{"id":86551,"date":"2026-05-09T09:48:23","date_gmt":"2026-05-09T09:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/si-e-paralajmeroi-klsh-skandalin-e-ciftit-jaka-tafani-sori-al-furnizon-akademine-e-sigurise-prej-7-vitesh-2\/"},"modified":"2026-05-09T09:48:23","modified_gmt":"2026-05-09T09:48:23","slug":"si-e-paralajmeroi-klsh-skandalin-e-ciftit-jaka-tafani-sori-al-furnizon-akademine-e-sigurise-prej-7-vitesh-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/si-e-paralajmeroi-klsh-skandalin-e-ciftit-jaka-tafani-sori-al-furnizon-akademine-e-sigurise-prej-7-vitesh-2\/","title":{"rendered":"Si e paralajm\u00ebroi KLSH skandalin e \u00e7iftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademin\u00eb e Siguris\u00eb prej 7 vitesh"},"content":{"rendered":"<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit e paralajm\u00ebroi me shkrim, me fakte dhe me shifra at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb 6 maj 2026. Askush nuk e d\u00ebgjoi. Raporti p\u00ebrfundimtar i auditimit n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, i cili mbulon vitet 2022-2023, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument shkat\u00ebrrues q\u00eb tregon se shteti shqiptar e dinte n\u00eb detaj kalb\u00ebzimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb ushqimit dhe nuk b\u00ebri asgj\u00eb.<\/p>\n<p>SORI-AL, kompania e \u00e7iftit kriminal Nikolin Jaka dhe Alma Tafani, furnizon Akademin\u00eb e Siguris\u00eb prej shtat\u00eb vitesh. Nga viti 2019 deri sot, kjo dyshe ka p\u00ebrfituar tre kontrata rresht, pa gar\u00eb, pa konkurrenc\u00eb, me nj\u00eb rritje prej 70 p\u00ebr qind t\u00eb tarif\u00ebs mujore. Nga 47 mij\u00eb euro n\u00eb muaj n\u00eb vitin 2019, n\u00eb 80 mij\u00eb euro n\u00eb muaj n\u00eb vitin 2025. Pik\u00ebrisht n\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, n\u00eb vitet 2022-2023, KLSH hyri n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb dhe auditoi kontrat\u00ebn e ushqimit. Gjetjet ishin shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>Raporti i KLSH-s\u00eb konstatoi se p\u00ebr 44 raste, n\u00eb vitet 2022 dhe 2023, u paguan vakte ushqimi p\u00ebr t\u00eb cilat nuk u mbajt asnj\u00eb procesverbal i marrjes n\u00eb dor\u00ebzim. Pra, parat\u00eb e taksapaguesve u derdh\u00ebn n\u00eb xhepat e SORI-AL pa u v\u00ebrtetuar se ushqimi ishte sh\u00ebrbyer realisht. Komisionet e pranimit firmosnin bosh. Dokumentacioni ishte fars\u00eb.<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Pjes\u00eb nga raporti i KLSH<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Po i nj\u00ebjti raport gjeti se p\u00ebr 9 raste t\u00eb dokumentuara, SORI-AL faturonte m\u00eb shum\u00eb racione se sa merreshin n\u00eb dor\u00ebzim nga komisioni. Diferenca p\u00ebrfundonte n\u00eb xhepin e kompanis\u00eb. KLSH arriti t\u00eb p\u00ebrllogariste se vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebto raste, p\u00ebr t\u00eb cilat u b\u00eb e mundur gjurmimi, vlera e abuzimit arrinte n\u00eb 9.45 milion\u00eb lek\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr, e pagjurmueshme p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dokumentacionit, mbetet mister.<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>Pjes\u00eb nga raporti i KLSH fq.53\/<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Por kjo nuk ishte e gjitha. KLSH zbuloi se Akademia e Siguris\u00eb, n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me ligjin e prokurimit dhe marr\u00ebveshjen kuad\u00ebr, p\u00ebrdori kontrat\u00ebn e SORI-AL p\u00ebr t\u00eb furnizuar me ushqim edhe Institutin e P\u00ebrgatitjes s\u00eb Qenve t\u00eb Policis\u00eb, nj\u00eb institucion q\u00eb nuk ishte pal\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim jasht\u00eb \u00e7do parashikimi ligjor, shteti i pagoi SORI-AL mbi 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje, KLSH rekomandoi mas\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblim d\u00ebmi dhe k\u00ebrkoi nxjerrjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve q\u00eb e lejuan.<\/p>\n<p>Raporti i KLSH-s\u00eb nuk la asnj\u00eb ekuivok. N\u00eb faqet e tij thuhet shprehimisht se procedurat e menaxhimit dhe kontrollit t\u00eb ushqimit ishin t\u00eb parregullta, se mungonte gjurma e auditimit, se nuk u shp\u00ebrndan\u00eb asnj\u00ebher\u00eb bonot e ushqimit si\u00e7 e parashikonte kontrata, se procesverbalet mbaheshin pa numrin e vakteve dhe se komisionet e pranimit nuk p\u00ebrmbush\u00ebn asnj\u00eb nga detyrimet e tyre. E th\u00ebn\u00eb shkurt, kontrata ishte nj\u00eb vrim\u00eb e zez\u00eb ku derdheshin para publike dhe askush nuk kontrollonte se \u00e7far\u00eb ndodhte me to.<\/p>\n<p>Dhe \u00e7far\u00eb b\u00ebri shteti shqiptar pas k\u00ebtij raporti? Asgj\u00eb. Nuk e nd\u00ebrpreu kontrat\u00ebn. Nuk e skualifikoi SORI-AL nga tenderat publik\u00eb. Nuk e \u00e7oi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb prokurori. P\u00ebrkundrazi, i dha kompanis\u00eb s\u00eb Alma Tafanit kontrat\u00ebn e tret\u00eb rresht, 2.8 milion\u00eb euro, me tarif\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb historis\u00eb. E shp\u00ebrbleu me m\u00eb shum\u00eb para p\u00ebr shkeljet e dokumentuara.<\/p>\n<div class=\"horizontal imazhiim\">\n<div class=\"captionposhte\"><span class=\"tit\"><strong>KONTRATA E 2025\/<\/strong><\/span><\/div>\n<\/div>\n<p>Kontrata e dyt\u00eb, ajo e audituar nga KLSH, u fitua nga SORI-AL n\u00eb gusht 2022 me nj\u00eb ofert\u00eb prej 206 milion\u00eb lek\u00ebsh, 97.92 p\u00ebr qind e fondit limit. E vetme n\u00eb gar\u00eb. Pa konkurrent\u00eb. Nj\u00eb tender i klasifikuar si flamur i kuq nga Open Procurement Albania. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky tender po zhvillohej, Nikolin Jaka, themeluesi i SORI-AL dhe ish-z\u00ebvend\u00ebsministri i arrestuar p\u00ebr korrupsion, mbante postin e kryetarit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Alma Tafani, bashk\u00ebshortja ose ish-bashk\u00ebshortja, firmoste dokumentat.<\/p>\n\n<p>Sot, pas shtat\u00eb vitesh furnizimi, 56 kursant\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb p\u00ebrfunduan n\u00eb Repartin Infektiv t\u00eb QSUT-s\u00eb me helmim masiv. T\u00eb vjella, dhimbje barku, serum. F\u00ebmij\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatiten t\u00eb mbajn\u00eb uniform\u00ebn e rendit u shtrin\u00eb n\u00eb shtret\u00ebr spitali sepse shteti u besoi ushqimin e tyre nj\u00eb dysheje q\u00eb i kishte t\u00eb dokumentuara shkeljet.<\/p>\n<p>Raporti i KLSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb aty. I disponuesh\u00ebm. I firmosur. I vulosur. \u00c7do faqe e tij p\u00ebrshkruan me detaje nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb funksiononte n\u00eb sy t\u00eb shtetit dhe q\u00eb u shp\u00ebrblye me kontrata gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb majme. Pyetja e vetme q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb: edhe sa njer\u00ebz duhet t\u00eb helmohen q\u00eb prokuroria t\u00eb lexoj\u00eb at\u00eb q\u00eb KLSH ka shkruar prej vitesh?\u00a0<strong>\/Pamfleti<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/akademi\/\">Si e paralajm\u00ebroi KLSH skandalin e \u00e7iftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademin\u00eb e Siguris\u00eb prej 7 vitesh<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit e paralajm\u00ebroi me shkrim, me fakte dhe me shifra at\u00eb q\u00eb ndodhi m\u00eb 6 maj 2026. Askush nuk e d\u00ebgjoi. Raporti p\u00ebrfundimtar i auditimit n\u00eb Akademin\u00eb e Siguris\u00eb, i cili mbulon vitet 2022-2023, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument shkat\u00ebrrues q\u00eb tregon se shteti shqiptar e dinte n\u00eb detaj kalb\u00ebzimin e sh\u00ebrbimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86551","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86551","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86551"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86551\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86551"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86551"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86551"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}