{"id":86443,"date":"2026-05-08T16:48:17","date_gmt":"2026-05-08T16:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/korrupsioni-ha-ushqimin-e-konviktoreve-emiriana-sako-i-dhuron-familjes-sinani-nga-karbunara-kontraten-1-miliard-leke\/"},"modified":"2026-05-08T16:48:17","modified_gmt":"2026-05-08T16:48:17","slug":"korrupsioni-ha-ushqimin-e-konviktoreve-emiriana-sako-i-dhuron-familjes-sinani-nga-karbunara-kontraten-1-miliard-leke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/korrupsioni-ha-ushqimin-e-konviktoreve-emiriana-sako-i-dhuron-familjes-sinani-nga-karbunara-kontraten-1-miliard-leke\/","title":{"rendered":"Korrupsioni ha ushqimin e konviktor\u00ebve\/ Emiriana Sako i dhuron familjes Sinani nga Karbunara kontrat\u00ebn 1 miliard lek\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Ushqimet q\u00eb konsumojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e konvikteve dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs i ha korrupsioni qysh n\u00eb momentin kur b\u00ebhet tenderi! Kryetarja Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Emiriana Sako, krejt e shkujdesuar n\u00eb deyr\u00eb, cdo vit ia jep dhurat\u00eb fondin nj\u00eb familjeje. Nga familja e Shemsi Sinanit nga Karbunara e Lushnjes dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij tregtar varet sh\u00ebndeti i nx\u00ebn\u00ebsve. N\u00ebse shuma e paguar n\u00ebn dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar tenderin \u00ebsht\u00eb madhe, zvog\u00eblohen racionet, konsumohen ushqime t\u00eb skaduara, furnizimet mbushen\u00a0 me artikuj t\u00eb lir\u00eb jo t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Emiriana Sako ka besim tek Shemsi Sinani dhe i jep cdo vit tenderat e ushqimit t\u00eb Qendr\u00ebs Ekonomike t\u00eb Arsimit. Por qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb se si t\u00eb jen\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie. Shqet\u00ebsimi lind nga fakti se Shemsi Sinani \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb tenderat e ushqimeve.<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, Emiriana Sako i ka dh\u00ebn\u00eb Sinanit afro 1 miliard lek\u00eb (p\u00ebrfshir\u00eb TVSH) p\u00ebr furnizmin me ushqime p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender i ndar\u00eb n\u00eb 5 lote. N\u00eb lotin e par\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm Argjend Daci (person fizik) dhe \u201cKazazi meat\u201d shpk q\u00eb kan\u00eb specializim p\u00ebr mishin.<\/p>\n<p>N\u00eb 4 lotet e tjera ka marr\u00eb pjes\u00eb vet\u00ebm familja Sinani. Kompanit\u00eb e tjera, duke e ditur fituesin e paracaktuar nuk kan\u00eb marr\u00eb mundimin t\u00eb afrohen.<\/p>\n<p>Prokurimi i Bashkis\u00eb Durr\u00ebs me objekt \u201cLoti II \u2013 \u201cBlerje bulmet dhe n\u00ebnprodukte t\u00eb tij\u201d e ka fondin limit rreth 324 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Tenderi \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 27 mars 2026 me vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs, kompanin\u00eb \u201cSinani Trading\u201d\u00a0 SHPK. Dhe m\u00eb 29 prill \u00ebsht\u00eb shpallur zyrtarisht fituesi.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p>Tenderi ka merituar \u201cFlamur te kuq\u201d q\u00eb sinjalizon korrupsionin. Sipas tabel\u00ebs s\u00eb furnizimit, pesh\u00ebn e r\u00ebndes\u00ebs e z\u00ebn\u00eb qum\u00ebshti, kosi dhe vez\u00ebt.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb prokuruar \u201cLoti III\u2013 \u201cBlerje buk\u00eb\u201d (buk\u00eb gruri, thekre dhe integrale). Me fondin afro 60 milion\u00eb lek\u00eb do t\u00eb paguhet furnizimi i p\u00ebrditsh\u00ebm me buk\u00eb. Tenderin e ka fituar kompania e vetme pjes\u00ebmarr\u00ebse q\u00eb u paraqit, \u201c4S\u201d shpk, edhe kjo, pjes\u00eb e familjes Sinani. K\u00ebshtu, n\u00eb t\u00eb n\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi zyrtar, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb gati sa fondi limit.<\/p>\n\n<p>Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb dekoruar me \u201cflamur korrupsioni\u201d. Po si mund t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb konkurrence, kur Durr\u00ebsi ka me dhjet\u00ebra prodhues t\u00eb buk\u00ebs? K\u00ebt\u00eb situat\u00eb e krijon korrupsioni i bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurimi tjet\u00ebr, Loti IV \u2013 \u201cBlerje artikuj ushqimor kolonial\u201d (ambalazhuar\/paketuar) e ka fondin limit mbi 130 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tender t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje se oferta fituese \u00ebsht\u00eb anomalisht e ul\u00ebt.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender \u00ebsht\u00eb proania e nj\u00eb kompanie t\u00eb dyt\u00eb, Sinani rezulton se e ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ofert\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. K\u00ebshtu, oferta e Sinanit \u00ebsht\u00eb 85 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 N\u00eb rastin kur jan\u00eb t\u00eb vlefshme dy ose m\u00eb pak oferta, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 93 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Prokurimet Publike, oferta vler\u00ebsohet anomalisht e ul\u00ebt kur ajo \u00ebsht\u00eb ulur m\u00eb shum\u00eb se 25% t\u00eb fondit limit t\u00eb p\u00ebrllogaritur. Nuk e dim\u00eb se si e ka justifikuar k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb Sinani, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej refuzuar nga komisioni. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rrezikohet furnizimi me mallra pa cil\u00ebsi, po ashtu vihet n\u00eb dyshim realizimi i sasis\u00eb s\u00eb kontraktuar, pasi cmimet e ushqimeve nuk mund t\u00eb ulen kaq shum\u00eb n\u00eb raport me fondin limit. Presupozohet q\u00eb fondi \u00ebsht\u00eb hartuar pas sondazheve me tregun nga komisioni i tenderit.<\/p>\n<p>Pjesa e fundit e ushqimeve \u00ebsht\u00eb furnizuar me tenderin \u201cLoti V\u2013 \u201cBlerje fruta dhe zarzavate\u201d me fondin 236 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr munges\u00ebn e konkurrenc\u00ebs, edhe ky tender \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me \u201cFlamurin e kuq\u201d.<\/p>\n<p>Shpjegojm\u00eb k\u00ebtu se themeluesi i kompanive \u00ebsht\u00eb Shemsi Sinani, i cili me firm\u00ebn \u201cSinani Trading\u201d shpk \u00ebsht\u00eb akuzuar p\u00ebr vjedhje me tenderat.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb kompania quhej\u00a0 \u201cM. B. KURTI\u201d SHPK, por pas shum\u00eb abuzimeve dhe numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tenderave ndryshoi emri n\u00eb\u00a0\u201cSinani Trading\u201d shpk, p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar drejt\u00ebsis\u00eb. Gjithsesi n\u00eb vitin 2018 aferat e k\u00ebsaj kompanie u zbuluan dhe pronari i saj\u00a0Shemsi Sinani doli para drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nj\u00eb hetim dyvjecar i Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda arrestoi ish-zv\/drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Burgjeve, Iljaz Labi dhe administrator\u00ebt e 4 kompanive private t\u00eb cil\u00ebt dyshoheshin se p\u00ebrmes nj\u00eb skeme korruptive fiksonin tenderat e ushqimeve q\u00eb zhvillonte kjo drejtori. Procesi gjyq\u00ebsor zgjati afro dy vjet, ku pas hekurave shkoi edhe ish -Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve Artur Zoto, nd\u00ebrsa n\u00eb fund, Gjykata e Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda e shpalli at\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm duke d\u00ebnuar z\u00ebvend\u00ebsin e tij Iljaz Labi dhe administrator\u00ebt e kompanive Dogel, Vllaznia, M.B. Kurti dhe Nelsa.<\/p>\n<p>Nga hetimi i prokuroris\u00eb dhe provat e administruara gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, rezultoi se pronar\u00ebt e k\u00ebtyre kompanive Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani dhe Nexhmi Balla b\u00ebnin marr\u00ebveshje me nj\u00ebri \u2013 tjetri p\u00ebr t\u00eb paracaktuar fituesin n\u00eb procedurat e tenderimit t\u00eb ushqimit q\u00eb organizonte Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve.<\/p>\n<p>Sinani, kreu i kompanis\u00eb \u201cSinani Trading\u201d shpk kishte fituar tenderin pa gar\u00eb dhe me probleme n\u00eb dokumentacione, asaj kohe Gjykata e Lart\u00eb vendosi kat\u00ebr vite burg p\u00ebr t\u00eb.\u00a0Nga hetimi ka rezultuar se administrator\u00ebt takoheshin me nj\u00ebri-tjetrin dhe binin dakord p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb tender, duke shk\u00ebmbyer informacionin dhe duke p\u00ebrpiluar dokumentet e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb prokurime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb fitonte nj\u00ebri prej tyre. Sipas bisedave q\u00eb ata b\u00ebnin. Administrator\u00ebt e k\u00ebtyre shoq\u00ebrive me n\u00eb krye Shemsi Sinanin paraprakisht p\u00ebrcaktonin edhe se cili prej tyre do t\u00eb dilte fitues n\u00eb nj\u00ebrin prokurim apo n\u00eb secilin lot prokurimi.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb konstatuar se n\u00eb k\u00ebto prokurime jan\u00eb korruptuar zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj drejtorie. Nd\u00ebrsa biznesmen\u00ebt u d\u00ebnuan p\u00ebr korrupsion aktiv t\u00eb personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike n\u00eb bashk\u00ebpunim. Nga Gjykata e Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda u nd\u00ebshkuan me 2 vjet e 6 muaj heqje lirie Shemsi Sinani dhe Elidjan Laska, 2 vjet heqje lirie p\u00ebr Nexhmi Ball\u00ebn dhe liri me kusht p\u00ebr Ylber Kalan\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kaluan as disa muaj, q\u00eb kompanit\u00eb e themeluara nga Ylber Kalaja, dhe Nexhmi Balla si dhe nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb Shemsi Sinanit t\u00eb nisin t\u00eb marrin s\u00ebrish dhjet\u00ebra tendera. Dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre kan\u00eb rezultuar fitues, madje edhe n\u00eb nj\u00eb q\u00eb ka si objekt \u201cBlerje artikuj ushqimor\u00eb, p\u00ebr Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve\u201d m\u00eb 22 qershor 2020.<\/p>\n<p>Sinani u largua formalisht duke ia l\u00ebn\u00eb kompanin\u00eb t\u00eb birit. P\u00ebr disa vjet Sinani Trading nuk ka fituar n\u00eb asnj\u00eb gar\u00eb, duke q\u00ebndruar n\u00eb heshtje.<\/p>\n\n<p>Subjekti ka vijuar normalisht t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb prokurimet publike q\u00eb ka zhvilluar Agjencia e Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, por n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk ka paraqitur ofert\u00eb financiare duke luajtur rolin e firm\u00ebs q\u00eb shton pjes\u00ebmarrjen n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb dokumentet tregojn\u00eb se nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e cila lidhet me djalin e Shemsi Sinanit, Xhino Sinani, rezulton t\u00eb ket\u00eb fituar dhjet\u00ebra kontrata p\u00ebr sh\u00ebrbimin e furnizimit me ushqime duke nisur nga viti 2020. Ne ate kohe, shoq\u00ebria \u201c4S\u201d ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb 20 procedura dhe \u00ebsht\u00eb shpallur fituese n\u00eb 15 prej tyre kundrejt nj\u00eb fondi prej 700 mij\u00eb dollar\u00ebsh.<\/p>\n\n<p>M\u00eb pas, kompanit\u00eb e familjes Sinani me seli n\u00eb fshatin Karbunar\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs, nuk do t\u00eb ndaleshin, por do gt\u00eb fitonin kryesisht pa gar\u00eb pjes\u00ebn e tyre t\u00eb tort\u00ebs s\u00eb kontratave t\u00eb ushqimit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm Sinani Trading aktualisht num\u00ebron mbi 400 tendera publik\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. Nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt kontratash num\u00ebron edhe kompania \u201c4S\u201d shpk.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, biznesi i familjes Sinani me Emiriana Sakon \u00ebsht\u00eb konsoliduar tashm\u00eb. Por t\u00eb dy pal\u00ebt jan\u00eb subjekte t\u00eb SPAK p\u00ebr c\u00ebshtje t\u00eb tjera. Burime pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me b\u00ebjn\u00eb me dije se 4S shpk ndodhet n\u00ebn hetim p\u00ebr deklarim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave fiktive gjat\u00eb marrjes pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara, pjes\u00eb e dosjes ku u arrestuan 9 zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij institucioni si t\u00eb dyshuar p\u00ebr afer\u00ebn e uniformave t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa Kryebashkiakja Emiriana Sako \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb SPAK m\u00eb 17 maj 2024 p\u00ebr skandalin e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ushqimet q\u00eb konsumojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e konvikteve dhe f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Durr\u00ebs i ha korrupsioni qysh n\u00eb momentin kur b\u00ebhet tenderi! Kryetarja Bashkis\u00eb Durr\u00ebs, Emiriana Sako, krejt e shkujdesuar n\u00eb deyr\u00eb, cdo vit ia jep dhurat\u00eb fondin nj\u00eb familjeje. Nga familja e Shemsi Sinanit nga Karbunara e Lushnjes dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij tregtar varet sh\u00ebndeti i nx\u00ebn\u00ebsve. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86443","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86443"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86443\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}