u00eb vendit. K\u00ebtyre t\u00eb fundit iu desh t\u00eb luftonin n\u00ebn flamurin e Franc\u00ebs luft\u00ebtare, p\u00ebr atdheun dhe sovranin e tyre, por edhe p\u00ebr Franc\u00ebn dhe p\u00ebr lirin\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. Ky angazhim nuk do t\u00eb ishte pa pasoja n\u00eb konceptimin e politik\u00ebs ballkanike t\u00eb Franc\u00ebs, gjat\u00eb momenteve t\u00eb para t\u00eb pas-Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Angazhimi i shqiptar\u00ebve dhe i diaspor\u00ebs n\u00ebn flamurin francez<\/p>\n<p>T\u00eb par\u00ebt q\u00eb shfaq\u00ebn hapur angazhimin e tyre, ishin an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb grupimi shqiptar t\u00eb Stambollit, besnik\u00eb t\u00eb Mbretit, t\u00eb inkuadruar nga oficer\u00ebt e Ushtris\u00eb shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht nga oficer\u00ebt e Gard\u00ebs Mbret\u00ebrore q\u00eb ndodheshin n\u00eb kryeqytetin e vjet\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb rrall\u00ebt ku konsullata shqiptare ishte ende e hapur. Republika e Turqis\u00eb nuk e kishte njohur, n\u00eb fakt, aneksimin italian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe vazhdonte t\u00eb kishte marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Mbretin Zog.<\/p>\n<p>T\u00eb mobilizuar nga agjent\u00ebt anglez\u00eb t\u00eb SOE (Special Operations Excecutive), shqiptar\u00ebt q\u00eb jetonin n\u00eb Stamboll k\u00ebmb\u00ebngulnin p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e tyre n\u00eb luft\u00eb n\u00ebn uniform\u00ebn franceze dhe jo n\u00ebn at\u00eb angleze. Disa dit\u00eb pas p\u00ebrgjigjes q\u00eb gjenerali De Gaulle i drejtoi Mbretit, n\u00eb lidhje me Konferenc\u00ebn e aleat\u00ebve, n\u00eb fundvitin e 1941-shit, 38 shqiptar\u00eb u bashkuan me Forcat franceze t\u00eb lira t\u00eb Legjionit t\u00eb huaj n\u00eb Siri, Liban dhe Palestin\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb ishin pro Monarkis\u00eb. Kontaktet e tyre t\u00eb p\u00ebrhershme me Mbretin Zog siguroheshin n\u00ebp\u00ebrmjet oficer\u00ebve t\u00eb Gard\u00ebs Mbret\u00ebrore: kapitenit Adem Shehi dhe Faik Elmazi, n\u00ebntogerit Rexhep Bajraktari dhe rreshterit Ismail Shemsedini. T\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebhiqeshin nga kreu k\u00ebshillues i Mbretit, koloneli i Gard\u00ebs, Hysen Selmani. Midis atyre q\u00eb u angazhuan n\u00ebn forcat franceze t\u00eb lira, nuk pati vet\u00ebm individ\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebt harresa ka hedhur pluhurin e koh\u00ebrave. Rrethi intim i Mbretit Zog, nuk mungoi t\u00eb jepte shembullin.<\/p>\n<p>Nuk mundemi t\u00eb mos kujtojm\u00eb komandantin Hysen bej Agolli-Doshishti (1914-2004), nipin e Mbretit Zog, an\u00ebtar i familjes mbret\u00ebrore ish-student i Saint Cyr, i cili iu bashkua Legjionit t\u00eb huaj, q\u00eb n\u00eb vitin 1941 dhe luftoi p\u00ebrkrah forcave shqiptare t\u00eb inkorporuara n\u00eb Forcat franceze t\u00eb lira n\u00eb Levant. Q\u00eb n\u00eb momentin e rekrutimit si vullnetar, ai mori pjes\u00eb n\u00eb Batalionin VI-\u00ebt t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb, t\u00eb Brigad\u00ebs III-t\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb Levantit, t\u00eb krijuara pas riorganizimit t\u00eb tyre nga gjenerali De Gaulle, m\u00eb 16 korrik 1943.<\/p>\n<p>Mbretit Zog iu desh gjithashtu t\u00eb ndahej p\u00ebr shum\u00eb vite nga nj\u00eb nd\u00ebr personat m\u00eb besnik\u00eb t\u00eb tij, togeri i Gard\u00ebs Jusuf Begeja (1912-1992). Ky ish-student i Shkoll\u00ebs Ushtarake t\u00eb Rom\u00ebs (Collegio Scoula Militare di Roma) e kishte filluar karrier\u00ebn e tij ushtarake si toger i k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb t\u00eb Batalionit I-r\u00eb t\u00eb regjimentit I-r\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs Mbret\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitet 1930, ashtu si komandanti Hysen bej Agolli-Doshishti. Oficer i Mbretit Zog n\u00eb m\u00ebrgim, ai i kishte k\u00ebrkuar leje sovranit p\u00ebr t\u2019u angazhuar vullnetarisht n\u00ebn forcat franceze t\u00eb lira.\/ Memorie.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Thomas Frash\u00ebri \u201cPas mynxyrave t\u00eb qershorit, n\u00eb territorin anglez kishin mb\u00ebrritur sovran\u00ebt dhe ministrat e Norvegjis\u00eb, Holand\u00ebs, Luksemburgut, presidenti dhe ministrat e qeveris\u00eb polake dhe m\u00eb von\u00eb kabineti qeveritar belg. \u00c7ekosllovak\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb organizoheshin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Mbreti i Shqip\u00ebris\u00eb nd\u00ebrmerrte disa kontakte\u201d. N\u00eb \u201cKujtimet e luft\u00ebs\u201d s\u00eb gjeneralit De Gaulle, \u00ebsht\u00eb i vetmi aluzion [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87222","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87222","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87222"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87222\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87222"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87222"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87222"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}