{"id":87114,"date":"2026-05-12T15:48:16","date_gmt":"2026-05-12T15:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/financim-nga-banka-europiane-per-bizneset-ibrahimaj-shqiperia-drejt-integrimit-europian-me-ekonomi-me-konkurruese\/"},"modified":"2026-05-12T15:48:16","modified_gmt":"2026-05-12T15:48:16","slug":"financim-nga-banka-europiane-per-bizneset-ibrahimaj-shqiperia-drejt-integrimit-europian-me-ekonomi-me-konkurruese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/financim-nga-banka-europiane-per-bizneset-ibrahimaj-shqiperia-drejt-integrimit-europian-me-ekonomi-me-konkurruese\/","title":{"rendered":"Financim nga Banka Europiane p\u00ebr bizneset, Ibrahimaj: Shqip\u00ebria drejt integrimit europian me ekonomi m\u00eb konkurruese"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte e pranishme n\u00eb aktivitetin p\u00ebr firmosjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb re t\u00eb financimit nd\u00ebrmjet Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, ku mori pjes\u00eb edhe Kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, ministrja theksoi se ky moment nuk lidhet thjesht me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, por me pik\u00ebn ku ndodhet sot ekonomia shqiptare dhe drejtimin ku po shkon.<\/p>\n<p>\u201cKy aktivitet nuk lidhet thjesht me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, por me pik\u00ebn ku ndodhet sot ekonomia shqiptare dhe drejtimin ku po shkojm\u00eb. Zhvillimi ekonomik shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dekad\u00ebn e kaluar Shqip\u00ebria kaloi nj\u00eb transformim jo vet\u00ebm institucionalisht, por edhe teknologjikisht. Ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb m\u00eb e formalizuar, m\u00eb transparente dhe m\u00eb konkurruese se m\u00eb par\u00eb.\u201d u shpreh Ibrahimaj.<\/p>\n<p>Ajo n\u00ebnvizoi se PBB-ja e vendit \u00ebsht\u00eb rritur nga 13 miliard\u00eb n\u00eb mbi 27 miliard\u00eb euro, nd\u00ebrsa 70% e eksporteve shqiptare shkojn\u00eb tashm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Ministrja shtoi se Shqip\u00ebria ka ruajtur stabilitetin makro-ekonomik dhe ka forcuar financat publike, duke ulur borxhin publik nga mbi 70% e PBB-s\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se 50% sot, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekonomia vazhdon t\u00eb rritet me ritme nga 3.5% n\u00eb 4%.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb fakti se bizneset shqiptare po transformohen. Sot 99.4% e nd\u00ebrmarrjeve shqiptare p\u00ebrdorin internetin dhe teknologjin\u00eb digjitale n\u00eb aktivitetin e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb investimet n\u00eb automatizim, software, sistemet digjitale dhe inovacion rriten vit pas viti.<\/p>\n<p>Ibrahimaj e konsideroi digjitalizimin si nj\u00eb nga reformat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nd\u00ebrmarra, duke theksuar se mbi 95% e sh\u00ebrbimeve publike ofrohen online, me 1200 sh\u00ebrbime t\u00eb aksesueshme digjitalisht, \u00e7ka ka reduktuar ndjesh\u00ebm burokracin\u00eb dhe kostot administrative p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset.<\/p>\n<p> \u201cAjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb fakti se bizneset shqiptare po transformohen. Sot 99.4% e nd\u00ebrmarrjeve shqiptare p\u00ebrdorin internetin dhe teknologjin\u00eb digjitale n\u00eb aktivitetin e tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb investimet n\u00eb automatizim, software, sisteme digjitale dhe inovacion rriten vit pas viti,\u201d tha ministrja.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr perspektiv\u00ebn, ajo n\u00ebnvizoi se rruga e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe e pandalshme drejt integrimit europian, nj\u00eb mund\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr komunitetin e biznesit, por edhe nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur standardet e k\u00ebrkuara dhe p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt europian.<\/p>\n<p> \u201cRruga jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb, ne jemi n\u00eb drejtimin europian dhe kjo p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme, por edhe nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur standardet e k\u00ebrkuara dhe p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt europian. Na duhet t\u00eb investojm\u00eb, t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb rritjen e produktivitetit, t\u00eb teknologjis\u00eb, inovacionit dhe transformimit digjital.\u201d tha Ibrahimaj, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje si nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn e modernizimit ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Sipas saj, marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar sot p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb instrument t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm financiar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>\u201cInstrumenti p\u00ebr inovacionin dhe transformimin e gjelb\u00ebr i p\u00ebrgjigjet k\u00ebtyre nevojave. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor ku ky instrument prezantohet, \u00e7ka reflekton besimin e partner\u00ebve tan\u00eb europian\u00eb\u201d, tha Ibrahimaj.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se marr\u00ebveshja me Intesa Sanpaolo Bank Albania parashikon nj\u00eb financim prej 20 milion\u00eb eurosh p\u00ebr bizneset shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cKy financim do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb investime n\u00eb tranzicionin e gjelb\u00ebr dhe digjital, automatizimin industrial, inteligjenc\u00ebn artificiale, sistemet cloud, logjistik\u00ebn inteligjente, energjin\u00eb e rinovueshme dhe efi\u00e7enc\u00ebn energjetike\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i instrumentit, sipas ministres, \u00ebsht\u00eb edhe mekanizmi \u201ccashback\u201d, i cili synon t\u00eb ul\u00eb kostot p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes k\u00ebtij mekanizmi, 10% e investimeve t\u00eb kryera nga bizneset n\u00eb inovacion, digjitalizim dhe tranzicion t\u00eb gjelb\u00ebr do t\u00eb kthehen mbrapsht pas zbatimit t\u00eb suksessh\u00ebm\u201d, tha Ibrahimaj.<\/p>\n<p>Ministrja fal\u00ebnderoi Bank\u00ebn Europiane t\u00eb Investimeve, Komisionin Europian dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania p\u00ebr bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n<p>\u201cBesoj fort se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i nj\u00eb faze t\u00eb re bashk\u00ebpunimi q\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb p\u00ebrshpejtimin e ekonomis\u00eb shqiptare dhe zhvillimin e nj\u00eb sektori privat m\u00eb modern, m\u00eb konkurrues dhe m\u00eb inovator\u201d, p\u00ebrfundoi Ibrahimaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte e pranishme n\u00eb aktivitetin p\u00ebr firmosjen e marr\u00ebveshjes s\u00eb re t\u00eb financimit nd\u00ebrmjet Bank\u00ebs Europiane t\u00eb Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, ku mori pjes\u00eb edhe Kryeministri Edi Rama. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, ministrja theksoi se ky moment nuk lidhet thjesht me n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87114","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87114","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87114"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87114\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87114"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87114"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87114"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}