{"id":86753,"date":"2026-05-10T16:54:30","date_gmt":"2026-05-10T16:54:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/investigimi-bastet-informale-si-funksionojne-rrjetet-e-fshehta-te-cash-it\/"},"modified":"2026-05-10T16:54:30","modified_gmt":"2026-05-10T16:54:30","slug":"investigimi-bastet-informale-si-funksionojne-rrjetet-e-fshehta-te-cash-it","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/investigimi-bastet-informale-si-funksionojne-rrjetet-e-fshehta-te-cash-it\/","title":{"rendered":"Investigimi\/ Bastet informale, si funksionojn\u00eb rrjetet e fshehta t\u00eb cash-it"},"content":{"rendered":"<p><span>Nga Jona Cenameri\/ <\/span><span>P\u00ebr nj\u00eb 20-vje\u00e7ar nga Tirana, bastet nuk nis\u00ebn si nj\u00eb platform\u00eb e rregullt online, por si nj\u00eb rrjet njer\u00ebzish, llogarish dhe kreditesh q\u00eb kalonin nga nj\u00ebri te tjetri. N\u00eb fillim luajti vet\u00eb. M\u00eb pas nisi ta menaxhonte edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/span><\/p>\n<p><span>Sot, dy vite pas rikthimit t\u00eb basteve sportive online me ligj, tregu i licencuar ende nuk \u00ebsht\u00eb hapur plot\u00ebsisht, nd\u00ebrsa aktiviteti informal vazhdon t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00eb terren.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb riun, ajo q\u00eb n\u00eb fillim dukej si emocion sportiv, m\u00eb pas ndryshoi natyr\u00eb.<em> \u201cN\u00eb fillim \u00ebsht\u00eb ideja e lekut t\u00eb shpejt. Pastaj b\u00ebhet var\u00ebsi. Arrin n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kur nuk e sheh m\u00eb nj\u00eb ndeshje futbolli pa menduar se si mund t\u00eb fitosh prej saj\u201d,<\/em> thot\u00eb ai.<\/span><\/p>\n<p><span>Rr\u00ebfen se nuk ka kart\u00eb banke, nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nj\u00eb operator t\u00eb njohur, nuk ka pages\u00eb t\u00eb zakonshme online.<\/span><\/p>\n<p><em><span>\u201cNuk kam p\u00ebrdorur kart\u00eb banke, as kur luaja dhe as kur e menaxhoja vet\u00eb. Krediti hidhej nga dikush tjet\u00ebr\u201d<\/span><\/em><\/p>\n<p><span>Basti vendosej p\u00ebrmes nj\u00eb personi tjet\u00ebr q\u00eb kontrollonte llogarin\u00eb.<em> \u201cI thoje sa lek\u00eb doje t\u00eb hidhje ose cilat ndeshje doje t\u00eb luaje, dhe ai ta b\u00ebnte bastin. Pastaj t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb foto\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Dy d\u00ebshmi t\u00eb tjera t\u00eb mbledhura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim p\u00ebrshkruajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb. Nj\u00eb 30-vje\u00e7ar nga Tirana kujton koh\u00ebn kur bastet ishin ende t\u00eb ligjshme dhe funksiononin n\u00eb pika fizike: <em>\u201cIshin posht\u00eb pallatit, mes shok\u00ebsh, leht\u00ebsisht t\u00eb aksesueshme\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Ai thot\u00eb se edhe pas mbylljes, aktiviteti nuk u zhduk. <em>\u201cJan\u00eb ende mes nesh si nj\u00eb realitet digjital\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb tjet\u00ebr i ri tregon se ka hyr\u00eb n\u00eb kontakt me bastet q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 11 ose 12 vje\u00e7. <em>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb i gjeje kudo pikat e llotos. Pas mbylljes, po ata vazhduan me faqe\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb, hyrja n\u00eb sistem b\u00ebhej me username dhe password, por parat\u00eb mbeteshin cash. <em>\u201cI thoje personit q\u00eb t\u00eb kishte hapur faqen t\u00eb t\u00eb shtonte, p\u00ebr shembull, 500 lek\u00eb kredit dhe ai ta p\u00ebrdit\u00ebsonte llogarin\u00eb\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Kjo tablo n\u00eb terren q\u00ebndron p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb historie politike q\u00eb ka ndryshuar disa her\u00eb drejtim.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rama<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb tetor 2018, kur qeveria shpalli mbylljen totale t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit, kryeministri Edi Rama deklaronte se <em>\u201cnga 1 janari <\/em>(2019)<em> nuk do ngrihet m\u00eb asnj\u00eb qepen p\u00ebr baste\u201d<\/em><\/span><\/p>\n<p><span>Pes\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb mars 2023, po ai pranonte publikisht se ndalimi nuk kishte arritur ta zhdukte fenomenin.<\/span><\/p>\n<p><span><em>\u201cNe, si\u00e7 tregon eksperienca, nuk kemi mundur ta ndalim\u201d,<\/em> tha Rama, duke njoftuar se bastet sportive online do t\u00eb riktheheshin n\u00eb ligj me argumentin se formalizimi ishte m\u00eb efektiv se l\u00ebnia e aktivitetit n\u00eb t\u00eb zez\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai tha se do t\u00eb hynin <em>\u201ckompanit\u00eb e m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d<\/em>, do t\u00eb kishte<em> \u201cgaranci p\u00ebr lojtar\u00ebt\u201d<\/em> dhe t\u00eb ardhurat do t\u00eb shkonin p\u00ebr sportin, teknologjin\u00eb dhe kultur\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo deklarat\u00eb e vitit 2023 sh\u00ebnoi kthes\u00ebn nga logjika e ndalimit total te ajo e formalizimit t\u00eb kontrolluar.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo qasje u konkretizua me ligjin nr. 18\/2024, i cili rilejoi bastet sportive vet\u00ebm online.<\/span><\/p>\n<p><span>Ligji parashikoi maksimumi 10 licenca 10-vje\u00e7are, kapital minimal 40 milion\u00eb lek\u00eb, tarif\u00eb licence jo m\u00eb pak se 400 milion\u00eb lek\u00eb dhe derdhjen e 15% t\u00eb t\u00eb ardhurave bruto nga loja n\u00eb Fondin e Posa\u00e7\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb janar 2024, ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Financave, Ervin Mete, e mbrojti k\u00ebt\u00eb model duke deklaruar se <em>\u201cqasja m\u00eb efektive ndaj informalitetit \u00ebsht\u00eb formalizimi\u201d<\/em>, se pagesat do t\u00eb b\u00ebheshin vet\u00ebm p\u00ebrmes sistemit t\u00eb pagesave dhe se operator\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb kishin eksperienc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Ligj \u201cpa Maliq\u201d<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Megjith\u00ebse ligji u miratua, tregu i licencuar nuk u b\u00eb funksional, sepse zbatimi praktik mbeti i kusht\u00ebzuar nga mungesa e akteve n\u00ebnligjore.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe sot, nyja mbetet po aty.<\/span><\/p>\n<p><span>M\u00eb 30 prill 2026, ministri aktual i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se p\u00ebr hapjen e basteve sportive online \u201ckan\u00eb mbetur edhe dy akte n\u00ebnligjore\u201d p\u00ebr t\u2019u bashk\u00ebrenduar me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb para se t\u00eb vijoj\u00eb licencimi i operator\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb p\u00ebrgjigjen zyrtare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim, Ministria e Financave e lidh vones\u00ebn me <em>\u201ckompleksitetin e lart\u00eb teknik dhe institucional\u201d<\/em> t\u00eb akteve, nevoj\u00ebn p\u00ebr harmonizim nd\u00ebrinstitucional, p\u00ebrafrim me praktikat e mira dhe ngritjen e sistemeve teknologjike, p\u00ebrfshir\u00eb konsultimet me Bank\u00ebn Bot\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span>Ministria konfirmon se deri tani jan\u00eb miratuar disa hallka ky\u00e7e: regjistri elektronik i personave q\u00eb nuk lejohen t\u00eb futen n\u00eb ambientet apo platformat e loj\u00ebrave t\u00eb fatit, programet p\u00ebr mbrojtjen e lojtarit, standardet teknike t\u00eb sistemit dhe kriteret e vler\u00ebsimit p\u00ebr licencimin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Humbjet<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa Ministria e Financave thot\u00eb se nuk ka t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb me vler\u00eb t\u00eb sakt\u00eb monetare humbjet e buxhetit nga informaliteti, ekonomisti Eduart Gjokutaj vler\u00ebson se zvarritja e procesit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 2 vjet ka sjell\u00eb kosto t\u00eb konsiderueshme.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas tij, vonesa e akteve n\u00ebnligjore, q\u00eb duhej t\u00eb ishte mbyllur brenda rreth 6 muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit, ka mbajtur t\u00eb bllokuar tregun formal dhe i ka l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb zgjerimit t\u00eb tregut informal dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjokutaj vler\u00ebson se humbjet p\u00ebr buxhetin mund t\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 80-100 milion\u00eb euro n\u00eb vit nga taksa t\u00eb munguara, nd\u00ebrsa qarkullimi q\u00eb del jasht\u00eb kanaleve formale mund t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 500 milion\u00eb euro, sipas raportimeve dhe vler\u00ebsimeve t\u00eb cituara prej tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekonomisti shton se nj\u00eb sistem bastesh me cash dhe nd\u00ebrmjet\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb i lart\u00eb\u201d n\u00eb ekspozimin ndaj informalitetit dhe pastrimit t\u00eb parave, sepse transaksionet n\u00eb dor\u00eb nuk l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb bankare, nuk kryhet njohja e klientit dhe hallkat e shumta t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsve ndihmojn\u00eb n\u00eb fshehjen e origjin\u00ebs s\u00eb parave.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjokutaj e p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb edhe si model klasik t\u00eb tregjeve informale t\u00eb basteve, ku nj\u00eb operator kryesor bashk\u00ebpunon me agjent\u00eb lokal\u00eb dhe nd\u00ebrmjet\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb identifikimin e pronarit real dhe ndjekjen e rrjedh\u00ebs s\u00eb parave.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pamund\u00ebsia<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi juridik, avokati Neritan Kariqi e p\u00ebrkufizon situat\u00ebn si nj\u00eb gjendje ku \u201ce drejta ekziston n\u00eb teori, por nuk mund t\u00eb ushtrohet realisht\u201d. Sipas tij, kur k\u00ebrkesa ekziston por oferta e ligjshme mbetet e bllokuar, tregu informal e mbush boshll\u00ebkun.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vler\u00ebsimin e avokatit, masat represive kan\u00eb efekt t\u00eb kufizuar n\u00ebse nuk shoq\u00ebrohen me nj\u00eb alternativ\u00eb ligjore funksionale. P\u00ebr bastet online, shton Kariqi, vonesat n\u00eb krijimin e tregut t\u00eb licencuar nuk e kan\u00eb ndaluar aktivitetin; tregu \u201cde facto\u201d ka vazhduar t\u00eb funksionoj\u00eb, por jasht\u00eb kontrollit shtet\u00ebror.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>AMLF<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Kjo tablo konfirmohet edhe nga institucionet. Autoriteti i Mbik\u00ebqyrjes s\u00eb Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit (AMLF) pranon se aktualisht nuk ka operator\u00eb t\u00eb licencuar p\u00ebr bastet sportive online, pasi aktet n\u00ebnligjore p\u00ebr licencimin jan\u00eb ende n\u00eb proces miratimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas AMLF, rastet e konstatuara t\u00eb aktivitetit pa licenc\u00eb jan\u00eb referuar te Policia e Shtetit si kund\u00ebrvajtje penale sipas nenit 197 t\u00eb Kodit Penal, nd\u00ebrsa adresat online i jan\u00eb d\u00ebrguar AKEP p\u00ebr mbyllje.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr kategori t\u00eb tjera t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit ka operator\u00eb t\u00eb licencuar: 1 n\u00eb kategorin\u00eb \u201cKazino\u201d dhe 9 n\u00eb kategorin\u00eb \u201cKazino n\u00eb hotele me 5 yje\u201d. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se problemi aktual lidhet posa\u00e7\u00ebrisht me bastet sportive online, jo me munges\u00ebn e \u00e7do mekanizmi licencimi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektorin.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>AKEP<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb planin teknik, p\u00ebrpjekja m\u00eb e dukshme ka qen\u00eb bllokimi i domeneve. AKEP sqaron se nuk ka kompetenc\u00eb t\u00eb shqyrtoj\u00eb p\u00ebrmbajtjen e faqeve apo llojin e aktivitetit t\u00eb tyre; roli i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb te ofruesit e internetit k\u00ebrkesat p\u00ebr bllokim q\u00eb vijn\u00eb nga autoritetet kompetente, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast AMLF.<\/span><\/p>\n<p><span>AKEP shton se nuk ka informacion n\u00ebse faqet e bllokuara rishfaqen me domain-e t\u00eb reja.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Rreth 6 mij\u00eb domaine t\u00eb bllokuara<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebrmes nj\u00eb analize t\u00eb list\u00ebs publike t\u00eb domain-eve t\u00eb bllokuara nga AKEP, ku u p\u00ebrdor\u00ebn mjete t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale p\u00ebr filtrimin dhe klasifikimin paraprak t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, Faktoje identifikoi se 5,508 nga 13,529 domain-e t\u00eb bllokuara lidhen me faqe bastesh apo loj\u00ebrash fati, bazuar n\u00eb fjal\u00eb ky\u00e7e dhe karakteristika tipike t\u00eb k\u00ebsaj industrie.<\/span><\/p>\n<p><span>Klasifikimi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb terma si \u2018Bet\u2019, \u2018Casino\u2019, \u2018Poker\u2019, \u2018Slot\u2019 dhe \u2018Bast\u2019, si edhe n\u00eb zhargonin tipik t\u00eb basteve si \u20181\u00d72\u2019, \u2018Fixed\u2019 dhe \u2018Odds\u2019, p\u00ebrfshir\u00eb variante t\u00eb markave t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Efektiviteti<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr ekspertin e teknologjis\u00eb Tomi Kallanxhi, \u201cbllokimi i domeneve nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fare efektive p\u00ebr t\u00eb ndalur bastet online\u201d. Sipas tij, faqet hapen me emra t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrdoruesit mund t\u00eb p\u00ebrdorin VPN dhe vet\u00eb aktiviteti online shpesh funksionon nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe offline, p\u00ebrmes personave fizik\u00eb q\u00eb mbledhin para dhe menaxhojn\u00eb grupe p\u00ebrdoruesish.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai e p\u00ebrshkruan tregun si nj\u00eb aktivitet q\u00eb funksionon \u201cunderground, n\u00ebp\u00ebr URL dhe sajte t\u00eb ndryshme\u201d, nd\u00ebrsa reagimi institucional, sipas tij, mbetet i kufizuar n\u00eb raport me m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon realisht tregu.<\/span><\/p>\n<p><span>Legalizimi p\u00ebr Kallanxhin mund ta b\u00ebj\u00eb tregun m\u00eb t\u00eb kontrolluesh\u00ebm, sepse aktiviteti do t\u00eb deklarohej dhe transaksionet do t\u00eb monitoroheshin m\u00eb leht\u00eb, por tregu informal mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb edhe m\u00eb pas. Pika ky\u00e7e e kontrollit, sipas Kallanxhit, mbetet m\u00ebnyra si kryhen transaksionet dhe si monitorohen llogarit\u00eb bankare t\u00eb lojtar\u00ebve. Ai thot\u00eb se mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse bankat shqiptare do ta lejojn\u00eb p\u00ebrdorimin e kartave t\u00eb tyre p\u00ebr transaksione t\u00eb lidhura me baste online.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Pasojat<\/span><\/strong><br \/>\n<span>Ana tjet<\/span><\/p>\n<p><span>\u00ebr e historis\u00eb jan\u00eb pasojat mbi t\u00eb rinjt\u00eb. P\u00ebr psikologen Arjana Mu\u00e7aj, ekspozimi i hersh\u00ebm ndaj basteve p\u00ebrb\u00ebn faktor t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rreziku, sepse gjat\u00eb adoleshenc\u00ebs strukturat q\u00eb lidhen me vet\u00ebkontrollin dhe parashikimin e pasojave jan\u00eb ende n\u00eb maturim.<\/span><\/p>\n<p><span>Psikologia shpjegon se t\u00ebrheqja e basteve mb\u00ebshtetet n\u00eb disa mekanizma nj\u00ebkoh\u00ebsisht: lidhja me sportin krijon iluzionin e kontrollit, grupi shoq\u00ebror e b\u00ebn aktivitetin pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa ideja e fitimit t\u00eb shpejt\u00eb vepron si motivim i fort\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb mekanizmave mbrojt\u00ebs si kufizimet e mosh\u00ebs, vet\u00ebp\u00ebrjashtimi apo mb\u00ebshtetja psikologjike, nj\u00eb treg informal dhe pamjaftuesh\u00ebm i rregulluar, sipas psikologes Mu\u00e7aj, e p\u00ebrkeq\u00ebson ndjesh\u00ebm situat\u00ebn, sepse normalizon sjelljet e rrezikshme dhe e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb koh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Mu\u00e7aj p\u00ebrmend si shenja klinike preokupimin e vazhduesh\u00ebm me bastet, rritjen progresive t\u00eb shumave, d\u00ebshtimet e p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr ta ndalur sjelljen, nervozizmin apo ankthin kur aktiviteti mungon, si edhe ndikimin negativ n\u00eb jet\u00ebn akademike, familjare dhe shoq\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Masat<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>N\u00eb aspektin penal, aktiviteti mbetet i d\u00ebnuesh\u00ebm. Policia e Shtetit ka raportuar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2024-2025 jan\u00eb referuar 525 raste p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u2018Organizimi i lotarive t\u00eb palejuara\u2019 dhe 194 raste p\u00ebr vepr\u00ebn \u2018V\u00ebnia n\u00eb dispozicion e lokaleve\u2019. P\u00ebr k\u00ebto raste jan\u00eb arrestuar 343 shtetas p\u00ebr nenin 197 dhe 155 p\u00ebr nenin 198; 577 shtetas jan\u00eb proceduar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr nenin 197 dhe 184 p\u00ebr nenin 198.<\/span><\/p>\n<p><span>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme raporton 238 \u00e7\u00ebshtje t\u00eb regjistruara n\u00eb vitin 2023, 289 n\u00eb vitin 2024 dhe 185 n\u00eb vitin 2025 p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cOrganizimit t\u00eb lotarive t\u00eb palejuara\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Edhe SPAK ka regjistruar procedime q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Sipas p\u00ebrgjigjes zyrtare, n\u00eb vitin 2023 \u00ebsht\u00eb regjistruar 1 procedim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb krimit t\u00eb organizuar; n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb regjistruar 3 procedime p\u00ebr veprat penale t\u00eb parashikuara nga nenet 197 dhe 198 t\u00eb Kodit Penal, po n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb krimit t\u00eb organizuar; nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb regjistruar 2 procedime, 1 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe 1 p\u00ebr korrupsion.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>AIF<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>P\u00ebr periudh\u00ebn janar 2024 \u2013 dhjetor 2025, Agjencia e Inteligjenc\u00ebs Financiare konfirmon p\u00ebr Faktoje se ka identifikuar 12 raste me tipologji t\u00eb lidhura me baste sportive, loj\u00ebra fati ose operator\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj fushe. Kat\u00ebr prej tyre jan\u00eb referuar te organet ligjzbatuese. Sipas AIF, shumica e k\u00ebtyre rasteve jan\u00eb sinjalizuar nga bankat, nd\u00ebrsa sektori i loj\u00ebrave t\u00eb fatit konsiderohet me risk mesatar p\u00ebr pastrim parash.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Sot\u2026<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Tre vite pas pranimit publik se fenomenin \u2018nuk kemi mundur ta ndalim\u2019 dhe dy vite pas miratimit t\u00eb ligjit q\u00eb do ta formalizonte, tregu i licencuar ende nuk \u00ebsht\u00eb funksionalizuar, nd\u00ebrsa aktiviteti q\u00eb vijon t\u00eb zhvillohet jasht\u00eb k\u00ebtij kuadri mbetet i paligjsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Shqip\u00ebria nuk ka sot as tregun e ndaluar plot\u00ebsisht t\u00eb vitit 2019, as tregun e licencuar dhe t\u00eb monitoruar q\u00eb u premtua me ligjin e vitit 2024.<\/span><\/p>\n<p><span>Mes k\u00ebtyre dy modeleve, \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku aktiviteti vijon t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00eb form\u00eb informale, nd\u00ebrsa licencimi ligjor mbetet ende n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, n\u00eb pritje t\u00eb akteve n\u00ebnligjore. \/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/faktoje.al\/bastet-informale-si-funksionojne-rrjetet-e-fshehta-te-cash-it\/\">Faktoje.al<\/a><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/10\/investigimi-bastet-informale-si-funksionojne-rrjetet-e-fshehta-te-cash-it\/\">Investigimi\/ Bastet informale, si funksionojn\u00eb rrjetet e fshehta t\u00eb cash-it<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jona Cenameri\/ P\u00ebr nj\u00eb 20-vje\u00e7ar nga Tirana, bastet nuk nis\u00ebn si nj\u00eb platform\u00eb e rregullt online, por si nj\u00eb rrjet njer\u00ebzish, llogarish dhe kreditesh q\u00eb kalonin nga nj\u00ebri te tjetri. N\u00eb fillim luajti vet\u00eb. M\u00eb pas nisi ta menaxhonte edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Sot, dy vite pas rikthimit t\u00eb basteve sportive online me ligj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86753","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86753"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86753\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}