{"id":86528,"date":"2026-05-09T07:48:22","date_gmt":"2026-05-09T07:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/9-maji-kremtohet-si-dita-e-europes-si-lindi-ideja-e-bashkimit-europian-2\/"},"modified":"2026-05-09T07:48:22","modified_gmt":"2026-05-09T07:48:22","slug":"9-maji-kremtohet-si-dita-e-europes-si-lindi-ideja-e-bashkimit-europian-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/09\/9-maji-kremtohet-si-dita-e-europes-si-lindi-ideja-e-bashkimit-europian-2\/","title":{"rendered":"9 Maji kremtohet si Dita e Europ\u00ebs! Si lindi ideja e Bashkimit Europian"},"content":{"rendered":"<p>M\u0451 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jasht\u0451m francez Robert Schuman, q\u0451 m\u0451 9 maj 1950 formuloi iden\u0451 e BE. Q\u0451 nga viti 1985 kryetar\u0451t e shteteve dhe t\u0451 qeverive vendos\u0451n ta kremtojn\u0451 9 majin si dit\u0451n e Europ\u0451s.<\/p>\n<p>M\u00eb 23. korrik 1952 hyri n\u00eb fuqi n\u00eb Evrop\u00eb Montanunioni. Komuniteti Evropian p\u00ebr qymyrin dhe \u00e7elikun ishte b\u00ebrthama e Komunitetit Ekonomik Evropian, q\u00eb u krijua n\u00eb vitin 1957 me traktatet e Rom\u00ebs. Nga Komuniteti Ekonomik Evropian u krijua n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1990-t\u00eb Bashkimi Evropian. Montanunion, n\u00eb t\u00eb cilin b\u00ebnin pjes\u00eb Franca, Italia, Gjermania, Belgjika dhe Hollanda e Luksemburgu, u propozua nga ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Jasht\u00ebm francez Robert Schuman.<\/p>\n<p><strong>Schumann dhe Adenauer hedhin themelet e BE-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Pes\u00eb vjet kishin kaluar q\u00eb prej fundit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe RFGJ-ja nuk kishte festuar as nj\u00ebvjetorin e saj, kur ministri i Jasht\u00ebm francez Robert Schuman propozoi administrimin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb prodhimit t\u00eb qymyrit dhe t\u00eb \u00e7elikut. Plani Schuman ishte nj\u00eb revolucion: Nj\u00eb zyr\u00eb mbinacionale do t\u00eb ngarkohej me kompetenca vendimmarr\u00ebse. Marr\u00ebdh\u00ebniet gjermano-franceze ishin t\u00eb ngarkuara me mosbesim: A do t\u00eb binte Gjermania p\u00ebrs\u00ebri si pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb megallomani nacionaliste dhe do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte fqinj\u00ebt e saj? Apo horrori i luft\u00ebs dhe i vrasjeve do t\u2019u jepte dor\u00eb forcave demokratike dhe paqedash\u00ebse dhe ato do t\u00eb mund\u00ebsonin pajtimin? \u201cEvropa duhet t\u00eb pushoj\u00eb s\u00eb qeni nj\u00eb vend betejash, ku pal\u00ebt armike mbyten n\u00eb gjak. Nga ky vet\u00ebdij\u00ebsim i paguar kaq shtrenjt\u00eb, ne duam t\u00eb ecim n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb reja, q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb bashkuar dhe n\u00eb paqe.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/15948008_902.jpg\"><\/a>Robert Schuman, ish-ministri i Jasht\u0451m francez<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u shpreh Robert Schuman, nj\u00eb nga pionier\u00ebt e pajtimit, i cili kishte atdhe Gjermanin\u00eb, Luxemburgun dhe Franc\u00ebn dhe kishte p\u00ebrjetuar t\u00eb dyja luft\u00ebrat bot\u00ebrore. Schumann kishte lindur n\u00eb perandorin\u00eb gjermane me gjuh\u00eb amtare at\u00eb t\u00eb Luksemburgut. Ai jetoi, studioi dhe punoi n\u00eb Luxemburg, Bon, Mynih, Berlin, Strasburg dhe Metz.<\/p>\n<p>Kur Alsazas-Lorena pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore 1919 nga Gjermania i kaloi Franc\u00ebs, Schuman mori n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb franceze. N\u00eb Franc\u00eb ai filloi karrier\u00ebn politike. Megjith\u00ebse ai gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs e foli fr\u00ebngjishten me theks, pak pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ai u b\u00eb kryeminist\u00ebr i Franc\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb minist\u00ebr i jasht\u00ebm. Si i till\u00eb ai nd\u00ebrmori nj\u00eb iniciativ\u00eb, q\u00eb e ka ndryshuar Evrop\u00ebn deri sot e k\u00ebsaj dite. \u201cQeveria franceze propozon q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb prodhimin gjerman dhe francez t\u00eb qymyrit dhe t\u00eb \u00e7elikut n\u00ebn nj\u00eb administrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\u201d<\/p>\n<p>Me propozimin p\u00ebr nj\u00eb Montanunion me qarkullimin pa dogan\u00eb t\u00eb mallrave nd\u00ebrmjet Franc\u00ebs dhe Gjermanis\u00eb, q\u00eb duhej t\u00eb ishte e hapur edhe p\u00ebr vende t\u00eb tjera, Schuman donte t\u00eb ankoronte bashk\u00ebpunimin e vazhduesh\u00ebm dhe lidhje t\u00eb forta nd\u00ebrmjet dy vendeve, dikur t\u00eb armiq\u00ebsuara. Te kancelari Konrad Adenauer ai gjeti nj\u00eb partner n\u00eb an\u00ebn gjermane, i cili ndiqte t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00ebllime. \u201cHekuri dhe \u00e7eliku kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol fatal n\u00eb dekadat dhe shekujt e fundit n\u00eb luft\u00ebrat e popujve evropian\u00eb kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, sepse t\u00eb gjitha arm\u00ebt ishin prej hekuri dhe \u00e7eliku. Tani hekuri dhe \u00e7eliku duhet t\u2019i bashkojn\u00eb popujt evropian\u00eb n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb veprimit dhe mendimit.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.panorama.com.al\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/3307320_4.jpg\"><\/a>N\u00ebnshkrimi i Marr\u00ebveshjes \u201cMontanunion\u201d m\u00eb 18.04.1951 n\u00eb Ministrin\u00eb e Jashtme n\u00eb Paris<\/p>\n<p><strong>\u201cSchuman vizionar i madh evropian\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Plani Schuman, themelimi i m\u00ebvonsh\u00ebm i Montanunion-it konsiderohen sot si momenti i lindjes s\u00eb Komunitetit Evropian, sepse n\u00eb deklarat\u00ebn e tij ministri i Jasht\u00ebm francez parashikonte integrimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb shteteve t\u00eb tjera an\u00ebtare. Bindja e tij ishte, q\u00eb Montanunioni do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb Union m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb: \u201cKy propozim v\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb federat\u00eb evropiane, e cila \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr sigurimin e paqes.\u201d<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb viteve 50-t\u00eb nuk ishte pjekur ende koha p\u00ebr zgjerimin e planeve t\u00eb Schuman-it. Dy vjet m\u00eb von\u00eb ai dha dor\u00ebheqjen nga funksioni i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, sepse nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb realizonte iden\u00eb e Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane. U desh\u00ebn edhe shtat\u00eb vjet, derisa shtetet evropiane qen\u00eb t\u00eb gatshme, q\u00eb t\u00eb angazhoheshin p\u00ebr lidhje m\u00eb t\u00eb ngushta me an\u00eb t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Rom\u00ebs. Por p\u00ebrpjekjet e Schuman-it u shp\u00ebrblyen: Ai u b\u00eb presidenti i par\u00eb i Parlamentit Evropian.<\/p>\n<p>Adenauer pati th\u00ebn\u00eb m\u00eb von\u00eb, se Schuman q\u00eb n\u00eb vitin 1950 kishte qen\u00eb nj\u00eb vizionar i madh evropian: \u201cAi pa m\u00eb tej, nga sa shihja un\u00eb, kur propozoi Montanunion. Mos mendoni se ai e ka propozuar Montanunion p\u00ebr arsye ekonomike! Ajo ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme politike.\u201d<\/p>\n<p>Dhe ishte fillimi i nj\u00eb bashkimi q\u00eb thellohej, q\u00eb sot p\u00ebrfshin 27 shtete me rreth nj\u00eb miliard\u00eb qytetar\u00eb. Montanunion nuk ekziston m\u00eb. Marr\u00ebveshja fillestare e vitit 1952 skadoi pas 50 vjet\u00ebsh. Rregullat e Montanunion-it vazhduan n\u00eb vitin 2002 n\u00eb marr\u00ebveshjet e reja t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/europa-3\/\">9 Maji kremtohet si Dita e Europ\u00ebs! Si lindi ideja e Bashkimit Europian<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u0451 9 maj BE-ja nderon ish-ministrin e Jasht\u0451m francez Robert Schuman, q\u0451 m\u0451 9 maj 1950 formuloi iden\u0451 e BE. Q\u0451 nga viti 1985 kryetar\u0451t e shteteve dhe t\u0451 qeverive vendos\u0451n ta kremtojn\u0451 9 majin si dit\u0451n e Europ\u0451s. M\u00eb 23. korrik 1952 hyri n\u00eb fuqi n\u00eb Evrop\u00eb Montanunioni. Komuniteti Evropian p\u00ebr qymyrin dhe \u00e7elikun [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86528","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86528\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}