{"id":86901,"date":"2026-05-11T13:39:18","date_gmt":"2026-05-11T13:39:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/11\/negociatat-e-paqes-putin-propozon-nje-emer-te-vjeter-ish-kancelarin-gerhard-shreder\/"},"modified":"2026-05-11T13:39:18","modified_gmt":"2026-05-11T13:39:18","slug":"negociatat-e-paqes-putin-propozon-nje-emer-te-vjeter-ish-kancelarin-gerhard-shreder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/11\/negociatat-e-paqes-putin-propozon-nje-emer-te-vjeter-ish-kancelarin-gerhard-shreder\/","title":{"rendered":"Negociatat e paqes\/ Putin propozon nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebr: Ish-Kancelarin Gerhard Shr\u00ebder"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar q\u00eb ish-Kancelari gjerman Gerhard Shr\u00ebder mund t\u00eb koordinoj\u00eb bisedimet me Bashkimin Europian p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje n\u00eb Ukrain\u00eb. Propozimi \u00ebsht\u00eb pritur me skepticiz\u00ebm nga zyrtar\u00ebt europian\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Presidenti i K\u00ebshillit Europian, Ant\u00f3nio Costa, tha s\u00eb fundmi se beson se ekziston \u201c<em>potencial<\/em>\u201d q\u00eb BE-ja t\u00eb negocioj\u00eb me Rusin\u00eb dhe t\u00eb diskutoj\u00eb edhe t\u00eb ardhmen e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">I pyetur t\u00eb shtun\u00ebn se k\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironte t\u00eb shihte n\u00eb krye t\u00eb rifillimit t\u00eb bisedimeve me Europ\u00ebn, Putin tha se do t\u00eb preferonte \u201c<em>personalisht<\/em>\u201d Shr\u00ebderin, i cili drejtoi Gjermanin\u00eb nga viti 1998 deri n\u00eb 2005 dhe q\u00eb ka mbetur i af\u00ebrt me Kremlinin edhe pas largimit nga pushteti.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, lideri rus tha se lufta kat\u00ebrvje\u00e7are mund t\u00eb jet\u00eb <em>\u201cdrejt fundit\u201d,<\/em> duke shtuar se \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb zhvilloj\u00eb bisedime direkte me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, n\u00eb Mosk\u00eb ose n\u00eb nj\u00eb vend neutral.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pas ceremonive t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Fitores, q\u00eb sh\u00ebnon triumfin sovjetik ndaj Gjermanis\u00eb naziste n\u00eb vitin 1945, Putin tha se do t\u00eb pranonte t\u00eb takohej me Zelenskyn vet\u00ebm pasi kushtet e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje t\u00eb ishin p\u00ebrcaktuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Rusia kishte shpallur nj\u00eb arm\u00ebpushim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dyditor m\u00eb 8-9 maj p\u00ebr Dit\u00ebn e Fitores, nd\u00ebrsa Zelensky kishte propozuar nj\u00eb nd\u00ebrprerje t\u00eb luftimeve m\u00eb her\u00ebt, duke nisur nga nata e 5-6 majit.<\/p>\n<p class=\"p1\">Si pjes\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Uashingtoni p\u00ebr paqe, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi t\u00eb premten nj\u00eb pauz\u00eb tre-ditore n\u00eb konflikt, por q\u00eb at\u00ebher\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt kan\u00eb akuzuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr shkelje t\u00eb saj.<\/p>\n<p class=\"p2\">Nd\u00ebrsa bisedimet p\u00ebr paqe t\u00eb mb\u00ebshtetura nga SHBA mes Kievit dhe Mosk\u00ebs po ngecin, pyetja \u00ebsht\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb Shr\u00ebder dhe n\u00ebse ai mund t\u00eb shihet si nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Kush \u00ebsht\u00eb Gerhard Shr\u00ebder?<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">82-vje\u00e7ari i Partis\u00eb Socialdemokrate Gjermane sh\u00ebrbeu si kancelar i Gjermanis\u00eb nga 1998 deri n\u00eb 2005. Gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij ai u p\u00ebrqendrua te integrimi europian, ulja e papun\u00ebsis\u00eb, liberalizimi i ligjeve t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb, kufizimi i energjis\u00eb b\u00ebrthamore dhe rind\u00ebrtimi i ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">P\u00ebrplasja p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Irak krijoi nj\u00eb \u00e7arje serioze n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Gjermanis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb n\u00eb vitin 2003, kur Berlini u rreshtua me Franc\u00ebn dhe Rusin\u00eb kund\u00ebr nd\u00ebrhyrjes ushtarake.<\/p>\n<p class=\"p1\">Pas largimit nga posti n\u00eb vitin 2005, Shr\u00ebder mori pothuajse menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb rol drejtues n\u00eb nj\u00eb konsorcium gjermano-rus q\u00eb po nd\u00ebrtonte nj\u00eb gazsjell\u00ebs n\u00ebn Detin Baltik. Ai mbajti role ky\u00e7e n\u00eb projektet energjetike ruse, p\u00ebrfshir\u00eb Nord Stream dhe bordin e kompanis\u00eb ruse t\u00eb naft\u00ebs Rosneft, nga e cila u largua n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p class=\"p1\">Megjith\u00ebse hoqi dor\u00eb nga ai post, ish-kancelari ka mbetur i af\u00ebrt me Putinin dhe \u00ebsht\u00eb ve\u00e7uar nga shumica e lider\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb prej pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb vitin 2022, duke u p\u00ebrballur me kritika t\u00eb forta n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p class=\"p2\">Fakti q\u00eb nuk e d\u00ebnoi publikisht pushtimin rus t\u00eb Ukrain\u00ebs i ka kushtuar disa privilegje q\u00eb zakonisht u jepen ish-Kancelar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb zyr\u00ebn e financuar nga shteti. Ky q\u00ebndrim e ka kthyer at\u00eb n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb shum\u00eb t\u00eb debatueshme n\u00eb vendin e tij.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">\u00c7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje ka me Putinin?<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">Shr\u00ebder e quajti Putinin n\u00eb vitin 2004<em> \u201cnj\u00eb demokrat pa t\u00eb meta\u201d,<\/em> duke th\u00ebn\u00eb se ishte<em> \u201cplot\u00ebsisht i bindur\u201d<\/em> se presidenti rus donte ta kthente Rusin\u00eb n\u00eb nj\u00eb demokraci.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ai foli pak p\u00ebr p\u00ebrpjekjet ruse p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Ukrain\u00eb gjat\u00eb atyre viteve, apo p\u00ebr sulmet e Kremlinit ndaj liris\u00eb s\u00eb shtypit. P\u00ebrkundrazi, n\u00ebn drejtimin e tij, Gjermania thelloi marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike me Rusin\u00eb, rriti tregtin\u00eb dhe u b\u00eb m\u00eb e varur nga nafta dhe gazi rus.<\/p>\n<p class=\"p1\">Al Jazeera kujton librin e tij <span class=\"s1\">Klare Woerter<\/span> (\u201cFjal\u00eb t\u00eb qarta\u201d), n\u00eb t\u00eb cilin Shr\u00ebder foli p\u00ebr raportin me liderin rus, i cili kishte punuar si agjent i KGB-s\u00eb n\u00eb Gjermanin\u00eb Lindore n\u00eb vitet 1980 dhe flet rrjedhsh\u00ebm gjermanisht.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cGj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr nj\u00eb miq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt,\u201d<\/em> tha Shr\u00ebder, i cili ka edhe dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb adoptuar nga Rusia.<em> \u201cKjo e b\u00ebn gjith\u00e7ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p2\">Miq\u00ebsia e tyre, sipas raportimeve, u forcua m\u00eb tej me kalimin e viteve. Shr\u00ebder kritikoi sanksionet kund\u00ebr Rusis\u00eb, kund\u00ebrshtoi p\u00ebrjashtimin e saj nga G8 dhe madje mb\u00ebshteti argumentin e Kremlinit q\u00eb krahasonte aneksimin e Krimes\u00eb me nd\u00ebrhyrjen e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai vet\u00eb ishte kancelar i Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">Si po ecin negociatat Rusi-Ukrain\u00eb?\u00a0<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">Bisedimet e mb\u00ebshtetura nga SHBA kan\u00eb ngecur p\u00ebr shkak t\u00eb ofensiv\u00ebs s\u00eb fundit ruse n\u00eb lindje t\u00eb Ukrain\u00ebs, ku Moska k\u00ebrkon q\u00eb Kievi t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb pjes\u00ebt e mbetura t\u00eb rajonit t\u00eb Donetskut para se t\u00eb shqyrtoj\u00eb fundin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt vazhdojn\u00eb sulmet ndaj nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Ukraina ka sh\u00ebnuar s\u00eb fundmi goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndaj infrastruktur\u00ebs energjetike ruse.<\/p>\n<p class=\"p1\">Zyrtar\u00ebt ukrainas than\u00eb t\u00eb diel\u00ebn se sulmet ruse kishin vrar\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn tre persona dhe se n\u00eb 24 or\u00ebt e m\u00ebparshme kishte pasur afro 150 p\u00ebrplasje n\u00eb vij\u00ebn e frontit, pavar\u00ebsisht pauz\u00ebs treditore.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cMe fjal\u00eb t\u00eb tjera, ushtria ruse nuk po respekton asnj\u00eb heshtje n\u00eb front dhe as nuk po p\u00ebrpiqet shum\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb,\u201d<\/em> tha Zelensky n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb mbr\u00ebmjes, duke shtuar se trupat ukrainase po kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen dhe po mbrojn\u00eb pozicionet e tyre.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nga ana tjet\u00ebr, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrain\u00ebn p\u00ebr shkelje t\u00eb arm\u00ebpushimit, duke th\u00ebn\u00eb se kishte rr\u00ebzuar 57 dron\u00eb ukrainas n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb dhe se ishte<em> \u201cp\u00ebrgjigjur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb\u201d<\/em> n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"p1\">Edhe kontrolli mbi centralin b\u00ebrthamor t\u00eb Zaporizhias, m\u00eb i madhi n\u00eb Europ\u00eb, mbetet nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb p\u00ebrplasjeje.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nd\u00ebrsa Putin tha t\u00eb shtun\u00ebn se lufta mund t\u00eb jet\u00eb <em>\u201cdrejt fundit\u201d, <\/em>z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se paqja n\u00eb Ukrain\u00eb \u00ebsht\u00eb ende<em> \u201cshum\u00eb larg\u201d.\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p2\">T\u00eb diel\u00ebn, agjencia ruse Interfax citoi k\u00ebshilltarin e Kremlinit Yury Ushakov t\u00eb thoshte se t\u00eb d\u00ebrguarit amerikan\u00eb Steve Witkoff dhe Jared Kushner do t\u00eb vizitojn\u00eb Mosk\u00ebn<em> \u201cs\u00eb shpejti\u201d<\/em> p\u00ebr t\u00eb vazhduar bisedimet me Rusin\u00eb.<\/p>\n<h4><span class=\"s1\">A ka gjasa q\u00eb Ukraina dhe Per\u00ebndimi t\u2019i besojn\u00eb Shr\u00ebderit?<\/span><\/h4>\n<p class=\"p1\">Shefja e diplomacis\u00eb europiane, Kaja Kallas, reagoi me skepticiz\u00ebm ndaj propozimit t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cN\u00ebse i japim Rusis\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb em\u00ebroj\u00eb negociatorin n\u00eb emrin ton\u00eb, kjo nuk do t\u00eb ishte shum\u00eb e men\u00e7ur,\u201d<\/em> tha ajo t\u00eb h\u00ebn\u00ebn p\u00ebrpara takimit t\u00eb ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em>\u201cGerhard Shr\u00ebder ka qen\u00eb lobist i nivelit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr kompani shtet\u00ebrore ruse. Pra \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pse Putini e do at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rol: sepse do t\u00eb ishte sikur t\u00eb ishte ulur n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt e tryez\u00ebs,\u201d<\/em> shtoi ajo.<\/p>\n<p class=\"p1\">Edhe Gjermania e hodhi posht\u00eb sugjerimin e Putinit. Reuters citoi nj\u00eb zyrtar gjerman t\u00eb thoshte se oferta nuk ishte e besueshme, sepse Rusia nuk kishte ndryshuar asnj\u00eb nga kushtet e saj, duke theksuar se \u00e7do bisedim i mundsh\u00ebm me BE-n\u00eb duhet t\u00eb koordinohet ngusht\u00eb me shtetet an\u00ebtare dhe me Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"p1\">Sipas atij zyrtari, q\u00eb foli n\u00eb kushte anonimiteti, Putin po b\u00ebn oferta t\u00eb rreme me synimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb aleanc\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\n<p><strong>\u00a9Lapsi.al\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/11\/negociatat-e-paqes-putin-propozon-nje-emer-te-vjeter-ish-kancelarin-gerhard-shreder\/\">Negociatat e paqes\/ Putin propozon nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebr: Ish-Kancelarin Gerhard Shr\u00ebder<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti rus Vladimir Putin ka sugjeruar q\u00eb ish-Kancelari gjerman Gerhard Shr\u00ebder mund t\u00eb koordinoj\u00eb bisedimet me Bashkimin Europian p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje n\u00eb Ukrain\u00eb. Propozimi \u00ebsht\u00eb pritur me skepticiz\u00ebm nga zyrtar\u00ebt europian\u00eb. Presidenti i K\u00ebshillit Europian, Ant\u00f3nio Costa, tha s\u00eb fundmi se beson se ekziston \u201cpotencial\u201d q\u00eb BE-ja t\u00eb negocioj\u00eb me Rusin\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86901","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86901\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}