{"id":86715,"date":"2026-05-10T14:48:14","date_gmt":"2026-05-10T14:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/kontrata-1-3-mld-leke-pwr-te-hequr-camcakezet-ne-sheshin-skenderbej-ja-koncesioni-i-fshehte-per-shkelqim-fushen\/"},"modified":"2026-05-10T14:48:14","modified_gmt":"2026-05-10T14:48:14","slug":"kontrata-1-3-mld-leke-pwr-te-hequr-camcakezet-ne-sheshin-skenderbej-ja-koncesioni-i-fshehte-per-shkelqim-fushen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/kontrata-1-3-mld-leke-pwr-te-hequr-camcakezet-ne-sheshin-skenderbej-ja-koncesioni-i-fshehte-per-shkelqim-fushen\/","title":{"rendered":"Kontrata 1.3 MLD lek\u00eb pwr t\u00eb hequr \u00e7am\u00e7ak\u00ebz\u00ebt n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej\/ Ja koncesioni i fsheht\u00eb p\u00ebr Shk\u00eblqim Fush\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Emri i oligarkut Shk\u00eblqim Fusha t\u00eb del p\u00ebrpara sa her\u00eb shpallen tendera, kur jepen leje kullash dhe koncesione. Sidomos, qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs e ka zaptuar n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet e fjal\u00ebs. Fusha \u00ebsht\u00eb mbi rr\u00ebnojat e Teatrit Komb\u00ebtar, para dhe posht\u00eb Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb \u00e7do operacion t\u00eb Kryeministrit Rama q\u00eb lidhet me qendr\u00ebn e Kryeqytetit, m\u00eb par\u00eb vendoste sipas rastit, mask\u00ebn me pamjen e Shk\u00eblqim Fush\u00ebs ose t\u00eb Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb Veliaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg dhe Fusha vazhdon t\u00eb mbret\u00ebroj\u00eb n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbej, kryeministri po p\u00ebrpiqet t\u00eb dizajnoj\u00eb nj\u00eb mask\u00eb me fytyr\u00eb femre. Por Anuela Ristani duket e panatyrshme dhe e pabesueshme.<\/p>\n<p>Si shembull na vjen tenderi i fundit 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pastrimin e Sheshit Sk\u00ebnderbej, i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, i shpallur p\u00ebrmes Drejtoris\u00eb s\u00eb Pergjithshme t\u00eb Rrug\u00ebve dhe Ndri\u00e7imit Publik.<\/p>\n<p>Nuk do t\u2019iu thoshim gj\u00eb t\u00eb re, q\u00eb tenderi \u00ebsht\u00eb qepur si kustum pas trupit t\u00eb Shk\u00eblqim Fush\u00ebs. Por, Anuela nuk e ka b\u00ebr\u00eb me kok\u00ebn e vet. As drejtori q\u00eb ka firmosur letrat nuk e ka k\u00ebt\u00eb guxim.<\/p>\n<p>Ata mbase nuk do ta refuzonin \u201cbiznesin\u201d me Fush\u00ebn, por gj\u00ebrat kan\u00eb nisur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Shk\u00eblqim Fusha \u00ebsht\u00ebp\u00ebrfituesi i projektit t\u00eb rikonstruksionit t\u00eb sheshit dhe qysh at\u00ebher\u00eb p\u00ebrfiton nj\u00eb koncesion t\u00eb pashpallur q\u00eb lidhet me t\u00eb. \u00c7do tre vjet b\u00ebhet ky tenderi i pastrimit dhe Fusha mbledh me fshes\u00eb th\u00ebrrimet e kontrat\u00ebs 1.3 milard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, tenderi quhet \u201cMir\u00ebmbajtja dhe Menaxhimi i Sheshit \u201cSk\u00ebnderbej\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 mars 2026 u njoftua prokurimi m\u00eb 20 prill ishte data e mbajtjes s\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Fituesi akoma nuk \u00ebsht\u00eb shpallur, por do t\u00eb ishte surpriz\u00eb t\u00eb mos fitonte Shk\u00eblqim Fusha. Ai ka espertiz\u00eb n\u00eb \u201cpun\u00eb ta ngjshme\u201d dhe lidhje direkte me krer\u00ebt e \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n<p>Sheshi q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr qysh m\u00eb 26 n\u00ebntor 1937, ka p\u00ebsuar vet\u00ebm ndryshime kozmetike t\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb kan\u00eb qeverisur. Enver Hoxha hiqte dhe vinte buste, nd\u00ebrsa Edi Rama hoqi qarkullimin e makinave dhe nd\u00ebrtoi nj\u00eb parkim n\u00ebntok\u00ebsor. Por k\u00ebto u kushtuan qimet e kok\u00ebs taksapaguesve.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, qeveria shqiptare firmosi nj\u00eb marr\u00ebveshje me shtetin e Kuvajtit ku u sigurua nj\u00eb grant 5 milion\u00eb euro. K\u00ebto para u shpenzuan p\u00ebr rehabilitimin e sheshit t\u00eb konceptuar vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebt, gjat\u00eb viteve 2008-2011 kur n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb ishte Edi Rama.Ky nisi zbatimin e projektit t\u00eb studios belge \u201c51N4E\u201d . N\u00eb maj t\u00eb viti 2011, Edi Rama firmosi nj\u00eb marr\u00ebveshje granti me Fondin Kuvajtian p\u00ebr Zhvillimin Ekonomik Arab, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit u dhan\u00eb 5,5 milion\u00eb euro, ku parashikohej zhvillimi i faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb punimeve p\u00ebr sheshin.<\/p>\n<p>Me ardhjen m\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb t\u00eb Lulzim Bash\u00ebs, u kthye s\u00ebrish qarkullimi i makinave.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb 2016-\u00ebs, dhjet\u00eb muaj pasi ishte zgjedhur kryebashkiak, Erion Veliaj risolli p\u00ebr projektin e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompania fituese q\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte punimet ishte \u201cFusha sh.p.k\u201d e cila n\u00eb vitin 2016 fitoi tenderat me vler\u00eb 15,1 milion\u00eb euro. Kjo kompani zbatoi dy fazat e rikualifikimit urban t\u00eb sheshit dhe nd\u00ebrtimin e parkingut n\u00ebntok\u00ebsor.<\/p>\n\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb punimeve t\u00eb sheshit u shtua edhe d\u00ebmshp\u00ebrblimi i disa pronar\u00ebve q\u00eb prekeshin nga projekti. Me nj\u00eb Vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, shuma q\u00eb u p\u00ebrcaktua p\u00ebr d\u00ebmshp\u00ebrblimin e pronar\u00ebve ishte 1.65 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kostoja e shpenzimeve p\u00ebr sheshin nuk mbyllet me kaq. N\u00eb vitin 2018 kompania \u201cFusha sh.p.k\u201d n\u00ebnshkroi tre shtesa kontratash p\u00ebr punime n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d q\u00eb arrijn\u00eb shifr\u00ebn prej 3.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Deri aty, projekti kishte kapur shifr\u00ebn e rreth 20 milion\u00eb eurove.<\/p>\n\n<p>Pas mbarimit t\u00eb rikonstruksionit t\u00eb sheshit, \u201cFusha\u201d do t\u00eb merrte tenderin e pajustifikuar t\u00eb pastrimit t\u00eb k\u00ebtij territori, q\u00eb dyhsohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vjedhje e past\u00ebr e buxhetit. Bashkia e Tiran\u00ebs ka t\u00eb pun\u00ebsuar mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb n\u00eb disa nd\u00ebrmarrje. Nga pastrim gjelb\u00ebrimi, parqet e rekreacioni, deri tek Pun\u00ebtor\u00ebt e Qytetit dhe t\u00eb tjera drejtori. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr pastrime prokurohen miliona euro, teksa qytetin \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa n\u00ebnzona, p\u00ebr t\u00eb cilat kishte kontrata pastrimi. Pa llogaritur k\u00ebtu shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEco Tirana\u201d, e cila tenderon miliona euro \u00e7do muaj p\u00ebr kazan\u00eb dhe blerje makinerish pastrimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00eb struktura e sheshit \u00ebsht\u00eb ende n\u00ebn mbrojtjen e garancis\u00eb teknike. Sipas kushteve t\u00eb nd\u00ebrtimit, \u201cFusha\u201d ka nj\u00eb detyrim kontraktor 12-vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb riparuar \u00e7do d\u00ebmtim apo defekt q\u00eb mund t\u00eb shfaqet deri n\u00eb vitin 2029.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, gjithnj\u00eb tek sheshi jan\u00eb par\u00eb punonj\u00ebsit e pastrim gjelb\u00ebrimit q\u00eb kujdesen p\u00ebr koshat dhe lulishtet.<\/p>\n<p>E Megjithat\u00eb Bashkia e Tiran\u00ebs n\u00eb vitin 2019, do t\u00eb hapte tenderin me obejkt \u201cMir\u00ebmbajtja dhe menaxhimi i sheshit \u2018Sk\u00ebnderbej\u201d me nj\u00eb fond limit prej 1.33 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 9 janar 2020, u firmos kontrata me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u2019 t\u00eb korrupsionit me \u201cFusha\u201dshpk. Koh\u00ebzgjatja, sipas dokumenteve ishte 36 muaj.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe m\u00eb 6 qershor 2023, kur kompanis\u00eb \u201cFusha\u201d shpk i jepet kontrata e pastrimit t\u00eb sheshit p\u00ebr 3 vjet t\u00eb tjera. S\u00ebrish me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d. U eliminuan t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebt p\u00ebrvec fituesit.<\/p>\n\n<p>Po cili \u00ebsht\u00eb menaxhimi q\u00eb i b\u00ebn sheshit kjo kompani: parkimin e ka bashkia me Tirana Parking, koncertet i vendos drejtoria e Kultur\u00ebs e Bashkis\u00eb, kioskave t\u00eb qofteve dhe lodrave u jep leja bashkia. N\u00eb kontrat\u00eb flitet p\u00ebr pastrimin e fasadave. Cil\u00ebn nd\u00ebrtes\u00eb pastron \u201cFusha\u201d? Muzeun q\u00eb \u00ebsht\u00eb i rrethuar me skela prej 10 vjet\u00ebsh, Bank\u00ebn q\u00eb sapo \u00ebsht\u00eb rikonstruktuar, apo Pallatin e Kultur\u00ebs, q\u00eb financohet nga ministria e Kultur\u00ebs p\u00ebr cdo investim?!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qar\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb qeshur ky tender! Nga kujdesi p\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb vjedhje spektakolare, n\u00eb preventiv \u00ebsht\u00eb futur nj\u00eb sh\u00ebrbim special pastrimi.<\/p>\n\n<p>Pastrimi i \u00e7am\u00e7ak\u00ebz\u00ebve nga pllakat e sheshit! Sasia? 26 mij\u00eb metra katror! Sikur i gjith\u00eb sheshi t\u00eb mbulohej me \u00e7am\u00e7ak\u00ebz\u00eb, nuk do t\u2019ia vlente q\u00eb ky z\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb tabel\u00eb me 1.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00eb vidhen k\u00ebto para? SPAK i \u00ebsht\u00eb afruar t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. P\u00ebr momentin t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb po i merr Erion Veliaj, por s\u00eb shpejti hetimet do t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga biznesmen\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt SPAK ka vendosur mas\u00ebn \u201cdetyrim paraqitje\u201d \u00ebsht\u00eb edhe Shk\u00eblqim Fusha, pronar i kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit \u2018Fusha Shpk\u2019. Edhe kjo, nj\u00eb kompani e lidhur ngusht\u00ebsisht me pun\u00ebt publike gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb drejtimit t\u00eb bashkis\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb tri mandateve t\u00eb \u201cRilindjes\u201d.<\/p>\n\n<p>Madje p\u00ebr biznesmenin Fusha u tentua t\u00eb b\u00ebhej dhe nj\u00eb ligj klienelist p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr t\u2019i falur tok\u00eb tek Teatri Komb\u00ebtar, q\u00eb u rrafshua pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimit t\u00eb aktor\u00ebve. Veliaj, sipas SPAK ka firmosur nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi n\u00eb fshatin Yrshek t\u00eb Tiran\u00ebs, objekt q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtohej nga kompania \u2018Fusha Shpk\u201d. Por edhe k\u00ebtu del n\u00eb sken\u00eb nj\u00eb nga OJF-t\u00eb e ngritura nga Ajola Xoxa, bashk\u00ebshortja e z. Veliaj.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj OJF-je, Xoxa kryen transaksione t\u00eb \u00e7uditshme bankare, t\u00eb cilat SPAK thot\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb ardhura nga klientelizmi i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj me administratorin e kompanis\u00eb \u2018Fusha\u2019 SHPK.<\/p>\n\n<p>Nga aktet e administruara pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, rezulton e provuar se \u2018Fusha\u2019 Shpk, me aksioner biznesmenin Shk\u00eblqim Fusha ka p\u00ebrfituar leje nd\u00ebrtimi nga kjo bashki n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.\u00a0N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto raste, Erion Veliaj ka firmosur leje p\u00ebr nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb Yrshek q\u00eb do ta nd\u00ebrtonte Fusha.<\/p>\n<p>Pas marrjes se lejes, kompania \u2018Fusha\u2019 shpk, kalon nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash n\u00eb llogarin\u00eb e dy avokateve, lidhje t\u00eb af\u00ebrta t\u00eb Ajola Xox\u00ebs dhe ata e kalojn\u00eb gjysm\u00ebn e parave n\u00eb llogarin\u00eb e \u2018Harabel\u2019.<\/p>\n<p>Po sipas SPAK, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e financimeve t\u00eb kryera p\u00ebr qendr\u00ebn \u2018Harabel\u2019, q\u00eb zot\u00ebrohet nga Ajola Xoxa, merreshin kryesisht nga sponsorizime nga subjekte t\u00eb cil\u00ebt lidhen n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo me nj\u00eb tjet\u00ebr me bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, K\u00ebto p\u00ebrdoren edhe p\u00ebr pagesat e qirave t\u00eb Ajola Xoxes.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, edhe si likujdime t\u00eb faturave p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb kryera nga shoq\u00ebrit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n\n<p>Gjithsesi marrja e kaq shum\u00eb tenderave dhe koncesioneve, nuk mund t\u00eb shlyhet vet\u00ebm me transaksionet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Fusha bashk\u00ebshortes s\u00eb Veliajt.<\/p>\n<p>Po ashtu, di\u00e7ka mund t\u00eb pikoj\u00eb, edhe p\u00ebr kryebashkiaken e komanduar, Ristanin q\u00eb kalon k\u00ebto tendera. E megjithat\u00eb, ky oligark nuk do t\u00eb mund t\u00eb merrte asnj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme pa dijenin\u00eb dhe miratimin e Kryeministrit Rama.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dokumentet-7\/\">Kontrata 1.3 MLD lek\u00eb pwr t\u00eb hequr \u00e7am\u00e7ak\u00ebz\u00ebt n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbej\/ Ja koncesioni i fsheht\u00eb p\u00ebr Shk\u00eblqim Fush\u00ebn!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emri i oligarkut Shk\u00eblqim Fusha t\u00eb del p\u00ebrpara sa her\u00eb shpallen tendera, kur jepen leje kullash dhe koncesione. Sidomos, qendr\u00ebn e Tiran\u00ebs e ka zaptuar n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet e fjal\u00ebs. Fusha \u00ebsht\u00eb mbi rr\u00ebnojat e Teatrit Komb\u00ebtar, para dhe posht\u00eb Sk\u00ebnderbeut. N\u00eb \u00e7do operacion t\u00eb Kryeministrit Rama q\u00eb lidhet me qendr\u00ebn e Kryeqytetit, m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86715","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86715\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}