{"id":86640,"date":"2026-05-10T05:27:37","date_gmt":"2026-05-10T05:27:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/faza-e-re-e-turizmit-pa-avantazhin-e-cmimeve-te-lira-si-do-te-mbijetoje\/"},"modified":"2026-05-10T05:27:37","modified_gmt":"2026-05-10T05:27:37","slug":"faza-e-re-e-turizmit-pa-avantazhin-e-cmimeve-te-lira-si-do-te-mbijetoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/10\/faza-e-re-e-turizmit-pa-avantazhin-e-cmimeve-te-lira-si-do-te-mbijetoje\/","title":{"rendered":"Faza e re e turizmit, pa avantazhin e \u00e7mimeve t\u00eb lira; Si do t\u00eb mbijetoj\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri po rritet, por jo m\u00eb me leht\u00ebsin\u00eb e disa viteve m\u00eb par\u00eb. Historia e \u201cdestinacionit t\u00eb ri t\u00eb lir\u00eb t\u00eb Mesdheut\u201d po zbehet, nd\u00ebrsa vendi po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb komplekse ku ka m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb, m\u00eb shum\u00eb para, por edhe m\u00eb shum\u00eb presion mbi \u00e7mimet, sh\u00ebrbimin dhe infrastruktur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, gjith\u00e7ka duket pozitive. K\u00ebrkesa po rritet, tregje t\u00eb reja po hapen dhe Shqip\u00ebria po p\u00ebrfiton nga ndryshimet n\u00eb hart\u00ebn globale t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>Kjo rritje nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb vulosje q\u00ebndrueshm\u00ebrie. N\u00eb shum\u00eb raste, ajo duket m\u00eb shum\u00eb rezultat i zhvendosjeve t\u00eb p\u00ebrkohshme sesa i nj\u00eb pozicionimi t\u00eb fort\u00eb afatgjat\u00eb t\u00eb vendit. Muajt e par\u00eb t\u00eb vitit e treguan qart\u00eb k\u00ebt\u00eb kur rritja ishte thuajse inekzistente.<\/p>\n<p>E trumbetuar si destinacioni m\u00eb i lir\u00eb apo thesari i fundit i fshehur, problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb sot Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb aq e lir\u00eb sa dikur. \u00c7mimet jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm dhe n\u00eb disa raste jan\u00eb afruar me destinacione si Greqia, por pa arritur ende t\u00eb nj\u00ebjtin nivel sh\u00ebrbimi dhe cil\u00ebsie. K\u00ebtu lind edhe \u00e7\u00ebshtja kryesore, tani jemi nj\u00eb vend q\u00eb nuk konkurrojm\u00eb dot m\u00eb vet\u00ebm me \u00e7mim. Na duhet cil\u00ebsi. Por p\u00ebr at\u00eb ka ende shum\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo shihet qart\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si funksionon sektori. Nj\u00eb pjes\u00eb e turizmit \u00ebsht\u00eb e organizuar dhe relativisht e q\u00ebndrueshme, me kontrata me garanci dhe struktura akomoduese cil\u00ebsore.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr mbetet e \u00e7rregullt, me luhatje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb sh\u00ebrbim dhe pritshm\u00ebri. N\u00eb epok\u00ebn e rrjeteve sociale, k\u00ebto diferenca nuk mbeten t\u00eb fshehura, ato b\u00ebhen imazhi i t\u00eb gjith\u00eb destinacionit kur b\u00ebjn\u00eb xhiron e rrjetit.<\/p>\n<p>Edhe infrastruktura nuk po ec\u00ebn me t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm me pritshm\u00ebrit\u00eb. Projektet e m\u00ebdha, si aeroportet apo rrug\u00ebt bregdetare, shpesh shoq\u00ebrohen me vonesa ose pasiguri. Operator\u00ebt privat\u00eb p\u00ebrshtaten shpejt si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i fundit kur charter-at q\u00eb duhet t\u00eb uleshin n\u00eb Vlor\u00eb do t\u00eb zhvendosen n\u00eb Tiran\u00eb, do t\u00eb ndryshojn\u00eb itinerare, do t\u00eb riorganizohen paketat.<\/p>\n<p>N\u00eb sfond, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon kan\u00eb hyr\u00eb edhe ndikimet e konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme ku ka dy pritshm\u00ebri. S\u00eb pari shihet se ekzistojn\u00eb edhe rreziqe q\u00eb nuk varen nga Shqip\u00ebria. Konfliktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe luhatjet n\u00eb energji mund t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb fluksin e turist\u00ebve, sidomos p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb varet kaq shum\u00eb nga fluturimet charter. Turizmi \u00ebsht\u00eb global dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e lidhur fort me k\u00ebt\u00eb zinxhir.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, rritja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskutim. Shqip\u00ebria pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb zgjerohet, por me nj\u00eb rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb. Pyetja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u201ca vijn\u00eb turist\u00ebt?\u201d, por \u201c\u00e7far\u00eb p\u00ebrvoje gjejn\u00eb kur vijn\u00eb dhe a do t\u00eb kthehen?\u201d<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu q\u00ebndron sfida e v\u00ebrtet\u00eb. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb destinacioni i lir\u00eb q\u00eb konkurron vet\u00ebm me \u00e7mim. Por ama ende nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion i konsoliduar, q\u00eb fiton me standard dhe p\u00ebrvoj\u00eb. \u00cbsht\u00eb diku n\u00eb mes, n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tranzicioni ku \u00e7do dob\u00ebsi shihet menj\u00ebher\u00eb, dhe \u00e7do p\u00ebrmir\u00ebsim ka vler\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, kjo \u00ebsht\u00eb ndoshta edhe historia m\u00eb e sinqert\u00eb e turizmit shqiptar sot, jo nj\u00eb bum i thjesht\u00eb, por nj\u00eb industri q\u00eb po m\u00ebson si t\u00eb rritet.<\/p>\n<p><strong>\u00c7mimi nuk \u00ebsht\u00eb \u201carma\u201d kryesore p\u00ebr t\u00eb konkurruar<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria vijon t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb artikuj promovues, por sigurisht n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe kryefjala e destinacionit \u201ct\u00eb lir\u00eb\u201d nuk gjendet m\u00eb aq shpesh. Kjo ndodh jo rast\u00ebsisht, pasi avantazhi i \u00e7mimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb zbehur disi.<\/p>\n<p>Sigurisht, \u00e7mimet vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb segmentesh, por nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb jesh i lir\u00eb n\u00eb \u00e7mim, duhet q\u00eb edhe ajo q\u00eb merr pas t\u2019i p\u00ebrgjigjet asaj q\u00eb paguan.<\/p>\n<p>N\u00eb mesatare, Shqip\u00ebria u \u00ebsht\u00eb afruar vendeve si Greqia n\u00eb \u00e7mime, duke e b\u00ebr\u00eb konkurrenc\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Operator\u00ebt turistik\u00eb gjykojn\u00eb se tashm\u00eb t\u00eb konkurrojm\u00eb me \u00e7mimin e lir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme dhe nuk \u00ebsht\u00eb as m\u00eb e mira.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb konkurrojm\u00eb me cil\u00ebsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrvoja e turistit t\u00eb mbetet gjat\u00eb n\u00eb mendje dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb sektorit, ku Shqip\u00ebria mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb destinacion ku mund t\u00eb rikthehesh vazhdimisht.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria mund t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb edhe klient\u00eb t\u00eb nivelit me 5 yje, por duhet t\u00eb jet\u00eb konkurruese n\u00eb raport me vendet e tjera. Duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb mes sh\u00ebrbimit dhe \u00e7mimit dhe t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se konkurrent\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse ofrojm\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se Greqia, klienti natyrisht zgjedh at\u00eb. Jemi t\u00eb pozicionuar n\u00eb hart\u00ebn e Mesdheut si destinacion dhe na duhet maturi p\u00ebr t\u2019u rritur gradualisht. Duhet t\u00eb ofrojm\u00eb \u00e7mime 20\u201330% m\u00eb konkurruese, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb identitetin ton\u00eb si destinacion q\u00eb ofron cil\u00ebsi t\u00eb caktuar, por me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb favorshme.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje q\u00eb vjen gradualisht me koh\u00ebn. Nj\u00eb destinacion nuk lind luksoz, por b\u00ebhet i till\u00eb\u201d, \u2013 pohon Elvis Kotherja, themelues i \u201cElite Travel Group &amp; Elite Hospitality\u201d. Ai n\u00ebnvizon se nga viti 2023, Shqip\u00ebria e ka humbur avantazhin me \u00e7mimin, di\u00e7ka q\u00eb tashm\u00eb duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb reflektojm\u00eb dhe sektori t\u00eb shkoj\u00eb drejt maturimit.<\/p>\n<p>Sa i takon k\u00ebtij viti, duket se strukturat akomoduese t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin nuk kan\u00eb pasur luhatje \u00e7mimesh. K\u00ebt\u00eb vit, sh\u00ebrbimet e transportit duket se do t\u00eb prekin m\u00eb shum\u00eb buxhetet e turizmit, si p\u00ebr agjencit\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb turiz\u00ebm t\u00eb organizuar, edhe p\u00ebr individ\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje n\u00eb disa z\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb lidhen me sektorin, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb transporti, dhe normalisht kjo \u00ebsht\u00eb e pritshme. N\u00eb restorante, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb hotelet ku kemi marr\u00ebveshjet e garancis\u00eb, nuk kemi pasur ndryshime.<\/p>\n<p>N\u00eb akomodim nuk vihet re ndonj\u00eb rritje \u00e7mimi. Pra, pritshm\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi shtrenjtim t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb lidhur me transportin\u201d, thot\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, Rrahman Kasa, administrator i \u201cHappy Tours\u201d, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kreu i Unionit Turistik Shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Ndikimet e luft\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme, a fiton apo humb Shqip\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb marsit, teksa lufta mes Iranit dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs e Izraelit po jepte efektet e para zinxhir, n\u00eb pesimizmin e kriz\u00ebs t\u00eb lidhur me naft\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb than\u00eb disa her\u00eb se lufta mund t\u00eb jepte ndikim indirekt pozitiv n\u00eb turizmin vendas.<\/p>\n<p>Kjo u argumentua me faktin se t\u00eb huajt q\u00eb zgjidhnin destinacione turistike af\u00ebr vendit t\u00eb konfliktit mund t\u00eb devijonin drejt tregjeve t\u00eb tjera ku nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria. A \u00ebsht\u00eb kjo e v\u00ebrtet\u00eb? N\u00eb fakt, po. Shqip\u00ebrin\u00eb po e vizitojn\u00eb edhe tani t\u00eb huaj, q\u00eb e kan\u00eb zgjedhur si alternativ\u00eb pas situat\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme. Chi Yan Joan Leung, nga Hong Kongu, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto raste.<\/p>\n<p>\u201cE nisa k\u00ebt\u00eb vit aventur\u00ebn time t\u00eb udh\u00ebtimit vet\u00ebm. Plani fillestar ishte t\u00eb filloja nga Jordania dhe t\u00eb vazhdoja m\u00eb pas n\u00eb Afrik\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs, sigurimi im nuk e mbulonte at\u00eb itinerar. Prandaj vendosa q\u00eb zgjedhja m\u00eb e mir\u00eb ishte t\u00eb vija n\u00eb Europ\u00eb, edhe pse e kisha planifikuar p\u00ebr m\u00eb von\u00eb.<br \/>\nBallkani m\u00eb dukej si rajoni m\u00eb ekonomik, k\u00ebshtu q\u00eb vendosa t\u00eb nis nga Shqip\u00ebria si nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb lira. Pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj udh\u00ebtimin n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, shpresoj q\u00eb lufta t\u00eb ket\u00eb mbaruar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb vazhdoj me planin tim fillestar\u201d, tha ajo p\u00ebr \u201cMonitor\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Samantha Quine nga Virginia e ShBA-s\u00eb ka ndryshuar planet pik\u00ebrisht prej luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cJam nj\u00eb nomade digjitale dhe shumic\u00ebn e koh\u00ebs udh\u00ebtoj n\u00eb vende ekonomikisht m\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme. Plani im ishte t\u00eb shkoja n\u00eb Bahrejn, n\u00eb Azin\u00eb Per\u00ebndimore, por p\u00ebr shkak se u l\u00ebshuan shum\u00eb raketa n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, ndryshova drejtim.<\/p>\n<p>Zgjodha Shqip\u00ebrin\u00eb dhe tani planifikoj t\u00eb q\u00ebndroj k\u00ebtu p\u00ebr dy\u2013tre muaj, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb situat\u00ebs. Po pres me padurim t\u00eb vizitoj Jugun, por fatkeq\u00ebsisht jo t\u00eb gjitha vendet jan\u00eb t\u00eb hapura tani jasht\u00eb sezoni\u201d, \u2013 tha ajo.<\/p>\n<p>Edhe operator\u00ebt turistik\u00eb vendas e shohin konfliktin n\u00eb Lindjen e Mesme si nj\u00eb mund\u00ebsi nga e cila Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb. P\u00ebr z. Kasa, i vetmi problem \u00ebsht\u00eb zgjatja e konfliktit q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb te karburantet e avion\u00ebve, pasi \u00ebsht\u00eb ngritur shqet\u00ebsimi p\u00ebr kufizimin e fluturimeve.<\/p>\n<p>\u201cLufta ka dy ndikime t\u00eb pritshme dhe duhet par\u00eb sesi do t\u00eb vijoj\u00eb situata. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb disa tregje mund t\u2019i drejtohen Shqip\u00ebris\u00eb si destinacion turistik p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes s\u00eb disa t\u00eb tjerave, si efekt i konfliktit. Por ka edhe nj\u00eb problem q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb kjo situat\u00eb, do t\u00eb krijohet deficit n\u00eb karburant.<\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar, mungesa e karburantit mund t\u00eb penalizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, pasi charter-at do ta ken\u00eb t\u00eb pamundur nisjen. Pra mund t\u00eb duan t\u00eb vijn\u00eb, por s\u2019ka linja. Q\u00eb tani jan\u00eb ndier disa efekte negative nga kjo munges\u00eb, pasi disa destinacione turistike kan\u00eb tkurrje t\u00eb rezervimeve, sepse \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb alarmi p\u00ebr munges\u00ebn e karburanteve\u201d, \u2013 u shpreh ai.<\/p>\n<p>Operator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb se ne duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohemi te p\u00ebrmir\u00ebsimi i vetes dhe t\u00eb b\u00ebhemi konkurrues duke mos u ndikuar nga euforia e momentit.<\/p>\n<p>\u201cPo, patjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ndikim n\u00ebse situata mbetet kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00ebse vendoset paqja, panorama mund t\u00eb ndryshoj\u00eb disi, pasi k\u00ebto tregje q\u00eb sot jan\u00eb t\u00eb prekura mund t\u00eb b\u00ebhen shum\u00eb agresive n\u00eb oferta.<\/p>\n<p>Praktikisht, do t\u00eb kemi nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb rikuperoj\u00eb koh\u00ebn e humbur. Nga ajo q\u00eb shohim sot, nuk duhet t\u00eb biem n\u00eb eufori me iden\u00eb se turist\u00ebt nuk kan\u00eb ku t\u00eb shkojn\u00eb, por duhet t\u00eb jemi t\u00eb mpreht\u00eb dhe t\u00eb kemi nuhatje p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb koh\u00eb reale sipas situat\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojm\u00eb\u201d, \u2013 tha z. Kotherja.<\/p>\n<p><strong>Nga infrastruktura te plazhet dhe Aeroporti i Vlor\u00ebs q\u00eb mbetet i mbyllur<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, operator\u00ebt turistik\u00eb u detyruan q\u00eb t\u00eb gjenin zgjidhje p\u00ebr charter-at e rezervuar p\u00ebr t\u2019u ulur n\u00eb Aeroportin e Vlor\u00ebs n\u00eb kushtet kur ky i fundit nuk ishte ende gati. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ata u detyruan q\u00eb t\u00eb gjenin slote (hap\u00ebsira) t\u00eb lira n\u00eb Aeroportin e Tiran\u00ebs dhe transfertat drejt Vlor\u00ebs t\u2019i b\u00ebnin me autobus.<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebria ishte q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, aeroporti t\u00eb hapej, por n\u00eb fakt deri n\u00eb momentin e fundit, operator\u00ebt turistik\u00eb u lan\u00eb mes premtimeve, di\u00e7ka q\u00eb tashm\u00eb i ka v\u00ebn\u00eb para v\u00ebshtir\u00ebsive me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre. Nj\u00eb pjes\u00eb u detyruan q\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb anulimin e charter-ave q\u00eb kryesisht ishin nordik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNa \u00ebsht\u00eb konfirmuar q\u00eb Aeroporti i Vlor\u00ebs nuk mund t\u00eb hapet, pasi ende nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb gjitha procedurat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb operim. Infrastruktura \u00ebsht\u00eb gati, por ka nevoj\u00eb p\u00ebr hapa t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb nisin fluturimet. Lajmi i keq \u00ebsht\u00eb q\u00eb nordik\u00ebt q\u00eb do t\u00eb vendoseshin n\u00eb Vlor\u00eb me fluturime nga ky aeroport kan\u00eb anuluar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit, rreth tre charter-a n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Por lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb autoritetet dhe ne kemi negociuar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb mbetet n\u00eb list\u00ebn e destinacioneve p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm dhe kemi marr\u00eb garancin\u00eb q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb pes\u00eb charter-a n\u00eb jav\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht dy nga Norvegjia, nj\u00eb nga Finlanda, nj\u00eb nga Suedia dhe nj\u00eb nga Danimarka\u201d, \u2013 tha z. Kotherja.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb operator\u00eb turistik\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb kontratat me garanci me hotelet, t\u00eb cilat kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pagesave dhe transfertat t\u00eb pakt\u00ebn deri n\u00eb korrik t\u2019i b\u00ebjn\u00eb nga Tirana.<\/p>\n<p>\u201cNe si agjenci kemi charter-a me parapagim dhe kemi t\u00eb planifikuar shtat\u00eb charter-a n\u00eb jav\u00eb p\u00ebr ulje nga Aeroporti i Vlor\u00ebs. Hotelet kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebstet e para t\u00eb gjith\u00eb, jan\u00eb gjasht\u00eb hotelet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Radhim\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb prillit marrin k\u00ebstin e dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht, edhe pse situata e Aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb, ne nuk kemi anuluar hotelet, pra vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi aktive marr\u00ebveshjet. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb aeroportit na kan\u00eb premtuar q\u00eb aeroporti do t\u00eb hapet m\u00eb 11 korrik.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, fluturimet e planifikuara, q\u00eb nisin nga fundi i majit i kemi zhvendosur n\u00eb Aeroportin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs dhe m\u00eb pas transfertat do t\u00eb b\u00ebhen me autobus drejt hoteleve n\u00eb Vlor\u00eb\u201d, \u2013 tha z. Kasa, i cili n\u00ebnvizon se mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb sesi do t\u00eb shkojn\u00eb rezervimet dhe ecuria e sezonit.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera t\u00eb sezonit q\u00eb vitin e shkuar u shfaq\u00ebn problematike, si mungesa e ujit n\u00eb Golem, p\u00ebr shkak t\u00eb riparimit n\u00eb dig\u00ebn e Manskuris\u00eb apo menaxhimit t\u00eb mbetjeve dhe trafikut, duket se operator\u00ebt turistik\u00eb kan\u00eb marr\u00eb garanci se kjo do t\u00eb zgjidhet.<\/p>\n<p>N\u00ebse premtimet do t\u00eb reflektohen edhe n\u00eb vepra, kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sezoni veror e \u00e7el siparin m\u00eb 15 maj me turist\u00ebt e par\u00eb t\u00eb organizuar<\/strong><\/p>\n<p>Turist\u00ebt e par\u00eb t\u00eb organizuar p\u00ebr sezonin veror pritet t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb majit dhe do t\u00eb vendosen n\u00eb zon\u00ebn e Golemit. Durr\u00ebsi dhe Kavaja, sipas operator\u00ebve t\u00eb sektorit, jan\u00eb \u201chambari\u201d turistik i vendit dhe ashtu si \u00e7do vit, pritet t\u00eb jen\u00eb edhe pjesa m\u00eb e q\u00ebndrueshme e turizmit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi gjat\u00eb k\u00ebsaj vere.<\/p>\n<p>\u201cBregdeti Durr\u00ebs-Kavaj\u00eb \u00ebsht\u00eb hambari i turizmit dhe sjell fluks t\u00eb lart\u00eb. Saranda me Ksamilin duhet t\u00eb shihen k\u00ebt\u00eb sezon se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb pas ndryshimeve t\u00eb deklaruara n\u00eb menaxhimin e plazheve apo edhe n\u00eb infrastruktur\u00eb. Problemet nuk mund t\u00eb zhduken menj\u00ebher\u00eb, por e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb hap para nga ajo ku kemi qen\u00eb\u201d, \u2013 tha z. Kasa.<\/p>\n<p>Por cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb fakt turist\u00ebt q\u00eb po tregojn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Polak\u00ebt dhe \u00e7ek\u00ebt, q\u00eb tradicionalisht prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade kan\u00eb treguar interes, vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, por grupe t\u00eb tjera po rrisin gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb numrat.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje e dukshme e turist\u00ebve francez\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pra ka nj\u00eb interes t\u00eb shtuar nga ky treg. Grupe t\u00eb tjera jan\u00eb polak\u00ebt, \u00e7ek\u00ebt, gjerman\u00ebt, anglez\u00ebt, spanjoll\u00ebt dhe nordik\u00ebt\u201d shprehet z. Kotherja.<\/p>\n<p><strong>Kriza e karburantit nuk pritet t\u00eb prek\u00eb fluturimet nga Rinasi<\/strong><\/p>\n<p>Tregjet globale po p\u00ebrballen me nj\u00eb tjet\u00ebr val\u00eb pasigurie, nd\u00ebrsa \u00e7mimet e karburanteve t\u00eb aviacionit mbeten t\u00eb paq\u00ebndrueshme p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve gjeopolitike, kufizimeve n\u00eb p\u00ebrpunim dhe k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb lart\u00eb sezonale.<\/p>\n<p>Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfond Shqip\u00ebria duket se mbetet jasht\u00eb goditjeve t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin. Operator\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb treg raportojn\u00eb furnizime t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe vijim t\u00eb normalitetit n\u00eb operacionet e p\u00ebrditshme, duke reflektuar nj\u00eb kontrast me shqet\u00ebsimet q\u00eb po shfaqen n\u00eb disa rajone t\u00eb tjera evropiane.<\/p>\n<p>\u201cMonitor\u201d ju drejtua me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare dy prej kompanive ajrore kryesore me kosto t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb vend si Wizz Air dhe Ryanair si dhe Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs lidhur me planet e tyre n\u00eb vijim n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs s\u00eb karburantit.<\/p>\n<p>\u201cWizz Air \u00ebsht\u00eb e pozicionuar mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar situat\u00ebn aktuale t\u00eb tregut t\u00eb karburantit.<\/p>\n<p>Kompania ajrore ka siguruar (hedging- marr\u00ebveshje paraprake p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb karburant me nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb caktuar sot, p\u00ebr p\u00ebrdorim n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm) rreth 70% t\u00eb nevojave t\u00eb saj p\u00ebr karburant p\u00ebr gjasht\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm dhe rreth 60% deri n\u00eb mars 2027, \u00e7ka ofron nj\u00eb parashikueshm\u00ebri t\u00eb fort\u00eb t\u00eb kostove dhe kufizon ekspozimin ndaj luhatjeve afatshkurtra t\u00eb \u00e7mimeve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, flota jon\u00eb moderne dhe efikase n\u00eb konsum karburanti, ku 75% e avion\u00ebve i p\u00ebrkasin familjes A320neo, redukton konsumin e karburantit me rreth 20%, duke mb\u00ebshtetur m\u00eb tej kontrollin e kostove.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, nuk po p\u00ebrballemi me probleme strukturore t\u00eb furnizimit me karburant n\u00eb rrjetin ton\u00eb evropian. \u00c7do nd\u00ebrprerje e raportuar s\u00eb fundmi n\u00eb disa aeroporte ka qen\u00eb e izoluar dhe afatshkurt\u00ebr, pa ndikim n\u00eb operacionet e Wizz Air, frekuencat e fluturimeve apo oraret.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb drejt sezonit veror, Wizz Air vazhdon t\u00eb operoj\u00eb sipas planifikimit dhe t\u00eb zgjeroj\u00eb rrjetin e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb industria e aviacionit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi vijon t\u00eb monitoroj\u00eb zhvillimet e \u00e7mimeve t\u00eb karburantit, pozicioni yn\u00eb aktual na lejon t\u00eb ruajm\u00eb stabilitet operacional dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb ofrojm\u00eb tarifa konkurruese p\u00ebr pasagjer\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr tregje si Shqip\u00ebria, ku udh\u00ebtimi me kosto t\u00eb ul\u00ebt luan nj\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr nd\u00ebrlidhjen dhe turizmin, ruajtja e udh\u00ebtimeve ajrore t\u00eb p\u00ebrballueshme dhe t\u00eb besueshme mbetet prioritet.<\/p>\n<p>Wizz Air vijon t\u00eb shoh\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mbetet e angazhuar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur tregun p\u00ebrmes zgjerimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe \u00e7mimeve t\u00eb aksesueshme.\u201dtha Wizz Air.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb kompania tjet\u00ebr Ryanair nuk kishte kthyer ende nj\u00eb p\u00ebrgjigje deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij artikulli.<\/p>\n<p>Edhe Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs konfirmon se operacionet vijojn\u00eb pa nd\u00ebrprerje, duke theksuar se zinxhiri i furnizimit mbetet funksional pavar\u00ebsisht zhvillimeve globale.<\/p>\n<p>\u201cTIA nuk ndikohet nga kriza e karburantit p\u00ebr avion\u00eb, fluturimet vazhdojn\u00eb normalisht Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Tiran\u00ebs vazhdon operimin e linjave ajrore duke mos u ndikuar nga kriza globale e munges\u00ebs s\u00eb karburantit p\u00ebr avion\u00eb. Nisjet nga TIA do t\u00eb vazhdojn\u00eb normalisht drejt destinacioneve t\u00eb parashikuara.<\/p>\n<p>Partneri zyrtar i furnizimit me karburant p\u00ebr avion\u00eb, Air BP, ka garantuar rezerva t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr TIA-n, mb\u00ebshtetur n\u00eb rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb fluksit t\u00eb pasagjer\u00ebve vitet e fundit.<\/p>\n<p>Furnizimet jan\u00eb t\u00eb garantuara dhe situata paraqitet e q\u00ebndrueshme, \u00e7ka na lejon t\u00eb operojm\u00eb pa shqet\u00ebsime.\u201d<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, analist\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se \u00e7do p\u00ebrshkall\u00ebzim i m\u00ebtejsh\u00ebm i tensioneve n\u00eb zinxhirin e furnizimit ose rritje e papritur e k\u00ebrkes\u00ebs gjat\u00eb ver\u00ebs mund t\u00eb rikthej\u00eb presionin mbi \u00e7mimet e biletave dhe fitimet e operator\u00ebve ajror\u00eb.\/Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/10\/faza-e-re-e-turizmit-pa-avantazhin-e-cmimeve-te-lira-si-do-te-mbijetoje\/\">Faza e re e turizmit, pa avantazhin e \u00e7mimeve t\u00eb lira; Si do t\u00eb mbijetoj\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Turizmi n\u00eb Shqip\u00ebri po rritet, por jo m\u00eb me leht\u00ebsin\u00eb e disa viteve m\u00eb par\u00eb. Historia e \u201cdestinacionit t\u00eb ri t\u00eb lir\u00eb t\u00eb Mesdheut\u201d po zbehet, nd\u00ebrsa vendi po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb komplekse ku ka m\u00eb shum\u00eb turist\u00eb, m\u00eb shum\u00eb para, por edhe m\u00eb shum\u00eb presion mbi \u00e7mimet, sh\u00ebrbimin dhe infrastruktur\u00ebn. N\u00eb pamje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86640","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86640\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}