{"id":86457,"date":"2026-05-08T17:48:17","date_gmt":"2026-05-08T17:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/perse-partia-demokratike-edhe-organizon-zgjedhje-edhe-nuk-do-zgjedhje\/"},"modified":"2026-05-08T17:48:17","modified_gmt":"2026-05-08T17:48:17","slug":"perse-partia-demokratike-edhe-organizon-zgjedhje-edhe-nuk-do-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/perse-partia-demokratike-edhe-organizon-zgjedhje-edhe-nuk-do-zgjedhje\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse partia demokratike edhe organizon zgjedhje edhe nuk do zgjedhje?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga<\/p>\n<p>(Skizofrenia e nj\u00eb procedure)<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb tmerrshme mediatike p\u00ebr procedur\u00ebn e ashtuquajtur \u201ct\u00eb zgjedhjes\u201d s\u00eb kryetarit t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Ka media q\u00eb \u00e7do kandidat q\u00eb del e ngre n\u00eb qiell, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb automatikisht t\u00eb till\u00eb. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb kandiduar, tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb performanca e kandidat\u00ebve. Nd\u00ebrkaq lidershipi i PD ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vorbull frike dhe aankthi sikur \u00e7do kandidatur\u00eb do ta rivalizoj\u00eb fort me vota kryetarin tradicional t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu e sjell ngurt\u00ebsimi i dinamikave n\u00eb lidership dhe k\u00ebtu nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr kryetarin, thjesht, por edhe p\u00ebr kryesin\u00eb, deputet\u00ebt, etj.<br \/>\nPse ky ankth?<br \/>\nJo sepse personalisht mund ta rivalizojn\u00eb doktor Berish\u00ebn, por sepse baza e partis\u00eb duke dashur sa m\u00eb shum\u00eb liri, duke par\u00eb se ka sforcim p\u00ebr t\u00eb penguar kandidaturat rivale, duke qen\u00eb n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr statusin e vet opozitar p\u00ebrball\u00eb deputet\u00ebve \u201cpashallar\u00eb\u201d dhe \u201cpashallare\u201d q\u00eb me disa vargje n\u00eb foltoren e Kuvendit ja \u00e7ojn\u00eb dyst jet\u00ebn, sikur t\u00eb ishin deputet\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb monizmit, mund t\u2019i japin vota dhe nj\u00eb njeriu prej kashte.<\/p>\n<p>Thjesht p\u00ebr t\u00eb sfiduar lidershipin. T\u00eb humbur q\u00eb t\u00eb humbur \u2013 thon\u00eb \u2013 jemi. Hajde b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb gjest!<\/p>\n<p>Kandidatura prej kashte ose byku q\u00eb mund t\u00eb vihet mund t\u00eb marr\u00eb edhe 30 p\u00ebrqind t\u00eb votave. Pra, nuk ndryshon gj\u00eb n\u00eb drejtim, por krijon nj\u00eb shqet\u00ebsim. Ky 30 p\u00ebrqindsh pastaj do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe partia do t\u00eb jet\u00eb e detyruar t\u00eb njoh\u00eb fraksionet, \u00e7ka e \u00e7on n\u00eb brigje t\u00eb rrezikshme shk\u00ebmbor\u00eb q\u00eb me kultur\u00ebn q\u00eb ka nuk e p\u00ebrballon dot.<\/p>\n<p>Pasi i tham\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, vem\u00eb gishtin te pika manipuluese q\u00eb sjell v\u00ebrdall\u00eb t\u00eb gjith\u00eb opinionin publik.<\/p>\n<p>Ja pyetja q\u00eb njeriu me tru n\u00eb kok\u00eb, ose q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb maskara duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb: Po pse vet\u00ebm PD nuk b\u00ebn dot zgjedhje?<\/p>\n<p>Pse vet\u00ebm Sali Berisha nuk do kandidatura p\u00ebrball\u00eb tij?<\/p>\n<p>A nuk e p\u00ebrjashtoi postin e kryetarit nga procesi zgjedhor Partia Socialiste, duke th\u00ebn\u00eb se gjoja nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk votohet dot kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb partis\u00eb? Qesharak si argument, por u p\u00ebrdor nga spinofist\u00ebt e PS dhe mir\u00eb a keq u g\u00eblltit dhe u harrua.<\/p>\n<p>Pa shihni nj\u00eb \u00e7ik\u00eb k\u00ebto partit\u00eb e vogla t\u00eb vjetra, 40 vje\u00e7are, dhe t\u00eb reja, a b\u00ebjn\u00eb v\u00ebrtet zgjedhje p\u00ebr kryetar\u00ebt? Kemi kryetar\u00eb q\u00eb qendrojn\u00eb prej disa dekadash n\u00eb krye. Nj\u00eb Zot e di se \u00e7far\u00eb votohet aty. Po n\u00eb shoqata jo fitimprur\u00ebse, gjoja n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile, a b\u00ebhen zgjedhje p\u00ebr kryetar\u00eb dhe kryetare? P\u00ebr k\u00ebto dhe k\u00ebta pra q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjedhje n\u00eb PD, a b\u00ebjn\u00eb zgjedhje te OJF e tyre apo i kan\u00eb si fabrika prodhimi parash q\u00eb i p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb pa matur asnj\u00eb kontribut n\u00eb shoq\u00ebri?<\/p>\n<p>Pra, mos i k\u00ebrkoni PD t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria shqiptare nuk e ka akoma kultur\u00eb q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>I duket qameti.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri riprodhon pa qen\u00eb sigurisht imazhin e Zotit, t\u00eb prij\u00ebsit, t\u00eb bajraktarit.<\/p>\n<p>N\u00eb PD si duket mendohet: Ne duan t\u00eb na e hedhin k\u00ebta maskarenj? Ata vet\u00eb nuk e kan\u00eb kultur\u00ebn e zgjedhjes, kurse ne na e k\u00ebrkojn\u00eb! Hipni k\u00ebtu dhe shihni Stambollin!<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu fillon edhe drama dhe tragjedia e demokracis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Prej k\u00ebtyre mentaliteteve ne kemi klas\u00ebn politike m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, ndoshta n\u00eb bot\u00eb. Zgjedhjet te ne kurr\u00eb nuk ka pasur humb\u00ebs t\u2019i ket\u00eb pranuar me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim kontekstual dhe rast\u00ebsor. Kjo \u00ebsht\u00eb ar\u00ebsyeja q\u00eb ne kemi klas\u00ebn m\u00eb t\u00eb pasur politike n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb krahasim me gjendjen financiare t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Vazhdojm\u00eb me dram\u00ebn tragjike. Pik\u00ebrisht PD duke mos e ngr\u00ebn\u00eb \u201ckoqen e ullirit\u201d q\u00eb i propozojn\u00eb, b\u00ebn at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gangrena e saj. Me fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr PS, kurse si kultur\u00eb, procedura, organizim, mentalitet, opozita dhe pushteti jan\u00eb nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p>Ju nuk e zgjidhni kryetarin as ne nuk e zgjedhim!<\/p>\n<p>Shum\u00eb pragmatiste, duartrokitje miq e shok\u00eb! Por, ju jeni nj\u00ebsoj si ata n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb! Ky \u00ebsht\u00eb mesazhi q\u00eb jepni.<\/p>\n<p>Sociologjikisht, ajo q\u00eb ve re \u00ebsht\u00eb se kandidaturat e dala dhe q\u00eb \u201ck\u00ebrkojn\u00eb formularin\u201d, vijn\u00eb nga askurkundi. N\u00eb \u00e7\u2019kuptim q\u00eb t\u00eb mos i fus t\u00eb gjitha n\u00eb nj\u00eb torb\u00eb! Dmth ose jan\u00eb t\u00eb panjohura p\u00ebr publikun, ose nuk vijn\u00eb nga radh\u00ebt e elit\u00ebs drejtuese t\u00eb partis\u00eb, ose kan\u00eb humbur gjith\u00e7ka si status politik dhe tani luajn\u00eb \u201ct\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d. Sjellje tep\u00ebr racionale nga ana e tyre, por n\u00eb plani etik dhe parimor ka sigurisht shum\u00eb \u201cuj\u00eb n\u00eb vark\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Do t\u00eb prisja nga radh\u00ebt e deputet\u00ebve t\u00eb PD ose nga ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kryesi, a n\u00eb K\u00ebshill t\u00eb kandidonin. Do t\u00eb ishte e natyrshme. Do t\u00eb prisja t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shpreheshin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen kaq serioze q\u00eb g\u00ebrryen. Por, ata nuk ndihen. Nuk duan alternativ\u00eb. Nuk prishin uj\u00ebrat e ndejtura. E kam gabim? H\u00eb pra ku jan\u00eb? Por, kur duhej nj\u00eb kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb a n\u00eb qytete t\u00eb tjera ku ishin? Struk\u00ebn kok\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme, askush nuk doli, aq sa partia nuk gjente dot kandidat.<\/p>\n<p>Ata s\u2019flasin sepse nj\u00eb shumic\u00eb e tyre kan\u00eb \u201ckal\u00eb beteje\u201d pik\u00ebrisht heshtjen. Heshtje ju ka sjell\u00eb statuse, par\u00e0, benefice, privilegje, prandaj vegjetojn\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb elektoratit.<\/p>\n<p>Problemi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht te Sali Berisha, por te nj\u00eb lidership, i cili pranon statukuon\u00eb, humbjen, statusin monopol t\u00eb gjoja opozitarit, n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb privilegjeve.<\/p>\n<p>Ta shihni se \u00e7far\u00eb do thon\u00eb p\u00ebr doktorin, k\u00ebta njer\u00ebz pas disa viteve!<\/p>\n<p>Ata fshihen sot pas tij.<\/p>\n<p>Qerratenj!<\/p>\n<p>Heshtin! Askush nuk i nget. Heshtin!<\/p>\n<p>N\u00eb fund, ajo q\u00eb kam th\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb! Zgjedhja e kryetarit drejtp\u00ebrdrejt nga baza e partis\u00eb q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb gjitha partit\u00eb te ne nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm demokratik sikurse na e shesin. Absolutisht jo! \u00cbsht\u00eb logjika e \u201cFyhrerit\u201d q\u00eb anashkalon strukturat. Si PS edhe PD paguajn\u00eb hara\u00e7in e zgjedhjes s\u00eb liderit nga turma e paidentifikuar!<\/p>\n<p>Gabimi i PD \u00ebsht\u00eb edhe taktik. Kur s\u2019do dhe nuk b\u00ebn dot zgjedhje, si edhe t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrse i hyn kot k\u00ebtij procesi diskreditues?! Thuaj q\u00eb kryetari \u00ebsht\u00eb tradita dhe shtylla e Partis\u00eb, sa koh\u00eb doktor Berisha \u00ebsht\u00eb aktiv, dhe me kaq e mbyll \u00e7\u00ebshtjen! Shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb skizofreni shkat\u00ebrruese, q\u00eb edhe thua se b\u00ebn zgjedhje edhe nuk do zgjedhje!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Artan Fuga (Skizofrenia e nj\u00eb procedure) Ka nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb tmerrshme mediatike p\u00ebr procedur\u00ebn e ashtuquajtur \u201ct\u00eb zgjedhjes\u201d s\u00eb kryetarit t\u00eb PD. Ka media q\u00eb \u00e7do kandidat q\u00eb del e ngre n\u00eb qiell, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb automatikisht t\u00eb till\u00eb. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr t\u00eb kandiduar, tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb performanca e kandidat\u00ebve. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86457","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86457\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}