{"id":87148,"date":"2026-05-12T18:16:02","date_gmt":"2026-05-12T18:16:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/nga-ardian-nikulaj-te-nikolin-marku-zinxhiri-i-gjakut-mes-dy-fiseve-ne-lezhe\/"},"modified":"2026-05-12T18:16:02","modified_gmt":"2026-05-12T18:16:02","slug":"nga-ardian-nikulaj-te-nikolin-marku-zinxhiri-i-gjakut-mes-dy-fiseve-ne-lezhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/nga-ardian-nikulaj-te-nikolin-marku-zinxhiri-i-gjakut-mes-dy-fiseve-ne-lezhe\/","title":{"rendered":"Nga Ardian Nikulaj te Nikolin Marku\/ Zinxhiri i gjakut mes dy fiseve n\u00eb Lezh\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra Lezha \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qytet ku gjakmarrja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sag\u00eb e cila ka marr\u00eb shum\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ajo midis familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj. Dy familje t\u00eb hershme n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, t\u00eb cilat kan\u00eb humbur shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre. Nj\u00eb lum\u00eb i pambarimt\u00eb gjaku q\u00eb nis p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb qesharake parash prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb vjetra, pik\u00ebrisht 30 vite m\u00eb par\u00eb. Familje t\u00eb cilat sot paguajn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha parash p\u00ebr t\u00eb shuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Konflikt i cili duket i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u shuar midis dy fiseve, q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 3 vitet e fundit nga shkrepja e nd\u00ebrsjellt\u00eb e arm\u00ebve kan\u00eb humbur 3 an\u00ebtar\u00eb. Familje q\u00eb tashm\u00eb rrin\u00eb t\u00eb ngujuara, si dhe f\u00ebmij\u00eb q\u00eb rriten n\u00eb trauma dhe zgjidhja duket e larg\u00ebt.<\/p>\n<p>Nikolin Marku ishte pik\u00ebrisht nj\u00eb nga viktimat e shumta t\u00eb k\u00ebtij konflikti t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm dhe t\u00eb pambarimt\u00eb midis fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj.<\/p>\n<p>Ai nuk kishte shum\u00eb q\u00eb kishte dal\u00eb nga banesa e tij, kur u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje nga nj\u00eb batare plumbash, q\u00eb i mor\u00ebn jet\u00ebn n\u00eb der\u00ebn e dyqanit ku sapo kishte bler\u00eb nj\u00eb shishe Coca-Cola, n\u00eb fshatin Balldre t\u00eb Lezh\u00ebs. At\u00eb pasdite t\u00eb parakrimit ai ishte n\u00eb banes\u00ebn e tij bashk\u00eb me familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kur u \u00e7ua dhe mori makin\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019u drejtuar p\u00ebr n\u00eb dyqanin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Dyqan q\u00eb ndodhej jo m\u00eb larg se 1 km nga sht\u00ebpia e tij. Nj\u00eb nxitim i till\u00eb sa ai doli nga sht\u00ebpia me shapkat e para q\u00eb gjeti n\u00eb pragun e der\u00ebs. Ngut q\u00eb u pa edhe te m\u00ebnyra se si e la automjetin me t\u00eb cilin udh\u00ebtoi pran\u00eb dyqanit, ku u ndal t\u00eb psoniste, at\u00eb pasdite t\u00eb nxeht\u00eb korriku.<\/p>\n<p>Makin\u00eb e cila u gjet e ndezur, ashtu si\u00e7 ai e kishte l\u00ebn\u00eb, vet\u00ebm 10 metra p\u00ebrball\u00eb marketit, ku ai do t\u00eb q\u00ebllohej nga nj\u00eb automjet q\u00eb e priste jasht\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nikolin Marku, i cili u pa i dergjur i pajet\u00eb n\u00eb shkall\u00ebt e dyqanit, ku sapo kishte dal\u00eb me shishen e Coca-Colas n\u00eb dor\u00eb. Shishe e Coca-Col\u00ebs e cila u gjet vet\u00ebm pak metra larg trupit t\u00eb tij, ashtu si dhe shapkat verore q\u00eb mbante mbathur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vrasje e paralajm\u00ebruar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe vet\u00eb viktima dhe familjar\u00ebt e tij, mund edhe ta kishin parashikuar. Ose t\u00eb pakt\u00ebn mund t\u00eb ishin n\u00eb dijeni prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Qysh prej t\u00eb pakt\u00ebn kur nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje kishte tronditur Lezh\u00ebn. Aty ku prej vitesh fisi dhe familja e tij rronin n\u00eb nj\u00eb hasm\u00ebri t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb me fisin e Nikulajve. Nikulajt, me t\u00eb cil\u00ebt Lekstakajt, mbiemri i v\u00ebrtet\u00eb i viktim\u00ebs, ishin lidhur n\u00eb nj\u00eb seri t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb pambarimt\u00eb episodesh t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm q\u00eb nisnin q\u00eb nga mesi i viteve \u201890 dhe q\u00eb nuk kishin ndalur as n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Aty ku atentati q\u00eb trazoi edhe nj\u00ebher\u00eb m\u00ebrit\u00eb e vjetra dhe ktheu arm\u00ebt s\u00ebrish ndaj nj\u00ebri-tjetrit ishte ai ndaj biznesmenit dhe politikanit lokal me influenc\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Lezh\u00ebs, Ardian Nikulaj.<\/p>\n<p>Nikulaj i cili u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje brenda lokalit t\u00eb tij n\u00eb Sh\u00ebngjin mesdit\u00ebn e dat\u00ebs 19 Prill 2023. Nga nj\u00eb person i maskuar me skafand\u00ebr n\u00eb kok\u00eb q\u00eb iu afrua dhe e q\u00eblloi p\u00ebr vdekje me disa plumba.<\/p>\n<p>Person q\u00eb m\u00eb pas u identifikua si Ruben Saraiva, nj\u00eb shtetas portugez. Q\u00eb kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb dat\u00eb 14 Shkurt 2023 dhe q\u00eb ishte pritur n\u00eb aeroport nga Edmond Haxhia dhe e fejuara e k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Haxhia q\u00eb \u00ebsht\u00eb nip te Lekstakajt dhe q\u00eb akuzohet nga Prokuroria e Lezh\u00ebs si organizatori dhe financuesi i vrasjes s\u00eb Ardian Nikulaj. Duke marr\u00eb k\u00ebshtu gjakun e familjes s\u00eb tij. Vrasje e cila m\u00eb pas mesa duket rihapi edhe nj\u00ebher\u00eb \u201ckutin\u00eb e pandor\u00ebs\u201d n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Duke rikthyer koh\u00ebt e err\u00ebta midis dy fiseve, ku plumbat nuk kursenin ask\u00ebnd. Ashtu si\u00e7 n\u00eb fakt ishte edhe fundi tragjik i 42 vje\u00e7arit, Nikolin Marku, babait t\u00eb nj\u00eb vajze t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>Q\u00eb nuk i shp\u00ebtoi dot hasm\u00ebris\u00eb midis dy fiseve. Ose t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu pretendojn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb se vrasja e tij lidhet me gjakmarrjen q\u00eb Nikulajt kan\u00eb me Lekstakajt. Vrasja e Nikolin Markut q\u00eb \u00e7udit\u00ebrisht erdhi n\u00eb dat\u00ebn e 3 mujorit t\u00eb ekzekutimit t\u00eb Ardian Nikulaj.<\/p>\n<p>Por pse familjar\u00ebt e Nikolin Markut besojn\u00eb se vrasja e tij u krye nga fisi Nikulaj, si shenj\u00eb hakmarrje p\u00ebr eleminimin e biznesmenit?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00ebm disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb Gjykata e Lezh\u00ebs d\u00ebnoi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm portugezin Ruben Saraiva, i gjendur fajtor p\u00ebr ekzekutimin e Ardian Nikulaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pjesa e tjet\u00ebr e grupit q\u00eb u p\u00ebrfshi n\u00eb vrasje vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe Edmond Haxhian, at\u00eb q\u00eb u tha se \u00ebsht\u00eb financuesi dhe organizatori i vrasjes s\u00eb Nikulajt.<\/p>\n<p>Cila ishte lidhja farefisnore e viktim\u00ebs Nikolin Marku, alias Lekstakaj, me Edmond Haxhian, personin q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb porosit\u00ebsi i vrasjes s\u00eb Nikulaj?<\/p>\n<p>Vrasja e Nikolin Markut q\u00eb si\u00e7 tham\u00eb vinte sakt\u00ebsisht n\u00eb tre mujorin e ekzekutimit t\u00eb Ardian Nikulaj.<\/p>\n<p>A ishte kjo nj\u00eb rast\u00ebsi, apo porosit\u00ebsit e krimit kishin dashur t\u00eb linin nj\u00eb mesazh?<\/p>\n<p>Apo dikush tjet\u00ebr ishte i interesuar t\u00eb p\u00ebrfitonte nga hasm\u00ebrit\u00eb midis dy fiseve, dhe gjeti pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rindezur edhe nj\u00ebher\u00eb zjarrin midis dy familjeve?<\/p>\n<p>Por para se t\u00eb shkojm\u00eb te k\u00ebto aludime, le t\u00eb ndalemi fillimisht te m\u00ebnyra se si u ekzekutua Nikolin Marku, n\u00eb fshatin Balldre t\u00eb Lezh\u00ebs, at\u00eb pasdite t\u00eb dat\u00ebs 19 Korrik 2023.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 19 Korrik 2023, Drejtoria Vendore e Policis\u00eb Lezh\u00eb ka marr\u00eb njoftim se n\u00eb fshatin Balldre \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri nj\u00eb person, i cili si pasoj\u00eb e plag\u00ebve t\u00eb marra ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Nga veprimet paraprake n\u00eb vendngjarje, rezultoi se ky shtetas ishte Nikolin Marku (Lekstakaj). Dhe se vendi i ngjarjes ndodhej, n\u00eb aksin rrugor Lezh\u00eb-Shkod\u00ebr, n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb restorantit \u2018D*****a\u2019. Konkretisht n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb shtetasit P. Gj, ku p\u00ebrball\u00eb banes\u00ebs s\u00eb tij ndodhet nj\u00eb market ushqimor dhe produktesh t\u00eb ndryshme, po n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, te dera e t\u00eb cilit jan\u00eb kat\u00ebr shkall\u00eb dhe pastaj nj\u00eb ambient i hapur si parkim p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte pik\u00ebrisht k\u00ebtu vendi ku u gjet i pajet\u00eb i q\u00eblluar me disa plumba Nikolin Marku.<\/p>\n<p>Viktima q\u00eb u pa i p\u00ebrmbysur n\u00eb tok\u00eb, mbuluar nga gjaku, i goditur pa zbritur mir\u00eb shkall\u00ebt e dyqanit, ku nuk kishte q\u00ebndruar gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Marku i cili si pasoj\u00eb e batares\u00eb s\u00eb plumbave t\u00eb derdhur ndaj tij kishte humbur drejtpeshimin.<\/p>\n<p>Gj\u00eb q\u00eb u vu re edhe te m\u00ebnyra se si ishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb vendngjarje, shishja e Coca -Col\u00ebs q\u00eb sapo kishte bler\u00eb dhe shapkat verore q\u00eb mbante veshur n\u00eb at\u00eb moment.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Nga kqyrja e vendit t\u00eb ngjarjes u konstatua q\u00eb tek shkall\u00ebt p\u00ebrball\u00eb marketit, i shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb ishte trupi i nj\u00eb njeriu, i seksit mashkull, i r\u00ebn\u00eb p\u00ebrmbys, i mbuluar me gjak dhe pa shenja jete. Ku n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb tok\u00eb ndodhej nj\u00eb shishe plastike Coca-Cola, si dhe n\u00eb fund t\u00eb shkall\u00ebve dy shapka verore meshkujsh, ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 do t\u00eb shikohet edhe m\u00eb posht\u00eb n\u00eb dosjen hetimore, ashp\u00ebrsia me t\u00eb cil\u00ebn Nikolin Marku, u godit, nuk tregoi asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 faktit, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb ishte prer\u00eb nj\u00eb mandat vdekje i sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo pasi jo vet\u00ebm n\u00eb trupin e tij, apo n\u00eb vendngjarje, por edhe n\u00eb marketin nga ku ai doli, u gjet\u00ebn disa plumba t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb tij. Atentat q\u00eb u krye n\u00eb sy t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb mitur dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb k\u00ebt\u00eb dyqan.<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt vet\u00ebm fati u tregua bujar me ta, dhe i shp\u00ebtoi paq nga bresh\u00ebria e plumbave q\u00eb kishin fluturuar deri te raftet e produkteve ushqimore.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt deklaruan se kishin par\u00eb nj\u00eb makin\u00eb me xhama t\u00eb zinj t\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebrball\u00eb marketit dhe nga brenda saj t\u00eb q\u00ebllohej me furi n\u00eb drejtim t\u00eb viktim\u00ebs, Nikolin Marku, pa pritur madje as t\u00eb afrohej te makina e tij, por n\u00eb shkall\u00ebt e dyqanit, pa i zbritur t\u00eb plota ato.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb vendit ku u gjet viktima, konkretisht n\u00eb qepenin e marketit q\u00eb u gjet i ulur, u konstatuan 3 vrima tejshpuese si ato t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit, nd\u00ebrsa n\u00eb tok\u00eb, posht\u00eb k\u00ebtyre vrimave u gjet nj\u00eb predh\u00eb metalike n\u00eb dukje si ato t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit. Nga kqyrja e ambientit t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb marketit, n\u00eb vij\u00eb t\u00eb drejt\u00eb me vrimat e qepenit, n\u00eb pjes\u00ebn e murit ishte i vendosur nj\u00eb raft metalik p\u00ebr mbajtjen e produkteve t\u00eb marketit, n\u00eb t\u00eb cilin u konstatuan 3 vrima tejshpuese si ato t\u00eb shkaktuara nga arm\u00eb zjarri si dhe pasi u spostua pak rafti nga muri, pas tij, n\u00eb tok\u00eb, posht\u00eb vrimave u gjet\u00ebn nj\u00eb k\u00ebmish\u00eb predhe si ato t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit si dhe dy b\u00ebrthama predhe si ato t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb v\u00ebllai i viktim\u00ebs, i marr\u00eb n\u00eb pyetje nga policia e Lezh\u00ebs, tregoi se n\u00eb momentin e ngjarjes ai kishte qen\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi me t\u00eb \u00ebm\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tha gjithashtu se krismat i d\u00ebgjoi, por nuk i shkoi kurrsesi as n\u00eb mendimet e tij m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija se objektivi ishte v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tashm\u00eb ishte e qart\u00eb q\u00eb atentator\u00ebt nuk kishin marr\u00eb aspak parasysh se n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb marketit ndodheshin edhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u rrezikohej jeta.<\/p>\n<p>E vetmja gj\u00eb q\u00eb duket se ata kan\u00eb pasur bindje, ishte eleminimi me \u00e7do kusht i viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt e realizuan me sukses.<\/p>\n<p>Aq e fort\u00eb ishte shkreptima e arm\u00ebve sa sipas ekspertiz\u00ebs n\u00eb vendngjarje, ciflat e xhamit t\u00eb vitrin\u00ebs s\u00eb shpuar nga plumbat, u gjet\u00ebn 10 metra n\u00eb distanc\u00eb nga dyqani.<\/p>\n<p>Teksa d\u00ebshmitar i ngjarjes u b\u00eb edhe nj\u00eb 16-vje\u00e7ar, i cili tha p\u00ebr hetuesit se pasi d\u00ebgjoi t\u00eb sht\u00ebnat, i tmerruar iku me vrap, duke u fshehur n\u00eb pjes\u00ebn e pasme t\u00eb marketit.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti q\u00eb deklaroi se pasi autor\u00ebt q\u00eblluan ata u larguan me automjetin e zi me t\u00eb cilin kishin mb\u00ebrritur aty.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa familjar\u00ebt e viktim\u00ebs, than\u00eb se Nikolini kishte afro 2 vite q\u00eb q\u00ebndronte ne Shqip\u00ebri, dhe pas ekzekutimit t\u00eb Ardian Nikulaj, i kishte kufizuar s\u00eb tep\u00ebrmi l\u00ebvizjet.<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>Nga ana e majt\u00eb, n\u00eb distanc\u00eb rreth 10 m nga vendi ku u gjet trupi i viktim\u00ebs, n\u00eb pjes\u00ebn e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb parkimit, u konstatuan copa t\u00eb vogla xhami t\u00eb thyera, n\u00eb dukje t\u00eb llojit xham automjeti, i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb tok\u00eb si dhe 9 copa plastike ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb me ngjit\u00ebs nga nj\u00ebra an\u00eb, t\u00eb d\u00ebmtuara n\u00eb form\u00eb dhe p\u00ebrmasa t\u00eb \u00e7rregullta, n\u00eb dukje si ngjit\u00ebs p\u00ebr xhama automjetesh p\u00ebr err\u00ebsim, t\u00eb cilat u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb than\u00eb p\u00ebr grupin hetues, familjar\u00ebt e Nikolin Markut dhe pse ata besojn\u00eb se vras\u00ebsit e njeriut t\u00eb tyre t\u00eb dashur, jan\u00eb porositur dhe financuar nga njer\u00ebz nga familja Nikulaj?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi dy dit\u00eb p\u00ebrpara se Nikolin Marku t\u00eb vritej dhe p\u00ebrse babai i tij mendon se ato fantazma q\u00eb l\u00ebviznin kudo si hije ku ata shkelnin, ishin njer\u00ebz q\u00eb u ishin v\u00ebn\u00eb pas p\u00ebr t\u2019i eleminuar?<\/p>\n<p>Detaje t\u00eb cilat ai i deklaroi edhe gjat\u00eb intervistimit t\u00eb tij n\u00eb polici, pas vrasjes.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb po ndodh sot me familjen Marku, pas ekzekutimit t\u00eb njeriut t\u00eb tyre t\u00eb dashur.<\/p>\n<p>P\u00ebrse kamerat e siguris\u00eb n\u00eb vendngjarje, nuk arrit\u00ebn t\u00eb zbulojn\u00eb di\u00e7ka m\u00eb konkrete p\u00ebrsa i p\u00ebrket autor\u00ebve t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Dhe a \u00ebsht\u00eb ky rasti kur hetimet nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb plota, por policia si n\u00eb shum\u00eb ngjarje t\u00eb tjera gjendet e kompromentuar me krimin?<\/p>\n<p><strong>Dosja Hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb kqyrjes s\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes, n\u00eb dy kolonat an\u00ebsore t\u00eb marketit, u konstatuan dy kamera sigurie nga ato me kart\u00eb memorie brenda, t\u00eb cilat u mor\u00ebn dhe u sekuestruan n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale, me q\u00ebllim verifikimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb pamjeve filmike. Nga ajo q\u00eb u konstatua n\u00eb vendngjarje \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrball\u00eb shkall\u00ebve ku u gjet trupi i viktim\u00ebs, u pa i parkuar nj\u00eb automjet tip \u2018Benz\u2019 ngjyr\u00eb gri me targ\u00eb AA 913 NH, i ndezur, me der\u00ebn e shoferit t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Automjet me t\u00eb cilin dyshohet se viktima ka ardhur n\u00eb dyqan p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb Coca-Cola, duke e parkuar at\u00eb p\u00ebrball\u00eb dhe l\u00ebn\u00eb t\u00eb ndezur. Dhe pasi ka bler\u00eb Coca-Col\u00ebn, ai ka dal\u00eb nga dyqani p\u00ebr t\u00eb hipur n\u00eb automjet p\u00ebrs\u00ebri, kur tek shkall\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri dhe ka gjetur vdekjen e menj\u00ebhershme. Por edhe pse policia ngriti pika kontrolli m\u00eb rrug\u00ebt hyr\u00ebse dhe dal\u00ebse nga ku mund t\u00eb kishin l\u00ebvizur autor\u00ebt dhe makina e tyre para dhe pas krimit, k\u00ebto postoblloqe rezultuan t\u00eb paefektshme.<\/p>\n<p>Kjo pasi nuk u shqua asnj\u00eb gjurm\u00eb nga makina e krimit. Por n\u00ebse policia nuk gjeti asnj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb till\u00eb, familja e viktim\u00ebs dhe konkretisht babai i tij, Gjergj Lekstakaj, ngriti gishtin e akuz\u00ebs ndaj familjes Nikulaj. Duke i akuzuar ata si vras\u00ebs t\u00eb t\u00eb birit. Pretendime sipas tij t\u00eb mb\u00ebshtetura, edhe n\u00eb informacionet q\u00eb ata kishin se makina e vras\u00ebsve para se t\u00eb q\u00ebllonte t\u00eb birin, kishte dal\u00eb nga zona e Nikulajve.<\/p>\n<p><strong>Gjergj Lekstakaj<\/strong><br \/>\nDy dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ndodhte krimi, djali im Nikolini nd\u00ebrsa po punonim n\u00eb ar\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebzhguar nga nj\u00eb makin\u00eb e dyshimt\u00eb. Gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e pa edhe djali im. Makin\u00eb e cila nd\u00ebrsa po punonim ar\u00ebn kaloi pran\u00eb tok\u00ebs son\u00eb. P\u00ebr vrasjen e tim biri, un\u00eb akuzoj familjen Nikulaj. Por Gjergj Lekstakaj shkoi edhe m\u00eb tej n\u00eb akuzat e tij, duke th\u00ebn\u00eb se policia po mbron vras\u00ebsit e t\u00eb birit.<\/p>\n<p>Kjo pasi sipas tij, vras\u00ebsi i djalit t\u00eb tij, t\u00eb cilin ai l\u00eb t\u00eb mendohet se e njeh, l\u00ebviz me makin\u00eb i shoq\u00ebruar nga policia.<\/p>\n<p>Nj\u00eb akuz\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kjo p\u00ebr policin\u00eb e Lezh\u00ebs. Gjergj Lekstakaj iu drejtua disa her\u00eb me shkres\u00eb Prokuroris\u00eb, Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs, por edhe disa institicioneve t\u00eb tjera n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto emaile dhe shkresa zyrtare Gjergj Lekstakaj, thot\u00eb se kamerat e siguris\u00eb kan\u00eb kapur automjetin q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb vrasjen e djalit t\u00eb tij Nikolinit, duke dal\u00eb nga Nikulajt, por policia nuk i zbardh k\u00ebto kamera, pasi \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb e implikuar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb si\u00e7 tham\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt, vrasja e Nikolin Lekstakaj ka ndodhur n\u00eb syt\u00eb e pronares s\u00eb dyqanit dhe djalit t\u00eb saj t\u00eb mitur. Ku vras\u00ebsit zgjodh\u00ebn t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb nga brenda automjetit, pa dal\u00eb aspak nga aty. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb grupi hetues n\u00eb pistat e tij hetimore dyshon se Nikolin Marku \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e p\u00ebrplasjeve t\u00eb vjetra dhe t\u00eb reja midis fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj.<\/p>\n<p>Midis t\u00eb cil\u00ebve ekziston \u2018hasm\u00ebria e nd\u00ebrsjell\u00eb\u2019 e cila ka kulmuar edhe me ngjarjen e dat\u00ebs 19 Mars 2023. Ngjarje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjeti vdekjen edhe biznesmeni dhe politikani lokal Ardian Nikulaj, q\u00eb u vra n\u00eb brend\u00ebsi t\u00eb lokalit t\u00eb tij nga nj\u00eb vras\u00ebs me pages\u00eb portugez, i identifikuar dhe i d\u00ebnuar tashm\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, Ruben Saraiva. \/Nga emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/12\/nga-ardian-nikulaj-te-nikolin-marku-zinxhiri-i-gjakut-mes-dy-fiseve-ne-lezhe\/\">Nga Ardian Nikulaj te Nikolin Marku\/ Zinxhiri i gjakut mes dy fiseve n\u00eb Lezh\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra Lezha \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb qytet ku gjakmarrja \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb sag\u00eb e cila ka marr\u00eb shum\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ajo midis familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj. Dy familje t\u00eb hershme n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, t\u00eb cilat kan\u00eb humbur shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre. Nj\u00eb lum\u00eb i pambarimt\u00eb gjaku q\u00eb nis [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87148","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87148","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87148"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87148\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87148"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87148"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87148"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}