{"id":86616,"date":"2026-05-09T14:48:50","date_gmt":"2026-05-09T14:48:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/nga-paprekshmeria-e-politikes-tek-paprekshmeria-e-drejtesise-2\/"},"modified":"2026-05-09T14:48:50","modified_gmt":"2026-05-09T14:48:50","slug":"nga-paprekshmeria-e-politikes-tek-paprekshmeria-e-drejtesise-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/nga-paprekshmeria-e-politikes-tek-paprekshmeria-e-drejtesise-2\/","title":{"rendered":"Nga \u201cpaprekshm\u00ebria\u201d e politik\u00ebs tek \u201cpaprekshm\u00ebria\u201d e drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mero Baze<br \/>\nDrejt\u00ebsia shqiptare sot ka dy arritje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb favor t\u00eb vet, ajo \u00ebsht\u00eb e pahetueshme dhe e paprekshme nga ligji. Madje deri tani k\u00ebto t\u00eb dyja jan\u00eb dhe t\u00eb vetmet arritje t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00ebse me ngritjen e SPAK suksesi i par\u00eb i preksh\u00ebm dukej se ishte r\u00ebnia e mitit p\u00ebr paprekshm\u00ebrin\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, ai u thye madje u kalua n\u00eb lin\u00e7im ndaj tyre p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se drejt\u00ebsia po funksionon. Nd\u00ebrsa miliona shqiptar\u00eb vuajn\u00eb pasojat e munges\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, korporata e Drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare u shet shqiptar\u00ebve p\u00ebr drejt\u00ebsi pik\u00ebrisht faktin q\u00eb ka futur n\u00eb paraburgim politikan\u00eb pa gjyq.<\/p>\n<p>Por pasi spektakli ka mbaruar, gjyqet ndaj politik\u00ebs kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ballafaqim faktesh, korporata e drejt\u00ebsis\u00eb ka filluar t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr vete dhe po vendos standarde t\u00eb dyfishta.<\/p>\n<p>Standardi i par\u00eb i dyfisht\u00eb \u00ebsht\u00eb se mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore, mbajtja e gjyqeve t\u00eb mbyllura, dhe pengimi i t\u00eb akuzuarve t\u00eb ken\u00eb dhe mund\u00ebsi fizike t\u00eb njihen me dosjet dhe t\u00eb kontaktojn\u00eb me avokat\u00ebt. E gjith\u00eb kjo q\u00eb ata t\u00eb mos ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mbrohen dhe akuzat apriori t\u00eb kthehen n\u00eb vendime me gjyqe sip\u00ebrfaq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Standardi i dyt\u00eb edhe m\u00eb i pist\u00eb se i pari, \u00ebsht\u00eb q\u00eb korporata e drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb mos hetohet dhe gjykohet vet\u00eb p\u00ebr shkelje ligji.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ne duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb sa pal\u00eb mbathje ka bler\u00eb Ajola, \u00e7far\u00eb mase e kishte fustanin, \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Monika dhe i jan\u00eb gjetur mesazhe seksi n\u00eb telefon, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk jemi shum\u00eb t\u00eb interesuar, ne e paskemi t\u00eb ndaluar t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb kush \u00ebsht\u00eb Olsi Dado, me \u00e7far\u00eb nota e ka mbaruar shkoll\u00ebn, pse 15 vjet nuk gjente dot nj\u00eb pun\u00eb dhe befas me lidhje politike u em\u00ebrua prokuror jasht\u00eb \u00e7do standardi, pse u p\u00ebrzgjodh pik\u00ebrisht nj\u00eb prokuror me probleme t\u00eb komandohej n\u00eb SPAK, \u00e7far\u00eb premtimesh u ka dh\u00ebn\u00eb rekrutuesve q\u00eb ta \u201cmeritonte\u201d k\u00ebt\u00eb privilegj, pse vetingu ndaj tij ka qen\u00eb i p\u00ebrcipt\u00eb dhe ka fshehur aktivitete t\u00eb padeklaruara t\u00eb tij e dhjet\u00ebra gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb nga prokuroria lloj-lloj holl\u00ebsish p\u00ebr jet\u00ebn private t\u00eb njer\u00ebzve n\u00ebn akuz\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb interes publik, ne e paskemi t\u00eb ndaluar t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb dim\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e nj\u00eb prokurori t\u00eb rekrutuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Arsyetimet p\u00ebr t\u00eb hetuar paligjshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb prokurorit jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht burokratike, procedurale, dhe fshehin frik\u00ebn nga hetimi i s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Olsi Dado nuk ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb krim q\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg pse e kan\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, pasi ashtu duhet t\u00eb d\u00ebnojm\u00eb dhe ata q\u00eb i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb 5-at kot sa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb diplom\u00ebn.<br \/>\nAjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e \u201carritjeve\u201d t\u00eb tij n\u00eb jet\u00eb, maksimumi nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb prokuror, pasi ligjin nuk e ka shkelur ai, por t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prokuror.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po ndodh tani \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale e tij. Kjo q\u00eb ndodh tani, tregon realisht krijimin e nj\u00eb korporate drejt\u00ebsie, ku prokurori i SPAK d\u00ebshmon pushtetin e frik\u00ebs mbi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. KLP, e cila mendohet t\u00eb jet\u00eb institucion model q\u00eb p\u00ebrzgjedh prokuror\u00ebt, as denjon t\u00eb mblidhet t\u00eb shqyrtoj\u00eb ankesat ndaj Dados, por \u00e7on nj\u00eb sekretare n\u00eb gjyq dhe thot\u00eb s\u2019keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00ebsoni si \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prokuror Olsi Dado.<\/p>\n<p>Dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb i pandehur paska kusur q\u00eb Olsi Dado t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb fund\u00ebrrinat e tij n\u00eb shtyp dhe t\u2019i nxjerr\u00eb dhe SMS pa interes publik, kurse qytetar\u00ebt nuk paskan t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb kush e ka shkelur ligjin t\u00eb b\u00ebhet ky prokuror. Dhe kur e gjith\u00eb kjo b\u00ebhet p\u00ebrmes shantazhimit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga prokurori, kjo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>E keni par\u00eb k\u00ebto dy dit\u00ebt e fundit se si dalin \u201ct\u00eb besuarit\u201d e SPAK-ut n\u00ebp\u00ebr TV dhe flasin se si nj\u00eb prokuror \u00ebsht\u00eb filmuar n\u00eb videot e Gysit. Jam i bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por ka dhe t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb hidhura se kaq n\u00eb SPAK dhe GJKKO. Por meq\u00eb aty ka plasur lufta e brrylave ndaj nj\u00ebri-tjetrit, pilotohen lajme kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb SPAK-ut ne i kemi besuar ndershm\u00ebrin\u00eb e hetimit. N\u00ebse ka nj\u00eb prokuror q\u00eb del n\u00eb \u201cvideot e Gysit\u201d, kreu i SPAK-ut del n\u00eb konferenc\u00eb shtypi b\u00ebn njoftim publik dhe e \u00e7on \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr hetim, nuk e \u00e7on p\u00ebr gjyqe popullore n\u00eb ekrane.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka prokuror\u00eb t\u00eb SPAK q\u00eb shfaqen n\u00eb dosje t\u00eb tjera t\u00eb \u201csekretuara\u201d si prokuror\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb ryshfete, \u00e7ohen p\u00ebr hetim, nuk mbahen n\u00ebn shantazh dhe u jepen dosje politike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb sh\u00ebrbime politike. Nj\u00eb prokuror i SPAK q\u00eb di nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe hesht, duke e p\u00ebrdorur at\u00eb p\u00ebr shantazh, e ka vendin n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve dhe jo n\u00eb areol\u00ebn e nderit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz nuk pranojn\u00eb t\u00eb hetohen, nuk pranojn\u00eb as t\u00eb nis\u00eb formalisht nj\u00eb hetim ndaj tyre, bazuar n\u00eb fakte t\u00eb pamohueshme t\u00eb shkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb tyre, do t\u00eb thot\u00eb se ata duan t\u00eb mbrohen para shqiptar\u00ebve si nj\u00eb pushtet i papreksh\u00ebm me arsyetimin se ata paskan futur disa politikan\u00eb n\u00eb paraburgim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u2019i hetoj\u00eb m\u00eb njeri b\u00ebmat e tyre.<\/p>\n<p>Pra k\u00ebta \u201cheronj t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb\u201d s\u00eb politikan\u00ebve, duan ta kthejn\u00eb veten n\u00eb \u201cmonument t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb\u201d nga ligji edhe kur at\u00eb e shkelin me t\u00eb dy k\u00ebmb\u00ebt dhe kur rekrutohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr sh\u00ebrbime politike dhe fatkeq\u00ebsisht kur shkelin ligjin duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion.<\/p>\n<p>Dhe pastaj ankohen mos na thoni q\u00eb jemi \u201cRepublik\u00eb prokuror\u00ebsh\u201d. Jan\u00eb dhe pak m\u00eb keq. Monarki prokuror\u00ebsh, q\u00eb mendojn\u00eb se deri n\u00eb vdekje nuk do ikin nga ato zyra.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mero Baze Drejt\u00ebsia shqiptare sot ka dy arritje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb favor t\u00eb vet, ajo \u00ebsht\u00eb e pahetueshme dhe e paprekshme nga ligji. Madje deri tani k\u00ebto t\u00eb dyja jan\u00eb dhe t\u00eb vetmet arritje t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi. N\u00ebse me ngritjen e SPAK suksesi i par\u00eb i preksh\u00ebm dukej se ishte r\u00ebnia e mitit p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86616","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86616\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}