{"id":86648,"date":"2026-05-10T07:52:30","date_gmt":"2026-05-10T07:52:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/pse-janaqi-serish-i-ka-trefishuar-cmimet-per-sezonin-turistik\/"},"modified":"2026-05-10T07:52:30","modified_gmt":"2026-05-10T07:52:30","slug":"pse-janaqi-serish-i-ka-trefishuar-cmimet-per-sezonin-turistik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/pse-janaqi-serish-i-ka-trefishuar-cmimet-per-sezonin-turistik\/","title":{"rendered":"Pse Janaqi s\u00ebrish i ka trefishuar \u00e7mimet p\u00ebr sezonin turistik?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu\/<\/p>\n<p>T\u00eb premten u nisa drejt bregdetit t\u00eb jugut.<\/p>\n<p>Sapo kalova Palas\u00ebn dhe Dh\u00ebrmiun, makina ishte b\u00ebr\u00eb e kuqe nga pluhuri i nd\u00ebrtimeve t\u00eb qindra hoteleve apo vilave q\u00eb ende s\u2019kishin mbaruar.<\/p>\n<p>I futa nj\u00eb lavazh, por m\u2019u duk sikur e lava makin\u00ebn me birr\u00eb, se \u00e7mimi ishte rritur 10 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>A ju kujtohet Janaqi, Raqi dhe Fotaqi?<\/p>\n<p>Gjyshi i tyre, Nikollaqi, emigrant nga Greqia, punonte hyzmeqar n\u00eb tokat e gjyshit tim, t\u00eb cilat me ligjin 7501 iu dhan\u00eb minoritar\u00ebve q\u00eb i punonin dhe jo ne pronar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb tok\u00ebn e gjyshit tim, me lek\u00ebt e hashashit q\u00eb shit\u00ebn n\u00eb Greqi, ata nd\u00ebrtuan nj\u00eb hotel fillimisht me 2 yje, por \u00e7do vit e rrisin nga nj\u00eb yll dhe k\u00ebt\u00eb vit po e inauguronin me 5 yje.<\/p>\n<p>Mb\u00ebrrita n\u00eb hotel pasdite dhe n\u00eb recepsion gjeta Janaqin q\u00eb po nxirrte jasht\u00eb 4 turist\u00eb shqiptar\u00eb me dialekt verior. U futa t\u2019i ndaj, se situata po agravohej. Me qet\u00ebsi e t\u00ebrhoqa n\u00eb tarrac\u00eb buz\u00eb detit dhe e pyeta \u00e7\u2019kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Janaqi u ul dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>\u201cKreshnik, po p\u00ebrgatitemi p\u00ebr sezonin turistik dhe kemi vendosur t\u00eb mos lejojm\u00eb kosovar\u00eb apo malok n\u00eb hotel.\u201d<\/p>\n<p>U shtanga dhe e pyeta: pse?<\/p>\n<p>M\u00eb tha:<\/p>\n<p>\u201cVjet kapa nj\u00eb \u00e7ift nga Kosova me shalqi n\u00eb dhom\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cBravo Janaq, Po tjet\u00ebr?\u201d, i thash\u00eb, \u201c\u00e7far\u00eb keni p\u00ebrgatitur p\u00ebr sezonin turistik?\u201d<\/p>\n<p>Janaqi i mori stilolapsin kamarierit dhe filloi t\u00eb shkruante mbi mbules\u00ebn e tavolin\u00ebs:<\/p>\n<p>1- Kemi dyfishuar \u00e7mimet e dhomave, 420 euro nata sepse duam turista elitar.<\/p>\n<p>2- Kemi rritur 70% \u00e7mimet e restorantit.<\/p>\n<p>3- Kemi pun\u00ebsuar 5 pun\u00ebtor\u00eb nga Bangladeshi se n\u00eb fund u fus nj\u00eb dru dhe nuk u jap rrog\u00ebn.<\/p>\n<p>4- Kemi pun\u00ebsuar 3 vajza nga Filipinet q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes pastrojn\u00eb, mbasdite b\u00ebjn\u00eb masazh p\u00ebr klient\u00ebt, n\u00eb mbr\u00ebmbje u fusim ndonj\u00eb \u201cgom\u00eb\u201d un\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit.<\/p>\n<p>5- Kemi siguruar nj\u00eb sasi peshku nga Vietnami me 3 euro\/kg, q\u00eb t\u2019ia shesim turist\u00ebve italian\u00eb, spanjoll\u00eb dhe gjerman\u00eb gjoja si peshk t\u00eb eg\u00ebr.<\/p>\n<p>6- Kemi rritur \u00e7mimet e parkingut, 20 euro nata.<\/p>\n<p>7- Kemi trajnuar kamarier\u00ebt q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb \u00e7mimet sipas turist\u00ebve, me 3-4 menu t\u00eb ndryshme. \u00c7mime t\u00eb tjera p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb tjera p\u00ebr polak\u00ebt, t\u00eb tjera p\u00ebr gjerman\u00ebt.<\/p>\n<p>8- Kemi ndaluar t\u00eb marrin uj\u00eb dhe ushqime n\u00eb shezllonet e plazhit dhe ja u shesim ne 10 euro nj\u00eb shishe uj\u00eb 0.5 L<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht, n\u00eb at\u00eb moment Janaqi u largua dhe un\u00eb mendova t\u00eb shijoj pak per\u00ebndimin e diellit duke pir\u00eb nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo piva gll\u00ebnjk\u00ebn e par\u00eb, m\u00eb ngeli n\u00eb fyt se filloi zhurma e matrapikut. Tre pun\u00ebtor\u00eb po punonin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar 6 metra pishin\u00eb, ku as bretkocat nuk mund t\u00eb notonin, por Janaqi e konsideronte si kriter p\u00ebr hotelin me 5 yje.<\/p>\n<p>U ngrita i nervozuar dhe vajta n\u00eb dhom\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb dush dhe t\u00eb qet\u00ebsohesha. Sigurisht q\u00eb uj\u00eb nuk kishte as hoteli dhe as gjith\u00eb zona. U detyrova t\u00eb bleja 3-4 shishe uj\u00eb posht\u00eb n\u00eb bar q\u00eb t\u00eb laja dh\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p>Kondicioneri nuk punonte dhe iu luta Janaqit t\u00eb m\u00eb sillte dy batanije.<\/p>\n<p>Si zakonisht, u zgjova her\u00ebt sepse m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb shkruaj n\u00eb laptop duke pir\u00eb kapu\u00e7ino n\u00eb bar buz\u00eb detit. Frym\u00ebzohem shum\u00eb nga val\u00ebt e detit dhe e kam antistres, por si\u00e7 ndodh n\u00eb gjith\u00eb bregun shqiptar, \u201ckafsh\u00ebt\u201d nuk t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb shijosh natyr\u00ebn. Muzika e barit ishte n\u00eb \u201ckup\u00eb\u201d t\u00eb qiellit e lart\u00eb.<\/p>\n<p>E thirra kamarierin dhe i thash\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb lutem ule z\u00ebrin e muzik\u00ebs, sepse as ne nuk e durojm\u00eb dot, por je duke zgjuar edhe turist\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb tha:<\/p>\n<p>\u201cE kam porosi nga Janaqi q\u00eb ta ngre z\u00ebrin aq shum\u00eb sa t\u00eb d\u00ebgjohet te hoteli tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment, p\u00ebrve\u00e7 vesh\u00ebve q\u00eb duhet t\u00eb mbyllja, m\u2019u desh t\u00eb mbyllja edhe hund\u00ebt. Era e ujrave t\u00eb zeza kund\u00ebrmonte n\u00eb gjith\u00eb tarrac\u00ebn dhe kamarieri e kuptoi dhe tha:<\/p>\n<p>\u201cZoti Kreshnik, do bjer\u00eb shi, sepse k\u00ebshtu ndodh gjithmon\u00eb. Fekalet q\u00eb derdhen n\u00eb det vijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb er\u00eb kur do prishet koha.\u201d<\/p>\n<p>U ngrita dhe vajta n\u00eb makin\u00eb. Aty m\u2019u duk vendi m\u00eb i qet\u00eb, m\u00eb i past\u00ebr, m\u00eb i rehatsh\u00ebm dhe m\u00eb romantik krahasuar me resortin me 5 yje.<\/p>\n<p>Befas i b\u00ebra pyetje vetes: po un\u00eb pse erdha? Fundja, p\u00ebrve\u00e7 mallit p\u00ebr dheun e prind\u00ebrve, n\u00eb at\u00eb vend s\u2019ka mbetur asgj\u00eb, por e shqyejn\u00eb dhe shkat\u00ebrrojn\u00eb gjith\u00eb bukurit\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Atje \u00ebsht\u00eb betonuar dhe \u201cGolemizuar\u201d \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p>Atje nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb Shqip\u00ebria ime, me parqe, pyje, fusha, agrume.<\/p>\n<p>Atje nuk e gjen m\u00eb as bregdetin dhe as rivier\u00ebn shqiptare\u2026\u2026..<\/p>\n<p>Ika me shpejt\u00ebsin\u00eb e er\u00ebs dhe pas lash\u00eb Janaqin t\u00eb g\u00ebzonte pronat e pushtuara duke p\u00ebrgatitur sezonin turistik\u2026\u2026<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu\/ T\u00eb premten u nisa drejt bregdetit t\u00eb jugut. Sapo kalova Palas\u00ebn dhe Dh\u00ebrmiun, makina ishte b\u00ebr\u00eb e kuqe nga pluhuri i nd\u00ebrtimeve t\u00eb qindra hoteleve apo vilave q\u00eb ende s\u2019kishin mbaruar. I futa nj\u00eb lavazh, por m\u2019u duk sikur e lava makin\u00ebn me birr\u00eb, se \u00e7mimi ishte rritur 10 mij\u00eb lek\u00eb. A [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86648","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86648\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}