{"id":87070,"date":"2026-05-12T11:35:47","date_gmt":"2026-05-12T11:35:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/berisha-gonzato-pse-i-duhet-dhene-fund-nje-keqkuptimi\/"},"modified":"2026-05-12T11:35:47","modified_gmt":"2026-05-12T11:35:47","slug":"berisha-gonzato-pse-i-duhet-dhene-fund-nje-keqkuptimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/berisha-gonzato-pse-i-duhet-dhene-fund-nje-keqkuptimi\/","title":{"rendered":"Berisha-Gonzato, pse i duhet dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb keqkuptimi"},"content":{"rendered":"<p><span>Kreu i PD \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish, me vullnetin e tij t\u00eb plot\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb polemike me ambasadorin e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, duke nxitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike reagimin e ashp\u00ebr t\u00eb Brukselit. N\u00eb stilin e tij proverbial, Berisha e ka konsideruar Gonzaton, si nj\u00eb lobist t\u00eb Ram\u00ebs pran\u00eb komisionit Evropian duke iu referuar q\u00ebndrimeve t\u00eb tij p\u00ebr negociatat e Shqip\u00ebris\u00eb me BE-n\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb re ka dy gj\u00ebra q\u00eb v\u00ebrehen prej s\u00eb largu. E para \u00ebsht\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulja e Berish\u00ebs p\u00ebr ta tepruar n\u00eb \u00e7do rast, duke shkuar me fjalor dhe etiketime p\u00ebrtej asaj q\u00eb konfirmojn\u00eb faktet. E dyta-, as p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka dyshime-, ajo se ambasadori i BE, n\u00eb sken\u00ebn e brend\u00ebshme lexohet m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb diplomat q\u00eb mban an\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/09\/berisha-sulmon-gonzaton-sillet-sikur-te-ishte-ambasador-i-rames\/\">Berisha sulmon Gonzaton: Sillet sikur t\u00eb ishte ambasador i Ram\u00ebs<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>At\u00ebher\u00eb, p\u00ebr syt\u00eb e nj\u00eb v\u00ebzhguesi t\u00eb zakonsh\u00ebm lind pyetja: nga pjesa e kujt peshon e drejta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje paradoksale, ku duket se sejcili \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij? <\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje duhet njohur konteksti i asaj q\u00eb po ndodh. Esht\u00eb e qart\u00eb se Silvio Gonzato e ka relativizuar me sa ka mundur ngecjen e procesit p\u00ebr mbylljen e kapitujve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb negociata me BE-s\u00eb. Ai ka adaptuar nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, ndryshe nga opozita q\u00eb flet p\u00ebr bllokim, veto, apo kushte t\u00eb disa shteteve. Ai nuk ka folur kurr\u00eb p\u00ebr rastin Balluku si nj\u00eb element ky\u00e7 t\u00eb pengimit t\u00eb vendit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim. <\/span><\/p>\n<p><span>Por th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, roli i tij duhet kuptuar. Ky diplomat italian, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i atyre n\u00ebnt\u00eb vendeve q\u00eb parashtruan v\u00ebrejtje dhe paqart\u00ebsi p\u00ebr miratimin e raportit IBAR, q\u00eb i hap udh\u00ebn mbylljes s\u00eb kapitujve. Ai mbron q\u00ebndrimin e Komisionit, pra qeveris\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, e cila, pasi ka th\u00ebn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb OK me plot\u00ebsimin e kritereve, tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn q\u00eb do ti mbush\u00eb mendjen dhe vendeve an\u00ebtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Misioni i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb BE, prandaj ata n\u00eb publik i japin prioritet arritjeve dhe jo pengesave.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/09\/negociatat-gonzato-nuk-mendoj-se-mund-te-flasim-per-bllokim\/\">Negociatat, Gonzato: Nuk mendoj se mund t\u00eb flasim p\u00ebr bllokim<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Pra, n\u00eb q\u00ebndrimet, gjuh\u00ebn, formulimet e ambasadorit nuk shquhet e v\u00ebrteta e plot\u00eb, por linja q\u00eb i p\u00ebrcjellin epror\u00ebt e tij. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ai u mor n\u00eb mbrojtje edhe nga qendra n\u00eb Bruksel edhe nga homolog\u00ebt e tij n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb e din\u00eb se si funksionon kjo gj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku ata jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se roli i ambasadorit nuk \u00ebsht\u00eb ai i arbitrit q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs absolute, por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb negocaiat\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>Prandaj k\u00ebtu q\u00ebndron dhe paradoksi. Berisha q\u00eb e sulmon e gjykon me metrin ekzigjent t\u00eb atij q\u00eb pretendon se publikut i duhet kumtuar e v\u00ebrteta e plot\u00eb. Ata q\u00eb e mbrojn\u00eb, e zhveshin Gonzaton nga ky rol duke e justifikuar si p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisionit Evropian, dhe jo psh q\u00ebndrimeve t\u00eb Gjermanis\u00eb apo Holand\u00ebs. <\/span><\/p>\n<p><span>Shpjegimi i k\u00ebsaj fabule pak t\u00eb komplikuar p\u00ebr nj\u00eb lexues indiferent, na sh\u00ebrben n\u00eb fakt p\u00ebr t\u00eb dekriptuar t\u00eb gjitha keqkuptimet q\u00eb kan\u00eb lindur jo vet\u00ebm me Gonzaton, por edhe me paraardh\u00ebs t\u00eb tij si Soreka apo Vlahutin. T\u00eb tilla kan\u00eb njohur n\u00eb 3 dekada, duke u b\u00ebr\u00eb traget t\u00eb sulmeve t\u00eb demokrat\u00ebve apo socialist\u00ebve edhe homolog\u00ebt e tyre amerikan\u00eb q\u00eb nga i pari Rajerson e deri tek e fundit Juri Kim. <\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht mes tyre ka dhe nga ata i japin prioritet preferencave personale, apo q\u00eb bien preh e interesave okulte, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e diplomat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u ka r\u00ebn\u00eb rruga nga an\u00ebt tona. Problemi nuk jan\u00eb ata, problemi jemi ne. <\/span><\/p>\n<p><span>Me inercin\u00eb kompleksive t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb dal\u00eb nga diktatura komuniste, q\u00eb besoi se e v\u00ebrteta dhe e drejta gjendej n\u00eb sistemin e pagabuesh\u00ebm t\u00eb demokracive perendimore, ne i vesh\u00ebm p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tyre k\u00ebtu tek ne aureol\u00ebn e arbitrave t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Pa zbritur shum\u00eb n\u00eb koh\u00eb dhe pa dh\u00ebn\u00eb shembuj ekstrem se si vesh\u00ebm me k\u00ebt\u00eb lloj pushteti moral edhe ndonj\u00eb drejtues qesharak t\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb OSBE-s\u00eb, le t\u00eb majftohemi me disa raste t\u00eb fundit. A nuk qe Edi Rama q\u00eb, kur pa p\u00ebrjashtim t\u00eb gjith\u00eb e dinin se Shqip\u00ebria qe mbushur me kanabis, thoshte n\u00eb parlament alibin\u00eb: \u201cpo t\u00eb qe k\u00ebshtu a nuk do flisnin ambasador\u00ebt e SHBA dhe BE-s\u00eb\u201d? Dhe ata flisnin duke pohuar me goj\u00ebn e tyre se lufta kund\u00ebr drog\u00ebs qe nj\u00eb histori suksesi. Po pak m\u00eb para n\u00eb koh\u00eb. A nuk e trumbetonte propaganda berishise si nj\u00eb pastrim madhor p\u00ebr liderin e saj, epitetin \u201cburr\u00eb shteti\u201d, fiks pak dit\u00eb pasi para zyr\u00ebs s\u00eb tij ishin vrar\u00eb kat\u00ebr protestues?\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Esht\u00eb pik\u00ebrisht ky kompleks, inercia p\u00ebr ti marr\u00eb ambasador\u00ebt e huaj si njer\u00ebzit q\u00eb vendosin se nga q\u00ebndron e drejta n\u00eb debatin ton\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm, si arbitra t\u00eb pa ansh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete absolute, q\u00eb dekripton keqkuptimin ton\u00eb, si djathtas si majtjas, kundrejt tyre. <\/span><\/p>\n<p><span>Kryesisht pre e k\u00ebtij keqkuptimi \u00ebsht\u00eb edhe \u201csherri\u201d Berisha- Gonzato, ku i pari k\u00ebrkon q\u00eb tjetri t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e plot\u00eb, nd\u00ebrsa i dyti p\u00ebrzgjedh t\u00eb kumtoj\u00eb vet\u00ebm at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb do prej saj. <\/span><\/p>\n<p><span>E n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ky nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb episod i p\u00ebrs\u00ebritur i nj\u00eb historie keqkuptimesh q\u00eb ka precedent\u00eb t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm edhe kur Rama ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb (2005-20113) edhe kur Berisha q\u00ebndronte p\u00ebrball\u00eb pushtetit t\u00eb Fatos Nanos (1997-2005). <\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb fund asaj, p\u00ebr t\u00eb mos pasur m\u00eb skena t\u00eb ngjashme me kritikat q\u00eb lideri i opozit\u00ebs i b\u00ebn ambasadorit t\u00eb BE-s\u00eb, rruga m\u00eb e mir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb zbulimi i m\u00ebkateve sekrete t\u00eb tipave si Gonzato. Ajo kalon nga nj\u00eb tjet\u00ebr mend\u00ebsi dhe tjet\u00ebr proces.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/11\/25\/berisha-ve-ne-shenjester-ambasadorin-e-be-gonzato-dhe-marta-kos\/\">Berisha v\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ambasadorin e BE Gonzato dhe Marta Kos<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Ne duhet ti rr\u00ebzojm\u00eb personazhe t\u00eb till\u00eb nga piedestali i arbitarve moral\u00eb. Ne duhet ti zhveshim ata nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e supozuar p\u00ebr ti th\u00ebn\u00eb publikut at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e drejta. Ne duhet ti shohim si ambasador\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb interesa dhe versione t\u00eb caktuara, n\u00eb periudha t\u00eb caktuara. Ne duhet ti ridimensonojm\u00eb ata n\u00eb syt\u00eb tan\u00eb. Ne duhet ti zbresim n\u00eb vendin q\u00eb u takon, duke i b\u00ebr\u00eb atyre dhe vetes q\u00eb nder: q\u00eb duke mos i vl\u00ebr\u00ebsuar kaq shum\u00eb, do arrijm\u00eb ti shajm\u00eb dhe m\u00eb pak.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong>\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/12\/berisha-gonzato-pse-i-duhet-dhene-fund-nje-keqkuptimi\/\">Berisha-Gonzato, pse i duhet dh\u00ebn\u00eb fund nj\u00eb keqkuptimi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i PD \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00ebrish, me vullnetin e tij t\u00eb plot\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb polemike me ambasadorin e Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, duke nxitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike reagimin e ashp\u00ebr t\u00eb Brukselit. N\u00eb stilin e tij proverbial, Berisha e ka konsideruar Gonzaton, si nj\u00eb lobist t\u00eb Ram\u00ebs pran\u00eb komisionit Evropian duke iu referuar q\u00ebndrimeve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87070","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87070"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87070\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}