{"id":87037,"date":"2026-05-12T09:48:24","date_gmt":"2026-05-12T09:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/drama-ndrenika-e-veliaj-teatri-real-qe-e-ka-ende-larg-fundin\/"},"modified":"2026-05-12T09:48:24","modified_gmt":"2026-05-12T09:48:24","slug":"drama-ndrenika-e-veliaj-teatri-real-qe-e-ka-ende-larg-fundin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/12\/drama-ndrenika-e-veliaj-teatri-real-qe-e-ka-ende-larg-fundin\/","title":{"rendered":"Drama Ndrenika e Veliaj, teatri real q\u00eb e ka ende larg fundin"},"content":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli<\/p>\n<p>Ishte e pabesueshme, por dhe e pritshme dhe e parashikueshme, shtr\u00ebngata dixhitale ndaj shfaqjes s\u00eb dyshes Ndrenika \u2013 Veliaj n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Nj\u00eb sken\u00eb teatri natyralist, ku aktori profesionist luan njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe jo personazhin q\u00eb i diktonte dikur skenari, kurse politikani i prangosur, ishte n\u00eb rolin e personazhit real t\u00eb dram\u00ebs vetjake t\u00eb kusht\u00ebzuar nga rrethanat. Mjaftuan edhe aq pak \u00e7aste filmike, nj\u00eb gjysm\u00eb dialogu dhe nj\u00eb puthje n\u00eb ball\u00eb e aktorit njeri mbi politikanin personazh, q\u00eb t\u00eb kuptohet m\u00eb pas thell\u00ebsia dramatike dhe deformimi i gjykimit plot urrejtje dhe shpesh pa logjik\u00eb i nj\u00eb pjese jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb: Ndarja bardh e zi n\u00eb gjykim, n\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb k\u00ebqinj, n\u00eb moralist\u00eb dhe amoral\u00eb, n\u00eb \u00ebngj\u00ebj e djaj. Dhe meq\u00eb zakonisht urrejtja b\u00ebrtet m\u00eb shum\u00eb se dashuria, humori i shoq\u00ebris\u00eb dixhitale, ngriti furtun\u00eb urrejtjeje mbi Robert Ndrenik\u00ebn dhe balt\u00ebn e rip\u00ebrdorur ndaj Erion Veliajt.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky proces publik \u00ebsht\u00eb i helmuar nga paragjykimet. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr Veliajn, teatri real i procesit t\u00eb tij gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb larg verifikimit t\u00eb faj\u00ebsis\u00eb apo pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. Deri m\u00eb tani debati mbi dosjen e tij penale ka qen\u00eb i shk\u00ebputur, me cop\u00ebza si mozaik\u00eb, i imponuar dhe i drejtuar drejt faj\u00ebsis\u00eb mbi gjykim publik. \u00c7far\u00eb kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb me drejtor\u00ebt e tij t\u00eb bashkis\u00eb, p\u00ebrfshirja e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe garderob\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb proces, paragjykimet q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb sosur dhe mbi t\u00eb gjitha, armiq\u00ebsit\u00eb e tij politike e mediatike, ishin pjes\u00eb t\u00eb stuhis\u00eb perfekte kund\u00ebr tij. N\u00eb PD do t\u00eb donin ta shihnin prej vitesh n\u00eb pranga. N\u00eb PS, segmente t\u00eb caktuara e t\u00eb identifikuara ishin gjithashtu t\u00eb interesuara q\u00eb kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb Qazim Mulletin e t\u00eb majt\u00ebs. Edhe media ishte element i k\u00ebsaj lloj stuhie, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Veliaj kishte arritur q\u00eb n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb prodhonte miq t\u00eb rrem\u00eb dhe armiq t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Por t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb sfondi i teatrit real. Skenari i tij ka mb\u00ebrritur tashm\u00eb vet\u00ebm n\u00eb aktin e dyt\u00eb. N\u00eb t\u00eb parin u luajt drama e arrestit me burg. N\u00ebse arresti n\u00eb burg ka qen\u00eb masa e duhur, proporcionale dhe e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr rastin e tij. Verifikimi i saj periodik nga gjykatat e ka l\u00ebn\u00eb ende n\u00eb qeli Veliajn, tashm\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 15 muajsh. Ky arrest vuri n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe mandatin si kryetar bashkie \u2013 p\u00ebrball\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje, e shkarkuan me K\u00ebshill bashkiak \u2013 por e legjitimoi s\u00ebrish n\u00eb detyr\u00eb Gjykata Kushtetuese. Akti i dyt\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me hetimin gjyq\u00ebsor, ku nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pikpyetjesh t\u00eb tjera do t\u00eb duhet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje deri n\u00eb verifikimin e statusit t\u00eb tij p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb, fajtor apo i pafajsh\u00ebm. Saga e marrjes s\u00eb dosjes n\u00eb dor\u00ebzim, mungesa e njohjes me t\u00eb, kafazi i qelqt\u00eb dhe nj\u00eb mori detajesh t\u00eb tjera, do t\u00eb duhet t\u00eb analizohen p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjykim mbi gjykimin. A ishte procesi i drejt\u00eb, i ndersh\u00ebm, i barabart\u00eb? A jan\u00eb respektuar t\u00eb drejtat e individit n\u00eb gjykim? A ka funksionuar p\u00ebr t\u00eb prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb? A \u00ebsht\u00eb garantuar barazia e pal\u00ebve n\u00eb proces, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb. S\u00ebrish deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb teatrit real mbi Veliajn, \u00ebsht\u00eb ende larg momenti p\u00ebr t\u00eb folur mbi faj\u00ebsin\u00eb apo pafaj\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr gati nj\u00eb dyzin\u00eb me akuza. E megjithat\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Erion Veliaj bastin e tij e ka me koh\u00ebn. Edhe me pritjen. Fillimisht ai duhet t\u00eb duhet t\u00eb ndaj\u00eb fatin e tij si qytetar, me t\u00eb nes\u00ebrmen si politikan. Natyrisht nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kjo gj\u00eb. Esht\u00eb nj\u00eb proces goxha i nd\u00ebrlikuar. Fillimisht, pa i r\u00ebn\u00eb nga Kina, si\u00e7 thuhet n\u00eb zhargon popullor, Veliaj duhet t\u00eb kujtoj\u00eb at\u00eb proverbin e vjet\u00ebr kinez q\u00eb k\u00ebshillon durim. Durimin e mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pritur n\u00eb breg t\u00eb lumit q\u00eb rrjedha t\u2019i nxjerr\u00eb vet\u00eb n\u00eb breg kufomat e armiqve. Edhe pse p\u00ebr t\u00eb ndodhur kjo, duhet t\u00eb rrjedh\u00eb ende shum\u00eb uj\u00eb n\u00ebn urat e Lan\u00ebs. Por pa revansh. Pa etjen e hakmarrjes. Sepse kush niset p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb dy arkivol\u00eb e nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i destinuar q\u00eb her\u00ebt a von\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet p\u00ebr p\u00ebrdorim vetjak.<\/p>\n<p>Si qytetar, si individ, prind e bashk\u00ebshort Veliaj duhet t\u00eb llogaris\u00eb se brenda a jasht\u00eb kafazit, me transmetim live apo me dyer t\u00eb mbyllura, ai do t\u00eb shpallet fajtor. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb skenarit, do t\u2019i duhet t\u00eb luaj\u00eb dram\u00ebn e individit. Si politikan i duhet t\u00eb pres\u00eb \u201cshkall\u00ebn e kat\u00ebrt\u201d t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, gjykat\u00ebn e Strasburgut. Me siguri matematike, n\u00eb at\u00eb proces, arresti i tij me burg do t\u00eb konsiderohet arbitrar e joproporcional. K\u00ebshtu do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme shum\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. M\u00eb tej, me pak m\u00eb shum\u00eb fat n\u00eb dispozicion, p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb verifikuara proceduriale, mund t\u2019i vihet n\u00eb dyshim edhe vet\u00eb fati i d\u00ebnimit penal. Minimalisht, nj\u00eb rikthim i gjykimit me rihapje t\u00eb procedur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Por kjo i p\u00ebrket nj\u00eb t\u00eb ardhmeje q\u00eb k\u00ebrkon shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb. Nga nj\u00ebra pik\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, ky do t\u00eb jet\u00eb segmenti kohor q\u00eb do t\u2019i duhet Veliajt p\u00ebr t\u00eb dalluar miqt\u00eb e tij t\u00eb pakt\u00eb, fillimisht ata q\u00eb ka n\u00eb familjen e tij politike dhe armiqt\u00eb q\u00eb i vijn\u00eb nga kudo. Dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se n\u00eb politik\u00eb nuk ka as dashuri dhe as urrejtje t\u00eb p\u00ebrhershme. Ka vet\u00ebm p\u00ebrputhje apo kund\u00ebrshti interesash. Dhe kjo vlen kryesisht p\u00ebr raportin e tij me Edi Ram\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin ka pasur gjithmon\u00eb bindjen se i bashkonte empati reciproke. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai duhet t\u00eb llogaris\u00eb n\u00ebse mund t\u00eb rihyj\u00eb apo jo s\u00ebrish n\u00eb ombrell\u00ebn e interesave t\u00eb kryeministrit.<\/p>\n<p>Gjithkush e ka menduar qoft\u00eb dhe nj\u00ebher\u00eb rimish\u00ebrimin tek vetja t\u00eb djaloshit francez Edmond Dantes kur hyri n\u00eb burg dhe shnd\u00ebrrimin e tij n\u00eb Kontin e Monte Kristos kur doli prej tij. Veliajt do t\u2019i duhet t\u00eb rihyj\u00eb at\u00ebher\u00eb n\u00eb rolin e tij si njeri dhe jo m\u00eb si personazh n\u00eb teatrin e tij vetjak. Me plag\u00eb si qytetar, por me tjet\u00ebr lloj pjekurie si politikan. Dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb duhet ta b\u00ebj\u00eb edhe p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb profesionisti ikon\u00eb si Robert Ndrenika, t\u00eb duartrokitur n\u00eb sken\u00eb e ekran kur luante emocione t\u00eb diktuara nga skenari e regjia dhe t\u00eb mallkuar n\u00eb jet\u00eb kur shfaqi emocionet e tij si njeri i diktuar nga zemra. Cfar\u00eb mbetet p\u00ebrtej \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm histori e t\u00eb ardhmes q\u00eb e shkruan ndonj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm kapricioja e t\u00eb shkuar\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lorenc Vangjeli Ishte e pabesueshme, por dhe e pritshme dhe e parashikueshme, shtr\u00ebngata dixhitale ndaj shfaqjes s\u00eb dyshes Ndrenika \u2013 Veliaj n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Nj\u00eb sken\u00eb teatri natyralist, ku aktori profesionist luan njeriun q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe jo personazhin q\u00eb i diktonte dikur skenari, kurse politikani i prangosur, ishte n\u00eb rolin e personazhit real [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-87037","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87037","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87037"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87037\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}