{"id":87048,"date":"2026-05-12T10:48:15","date_gmt":"2026-05-12T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/a-ka-te-drejte-berisha-per-gonzaton\/"},"modified":"2026-05-12T10:48:15","modified_gmt":"2026-05-12T10:48:15","slug":"a-ka-te-drejte-berisha-per-gonzaton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/a-ka-te-drejte-berisha-per-gonzaton\/","title":{"rendered":"A ka t\u00eb drejt\u00eb Berisha p\u00ebr Gonzaton?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Arion Sulo<\/p>\n<p>Sulmet e kreut t\u00eb PD, Berisha ndaj ambasadorit t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb, Gonzato si lobist i kryeministrit Rama, q\u00eb erdh\u00ebn pasi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi europian i quajti spekulime q\u00ebndrimet p\u00ebr bllokimin e integrimit nuk jan\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e re n\u00eb qasjen 35 vje\u00e7are t\u00eb Berish\u00ebs karshi ambasador\u00ebve. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nga k\u00ebto sulme Berisha dhe PD nuk fitojn\u00eb politikisht, madje humbasin sepse perceptimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, i pashoq\u00ebruar me informacioni \u00ebsht\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me  sulmin e radh\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi ndaj Gonzatos e vuri Berish\u00ebn p\u00ebrball\u00eb reagimit t\u00eb Bashkimit Europian, i cili natyrisht d\u00ebnoi sulmet dhe mbrojti p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e tij, si ambasador profesionist dhe me integritet. E par\u00eb p\u00ebrciptazi duket se sulmet e Berish\u00ebs vet\u00ebm sa shtojn\u00eb bilancin negativ n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Unionin, dhe PD vet\u00ebm humbet nga nj\u00eb sjellje e till\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb kjo e v\u00ebrtet\u00eb, a humbet PD n\u00eb planin afatgjat\u00eb? A do t\u00eb fitonte ajo n\u00ebse nuk do ta sulmonte Gonzaton? Dhe kryesorja si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, kush ka t\u00eb drejt\u00eb Berisha apo Gonzato p\u00ebr integrimin?<\/p>\n<p>S\u00eb pari Berisha e ka p\u00ebrplasjen me Gonzaton dhe jo me Komisionin Europian, apo aq m\u00eb pak me K\u00ebshillin e BE q\u00eb \u00ebsht\u00eb tryeza vendimmarr\u00ebse m\u00eb e fuqishme n\u00eb Bruksel. Ai e di shum\u00eb mir\u00eb vler\u00ebn e nj\u00eb ambasadori t\u00eb BE n\u00eb dit\u00ebt e sotme q\u00eb po kalon Unioni.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti kosto e Berish\u00ebs relativizohet po t\u00eb kemi parasysh shnd\u00ebrrimin e ambasador\u00ebve t\u00eb huaj vitet e fundit n\u00eb Tiran\u00eb dhe atashimin e tyre me Ram\u00ebn. N\u00eb kulmin e skandaleve t\u00eb qeveris\u00eb ambasador\u00ebt kan\u00eb heshtur dhe kan\u00eb braktisur standardet q\u00eb aplikohen n\u00eb vendet e tyre dhe p\u00ebr t\u00eb cilat shqiptar\u00ebt e duan BE. <\/p>\n<p>Emra si Romana Vlahutin nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr histori. Mjaft t\u00eb kujtojm\u00eb kanabizimin t\u00eb vendit n\u00eb 2016, kur ish ambasadorja e BE bashk\u00eb me ish ambasadorin amerikan Donald Lu mbyll\u00ebn syt\u00eb dhe duartrokit\u00ebn suksesin e qeveris\u00eb q\u00eb kishte \u201czhdukur\u201d kanabisin n\u00eb 99, 99 % t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb vendit, nj\u00eb akt q\u00eb solli pasoja t\u00eb m\u00ebdha negative m\u00eb pas. Pa harruar \u201cMc Gonigal\u201d, ku lobimi i qeveris\u00eb kund\u00ebr Opozit\u00ebs n\u00eb zyrat qendrore t\u00eb FBI \u00ebsht\u00eb sot e k\u00ebsaj dite nj\u00eb vep\u00ebr e provuar dhe d\u00ebnuar n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>S\u00eb treti kryeministri Rama me an\u00eb t\u00eb koncesioneve n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb vendit, q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb disa vendeve t\u00eb BE. si Italia me kampet e refugjat\u00ebve n\u00eb Gjad\u00ebr, apo parqet foto-voltaik\u00eb francez\u00eb ka arritur q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje europiane, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fuqishme sesa funksionet diplomatike t\u00eb ambasador\u00ebve dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb Komisionit Europian n\u00eb Tiran\u00eb. Modus- operandi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb p\u00ebr lobimi i tyre p\u00ebr qeverin\u00eb.   <\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti dhe m\u00eb kryesorja, rasti i sulmit t\u00eb fundit t\u00eb Berish\u00ebs ndaj Gonzatos lidhet me diskutimet n\u00eb COELA, grupi i p\u00ebrbashk\u00ebt i pun\u00ebs s\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE me KE, p\u00ebr raportin IBAR (Raporti i Vler\u00ebsimit t\u00eb Pikave t\u00eb Nd\u00ebrmjetme). Pa miratimin e raportit, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb Gjyq\u00ebsorin Spak dhe luft\u00ebn kund\u00ebr krimit e korrupsionit ecja p\u00ebrpara n\u00eb negociata b\u00ebhet e v\u00ebshtir\u00eb. Raporti \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb COELA m\u00eb 26 shkurt dhe \u00ebsht\u00eb diskutuar disa her\u00eb pa u miratuar. Nuk ka afat formal p\u00ebr miratimin e IBAR, por vonesa tregon se disa vende an\u00ebtare kan\u00eb rezerva, mes tyre edhe Gjermania.<\/p>\n<p>Shtyrja n\u00eb koh\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me votimin e PS p\u00ebr imunitetin e Ballukut. N\u00eb dit\u00ebn e rr\u00ebzimit t\u00eb SPAK n\u00eb Kuvend, Gjermania e kusht\u00ebzoi vendimmarrjen  e saj n\u00eb bisedimet BE- Shqip\u00ebri me ndjekjen penale t\u00eb  korrupsionit edhe n\u00eb raste t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb. Kjo ishte p\u00ebrplasja e par\u00eb e madhe e Ram\u00ebs me BE. Kjo \u00ebsht\u00eb pengesa q\u00eb ka shtyr\u00eb miratimin e Raportit t\u00eb IBAR. Problemi sesi Berisha e quan bllokim nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb miratuar \u00ebsht\u00eb ekzagjerim politik berishist dhe nuanc\u00eb gjuh\u00ebsore, por nuk \u00ebsht\u00eb spekulim.<\/p>\n<p>Duke e quajtur t\u00eb till\u00eb Gonzato legjitimoi kryeministrin p\u00ebr \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb qart\u00ebsonte realitetin pa e p\u00ebrfshir\u00eb opozit\u00ebn. Kjo  do ti jepte Gonzatos rolin e arbitrit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt shqiptar\u00ebt e besojn\u00eb BE. Nd\u00ebrsa rolin e t\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb qeveris\u00eb edhe kur ajo kapet duke vjedhur e duke penguar SPAK, n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve e kan\u00eb luajtur disa paraardh\u00ebs e homolog\u00eb t\u00eb tij, por s\u2019 \u00ebsht\u00eb se u ka ecur.  <\/p>\n<p>*Ky shkrim \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e projektit \u2018PRODEMOCRATIA, nj\u00eb partneritet mes INSTITUTIT PASHKO dhe media MAPO, p\u00ebr t\u00eb analizuar zhvillimet e demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Arion Sulo Sulmet e kreut t\u00eb PD, Berisha ndaj ambasadorit t\u00eb BE n\u00eb Tiran\u00eb, Gonzato si lobist i kryeministrit Rama, q\u00eb erdh\u00ebn pasi p\u00ebrfaq\u00ebsuesi europian i quajti spekulime q\u00ebndrimet p\u00ebr bllokimin e integrimit nuk jan\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb e re n\u00eb qasjen 35 vje\u00e7are t\u00eb Berish\u00ebs karshi ambasador\u00ebve. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se nga k\u00ebto sulme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87048","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87048","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87048"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87048\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}