{"id":86774,"date":"2026-05-10T19:48:16","date_gmt":"2026-05-10T19:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/ambasadori-gonzato-eshte-caktuar-armik-ne-dispozicion-te-berishes\/"},"modified":"2026-05-10T19:48:16","modified_gmt":"2026-05-10T19:48:16","slug":"ambasadori-gonzato-eshte-caktuar-armik-ne-dispozicion-te-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/ambasadori-gonzato-eshte-caktuar-armik-ne-dispozicion-te-berishes\/","title":{"rendered":"Ambasadori Gonzato \u00ebsht\u00eb caktuar \u201carmik n\u00eb dispozicion\u201d t\u00eb Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1995, Sali Berisha ishte n\u00eb luft\u00eb me shum\u00eb media, p\u00ebrfshir\u00eb seksionin shqip t\u00eb BBC. I kishte shpallur armiq shumic\u00ebn e gazetar\u00ebve aty, disa si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb sigurimi e disa si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb socialist\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb personazh i njohur i koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, me perspektiv\u00eb ndoshta t\u00eb b\u00ebhej dhe n\u00eb vend t\u00eb Ramiz Alis\u00eb dikur, ishte shum\u00eb i af\u00ebrt me Berish\u00ebn gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ai ishte president deri n\u00eb vitin 1997 dhe i kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr q\u00eb t\u00eb jepte nj\u00eb intervist\u00eb tek BBC, dhe t\u2019i \u201cd\u00ebrrmonte\u201d k\u00ebta sigurimsa dhe komunist\u00eb t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Berisha na paralajm\u00ebroi se intervista e tmerrshme do p\u00ebrmbyste bot\u00ebn. Doli se intervista ishte nj\u00eb gj\u00eb bajate pa asnj\u00eb lajm brenda saj. Madje dhe e m\u00ebrzitshme.<\/p>\n<p>-Sikur nuk tha gj\u00eb ai, i tha kolegu im Ylli Rakipi. Ti na the do b\u00ebj\u00eb namin.<\/p>\n<p>-Ylli, ja kan\u00eb hequr pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira, i tha. Duhet sulmuar BBC si censuruese.<\/p>\n<p>-Po pse ta sulmojm\u00eb, i tha Ylli. Ai le t\u00eb na e jap\u00eb neve intervist\u00ebn dhe e botojm\u00eb t\u00eb plot\u00eb, pastaj BBC turp\u00ebrohet vet\u00eb nga ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, ai tipi u fsheh dhe nuk hapte m\u00eb telefonin. Thjesht kishte g\u00ebnjyer Berish\u00ebn dhe kishte p\u00ebrdorur af\u00ebrsin\u00eb me t\u00eb t\u00eb jepte dhe ai nj\u00eb intervist\u00eb tek BBC, duke e g\u00ebnjyer se do b\u00ebnte namin.<\/p>\n<p>Pak a shum\u00eb kjo i ka ndodhur dhe me Bashkimin Evropian koh\u00ebt e fundit. Disa deputet\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs e mbajn\u00eb at\u00eb me shpresa se po b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Bruksel dhe sidomos n\u00eb strukturat e Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm p\u00ebrmes \u201ccelul\u00ebs gjermane\u201d, q\u00eb t\u00eb minojn\u00eb objektivin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr mbylljen e negociatave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aksion gjysm\u00eb imagjinar e gjysm\u00eb burokratik, jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe ish-ministra t\u00eb Ram\u00ebs apo ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt \u201cmbajn\u00eb t\u00eb informuar shtypin\u201d p\u00ebrdit\u00eb se n\u00eb Bruksel po b\u00ebhet nami kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb se Berisha e ka shijuar k\u00ebt\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr deri dit\u00ebn q\u00eb Komisioni foli zyrtarisht publikisht dhe ku kishte diferenc\u00eb t\u00eb madhe mes asaj q\u00eb kan\u00eb g\u00ebnjyer Berish\u00ebn dhe shqiptar\u00ebt dhe asaj q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Brukseli.<\/p>\n<p>K\u00ebtu pastaj ata q\u00eb mbajn\u00eb Berish\u00ebn \u201cme gajret\u201d se do ta bllokojn\u00eb futjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, kan\u00eb gjetur nj\u00eb armik t\u00eb ri p\u00ebr t\u2019u shfaq\u00ebsuar vet\u00eb. I kan\u00eb shpjeguar se ky ambasadori Gonzato e ka fajin, pasi ai ka folur keq p\u00ebr Berish\u00ebn, madje m\u00eb me qejf sesa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e padurueshme sipas tyre.<\/p>\n<p>Ndoshta ambasadori Gonzato nuk ka folur asnj\u00eb fjal\u00eb dhe nuk di gj\u00eb fare se \u00e7far\u00eb kulisash ka n\u00eb korridoret e Brukselit p\u00ebr t\u00eb mbajtur me shpres\u00eb Berish\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndoshta dhe mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar ndonj\u00eb fjal\u00eb, por \u00ebsht\u00eb e sigurt se ai \u00ebsht\u00eb ambasadori m\u00eb pro opozitar q\u00eb Bashkimi Evropian ka pasur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb kritiku me qeverin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrat.<\/p>\n<p>Ai tani \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb e g\u00ebnjeshtr\u00ebs q\u00eb Berish\u00ebs po i p\u00eblqente, q\u00eb Brukseli do refuzoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb e gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb arritur fal\u00eb pun\u00ebs s\u00eb palodhur t\u00eb tij dhe deputet\u00ebve t\u00eb tij kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit pas raportit t\u00eb Komisionit Evropian, atij i duhej nj\u00eb armik. Dhe gjeti t\u00eb vetmin aleat q\u00eb opozita ka n\u00eb Bruksel, ambasadorin Gonzato. Madje e akuzoi q\u00eb ka shpifur dhe p\u00ebr t\u00eb personalisht. E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e teknologjis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb p\u00ebr t\u2019u shfaj\u00ebsuar para d\u00ebshtimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb personalizoj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me nj\u00eb zyrtar. Kur u shpall \u201cnon grata\u201d nga SHBA, e personalizoi sanksionin me Yuri Kim dhe Xhorxh Sorosin. Kur u sanksionua nga Britania e Madhe, e personalizoi me Lulzim Bash\u00ebn. Kur u rr\u00ebzua nga pushteti m\u00eb 1997, edhe me mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb, e personalizoi me Bill Klintonin, se gjithashtu ky s\u2019i kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ushtarake q\u00eb ia kishte k\u00ebrkuar, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb si i bind ato delet e veta q\u00eb ai nuk ka faj \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb armik personal dhe t\u2019ua shpjegoj\u00eb thjesht me pun\u00eb inati.<\/p>\n<p>Viktim\u00eb e k\u00ebsaj teknologjie tani ka r\u00ebn\u00eb ambasadori Gonzato. Ai thjesht \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar \u201carmik n\u00eb dispozicion\u201d t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Serioziteti me t\u00eb cilin e kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ambasador\u00ebt e BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebt\u00eb sulm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb harxhim i tep\u00ebrt energjie, ngaq\u00eb nuk njohin hallin e Berish\u00ebs. Mendojn\u00eb se v\u00ebrtet ai ka ndonj\u00eb inat me Gonzaton. Ai ka inat pse BE nuk b\u00ebn \u00e7far\u00eb thot\u00eb ai kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb dhe meq\u00eb nuk ua shpjegon dot d\u00ebshtimin e tij demokrat\u00ebve, gjen nj\u00eb viktim\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb diplomat pro opozitar, dhe ua shpjegon me t\u00eb. Kaq \u00ebsht\u00eb e gjitha.<\/p>\n<p>Ftoj diplomat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb qet\u00ebsohen. Ambasadorin Gonzato po ashtu. N\u00ebse pini nj\u00eb kafe me Berish\u00ebn, ua thot\u00eb dhe vet\u00eb q\u00eb s\u2019ka gj\u00eb me ju, por ashtu i duhet p\u00ebr t\u00eb bindur t\u00eb vet\u00ebt se po e zbatojn\u00eb armiqt\u00eb e tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze N\u00eb vitin 1995, Sali Berisha ishte n\u00eb luft\u00eb me shum\u00eb media, p\u00ebrfshir\u00eb seksionin shqip t\u00eb BBC. I kishte shpallur armiq shumic\u00ebn e gazetar\u00ebve aty, disa si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb sigurimi e disa si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb socialist\u00ebve. Nj\u00eb personazh i njohur i koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, me perspektiv\u00eb ndoshta t\u00eb b\u00ebhej dhe n\u00eb vend t\u00eb Ramiz [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86774","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86774","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86774"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86774\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86774"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86774"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86774"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}