{"id":86796,"date":"2026-05-11T06:48:21","date_gmt":"2026-05-11T06:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/11\/kurti-ne-shkup-ose-si-humbet-kuptimi-i-politikes-shqiptare\/"},"modified":"2026-05-11T06:48:21","modified_gmt":"2026-05-11T06:48:21","slug":"kurti-ne-shkup-ose-si-humbet-kuptimi-i-politikes-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/11\/kurti-ne-shkup-ose-si-humbet-kuptimi-i-politikes-shqiptare\/","title":{"rendered":"Kurti n\u00eb Shkup, ose si humbet kuptimi i politik\u00ebs shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>N\u00ebn hijen e Mickoskit, Albin Kurti foli p\u00ebr bashkim t\u00eb Vlen, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt protestojn\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn, p\u00ebrjashtohen nga institucionet dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb dekor t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk i njeh si t\u00eb barabart\u00eb<\/p>\n<p>Ka di\u00e7ka thell\u00ebsisht t\u00eb frikshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim t\u00eb Albin Kurtit n\u00eb Shkup. Jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb tha. Por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb zgjodhi t\u00eb mos shoh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment kur shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ndihen m\u00eb t\u00eb pambrojtur politikisht se n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb pas vitit 2001, Kurti shkon n\u00eb Shkup dhe flet sikur ndodhet n\u00eb nj\u00eb seminar rajonal t\u00eb OJQ-ve evropiane. Flet p\u00ebr bashkim, p\u00ebr demokraci, p\u00ebr diaspor\u00eb, p\u00ebr korridore, p\u00ebr \u201cOne Stop Shop\u201d, p\u00ebr energji demokratike dhe p\u00ebr stabilitet rajonal, nd\u00ebrsa jasht\u00eb sall\u00ebs shqiptar\u00ebt protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn elementare t\u00eb gjuh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb verb\u00ebri politike. Kjo \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputje nga realiteti.<\/p>\n<p>Sepse pyetja q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb aty, n\u00eb sy t\u00eb Mickoskit, nuk ishte sa kilometra jan\u00eb Prishtina me Shkupin. Pyetja ishte pse shqiptari n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet ende duhet t\u00eb protestoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb gjuha e tij t\u00eb trajtohet si gjuh\u00eb e barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu fillon problemi real i k\u00ebtij fjalimi.<\/p>\n<p>Kurti nuk foli si kryeminist\u00ebr i shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb e njeh historin\u00eb politike t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Ai foli si garantues i nj\u00eb stabiliteti artificial, n\u00eb nj\u00eb moment kur vet\u00eb themelet e karakterit multietnik t\u00eb shtetit po grryhen nga brenda.<\/p>\n<p>Ai foli p\u00ebr \u201cbashkimin historik\u201d t\u00eb VLEN-it, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb VLEN nuk \u00ebsht\u00eb bashkim politik. \u00cbsht\u00eb fragmentim politik i administruar. \u00cbsht\u00eb shnd\u00ebrrimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit shqiptar n\u00eb grup individ\u00ebsh q\u00eb flasin shqip dhe p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb maqedonisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim nuk ekziston kriza e gjuh\u00ebs. Nuk ekziston degradimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit shqiptar. Nuk ekziston fakti q\u00eb Gjykata Kushtetuese po vihet mbi Marr\u00ebveshjen e Ohrit. Nuk ekziston fakti q\u00eb shqiptar\u00ebt sot kan\u00eb m\u00eb pak fuqi institucionale se n\u00eb vitet e para t\u00eb pluralizmit.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi. Ai e paraqet k\u00ebt\u00eb realitet si sukses.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb dramatike.<\/p>\n<p>Sepse Albin Kurti, q\u00eb dikur fliste p\u00ebr vet\u00ebvendosje, barazi dhe dinjitet politik, sot n\u00eb Shkup legjitimon nj\u00eb model ku shqiptar\u00ebt nuk trajtohen si faktor shtetformues, por si dekor koalicioni.<\/p>\n<p>Ai flet p\u00ebr antifashiz\u00ebm n\u00eb krah t\u00eb nj\u00eb kryeministri q\u00eb nd\u00ebrton narrativ\u00eb etnonacionaliste. Flet p\u00ebr Evrop\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00eb qeveria maqedonase e relativizon rrug\u00ebn evropiane sa her\u00eb q\u00eb prek interesin nacional maqedonas. Flet p\u00ebr integrim t\u00eb shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi shqiptar \u00ebsht\u00eb zbrazur nga \u00e7do pesh\u00eb reale.<\/p>\n<p>Dhe ironia b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kur flet p\u00ebr \u201ctejkalimin e mend\u00ebsive provinciale\u201d, nd\u00ebrsa vet\u00eb VLEN \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pik\u00ebrisht mbi provinc\u00ebn politike. Pa koncept ideologjik, pa bosht programor, pa figur\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese dhe pa guxim p\u00ebrball\u00eb VMRO-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, gjith\u00eb ky projekt i ka sh\u00ebrbyer vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00ebje. Dob\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit shqiptar.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas vitit 2001, shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb partner politik n\u00eb qeveri. Kan\u00eb individ\u00eb n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb Albin Kurti e di shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai e di se VLEN nuk u votua si projekt. U votua si protest\u00eb kund\u00ebr BDI-s\u00eb. Por n\u00eb vend q\u00eb ta nd\u00ebrtonte nj\u00eb alternativ\u00eb reale politike shqiptare, ai ndihmoi n\u00eb fragmentimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb sken\u00ebs shqiptare dhe n\u00eb krijimin e nj\u00eb strukture q\u00eb sot funksionon m\u00eb shum\u00eb si mekaniz\u00ebm kontrolli sesa p\u00ebrfaq\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Edi Rama, p\u00ebr arsye t\u00eb procesit evropian dhe nj\u00eb kujdesi t\u00eb tepruar ndaj Shkupit, zgjodhi heshtjen dhe mb\u00ebshtetjen pa kushte ndaj Ali Ahmetit, Kurti zgjodhi rrug\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme. Luftoi gjith\u00eb struktur\u00ebn tradicionale politike shqiptare n\u00eb Maqedoni pa nd\u00ebrtuar asgj\u00eb solide n\u00eb vend t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Rezultati \u00ebsht\u00eb ky q\u00eb shohim sot.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shqiptar i dob\u00ebsuar politikisht. Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim i fragmentuar. Nj\u00eb VMRO gjithnj\u00eb e m\u00eb e fort\u00eb. Dhe nj\u00eb shtet q\u00eb gradualisht po largohet nga ideja e barazis\u00eb multietnike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, fjalimi i Kurtit n\u00eb Shkup nuk ishte vet\u00ebm gabim politik.<\/p>\n<p>Ishte simptom\u00eb e nj\u00eb krize m\u00eb t\u00eb madhe. Kriz\u00ebs s\u00eb lidershipit shqiptar n\u00eb rajon, q\u00eb ka filluar t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb stabilitetin me heshtjen dhe bashk\u00ebqeverisjen me dinjitetin.<\/p>\n<p>Dhe historia e Ballkanit ka treguar gjithmon\u00eb nj\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Kur shqiptar\u00ebt reduktohen n\u00eb folklor politik dhe p\u00ebrjashtohen nga fuqia reale, problemi nuk mbetet vet\u00ebm i tyre. Ai b\u00ebhet problem i vet\u00eb shtetit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu N\u00ebn hijen e Mickoskit, Albin Kurti foli p\u00ebr bashkim t\u00eb Vlen, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt protestojn\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn, p\u00ebrjashtohen nga institucionet dhe shnd\u00ebrrohen n\u00eb dekor t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb nuk i njeh si t\u00eb barabart\u00eb Ka di\u00e7ka thell\u00ebsisht t\u00eb frikshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fjalim t\u00eb Albin Kurtit n\u00eb Shkup. Jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb tha. Por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86796","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86796\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}