{"id":86438,"date":"2026-05-08T15:47:33","date_gmt":"2026-05-08T15:47:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/versioni-i-policise-si-u-vra-biznesmeni-ne-sarande-me-plumb-ne-koke\/"},"modified":"2026-05-08T15:47:33","modified_gmt":"2026-05-08T15:47:33","slug":"versioni-i-policise-si-u-vra-biznesmeni-ne-sarande-me-plumb-ne-koke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/versioni-i-policise-si-u-vra-biznesmeni-ne-sarande-me-plumb-ne-koke\/","title":{"rendered":"Versioni i policis\u00eb\/ Si u vra biznesmeni n\u00eb Sarand\u00eb me plumb n\u00eb kok\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Policia e Vlor\u00ebs ka zbardhur detaje t\u00eb reja nga vrasja e biznesmenit 66-vje\u00e7ar Rexhep Ismaili, ngjarje kjo e ndodhur mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes n\u00eb lokalin e tij n\u00eb kryq\u00ebzimin e fshatit Gjasht\u00eb. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja nisi pas nj\u00eb konflikti t\u00eb dhunsh\u00ebm mes disa personave, q\u00eb m\u00eb pas degradoi n\u00eb shk\u00ebmbim zjarri.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr media, drejtuai i policis\u00eb Vlor\u00eb, Elidon \u00c7ela, u shpreh se nga veprimet hetimore t\u00eb kryera n\u00eb vendngjarje, ka rezultuar se n\u00eb ambientet e lokalit kan\u00eb mb\u00ebrritur shtetasit Lulzim Tabaku, Idriz \u00c7ela, Eljo Mu\u00e7o, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb drejtuar tavolina ku ndodheshin viktima Rexhep Ismaili, shtetasi Tori Ru\u00e7i dhe persona t\u00eb tjer\u00eb. Konflikti ka nisur menj\u00ebher\u00eb me sende t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Hetimet tregojn\u00eb se gjat\u00eb p\u00ebrplasjes, Rexhep Ismaili ka marr\u00eb nj\u00eb arm\u00eb zjarri automatike dhe ka q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb grupit t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt. M\u00eb pas, dyshohet se 37-vje\u00e7ari Lulzim Tabaku ka nxjerr\u00eb nj\u00eb pistolet\u00eb dhe ka q\u00eblluar ndaj biznesmenit, duke e l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur n\u00eb vend. Nga shk\u00ebmbimi i zjarrit mbeti i plagosur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe Kostandin Vogli, i cili ndodhet jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Pas ngjarjes, t\u00eb gjith\u00eb personat e p\u00ebrfshir\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi i krimit. Policia dyshon se v\u00ebllai i viktim\u00ebs, Hajredin Ismaili, ka fshehur arm\u00ebn automatike t\u00eb p\u00ebrdorur nga 66-vje\u00e7ari bashk\u00eb me nj\u00eb kreh\u00ebr me 21 fishek\u00eb, arm\u00eb q\u00eb m\u00eb pas u gjet dhe u sekuestrua nga efektiv\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve jan\u00eb sekuestruar edhe prova t\u00eb tjera materiale, mes tyre nj\u00eb automjet tip \u201cAudi Q8\u201d, g\u00ebzhoja dhe fishek\u00eb t\u00eb kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb fshatin Nivic\u00eb u gjet i braktisur motomjeti me t\u00eb cilin dyshohet se \u00ebsht\u00eb larguar autori i dyshuar Lulzim Tabaku, nd\u00ebrsa n\u00eb lagjen nr.1 t\u00eb Sarand\u00ebs u bllokua edhe nj\u00eb automjet tjet\u00ebr tip \u201cAudi\u201d, q\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga autor\u00ebt.<\/p>\n<p>Policia ka shpallur n\u00eb k\u00ebrkim shtetasin Lulzim Tabakun, 37 vje\u00e7, p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me dashje\u201d dhe \u201cArm\u00ebmbajtja pa leje\u201d. N\u00eb k\u00ebrkim jan\u00eb shpallur edhe Idriz \u00c7ela, Eljo Mu\u00e7o, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla p\u00ebr veprat penale \u201cKanosja\u201d dhe \u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb proceduar penalisht edhe Hajredin Ismaili, v\u00ebllai i viktim\u00ebs, p\u00ebr fshehjen e arm\u00ebs s\u00eb zjarrit. Policia e Vlor\u00ebs deklaron se vijojn\u00eb kontrollet intensive p\u00ebr kapjen e personave n\u00eb k\u00ebrkim dhe zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb e drejtuesit t\u00eb policis\u00eb Vlor\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Jam sot k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb informuar opinionin publik lidhur me veprimet e shpejta, intensive dhe profesionale hetimore, t\u00eb kryera nga specialist\u00ebt e Seksionit p\u00ebr Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimit n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Sarand\u00eb, n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Sarand\u00eb, me q\u00ebllim zbardhjen e autor\u00ebsis\u00eb dhe rrethanave t\u00eb ngjarjes s\u00eb ndodhur rreth or\u00ebs 21:30 t\u00eb dat\u00ebs 07.05.2026.<\/p>\n<p>Ngjarja ka ndodhur n\u00eb kryq\u00ebzimin e fshatit Gjasht\u00eb, n\u00eb ambientet e lokalit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit R. I., (Rexhep Ismaili) ku mbeti i vrar\u00eb me arm\u00eb zjarri shtetasi R. I., 66 vje\u00e7, si dhe u plagos shtetasi K.V. (Kostandin Vogli).<\/p>\n<p>Si rezultat i veprimeve hetimore, u b\u00eb i mundur identifikimi i autorit t\u00eb dyshuar t\u00eb vrasjes si dhe zbardhja e dinamik\u00ebs s\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Gjithashtu, vet\u00ebm pak momente m\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe shoq\u00ebrimi i shtetasit t\u00eb plagosur Kostandin Vogli i cili aktualisht po merr ndihm\u00ebn mjek\u00ebsore dhe ndodhet jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn. N\u00eb vijim ky shtetas do t\u2019u n\u00ebnshtrohet procedurave penale.<\/p>\n<p>Nga hetimet rezultoi se mbr\u00ebmjen e djeshme, shtetasit:<\/p>\n<p>L.T., Lulzim Tabaku<\/p>\n<p>I.C., Idriz \u00c7ela<\/p>\n<p>E.M., Eljo Mu\u00e7o<\/p>\n<p>K.V., Kostandin Vogli<\/p>\n<p>M.A Marjo Agalliu<\/p>\n<p>dhe E.Sh.Ermal Shkalla<\/p>\n<p>kan\u00eb shkuar n\u00eb lokalin e viktim\u00ebs dhe jan\u00eb drejtuar te tavolina ku ndodheshin shtetasi Tori Ru\u00e7i i shoq\u00ebruar nga viktima dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm duke filluar menj\u00ebher\u00eb konfliktin me sende t\u00eb forta me k\u00ebta shtetas.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konfliktit t\u00eb dhunsh\u00ebm, rezulton se viktima R. I ka marr\u00eb nj\u00eb arm\u00eb zjarri automatike dhe ka q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb shtetasve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt,<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb ngjarjes, dyshohet se shtetasi L. T. ka q\u00eblluar me arm\u00eb zjarri pistolet\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb shtetasit R. I., i cili p\u00ebr pasoj\u00eb ka humbur jet\u00ebn n\u00eb vendngjarje.<\/p>\n<p>Gjithashtu gjat\u00eb shk\u00ebmbit t\u00eb zjarrit ka mbetur i plagosur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe shtetasi K.V.<\/p>\n<p>Pas ngjarjes, t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikt jan\u00eb larguar nga vendi i ngjarjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dyshohet se v\u00ebllai i viktim\u00ebs, shtetasi H. I., ka larguar nga vendngjarja dhe fshehur arm\u00ebn e zjarrit automatike s\u00eb bashku me nj\u00eb kreh\u00ebr me 21 fishek\u00eb, t\u00eb cilat m\u00eb pas u gjet\u00ebn dhe u sekuestruan nga Policia, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs materiale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, u sekuestruan prova t\u00eb tjera materiale, konkretisht nj\u00eb automjet tip \u201cAudi Q8\u201d, dhe fishek\u00eb dhe g\u00ebzhoja t\u00eb kalibrave t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe sende t\u00eb tjera q\u00eb do t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb vijimit t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb m\u00ebtejshme, n\u00eb fshatin Nivic\u00eb u gjet i braktisur motomjeti, me t\u00eb cilin dyshohet se \u00ebsht\u00eb larguar nga vendngjarja autori i dyshuar, shtetasi L. T. Po ashtu, n\u00eb lagjen nr. 1, Sarand\u00eb, u gjet dhe u bllokua nj\u00eb automjet tip \u201cAudi\u201d, i cili dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nga autor\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb veprimeve t\u00eb para hetimore, u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim shtetasit:<\/p>\n<p>L. T., 37 vje\u00e7, p\u00ebr veprat penale \u201cVrasja me dashje\u201d dhe \u201cArm\u00ebmbajtja pa leje\u201d;<\/p>\n<p>I. C., 40 vje\u00e7, E. M., 19 vje\u00e7, K. V., 31 vje\u00e7, M. A., 22 vje\u00e7 dhe E. Sh., 21 vje\u00e7, p\u00ebr veprat penale \u201cKanosja\u201d dhe \u201cShkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Si dhe u proceduar penalisht shtetasi H. I. (Hajredin Ismaili) 60 vje\u00e7, v\u00ebllai i viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>Vijojn\u00eb hetimet intensive p\u00ebr zbardhjen e plot\u00eb t\u00eb dinamik\u00ebs s\u00eb ngjarjes si dhe k\u00ebrkimet intensive p\u00ebr lokalizimin dhe kapjen e t\u00eb gjith\u00eb shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, ftojm\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Policin\u00eb e Shtetit, duke dh\u00ebn\u00eb \u00e7do informacion t\u00eb vlefsh\u00ebm p\u00ebr kapjen e shtetasve t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim dhe p\u00ebr parandalimin e veprimeve t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Policia e Qarkut Vlor\u00eb mbetet maksimalisht e angazhuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit dhe n\u00eb garantimin e rendit dhe siguris\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, turist\u00ebt dhe vizitor\u00ebt.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/08\/versioni-i-policise-si-u-vra-biznesmeni-ne-sarande-me-plumb-ne-koke\/\">Versioni i policis\u00eb\/ Si u vra biznesmeni n\u00eb Sarand\u00eb me plumb n\u00eb kok\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Policia e Vlor\u00ebs ka zbardhur detaje t\u00eb reja nga vrasja e biznesmenit 66-vje\u00e7ar Rexhep Ismaili, ngjarje kjo e ndodhur mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes n\u00eb lokalin e tij n\u00eb kryq\u00ebzimin e fshatit Gjasht\u00eb. Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja nisi pas nj\u00eb konflikti t\u00eb dhunsh\u00ebm mes disa personave, q\u00eb m\u00eb pas degradoi n\u00eb shk\u00ebmbim zjarri. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86438","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86438\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}