{"id":86583,"date":"2026-05-09T11:48:23","date_gmt":"2026-05-09T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/berisha-nuk-do-i-nderpresim-kurre-protestat-pa-derguar-lubi-ballukun-ne-burg-dhe-edi-ramen-para-gjyqit\/"},"modified":"2026-05-09T11:48:23","modified_gmt":"2026-05-09T11:48:23","slug":"berisha-nuk-do-i-nderpresim-kurre-protestat-pa-derguar-lubi-ballukun-ne-burg-dhe-edi-ramen-para-gjyqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/berisha-nuk-do-i-nderpresim-kurre-protestat-pa-derguar-lubi-ballukun-ne-burg-dhe-edi-ramen-para-gjyqit\/","title":{"rendered":"Berisha: Nuk do i nd\u00ebrpresim kurr\u00eb protestat pa d\u00ebrguar Lubi Ballukun n\u00eb burg dhe Edi Ram\u00ebn para gjyqit!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb komunikimin e fundjav\u00ebs me qytetar\u00ebt n\u00eb rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha paralajm\u00ebroi se protestat nuk do t\u00eb mbarojn\u00eb kurr\u00eb, pa Belinda Ballukun dhe Edi Ram\u00ebn n\u00eb tribun\u00ebn e t\u00eb pandehurit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb ndjek\u00ebsve n\u00eb rrjetet sociale, Berisha tha se n\u00ebse opozita hesht, ve\u00e7se sa do t\u00eb \u00e7imentohej edhe p\u00ebr dy dekada pushteti i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2018Heshtja jon\u00eb do ishte bashk\u00ebpunim me Edi Ram\u00ebn\u2019, u shpreh lideri demokrat.<\/p>\n<p><strong>Pyetje:<\/strong> <em>Ju po b\u00ebni nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Nj\u00eb v\u00ebrejtje kam p\u00ebr strukturat e PD n\u00eb terren. Ato nuk po e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn si\u00e7 duhet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me ju\u2026<\/em><\/p>\n<p><strong>Sali Berisha<\/strong>: Faleminderit p\u00ebr v\u00ebrejtjen. Jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb terrori, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, ta din\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb terror real ushtrohet nga narkoqeveria me t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb heshtin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb terror ushtrohet q\u00eb t\u00eb komprometohen sa m\u00eb shum\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet jo i shpikur nga un\u00eb, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet i pamohuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb i them \u00e7do demokrati e demokrateje, se sot rruga dhe shpresa e vetme \u00ebsht\u00eb protesta jon\u00eb.<\/p>\n<p>Se n\u00eb qoft\u00eb se ne heshtim, ne ve\u00e7se \u00e7imentojm\u00eb edhe p\u00ebr dy dekada pushtetin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Heshtja jon\u00eb do ishte bashk\u00ebpunim me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>Heshtja jon\u00eb do ishte shuarja jon\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama nuk do donte asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb, dhe ishte i gatsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do shp\u00ebrblim ndaj PD, n\u00eb oft\u00eb se ajo do heshtte ndaj tij.<\/p>\n<p>Ndaj dhe strukturat e PD, demokrat\u00ebt, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, duhet t\u00eb organizohemi m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet ta kemi t\u00eb qart\u00eb se po luftojm\u00eb me nj\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe lufta me nj\u00eb diktatur\u00eb \u00ebsht\u00eb lufta m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe misioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb nj\u00eb njeri ndaj vetes s\u00eb tij, familjes s\u00eb tij, dinjitetit t\u00eb tij dhe vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kam besim shum\u00eb se PD, strukturat e saj, e faktuan n\u00eb tet\u00eb kryengritje paq\u00ebsore dhe jam i bindur se k\u00ebto do t\u00eb vazhdojn\u00eb gjer n\u00eb p\u00ebrmbysjen e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb misioni i p\u00ebrmbysjes s\u00eb k\u00ebtij regjimi dhe rikthimit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk e nd\u00ebrpresim kurr\u00eb protest\u00ebn pa Lubi Ballukun n\u00eb burg, pa Edi Ram\u00ebn para gjyqit. Atje ku e ka vendin.<\/p>\n<p>Ta din\u00eb. Ne u themi haptazi, t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7do gj\u00eb, por asgj\u00eb n\u00eb bot\u00eb nuk na b\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqemi ne nga k\u00ebto objektiva ndaj nj\u00eb qeverie q\u00eb nuk ka asnj\u00eb legjitimitet.<\/p>\n<p>Ju lutem, a e lexuat raportin e Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian?<\/p>\n<p>Ky raport, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb njohin ABC-n\u00eb e doktrin\u00ebs, e t\u00eb drejt\u00ebs elektorale, e zgjedhjeve, n\u00eb dy rreshtat e par\u00eb deklaron se zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri ishin n\u00eb kushtet e partis\u00eb-shtet.<\/p>\n<p>Lexoni rreshtin ku thot\u00eb, se ka nj\u00eb modifikim t\u00eb fort\u00eb, legjislacioni elektoral shqiptar, thot\u00eb, p\u00ebrgjith\u00ebsisht lejon zgjedhje kompetitive. I lejon legjislacioni, por \u00e7far\u00eb ndodhi? Ndodhi, thot\u00eb, q\u00eb linja ndar\u00ebse midis institucioneve shtet\u00ebrore dhe strukturave t\u00eb partis\u00eb u shua.<\/p>\n<p>Pra, ata q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb diktatur\u00ebn komuniste e din\u00eb se partia-shtet b\u00ebnte zgjedhjet.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebsaj radhe n\u00eb Shqip\u00ebri, zgjedhjet u zhvilluan nga partia- shtet, ndaj ishin fars\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, mendoj se n\u00eb at\u00eb raport ekziston n\u00eb \u00e7do paragraf hija e zez\u00eb e damkosur e Edi Ram\u00ebs dhe Lubi Ballukut.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb me \u00e7do kusht dhe do q\u00ebndrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nuk ka fat m\u00eb t\u00eb madh, ua them un\u00eb ju demokrat\u00eb e demokrate, mb\u00ebshtet\u00ebs tan\u00eb, un\u00eb e kuptoj q\u00eb jeni t\u00eb lodhur, jeni t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, jeni t\u00eb dekurajuar, por ta dini mir\u00eb se nuk ka fat m\u00eb t\u00eb madh se sa t\u00eb luftojm\u00eb k\u00ebt\u00eb regjim.<\/p>\n<p>Dhe ne do ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/protesta-20\/\">Berisha: Nuk do i nd\u00ebrpresim kurr\u00eb protestat pa d\u00ebrguar Lubi Ballukun n\u00eb burg dhe Edi Ram\u00ebn para gjyqit!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb komunikimin e fundjav\u00ebs me qytetar\u00ebt n\u00eb rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha paralajm\u00ebroi se protestat nuk do t\u00eb mbarojn\u00eb kurr\u00eb, pa Belinda Ballukun dhe Edi Ram\u00ebn n\u00eb tribun\u00ebn e t\u00eb pandehurit n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit. Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb ndjek\u00ebsve n\u00eb rrjetet sociale, Berisha tha se n\u00ebse opozita hesht, ve\u00e7se sa do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86583","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86583\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}