{"id":86643,"date":"2026-05-10T06:04:44","date_gmt":"2026-05-10T06:04:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/perfitueshmeria-e-sektorit-bankar-pesoi-renie-edhe-ne-vitin-2025\/"},"modified":"2026-05-10T06:04:44","modified_gmt":"2026-05-10T06:04:44","slug":"perfitueshmeria-e-sektorit-bankar-pesoi-renie-edhe-ne-vitin-2025","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/perfitueshmeria-e-sektorit-bankar-pesoi-renie-edhe-ne-vitin-2025\/","title":{"rendered":"P\u00ebrfitueshm\u00ebria e sektorit bankar p\u00ebsoi r\u00ebnie edhe n\u00eb vitin 2025"},"content":{"rendered":"<p>Viti 2025 sh\u00ebnoi p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb performanc\u00eb financiare pozitive p\u00ebr sektorin bankar. 10 nga 11 banka e mbyll\u00ebn vitin financiar me fitim, por fitimi i sistemit n\u00eb vler\u00eb absolute p\u00ebsoi r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake dhe t\u00eb paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi neto i sektorit arriti vler\u00ebn e 34.74 miliard\u00eb lek\u00ebve, n\u00eb r\u00ebnie me 2.8% krahasuar me vitin 2024.<\/p>\n<p>Tendenca e p\u00ebrgjithshme n\u00eb ulje e normave t\u00eb interesit, si p\u00ebr Lekun, ashtu edhe p\u00ebr Euron, ndikoi negativisht t\u00eb ardhurat neto nga interesat, paralelisht edhe me rritjen e shpenzimeve p\u00ebr interesa, t\u00eb ndikuar n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga konkurrenca n\u00eb rritje p\u00ebr t\u00ebrheqjen e depozitave t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitueshm\u00ebria e sektorit, e shprehur si kthim nga kapitali aksionar, p\u00ebsoi r\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Shoqata Shqiptare e Bankave (me standardet IFRS), kthimi nga kapitali aksionar ra n\u00eb 16.47%, nga 19.1% q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht fitimeve t\u00eb k\u00ebnaqshme n\u00eb nivel sistemi, zmadhimi i kapitalit t\u00eb sektorit, i lidhur kryesisht me k\u00ebrkesat gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguara rregullatore t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb norma e kthimit nga kapitali n\u00eb nivel mesatar t\u00eb bjer\u00eb m\u00eb tej. Edhe treguesi i kthimit nga aktivet p\u00ebsoi r\u00ebnie n\u00eb 1.59%, nga 1.76% q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Frenohet rritja e t\u00eb ardhurave nga interesat<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat sipas IFRS nuk jan\u00eb t\u00eb detajuara n\u00eb nivel t\u00eb z\u00ebrave t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, por disa konkluzione mund t\u00eb nxirren duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb standardet paralele t\u00eb raportimit t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas standardeve lokale, p\u00ebr vitin 2025, sektori bankar arriti nj\u00eb fitim neto n\u00eb vler\u00ebn e 35.6 miliard\u00eb lek\u00ebve, 4.7% m\u00eb pak krahasuar me vitin 2024.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat neto nga interesat ishin 75.8 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje prej vet\u00ebm 0.3% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Stanjacioni i t\u00eb ardhurave neto nga interesat, s\u00eb bashku me rritjen me ritme t\u00eb larta t\u00eb shpenzimeve, ishte faktori kryesor q\u00eb fitimi i sektorit bankar n\u00eb 2025 t\u00eb p\u00ebsonte r\u00ebnie, pas pes\u00eb vitesh radhazi n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb ardhurat bruto nga interesat u rrit\u00ebn me 3%, shpenzimet p\u00ebr interesa u rrit\u00ebn me ritme disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta, prej 13.5%.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ecuri e till\u00eb p\u00ebrputhet me at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb zakonisht koha e ndryshme e efekteve t\u00eb ndryshimit t\u00eb normave t\u00eb interesit n\u00eb bilancet e bankave. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, rritja (ose ulja) e normave t\u00eb interesit p\u00ebrcillet m\u00eb shpejt n\u00eb krahun e aktiveve, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vonuar n\u00eb koh\u00eb n\u00eb krahun e detyrimeve.<\/p>\n<p>Rritja e shpenzimeve p\u00ebr interesa \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe me shtimin e depozitave bankare vitin e kaluar. Statistikat treguan se vlera totale e depozitave t\u00eb sektorit bankar u rrit me 9% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, normat mesatare t\u00eb interesit t\u00eb depozitave p\u00ebsuan r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb n\u00eb monedh\u00ebn vendase, nd\u00ebrsa sh\u00ebnuan rritje t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se banka t\u00eb ve\u00e7anta, sidomos gjat\u00eb sezonit veror, kan\u00eb ofruar norma interesi ndjesh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta se ato mesatare. Ve\u00e7an\u00ebrisht, nj\u00eb grup bankash t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb mesme, q\u00eb po shfaqin ambicie p\u00ebr t\u2019u rritur, po tregohen agresive n\u00eb \u00e7mimin q\u00eb ofrojn\u00eb p\u00ebr depozita dhe duket se kan\u00eb pasur sukses n\u00eb zgjerimin e tyre n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Bankat kan\u00eb vazhduar t\u00eb rrisin t\u00eb ardhurat jo nga interesat, t\u00eb lidhura kryesisht me komisionet bankare. K\u00ebto t\u00eb ardhura u rrit\u00ebn me 17% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb shpjegohet me rritjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe produkteve bankare, por pjes\u00ebrisht edhe me nj\u00eb tendenc\u00eb disavje\u00e7are t\u00eb rritjes s\u00eb komisioneve t\u00eb aplikuara nga bankat.<\/p>\n<p>Paralelisht, kostot e sektorit vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten me ritme t\u00eb larta. Sektori bankar, ashtu si edhe sektor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, n\u00eb vitet e fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me rritje t\u00eb shpenzimeve t\u00eb personelit dhe t\u00eb shpenzimeve operative t\u00eb aktivitetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2025, shpenzimet e bankave tregtare p\u00ebr personelin arrit\u00ebn n\u00eb af\u00ebrsisht 20.2 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me 13.6% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrsa shpenzimet e tjera t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb sektorit bankar arrit\u00ebn n\u00eb 38.2 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me 14.7% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr provigjione (sipas standardeve lokale) p\u00ebsuan r\u00ebnie 28.5% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, duke d\u00ebshmuar p\u00ebr efekte n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb kostos s\u00eb riskut mbi performanc\u00ebn financiare t\u00eb sektorit.<\/p>\n<p><strong>Normat e interesit p\u00ebsuan r\u00ebnie<\/strong><\/p>\n<p>Viti 2025 u karakterizua nga nj\u00eb ulje e m\u00ebtejshme e normave baz\u00eb t\u00eb interesit nga Bankat Qendrore, \u00e7ka n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi u reflektua edhe n\u00eb norma m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta interesi n\u00eb tregjet financiare.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb aplikoi vitin e kaluar nj\u00eb ulje t\u00eb vetme t\u00eb norm\u00ebs baz\u00eb, nga niveli 2.75% n\u00eb 2.5%, ulje e vendosur n\u00eb muajin korrik.<\/p>\n<p>Yield-et e titujve qeveritar\u00eb, q\u00eb jan\u00eb edhe instrumenti kryesor benchmark (referues) n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm financiar p\u00ebsuan madje nj\u00eb ulje edhe m\u00eb t\u00eb madhe krahasuar me norm\u00ebn baz\u00eb t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, yield-i i bonove 12-mujore, instrumenti kryesor benchmark, ishte m\u00eb i ul\u00ebt se norma baz\u00eb, n\u00eb nivelin 2.44%, 0.32 pik\u00eb p\u00ebrqindje m\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Yield-et e titujve qeveritar\u00eb sh\u00ebnuan tendenc\u00eb n\u00eb r\u00ebnie gjat\u00eb vitit 2025, t\u00eb nxitur edhe nga gjendja e mir\u00eb e likuiditetit n\u00eb treg, k\u00ebrkesa e lart\u00eb e investitor\u00ebve, oferta m\u00eb e pak\u00ebt e titujve t\u00eb rinj t\u00eb emetuar (ulja e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr financim n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm), si dhe nga rreziqet n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb lidhura me borxhin publik.<\/p>\n<p>Banka Qendrore Europiane vitin e kaluar aplikoi nj\u00eb linj\u00eb edhe m\u00eb aktive t\u00eb uljes s\u00eb normave t\u00eb interesit. Normat baz\u00eb p\u00ebr Euron u ul\u00ebn kat\u00ebr her\u00eb gjat\u00eb vitit. Norma baz\u00eb e rifinancimit u ul nga 3.15% q\u00eb ishte n\u00eb fund t\u00eb 2024, n\u00eb 2.15% n\u00eb muajin qershor 2025. Norma e interesit t\u00eb depozitave ditore zbriti nga 3% n\u00eb 2% p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin horizont kohor.<\/p>\n<p>Forcimi i sinjaleve inflacioniste b\u00ebri q\u00eb BQE-ja ta nd\u00ebrpriste uljen e interesave n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit. Kjo b\u00ebri q\u00eb r\u00ebnia e treguesit kryesor benchmark p\u00ebr Euron, Euribori, t\u00eb ishte m\u00eb e kufizuar gjat\u00eb vitit 2025. N\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Euribori 12-mujor ishte pran\u00eb nivelit 2.2%, nga 2.5% q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Tendenca n\u00eb r\u00ebnie e normave referuese t\u00eb interesit, por edhe konkurrenca e lart\u00eb mes bankave, b\u00ebri q\u00eb normat e interesit t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri r\u00ebnie vitin e kaluar.<\/p>\n<p>Sipas statistikave nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, norma mesatare e interesit t\u00eb portofolit t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr blerje banesash nga individ\u00ebt n\u00eb monedh\u00ebn Lek n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ishte 4.19%, nga 4.52% q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Norma mesatare e interesit t\u00eb kredive p\u00ebr sht\u00ebpi zbriti n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta q\u00eb prej mesit t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Edhe norma mesatare e interesit t\u00eb portofolit t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr blerje banesash n\u00eb Euro p\u00ebr vitin e kaluar p\u00ebsoi r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb n\u00eb 5.18%, nga 5.26% q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb dhjetor 2024.<\/p>\n<p>Normat e ul\u00ebta t\u00eb interesit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kredin\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr huamarr\u00ebsit, nd\u00ebrsa paralelisht cikli i rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb vitet e fundit ka shtuar perceptimin se blerja e nj\u00eb prone \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tendenc\u00eb n\u00eb r\u00ebnie sh\u00ebnuan edhe interesat e kredive p\u00ebr bizneset. Norma mesatare e interesit t\u00eb portofolit n\u00eb Lek n\u00eb fund t\u00eb 2025 ishte 6.17%, nga 6.38% q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa norma mesatare e interesit p\u00ebr portofolin e kredis\u00eb n\u00eb Euro zbriti n\u00eb 5.56%, nga 6.1% q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Edhe normat e interesit t\u00eb depozitave p\u00ebsuan r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb, n\u00eb terma mesatar\u00eb. Norma mesatare e interesit e depozitave me afat n\u00eb Lek p\u00ebr individ\u00ebt zbriti n\u00eb 2.4%, nga 2.45% n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024. Por, n\u00eb Euro, norma mesatare e interesit t\u00eb depozitave t\u00eb individ\u00ebve u rrit n\u00eb 1.57%, nga 1.47% q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr bizneset, norma mesatare e interesit t\u00eb depozitave me afat n\u00eb Lek p\u00ebsoi r\u00ebnie m\u00eb t\u00eb ndjeshme n\u00eb 2.56%, nga 2.94% q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Edhe n\u00eb Euro, norma mesatare e interesit t\u00eb depozitave t\u00eb biznesit p\u00ebsoi r\u00ebnie n\u00eb 1.97%, nga 2.13% q\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p><strong>Kat\u00ebr banka mor\u00ebn 70% t\u00eb fitimit t\u00eb sektorit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake t\u00eb publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, 10 nga 11 banka bankat tregtare e mbyll\u00ebn vitin 2025 me fitim. Megjithat\u00eb, p\u00ebr shumic\u00ebn e bankave, tet\u00eb prej tyre, viti 2025 u mbyll me rezultat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00eb absolute, banka me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb fitimeve ishte p\u00ebrs\u00ebri Banka Komb\u00ebtare Tregtare (BKT), p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb totale prej 8.03 miliard\u00eb lek\u00ebsh. Rezultati i BKT u ul me 8.1% krahasuar me fitimin q\u00eb kishte raportuar n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Banka e dyt\u00eb p\u00ebr nga vlera e fitimit vjetor renditet Raiffeisen Bank me nj\u00eb fitim neto n\u00eb vler\u00ebn e 7.49 miliard\u00eb lek\u00ebve, 1% m\u00eb pak krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Banka OTP Albania ka ruajtur edhe k\u00ebt\u00eb vit vendin e tret\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn e rezultatit financiar.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2024, OTP Albania ka arritur nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb re rekord t\u00eb fitimit vjetor neto, prej af\u00ebrsisht 4.7 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb r\u00ebnie me 7.3% krahasuar me vitin 2024.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku, tre bankat me fitimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb arritur rreth 58% t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fitimit t\u00eb sektorit bankar p\u00ebr vitin 2025. Nd\u00ebrsa kat\u00ebr bankat me fitimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb kan\u00eb arritur pothuajse 70% t\u00eb fitimit neto t\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>Banka e kat\u00ebrt p\u00ebr nga vlera e fitimit neto ishte Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), me nj\u00eb rezultat neto n\u00eb vler\u00ebn e 3.92 miliard\u00eb lek\u00ebve, me nj\u00eb rritje prej 27.8% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjek Credins Bank, q\u00eb raportoi nj\u00eb fitim prej 3.13 miliard\u00eb lek\u00ebsh, rezultat n\u00eb rritje me 17.8% krahasuar me vitin 2024.<\/p>\n<p>Vijon Tirana Bank, q\u00eb p\u00ebr vitin 2025 raportoi nj\u00eb fitim neto prej 2.83 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb me 1.5% krahasuar me vitin 2024.<\/p>\n<p>Banka Intesa Sanpaolo Albania e mbylli vitin 2025 me nj\u00eb fitim neto prej 2.81 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb r\u00ebnie me 11.2% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Union Bank raportoi nj\u00eb fitim neto n\u00eb vler\u00ebn e 1.24 miliard\u00eb lek\u00ebve, n\u00eb r\u00ebnie me 4.7% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Fibank arriti fitim neto prej 1.1 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb rritje me 12.6% krahasuar me vitin 2024.<\/p>\n<p>ProCredit Bank Albania p\u00ebr vitin 2025 raportoi nj\u00eb fitim prej 23 milion\u00eb lek\u00ebsh, n\u00eb r\u00ebnie me 85.9% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>UBA \u00ebsht\u00eb e vetmja bank\u00eb e sektorit q\u00eb e ka mbyllur vitin 2025 me humbje, n\u00eb vler\u00ebn e 516 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>ABI dhe Raiffeisen, me kthimet m\u00eb t\u00eb larta<\/strong><\/p>\n<p>Banka me kthimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga kapitali aksionar p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi ishte Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank). ABI Bank raportoi nj\u00eb kthim nga kapitali 32.05%, n\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme nga niveli prej 29.86% i vitit 2024.<\/p>\n<p>Kthimi i dyt\u00eb m\u00eb i lart\u00eb mbahet p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi nga Raiffeisen Bank, me 24.44%. Por, p\u00ebr bank\u00ebn e grupit austriak, kthimi nga kapitali p\u00ebsoi r\u00ebnie krahasuar me nivelin prej 26.9% t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Banka OTP Albania raportoi kthimin e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, me 17.39%, nga 23.09% nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Ndjek Tirana Bank, me 17.23%, por edhe kjo n\u00eb r\u00ebnie nga niveli prej 21.82% i vitit 2024.<\/p>\n<p>Edhe Fibank e mbylli vitin 2025 me kthim dyshifror nga kapitali, n\u00eb mas\u00ebn 16.49%, por n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb nga kthimi prej 16.87% q\u00eb kishte raportuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Bankat e m\u00ebsip\u00ebrme kan\u00eb arritur kthime m\u00eb t\u00eb larta se niveli mesatar i sektorit, prej 16.47%.<\/p>\n<p>Vijon Banka Komb\u00ebtare Tregtare (BKT), me kthim n\u00eb nivelin 15.71%, n\u00eb r\u00ebnie nga niveli prej 18.12% i vitit 2024; Union Bank, me 13.19% (nga 15.95% n\u00eb 2024); Intesa Sanpaolo, me 12.09% (nga 14.22% n\u00eb vitin 2024); Credins Bank me 12.05% (nga 12.34% n\u00eb 2024); ProCredit Bank, me 0.5% (nga 3.83% n\u00eb 2024) dhe Banka e Bashkuar e Shqip\u00ebris\u00eb (UBA), me -14.06% (nga 4.87% nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb).<\/p>\n<p><strong>Mjaftueshm\u00ebria e kapitalit arrin nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik<\/strong><\/p>\n<p>Raporti i mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit t\u00eb sektorit bankar u rrit p\u00ebrs\u00ebri gjat\u00eb vitit 2025 dhe arriti nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb historik.<\/p>\n<p>Sipas statistikave t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit, ky tregues u rrit n\u00eb 20.36%, nga 19.82% q\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Treguesi i mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit mat vler\u00ebn e kapitalit rregullator t\u00eb sektorit bankar n\u00eb raport me vler\u00ebn e aktiveve, t\u00eb ponderuara me koeficient\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb rrezikut. Gjat\u00eb tremujorit t\u00eb tret\u00eb, rritja e k\u00ebtij treguesi ka ardhur nj\u00ebkoh\u00ebsisht nga shtimi i kapitalit rregullator t\u00eb sektorit dhe nga ulja e vler\u00ebs s\u00eb aktiveve t\u00eb ponderuara me koeficient\u00eb rreziku.<\/p>\n<p>Vlera e kapitalit rregullator t\u00eb sektorit bankar n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2025 arriti n\u00eb 232.2 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me 12.1% krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Kapitali rregullator i sektorit bankar shqiptar n\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese \u00ebsht\u00eb kapital i nivelit t\u00eb par\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin instrumentet m\u00eb cil\u00ebsore t\u00eb kapitalit, kryesisht kapitalin e paguar aksionar, primet e aksioneve, rezervat dhe fitimet e pashp\u00ebrndara. Kontributin kryesor n\u00eb rritjen e kapitalit rregullator n\u00eb vitet e fundit e ka dh\u00ebn\u00eb performanca e mir\u00eb financiare dhe zgjerimi i fitimit t\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vlera e aktiveve t\u00eb ponderuara me koeficient\u00eb rreziku n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025 arriti n\u00eb 1140 miliard\u00eb lek\u00eb, n\u00eb rritje me 9.1% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Grupi kryesor i aktiveve me rrezik n\u00eb bilancet e bankave jan\u00eb kredit\u00eb p\u00ebr sektorin privat. Rritja e vler\u00ebs s\u00eb aktiveve t\u00eb ponderuara me rrezik n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb e lidhur me vazhdimin e rritjes me ritme t\u00eb larta t\u00eb kredis\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti minimal baz\u00eb i mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit p\u00ebr sektorin bankar \u00ebsht\u00eb 12%, por pas vitit 2019 ka nisur aplikimi i shtesave t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me kuadrin e ri makroprudencial, si dhe at\u00eb p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe nd\u00ebrhyrjen e jasht\u00ebzakonshme. Kjo i ka rritur ndjesh\u00ebm k\u00ebrkesat p\u00ebr kapital, duke ndikuar edhe n\u00eb nj\u00eb rritje graduale t\u00eb niveleve mesatare t\u00eb k\u00ebtij treguesi p\u00ebr sektorin.<\/p>\n<p>Duke shtuar edhe shtes\u00ebn konservuese t\u00eb kapitalit, prej 2.5%, raporti total i mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit arrin n\u00eb 14.5%. Nd\u00ebrsa duke llogaritur edhe shtesat kund\u00ebrciklike t\u00eb miratuara deri tani nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025, raporti minimal i mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit p\u00ebr t\u00eb gjitha bankat arriti n\u00eb 15.5%.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebrkesat e kapitalizimit jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr nj\u00eb grup t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bankash, t\u00eb klasifikuara me r\u00ebnd\u00ebsi sistemike. Banka Komb\u00ebtare Tregtare (BKT), Banka Credins, Banka Raiffeisen dhe Banka Intesa Sanpaolo kan\u00eb shtesa t\u00eb tjera n\u00eb raportin e mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit, n\u00eb mas\u00ebn midis 0.5% dhe 1%.<\/p>\n<p>Gjithashtu, bankat me r\u00ebnd\u00ebsi sistemike q\u00eb nga 1 janari 2024 duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb edhe shtes\u00ebn e k\u00ebrkuar t\u00eb raportit t\u00eb mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit q\u00eb lidhet me k\u00ebrkes\u00ebn minimale p\u00ebr instrumente t\u00eb kapitalit rregullator dhe detyrime t\u00eb pranuara (MREL).<\/p>\n<p><strong>Pritet ekuivalenca e mbik\u00ebqyrjes bankare me BE-n\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria pritet t\u00eb marr\u00eb ekuivalenc\u00ebn e mbik\u00ebqyrjes me Bashkimin Europian n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Burime nga tregu b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se nj\u00eb afat i p\u00ebraf\u00ebrt p\u00ebr finalizimin e k\u00ebtij procesi parashikohet t\u00eb jet\u00eb gjysma e par\u00eb e k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Ky proces kryhet nga Autoriteti Bankar Europian dhe ka si q\u00ebllim t\u00eb certifikoj\u00eb q\u00eb kuadri i mbik\u00ebqyrjes bankare n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb i barasvlefsh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Certifikimi i ekuivalenc\u00ebs s\u00eb mbik\u00ebqyrjes, n\u00eb teori, mund ta b\u00ebj\u00eb m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs tregun shqiptar p\u00ebr investime t\u00eb reja nga grupet bankare t\u00eb Eurozon\u00ebs, por mund t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht edhe strategjit\u00eb e biznesit dhe t\u00eb huadh\u00ebnies t\u00eb bankave ekzistuese n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Ekuivalenca e mbik\u00ebqyrjes \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe me nivelin baz\u00eb t\u00eb raportit t\u00eb mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rregullator p\u00ebr bankat tregtare. K\u00ebrkesa minimale e mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit p\u00ebr bankat e Eurozon\u00ebs \u00ebsht\u00eb 8%, n\u00eb p\u00ebrputhje me direktivat e Komitetit t\u00eb Bazelit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb adopton nj\u00eb qasje shum\u00eb m\u00eb konservatore dhe raporti minimal i mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit \u00ebsht\u00eb 12%.<\/p>\n<p>Sip\u00ebr k\u00ebtij niveli, llogariten edhe shtesat e posa\u00e7me makroprudenciale dhe ato t\u00eb lidhura me kuadrin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb banka. Me gjith\u00eb k\u00ebto shtesa, niveli minimal i mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit p\u00ebr banka t\u00eb ve\u00e7anta me r\u00ebnd\u00ebsi sistemike mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 27% brenda vitit 2030.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb rritjen shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr kapital, bankat tregtare kan\u00eb k\u00ebrkuar me ngulm nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebrkesa baz\u00eb p\u00ebr raportin e mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit t\u00eb ulet nga 12% n\u00eb 8%, aq sa e ka BE-ja. Por, q\u00ebndrimi i Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm pas certifikimit t\u00eb ekuivalenc\u00ebs s\u00eb mbik\u00ebqyrjes me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Ulja e nivelit minimal t\u00eb raportit t\u00eb mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kapitalit n\u00eb teori do t\u00eb \u00e7lironte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kapitalit t\u00eb bankave, do t\u00eb ulte kostot dhe do t\u00eb krijonte m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kreditimin e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb pas kriz\u00ebs financiare q\u00eb nisi n\u00eb vitin 2008, autoritetet rregullatore t\u00eb Bashkimit Europian nis\u00ebn nj\u00eb shtr\u00ebngim t\u00eb kuadrit rregullator p\u00ebr bankat dhe ve\u00e7an\u00ebrisht adoptoi nj\u00eb qasje m\u00eb konservatore n\u00eb vler\u00ebsimin e aktiveve q\u00eb k\u00ebto grupe bankare kan\u00eb jasht\u00eb Eurozon\u00ebs.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i aktiveve jan\u00eb Eurozon\u00ebs me koeficient\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb rreziku u p\u00ebrkthye n\u00eb k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb larta kapitalizimi p\u00ebr grupet dhe ishte nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt p\u00ebrcaktues q\u00eb solli largimin e disa prej grupeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme bankare europiane prej shum\u00eb tregjeve t\u00eb Europ\u00ebs Lindore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tendenc\u00eb e till\u00eb e largimit t\u00eb grupeve bankare europiane preku pjes\u00ebrisht edhe tregun shqiptar.<\/p>\n<p>Kuadri rregullator parashikon q\u00eb aktivet e grupeve bankare t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb vendet jasht\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs komunitare do t\u00eb trajtohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, deri n\u00eb momentin kur p\u00ebr secilin treg t\u00eb jet\u00eb certifikuar ekuivalenca e plot\u00eb e mbik\u00ebqyrjes me kuadrin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, njohja dhe ekuivalentimi i kuadrit rregullator mbik\u00ebqyr\u00ebs siguron avantazhe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta jo vet\u00ebm p\u00ebr institucionet bankare e financiare q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb BE, por edhe p\u00ebr institucionet bankare e financiare n\u00eb vende t\u00eb tjera jasht\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, procesi i vler\u00ebsimit t\u00eb ekuivalenc\u00ebs s\u00eb mbik\u00ebqyrjes nisi vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 2021, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka kryer nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb pavarur t\u00eb ekuivalenc\u00ebs s\u00eb kuadrit mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe rregullator, sipas metodologjis\u00eb s\u00eb publikuar nga Autoriteti Bankar Europian (EBA).<\/p>\n<p>Me asistenc\u00ebn teknike t\u00eb Bank\u00ebs Europiane p\u00ebr Zhvillim dhe Rind\u00ebrtim (EBRD) dhe PricewaterhouseCooper (PwC), u krye nj\u00eb vler\u00ebsim i pavarur i kuadrit mbik\u00ebqyr\u00ebs aktual n\u00ebn nj\u00eb qasje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb metodologjin\u00eb dhe pyet\u00ebsorin e hartuar nga EBA p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Kjo analiz\u00eb doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se kuadri rregullator e procedural, si dhe praktikat mbik\u00ebqyr\u00ebse, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb ekuivalente (pran\u00eb nivelit 85%) dhe t\u00eb p\u00ebrafruara me standardet e aplikueshme n\u00eb vendet e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrafrimi vler\u00ebsohet ve\u00e7an\u00ebrisht i lart\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr kapital, teknikave t\u00eb zbutjes t\u00eb aplikuara, ekspozimeve t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb likuiditetit, lev\u00ebs financiare, t\u00eb mbik\u00ebqyrjes makroprudenciale, sekretit profesional dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/10\/perfitueshmeria-e-sektorit-bankar-pesoi-renie-edhe-ne-vitin-2025\/\">P\u00ebrfitueshm\u00ebria e sektorit bankar p\u00ebsoi r\u00ebnie edhe n\u00eb vitin 2025<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 2025 sh\u00ebnoi p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb performanc\u00eb financiare pozitive p\u00ebr sektorin bankar. 10 nga 11 banka e mbyll\u00ebn vitin financiar me fitim, por fitimi i sistemit n\u00eb vler\u00eb absolute p\u00ebsoi r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake dhe t\u00eb paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi neto i sektorit arriti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86643","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86643\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}