{"id":86845,"date":"2026-05-11T09:48:22","date_gmt":"2026-05-11T09:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/11\/takimi-i-ministrave-te-be-se-dhe-te-ballkanit-perendimor-kos-200-mln-euro-per-shqiperine-dhe-malin-e-zi\/"},"modified":"2026-05-11T09:48:22","modified_gmt":"2026-05-11T09:48:22","slug":"takimi-i-ministrave-te-be-se-dhe-te-ballkanit-perendimor-kos-200-mln-euro-per-shqiperine-dhe-malin-e-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/11\/takimi-i-ministrave-te-be-se-dhe-te-ballkanit-perendimor-kos-200-mln-euro-per-shqiperine-dhe-malin-e-zi\/","title":{"rendered":"Takimi i ministrave t\u00eb BE-s\u00eb dhe t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Kos: 200 mln euro p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi"},"content":{"rendered":"<p>Do t\u00eb mbahet k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb Takimi i ministrave t\u00eb BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, ku Komisionerja e BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se do t\u00eb diskutohen tema ky\u00e7e gjeopolitike, duke nisur me Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Sakaq, Kos ka theksuar se procesi i zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Per\u00ebndimor mbetet prioritet strategjik, duke theksuar se ka vend p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e rajonit n\u00eb BE, n\u00ebse ato p\u00ebrmbushin reformat e k\u00ebrkuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ajo theksoi se Bashkimi Evropian do t\u00eb ofroj\u00eb 200 milion\u00eb euro p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Malin e Zi n\u00eb zbatim t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista:<\/p>\n<p>Dhe kam nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, ka vend p\u00ebr t\u00eb gjitha shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Zgjerimi \u00ebsht\u00eb prioritet p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe n\u00ebse kandidat\u00ebt tan\u00eb japin rezultate, at\u00ebher\u00eb edhe ne duhet t\u00eb japim rezultate.<\/p>\n<p>Dhe po japim rezultate, si\u00e7 e dini, pas 17 vitesh kemi krijuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb grupin e pun\u00ebs p\u00ebr traktatin e an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb ri. Ky \u00ebsht\u00eb Mali i Zi.<\/p>\n<p>Eurobarometri i fundit tregoi se qytetar\u00ebt e Malit t\u00eb Zi jan\u00eb shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zbatimit t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes, ai po ec\u00ebn mir\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb disbursojm\u00eb af\u00ebrsisht 200 milion\u00eb euro p\u00ebr Malin e Zi dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, po sjellim rezultate konkrete edhe sa i p\u00ebrket integrimit gradual. Si\u00e7 e dini, jav\u00ebn e kaluar Serbia iu bashkua Shqip\u00ebris\u00eb, Malit t\u00eb Zi dhe Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb SEPA.<\/p>\n<p>Tani po p\u00ebrgatisim samitin BE-Ballkani Per\u00ebndimor, i cili do t\u00eb mbahet n\u00eb Podgoric\u00eb m\u00eb 5 qershor dhe pres nj\u00eb angazhim shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb rrug\u00ebn evropiane.<\/p>\n<p>Do t\u00eb diskutojm\u00eb gjithashtu p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe sot do t\u2019u k\u00ebrkoj t\u00eb gjitha shteteve an\u00ebtare q\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb hapin zyrtarisht t\u00eb gjith\u00eb kapitujt.<\/p>\n<p>Kapitulli i par\u00eb mund t\u00eb hapet ende gjat\u00eb presidenc\u00ebs qipriote, nd\u00ebrsa p\u00ebr pes\u00eb kapitujt e tjer\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb realizohet n\u00eb korrik.<\/p>\n<p>Kemi b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrgatitore dhe tani gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u2019u hapur zyrtarisht.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, pasdite, do t\u00eb kemi nj\u00eb takim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb koalicionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr kthimin e f\u00ebmij\u00ebve ukrainas.<\/p>\n<p>Po e organizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb s\u00eb bashku me Kanadan\u00eb dhe Ukrain\u00ebn dhe, bashk\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga rreth 60 vende, do t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr tre tema. E para \u00ebsht\u00eb si t\u2019i kthejm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt.E dyta \u00ebsht\u00eb si t\u00eb kujdesemi p\u00ebr ta dhe familjet e tyre pasi t\u00eb jen\u00eb kthyer.<\/p>\n<p>Dhe tema e tret\u00eb, shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb mbajtja e Rusis\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Lufta ka shum\u00eb fytyra, por rr\u00ebmbimi i f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb tmerrshme dhe kjo duhet t\u00eb ndalet. Rusia duhet t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: A keni pasur tashm\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim me qeverin\u00eb e re hungareze lidhur me an\u00ebtar\u00ebsimin e Ukrain\u00ebs n\u00eb BE? A jan\u00eb pozitiv\u00eb?<\/p>\n<p>Kos: Shoh nj\u00eb mesazh shum\u00eb pozitiv nga kryeministri i ri, Peter Magyar, i cili tha se t\u00eb gjitha vendet kandidate do t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Sigurisht q\u00eb kemi folur shum\u00eb edhe p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Pyetje: Cilat do t\u00eb jen\u00eb hapat konkret\u00eb q\u00eb do t\u00eb diskutoni sot p\u00ebr kthimin e f\u00ebmij\u00ebve?<\/p>\n<p>Kos: Ka shum\u00eb nivele. S\u00eb pari, duhet t\u00eb kemi nj\u00eb sistem dhe ky sistem tashm\u00eb ekziston me ndihm\u00ebn e Ukrain\u00ebs. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kemi fonde t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u2019i gjejm\u00eb k\u00ebta f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb niveli diplomatik. Me ndihm\u00ebn e t\u00eb gjitha vendeve pjes\u00ebmarr\u00ebse duhet t\u00eb rrisim nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb Rusia po b\u00ebn realisht.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e njohim nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe po ndodh p\u00ebrs\u00ebri. Nuk duhet t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>Pres q\u00eb, me ndihm\u00ebn e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre vendeve, t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb kthejm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb nga mbi 20 mij\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e rr\u00ebmbyer.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Ukrain\u00ebs dhe dokumenteve t\u00eb nevojshme, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Komisionit Evropian dhe jemi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresoj q\u00eb jav\u00ebn e ardhshme t\u00eb mund t\u00eb disbursojm\u00eb pagesat e para.<\/p>\n<p>\u201c28 me 28\u201d p\u00ebr Malin e Zi, jam shum\u00eb e lumtur q\u00eb mb\u00ebshtetja e qytetar\u00ebve t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr BE-n\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur me m\u00eb shum\u00eb se 20%.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb prov\u00eb se kur qeveria e Malit t\u00eb Zi dhe Komisioni Evropian punojn\u00eb s\u00eb bashku, qytetar\u00ebt e shohin progresin dhe e mb\u00ebshtesin at\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse Mali i Zi vazhdon n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb dhe ne vazhdojm\u00eb ta mb\u00ebshtesim, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ishte e mundur q\u00eb pjesa teknike e negociatave t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti ose n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por sigurisht, Mali i Zi duhet t\u00eb jap\u00eb rezultate dhe shtetet an\u00ebtare duhet ta mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb qeveria e Malit t\u00eb Zi t\u00eb punoj\u00eb edhe me qytetar\u00ebt e vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: A do t\u00eb jet\u00eb kjo paket\u00eb nj\u00eb \u201cgame changer\u201d p\u00ebr Ukrain\u00ebn?<\/p>\n<p>Kos: Nuk mund t\u00eb them se parat\u00eb do ta ndalin luft\u00ebn. Por k\u00ebto fonde do t\u2019i mund\u00ebsojn\u00eb Ukrain\u00ebs t\u00eb mbroj\u00eb jo vet\u00ebm vendin e saj, por edhe Evrop\u00ebn dhe vlerat evropiane.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027 mendoj se, me ndihm\u00ebn e donator\u00ebve, mund t\u00eb sigurojm\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fondeve jo vet\u00ebm p\u00ebr aspektin ushtarak, por edhe p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre fondeve do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb buxhetin shtet\u00ebror dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Ukraina duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb reformat, dhe po i vazhdon ato.<\/p>\n<p>Pyetje: \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr Armenin\u00eb dhe orientimin e saj m\u00eb evropian?<\/p>\n<p>Kos: Vet\u00ebm populli i Armenis\u00eb mund t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij.<\/p>\n<p>Takimi i fundit i Komunitetit Politik Evropian dhe samiti BE-Armeni treguan qart\u00eb drejtimin q\u00eb ata duan t\u00eb ndjekin dhe Evropa do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr dinamikat gjeopolitike n\u00eb rajon dhe do t\u2019i ndjekim me shum\u00eb kujdes.<\/p>\n<p>Pyetje: Ka ide p\u00ebr integrim gradual, madje edhe n\u00eb institucione pa t\u00eb drejt\u00eb vote. \u00c7far\u00eb mendoni?<\/p>\n<p>Kos: Metodologjia e procesit t\u00eb zgjerimit q\u00eb po p\u00ebrdorim \u00ebsht\u00eb rreth 40-vje\u00e7are. Jetojm\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tjera. Nuk jetojm\u00eb m\u00eb n\u00eb koh\u00eb paqeje. Nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Prandaj po diskutojm\u00eb me shtetet an\u00ebtare mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb parimet e integrimit gradual, t\u00eb cilat aktualisht po p\u00ebrdoren kryesisht n\u00eb tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb shtrihen edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb diskutime t\u00eb thella me shtetet an\u00ebtare dhe jam pozitive p\u00ebr zhvillimet.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Serbis\u00eb, Serbia ka vend n\u00eb Bashkimin Evropian-nj\u00eb Serbi demokratike.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb tani \u00ebsht\u00eb t\u00eb kontrollojm\u00eb vazhdimisht n\u00ebse vendet p\u00ebrfituese t\u00eb fondeve t\u00eb Planit t\u00eb Rritjes po i p\u00ebrmbushin kriteret.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb pas amendamenteve n\u00eb drejt\u00ebsi disa muaj m\u00eb par\u00eb nuk kemi b\u00ebr\u00eb pagesa, por nuk ka pasur asnj\u00eb vendim formal p\u00ebr ndalimin e tyre.<\/p>\n<p>Pra, n\u00ebse Serbia p\u00ebrmbush kriteret, dhe ne shpresojm\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb sigurisht q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb progres.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet se statusi i vendit kandidat sjell angazhime nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Ne presim nga nj\u00eb vend kandidat t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara dhe jo t\u00eb shkoj\u00eb prapa n\u00eb fusha t\u00eb caktuara.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Do t\u00eb mbahet k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb Takimi i ministrave t\u00eb BE-s\u00eb dhe Ballkanit Per\u00ebndimor, ku Komisionerja e BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se do t\u00eb diskutohen tema ky\u00e7e gjeopolitike, duke nisur me Ballkanin Per\u00ebndimor. Sakaq, Kos ka theksuar se procesi i zgjerimit t\u00eb Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Per\u00ebndimor mbetet prioritet strategjik, duke theksuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86845","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86845"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86845\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}