{"id":87181,"date":"2026-05-13T06:48:14","date_gmt":"2026-05-13T06:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/pse-rama-nuk-flet-per-aruben-rrefehet-gazetari-italian-qe-u-mor-ne-mbrojtje-pas-librit-per-mafien-shqiptare\/"},"modified":"2026-05-13T06:48:14","modified_gmt":"2026-05-13T06:48:14","slug":"pse-rama-nuk-flet-per-aruben-rrefehet-gazetari-italian-qe-u-mor-ne-mbrojtje-pas-librit-per-mafien-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/13\/pse-rama-nuk-flet-per-aruben-rrefehet-gazetari-italian-qe-u-mor-ne-mbrojtje-pas-librit-per-mafien-shqiptare\/","title":{"rendered":"\u201cPse Rama nuk flet p\u00ebr Arub\u00ebn?\u201d Rr\u00ebfehet gazetari italian q\u00eb u mor n\u00eb mbrojtje, pas librit p\u00ebr mafien shqiptare \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Gazetari i njohur investigativ italian i \u2018Domani\u2019, Nello Trocchia, ka rr\u00ebfyer detaje mbi k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vendosjen e tij n\u00ebn mbrojtje t\u00eb rrept\u00eb nga autoritetet italiane.<\/p>\n<p>Gazetari konfirmoi gjithashtu se mesazhe shqet\u00ebsuese i kan\u00eb ardhur edhe nga nipi i nj\u00eb narkotrafikanti italian, i lidhur ngusht\u00eb me grupet kriminale shqiptare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb kryeqytetin italian.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb nxehta t\u00eb bised\u00ebs ishte informacioni i Drejtoris\u00eb Hetimore Antimafia (DIA) italiane p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb ndodhur n\u00eb ishullin Aruba n\u00eb vitin 2019, midis nj\u00eb karteli kriminal dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Trocchia sqaroi te \u201cSyri TV\u2019 se p\u00ebrpara se t\u00eb publikonte k\u00ebt\u00eb lajm n\u00eb librin e tij, kishte tentuar disa her\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb version zyrtar nga kryeministri shqiptar, por kishte hasur n\u00eb heshtje totale.<\/p>\n<p><strong>INTERVISTA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndjeshm\u00ebria jon\u00eb gazetareske, por p\u00ebr ty, i dashur Nelo, kemi edhe nj\u00eb ndjenj\u00eb miq\u00ebsie dhe, si t\u00eb themi, edhe kuriozitet njer\u00ebzor. Pyetja ime e par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me situat\u00ebn e re q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar, ku ndodhesh. M\u00eb thuaj n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mundur, a mund t\u00eb na tregosh \u00e7far\u00eb ka ndryshuar, q\u00eb agjencit\u00eb e rendit n\u00eb Itali kan\u00eb vendosur t\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb me eskort\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Absolutisht po, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Mir\u00ebmbr\u00ebma juve dhe t\u00eb gjith\u00eb teleshikuesve. Q\u00eb nga m\u00ebngjesi i s\u00eb shtun\u00ebs m\u00eb \u00ebsht\u00eb komunikuar ky vendim p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin tim t\u00eb mbrojtjes. Un\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh kisha tashm\u00eb nj\u00eb form\u00eb v\u00ebzhgimi pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb sime, periodike, me nj\u00eb frekuenc\u00eb orare t\u00eb ndryshme, por q\u00eb nga m\u00ebngjesi i s\u00eb shtun\u00ebs kam eskort\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, mbrojtja ime \u00ebsht\u00eb forcuar, n\u00eb kuptimin q\u00eb un\u00eb l\u00ebviz ekskluzivisht me makin\u00ebn e sh\u00ebrbimit i shoq\u00ebruar nga agjent\u00ebt e institucioneve, t\u00eb cil\u00ebt i fal\u00ebnderoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, ashtu si\u00e7 i kam fal\u00ebnderuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebr vendimet e marra n\u00eb lidhje me sigurin\u00eb time.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime, natyrisht, lidhen me vler\u00ebsime q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Komiteti p\u00ebr rendin dhe sigurin\u00eb publike, ku marrin pjes\u00eb t\u00eb gjitha forcat hetimore t\u00eb kryeqytetit, prefekti i kryeqytetit, dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mund t\u00eb them un\u00eb, \u00ebsht\u00eb se kur m\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar, ma kan\u00eb th\u00ebn\u00eb 20 dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn time, por kam b\u00ebr\u00eb edhe un\u00eb nj\u00eb denoncim, nj\u00eb informim t\u00eb Karabinier\u00ebve, pra p\u00ebr faktin se kam marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime nga mjedise kriminale t\u00eb lidhura me grupe kriminale me t\u00eb cilat jam marr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve dhe me t\u00eb cilat do t\u00eb merrem edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Pastaj ka edhe prova t\u00eb tjera, n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb hetuesve, p\u00ebr hetime p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb nuk kam dijeni, natyrisht. Por n\u00eb fund jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha elementet dhe \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb m\u00eb jepet eskort\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb kujtohet gazetari i Rai 2, n\u00ebse nuk gaboj Sigfrido Ranu\u00e7i, i cili ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, ishte sinqerisht i shqet\u00ebsuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb mafia shqiptare, nj\u00eb mafie q\u00eb vepron me deg\u00eb dhe rregulla ndoshta t\u00eb ndryshme, por edhe t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb mafies italiane, megjithat\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre vihet n\u00eb diskutim kjo tipologji e ndryshme, m\u00eb agresive e mafies shqiptare, nj\u00eb mafie reale n\u00eb nj\u00eb kuptim. Nuk e di n\u00ebse mund t\u00eb supozojm\u00eb, t\u00eb hamend\u00ebsojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb pas librit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin ti flisje p\u00ebr mafien shqiptare, disa k\u00ebrc\u00ebnime vijn\u00eb sinqerisht nga k\u00ebto grupe shqiptare n\u00eb Itali dhe jo vet\u00ebm. A mund ta konfirmojm\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje apo nuk ka, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nj\u00eb lidhje t\u00eb dukshme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Trochia:\u00a0<\/strong>Shiko, un\u00eb i p\u00ebrmbahem fakteve. Faktet thon\u00eb se disa muaj m\u00eb par\u00eb, dhe besoj se edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim i rezervuar q\u00eb i komunikohet m\u00eb pas personit, n\u00eb rastin tim mua. Besoj se kan\u00eb vler\u00ebsuar edhe nj\u00eb let\u00ebr anonime q\u00eb ka mb\u00ebrritur muajt e kaluar n\u00eb Prokurorin\u00eb Antimafia t\u00eb Rom\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn flitej qart\u00eb p\u00ebr librin tim \u2018Invincibili\u2019 mbi mafien shqiptare dhe p\u00ebr nj\u00eb lloj nervozizmi t\u00eb disa grupeve kriminale n\u00eb Itali q\u00eb i referohen kriminalitetit shqiptar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Kjo ka ndodhur. \u00c7far\u00eb ka ndodhur tjet\u00ebr? Q\u00eb mes k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb qarta dhe mesazheve shqet\u00ebsuese q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ardhur, t\u00eb hapura, ka nj\u00eb q\u00eb ka ardhur nga nipi i nj\u00eb narkotrafikanti q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ka qen\u00eb i lidhur me kriminalitetin shqiptar, me at\u00eb lloj mafieje t\u00eb Rom\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur me kriminalitetin shqiptar dhe me k\u00ebta trafikant\u00eb italian\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb subjektet q\u00eb m\u00eb kan\u00eb d\u00ebrguar mesazhe shqet\u00ebsuese dhe k\u00ebrc\u00ebnuese i referohen grupeve kriminale shqiptare. Kjo \u00ebsht\u00eb e sigurt. Vendimi p\u00ebrfundimtar, megjithat\u00eb, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb par\u00eb, merret nga autoritetet n\u00eb nj\u00eb mbledhje q\u00eb ka karakter t\u00eb rezervuar, pra sekret, k\u00ebshtu q\u00eb ndoshta lidhet edhe me shum\u00eb mjedise t\u00eb tjera kriminale, por ka edhe rastin tim dhe nuk duhet neglizhuar fakti q\u00eb aktualisht Roma, kryeqyteti i Italis\u00eb ku un\u00eb jetoj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i p\u00ebrshkuar nga grupe kriminale ku ato shqiptare kan\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, dhe un\u00eb me k\u00ebto merrem prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb vendet me demokraci hibride, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, disa lajme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shoq\u00ebrohen n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre edhe me mosbesim, me thashetheme vulgare, me hipoteza q\u00eb m\u00eb pas b\u00ebhen, si t\u00eb thuash, komplekse pothuajse p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar forc\u00ebn e versionit, t\u00eb rr\u00ebfimit, t\u00eb versionit real t\u00eb faktit. Ti e di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkrimi yt q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr takimin n\u00eb Aruba \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb Shqip\u00ebri nga nj\u00eb narrativ\u00eb qeveritare, nga histori q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb analiz\u00ebn e gazetaris\u00eb, t\u00eb gazetarit investigativ, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast analiz\u00ebn t\u00ebnde. Si mund t\u00eb jemi didaktik\u00eb me k\u00ebt\u00eb publik t\u00eb telenovelave turke, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi? A mund t\u00eb themi, t\u00eb konfirmojm\u00eb q\u00eb gj\u00ebja \u00ebsht\u00eb; nj\u00eb, e r\u00ebnd\u00ebsishme; dy, e rrezikshme; tre, tregon nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, agresive, mjaft k\u00ebrc\u00ebnuese n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi, me lidhje t\u00eb forta, me pika t\u00eb forta me bot\u00ebn e krimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim. Nelo, si mund t\u00eb jemi ne, ti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, bind\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb krijuar dy histori paralele, ku e v\u00ebrteta shpesh bashk\u00ebjeton me versionin e rrem\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Trochia:<\/strong>\u00a0Le t\u00eb nisim nga nj\u00eb fakt, nj\u00eb fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm. N\u00eb Itali ka nj\u00eb prokuror nd\u00ebr ata me mw shumw pwrvojw dhe m\u00eb kompetent\u00ebt q\u00eb quhet Nicola Gratteri, i cili prej vitesh lufton \u2018Ndranghet\u00ebn, mafien m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb Italis\u00eb dhe q\u00eb tani ndan tregun e drog\u00ebs me grupet kriminale shqiptare.<\/p>\n<p>Nicola Gratteri, un\u00eb e kam intervistuar n\u00eb librin tim dhe i b\u00ebj nj\u00eb pyetje. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. E pyes; n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e af\u00ebrt, kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb Rama, gazetar\u00eb, v\u00ebzhgues, e kan\u00eb quajtur Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb narkoshtet, nj\u00eb model narkoshteti, natyrisht ndryshe nga ato q\u00eb kemi njohur n\u00eb vitet e kaluara. Sipas meje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekzagjerim. Nicola Gratteri, prokuror i Napolit, nj\u00eb nga figurat simbol t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr mafies n\u00eb vendin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur jo, nuk \u00ebsht\u00eb ekzagjerim, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet duke delegjitimuar, si\u00e7 ndodh shpesh, edhe n\u00eb ambientin italian dhe jo vet\u00ebm shqiptar, pun\u00ebn gazetareske. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. Nj\u00eb fakt tjet\u00ebr i pakontestuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se n\u00eb nj\u00eb informat\u00eb t\u00eb Drejtoris\u00eb Hetimore Antimafia italiane, shkruhej se kishte ndodhur nj\u00eb takim mes nj\u00eb karteli kriminal n\u00eb Aruba n\u00eb vitin 2019 dhe disa p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb pap\u00ebrcaktuar, t\u00eb paspecifikuar t\u00eb qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Un\u00eb, para se t\u00eb shkruaja nj\u00eb fjali, nj\u00eb element t\u00eb till\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb informat\u00eb policore e Drejtoris\u00eb Hetimore Antimafia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb forca m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme hetimore n\u00eb vendin ton\u00eb, kam realizuar nj\u00eb hetim, p\u00ebr nj\u00eb takim mes nj\u00eb karteli kriminal n\u00eb Aruba n\u00eb 2019.<\/p>\n<p>Un\u00eb, para se t\u00eb shkruaj, p\u00ebrmes z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve, p\u00ebrmes numrit t\u00eb tij personal, i jam drejtuar Ram\u00ebs, kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryeministrit, atij q\u00eb drejton Shqip\u00ebrin\u00eb, liderit, p\u00ebr ta pyetur n\u00ebse mund t\u00eb konfirmonte pranin\u00eb n\u00eb vitin 2019 t\u00eb subjekteve t\u00eb lidhura me qeverin\u00eb shqiptare, sepse gazetaria ime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gazetari q\u00eb kur ka nj\u00eb akt zyrtar si ai q\u00eb sapo p\u00ebrmenda, pra nj\u00eb informat\u00eb e Drejtoris\u00eb Hetimore Antimafia, b\u00ebn gjithmon\u00eb nj\u00eb pun\u00eb verifikimi, prove, pune gazetareske.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke iu referuar qeveris\u00eb Rama, kryeministrit Rama, un\u00eb telefonoj kryeministrin Rama. N\u00ebse ai vendos t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet, nuk \u00ebsht\u00eb problem i imi, \u00ebsht\u00eb problem i atij q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet. Fakti q\u00eb ai nuk ka dashur t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb nga m\u00ebnyrat q\u00eb un\u00eb i kam propozuar, nuk \u00ebsht\u00eb problem i imi, \u00ebsht\u00eb problem i atij q\u00eb ka vendosur t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam nj\u00eb fakt, un\u00eb raportoj informacionin e Drejtoris\u00eb Hetimore Antimafia, e raportoj fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, e raportoj n\u00eb librin tim. Dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb telefonoj ekzekutivin shqiptar, k\u00ebrkoj t\u00eb konfirmoj\u00eb, t\u00eb eksploroj\u00eb, t\u00eb monitoroj\u00eb n\u00ebse ka qen\u00eb kjo prani, sepse mund t\u00eb ishte prania e nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministri, e nj\u00eb personi q\u00eb ndoshta n\u00eb mir\u00ebbesim po b\u00ebnte nj\u00eb takim pune.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb kishte shkuar n\u00eb mir\u00ebbesim. Un\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb, b\u00ebj k\u00ebto pyetje, sepse gazetar\u00ebt duan t\u00eb kuptojn\u00eb para s\u00eb gjithash. Por nuk \u00ebsht\u00eb se un\u00eb i censuroj lajmet. Un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lajm, kam b\u00ebr\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb edhe p\u00ebrgjigjen, versionin e qeveris\u00eb, por kjo p\u00ebrgjigje nuk m\u00eb ka ardhur. Dhe un\u00eb lajmin e kam publikuar.<\/p>\n<p><strong>Po t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit dhe pastaj t\u00eb l\u00eb t\u00eb lir\u00eb. M\u00eb kujtohet Saviano. Ai donte, e donte dhe e urrente faktin q\u00eb prej shum\u00eb koh\u00ebsh shoq\u00ebrohet me nj\u00eb eskort\u00eb policore n\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrditshme, nj\u00eb eskort\u00eb profesionale, pra e agjent\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e tij. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, dua t\u00eb t\u00eb pyes, ti sigurisht do t\u00eb vazhdosh t\u00eb b\u00ebsh profesionin t\u00ebnd, t\u00eb punosh n\u00eb profesionin t\u00ebnd, pavar\u00ebsisht rrethanave t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb krijuar. Pyetja e par\u00eb. Pastaj, i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb pik\u00ebpamje profesionale, dhe n\u00eb fund, sipas teje, bazuar n\u00eb analiz\u00ebn hetimore, informacionet q\u00eb ke marr\u00eb deri tani, njohurit\u00eb e tua personale e k\u00ebshtu me radh\u00eb, a do t\u00eb vij\u00eb apo mund t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb e ashtuquajtura mafie shqiptare t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb form\u00eb edhe m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese, e lidhur me shtetin shqiptar t\u00eb momentit dhe t\u00eb rris\u00eb pak forc\u00ebn kund\u00ebr ligjit, etj. Si e sheh ti k\u00ebt\u00eb raport t\u00ebndin n\u00eb t\u00eb ardhmen me k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb madh dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mes dy vendeve tona mike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Trochia:<\/strong>\u00a0Le t\u00eb nisim nga nj\u00eb fakt, sepse duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb. Un\u00eb i kam quajtur narkotrafikant\u00ebt shqiptar\u00eb \u2018t\u00eb pathyesh\u00ebm\u2019, jo vet\u00ebm sepse doja t\u00eb jepja nj\u00eb titull libri, por sepse eksponenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i kolon\u00ebs romane, q\u00eb quhet Arben Zogu, nd\u00ebrsa ne po flasim, \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb. \u00cbsht\u00eb i lir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksponent\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij bote kriminale. Subjekte t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb un\u00eb i citoj n\u00eb lib\u00ebr jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Po presim nga Dubai ekstradimin e Dorian Piku, ekstradimin e Altin Sinomatit, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment jan\u00eb ende atje dhe t\u00eb subjekteve t\u00eb tjera, ashtu si kolona romane e Zogut ka shum\u00eb subjekte t\u00eb tjera t\u00eb lira, jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar. Po flasim p\u00ebr nj\u00eb kolon\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb nga kolonat p\u00ebr t\u00eb cilat un\u00eb flas.<\/p>\n<p>D\u00ebshira p\u00ebr pushtet, p\u00ebr para, aft\u00ebsia korruptive p\u00ebr t\u00eb kontaminuar sektor\u00eb publik\u00eb, administrativ\u00eb t\u00eb kriminalitetit shqiptar, kjo aft\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. Nuk ka prioritete t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb qeveri, nuk ka prioritete t\u00eb tjera p\u00ebrve\u00e7 luft\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr mafies shqiptare, dhe k\u00ebt\u00eb e kam kuptuar duke intervistuar nj\u00eb ish-magjistrat, Mandoi, i cili kritikon qeverin\u00eb shqiptare dhe thot\u00eb se ligji p\u00ebr konfiskimin nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb luftuar nivelin e kriminalitetit q\u00eb ka arritur n\u00eb Shqip\u00ebri krimi.<\/p>\n<p>Dhe si\u00e7 m\u00eb ka treguar nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor drejt\u00ebsie, q\u00eb dikur ishte vras\u00ebs, ku nuk arrin pushka, ku nuk arrin kallashnikovi, arrijn\u00eb parat\u00eb. Aft\u00ebsia e mafies shqiptare \u00ebsht\u00eb t\u00eb korruptoj\u00eb si element qendror, sepse ka sasi t\u00eb m\u00ebdha parash q\u00eb vijn\u00eb nga narkotrafiku. Nuk ka prioritete t\u00eb tjera, jan\u00eb lojtar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka prioritet tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb qeveri p\u00ebrve\u00e7 luft\u00ebs kund\u00ebr mafies shqiptare dhe kund\u00ebr nivelit shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korrupsionit q\u00eb natyrisht i heq qytetar\u00ebve, i heq komunitetit dhe ia jep disa subjekteve t\u00eb lidhura me krimin. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja p\u00ebr pyetjen e dyt\u00eb. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn, un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb b\u00ebj profesionin tim.<\/p>\n<p>Sigurisht, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka b\u00ebhet m\u00eb e komplikuar, \u00ebsht\u00eb e pashmangshme, edhe vet\u00ebm n\u00eb organizimin e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Un\u00eb gjithmon\u00eb kam th\u00ebn\u00eb se ne jemi zgjedhjet q\u00eb b\u00ebjm\u00eb, nuk jemi pasojat tona, por jemi zgjedhjet tona. Edhe pse ndonj\u00ebher\u00eb pasojat jan\u00eb nd\u00ebrhyr\u00ebse n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb b\u00ebj gazetarin, kam nisur nga Campania, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tok\u00eb e madhe, dhe tani punoj p\u00ebr gjigant\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua jan\u00eb simbole, si Giancarlo Siani. Dit\u00ebt e fundit ishte p\u00ebrvjetori i 48-t\u00eb i vrasjes s\u00eb k\u00ebtij gazetari intelektual nga mafia siciliane.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se ne kemi detyrimin, ne q\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion, ta b\u00ebjm\u00eb sa m\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur dhe kur kemi lajmet, t\u2019i japim, t\u2019i rr\u00ebfejm\u00eb edhe hijet, kontradiktat, dhe t\u00eb denoncojm\u00eb sistemet kriminale dhe t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari i njohur investigativ italian i \u2018Domani\u2019, Nello Trocchia, ka rr\u00ebfyer detaje mbi k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb \u00e7uan n\u00eb vendosjen e tij n\u00ebn mbrojtje t\u00eb rrept\u00eb nga autoritetet italiane. Gazetari konfirmoi gjithashtu se mesazhe shqet\u00ebsuese i kan\u00eb ardhur edhe nga nipi i nj\u00eb narkotrafikanti italian, i lidhur ngusht\u00eb me grupet kriminale shqiptare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb kryeqytetin italian. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87181","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87181"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87181\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}