{"id":86391,"date":"2026-05-08T11:22:17","date_gmt":"2026-05-08T11:22:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/integrim-ne-be-pa-opoziten-marta-kosit-i-terheqin-veshin-ne-bruksel\/"},"modified":"2026-05-08T11:22:17","modified_gmt":"2026-05-08T11:22:17","slug":"integrim-ne-be-pa-opoziten-marta-kosit-i-terheqin-veshin-ne-bruksel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/integrim-ne-be-pa-opoziten-marta-kosit-i-terheqin-veshin-ne-bruksel\/","title":{"rendered":"Integrim n\u00eb BE pa opozit\u00ebn, Marta Kosit i t\u00ebrheqin veshin n\u00eb Bruksel"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Bruksel kan\u00eb nisur t\u00eb shfaqen dyshimet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po administrohet procesi i integrimit n\u00eb Tiran\u00eb. Kryetari i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian, David McAllister i ka d\u00ebrguar Komisioneres p\u00ebr Zgjerimin Marta Kos, nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn transmeton shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs shqiptare se po p\u00ebrjashtohet nga nj\u00eb proces q\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb partiak, por komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>McAllister i t\u00ebrheq v\u00ebmendjen Komisionit Europian p\u00ebr nj\u00eb element q\u00eb deri tani duket se \u00ebsht\u00eb trajtuar m\u00eb shum\u00eb si \u00e7\u00ebshtje periferike: p\u00ebrjashtimin gradual t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare nga procesi i integrimit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cilit q\u00ebndron filozofia mbi t\u00eb cil\u00ebn funksionon zgjerimi europian, q\u00eb teorikisht bazohet tek konsensusi politik, kontrolli parlamentar dhe p\u00ebrfshirja demokratike.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi i McAllister vjen pas nj\u00eb letre t\u00eb deputetes s\u00eb PD-s\u00eb Jorida Tabaku, e cila p\u00ebrshkruan nj\u00eb panoram\u00eb ku opozita, shoq\u00ebria civile dhe publiku mbahen larg informacionit mbi negociatat me Bashkimin Europian, nd\u00ebrsa qeveria kontrollon pothuajse e vetme rrjedh\u00ebn e procesit.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e saj, Tabaku pretendon se K\u00ebshilli i Ministrave nuk informon rregullisht parlamentin mbi ecurin\u00eb e negociatave, p\u00ebrdorimin e fondeve europiane dhe reformat e lidhura me integrimin, nd\u00ebrsa projektligjet dhe dokumentet e r\u00ebnd\u00ebsishme ndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo transparente dhe jo gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nd\u00ebrhyn kreu i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian, McAllister. N\u00eb letr\u00ebn drejtuar Marta Kos, ai ngre dy pyetje q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike t\u00eb Brukselit mund t\u00eb konsiderohen edhe si nj\u00eb t\u00ebrheqje veshi p\u00ebr komisionin europian.<\/p>\n<p><em>\u201c1. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i Komisionit Europian p\u00ebr bashk\u00ebpunimin aktual nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/em><\/p>\n<p><em>2. Si mund t\u00eb garantoj\u00eb Komisioni Europian q\u00eb opozita shqiptare t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejtat e saj themelore dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb funksionin e saj si institucion kontrolli?\u201d pyet McAllister.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb se Komisionit Europian po i k\u00ebrkohet t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej statistikave triumfaliste mbi hapjen e kapitujve dhe p\u00ebrparimin teknik t\u00eb negociatave.<\/p>\n<p>Sepse nd\u00ebrsa qeveria shqiptare dhe negociator\u00ebt e saj flasin p\u00ebr \u201crit\u00ebm rekord\u201d dhe \u201cfaz\u00eb p\u00ebrmbyll\u00ebse\u201d t\u00eb integrimit, n\u00eb Parlamentin Europian duan ta g\u00ebrvishtin k\u00ebt\u00eb fasad\u00eb suksesesh p\u00ebr t\u00eb par\u00eb realisht at\u00eb q\u00eb ndodh.<\/p>\n<p>\u201cKam besim,- shkruan McAllister,- se ju po e monitoroni nga af\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb shqiptare\u201d duke e paralajm\u00ebruar Marta Kos se mbetet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb logjik\u00ebn themelore t\u00eb t\u00eb qenit nj\u00eb proces i bazuar n\u00eb merit\u00eb dhe n\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb integritetit. \u201c\u00c7do devijim nga kjo qasje mbart rrezikun e d\u00ebmtimit dhe minimit t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian\u201d shton ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, mbledhja e radh\u00ebs e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit Europian ka konfirmuar shqet\u00ebsimet n\u00eb letr\u00ebn e McAllister, pasi opozita nuk ishte aty.<\/p>\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt, opozita \u00ebsht\u00eb ankuar vazhdimisht p\u00ebr margjinalizim n\u00eb procesin e integrimit. Debatet kan\u00eb nisur q\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e funksionimit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit Europian dhe me tentativat e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar strukturat parlamentare q\u00eb tradicionalisht kan\u00eb pasur rol konsensual.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb, nd\u00ebrsa Komisioni Europian dhe Marta Kos po e trajtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb vend \u201cpararoj\u00eb\u201d t\u00eb zgjerimit, mbetet ende e pasqaruar p\u00ebr publikun se pse ka ngecur n\u00eb vend procesi i miratimit t\u00eb IBAR-it dhe hapja e kapitujve.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb e David McAllister p\u00ebr kryetaren e Komisionit Europian, Marta Kos<\/strong><\/p>\n<p>E nderuar Komisionere,<\/p>\n<p>E nderuar Marta Kos,<\/p>\n<p>S\u00eb fundmi, kam marr\u00eb nj\u00eb let\u00ebr nga znj. Jorida Tabaku, an\u00ebtare e Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe bashk\u00ebkryetare e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit Europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e saj, znj. Tabaku p\u00ebrshkruan mang\u00ebsi serioze brenda sistemit parlamentar shqiptar. Sipas saj, opozita shqiptare, shoq\u00ebria civile dhe publiku i gjer\u00eb jan\u00eb kryesisht t\u00eb p\u00ebrjashtuar nga rrjedhat kryesore t\u00eb informacionit lidhur me perspektiv\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb vendit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Znj. Tabaku thekson se shqet\u00ebsimi i saj kryesor lidhet me m\u00ebnyr\u00ebn jo n\u00eb koh\u00eb dhe jo gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse me t\u00eb cil\u00ebn qeveria ndan propozimet legjislative, si edhe me munges\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb konsultimit me Parlamentin shqiptar. M\u00eb tej, ajo pretendon se K\u00ebshilli i Ministrave i Shqip\u00ebris\u00eb nuk po p\u00ebrmbush detyrimin p\u00ebr t\u00eb informuar rregullisht Parlamentin komb\u00ebtar mbi progresin e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, p\u00ebrdorimin e fondeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe zbatimin e reformave q\u00eb lidhen me integrimin.<\/p>\n<p>Znj. Tabaku arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se k\u00ebto dinamika jo vet\u00ebm q\u00eb sjellin nj\u00eb debat publik t\u00eb kufizuar mbi zgjerimin, por edhe nj\u00eb kufizim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb rolit t\u00eb Parlamentit shqiptar si institucion kushtetues i mbik\u00ebqyrjes dhe kontrollit demokratik. Ajo shpreh shqet\u00ebsimin se zhvillimet aktuale mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt nj\u00eb procesi integrimi t\u00eb drejtuar vet\u00ebm nga ekzekutivi, i cili p\u00ebrjashton opozit\u00ebn dhe, p\u00ebr pasoj\u00eb, v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje mekanizmat baz\u00eb demokratik\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb letr\u00ebn e saj, d\u00ebshiroj t\u00eb shtroj pyetjet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>1. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i Komisionit Europian p\u00ebr bashk\u00ebpunimin aktual nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri?<br \/>\n2. Si mund t\u00eb garantoj\u00eb Komisioni Europian q\u00eb opozita shqiptare t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ushtroj\u00eb t\u00eb drejtat e saj themelore dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb funksionin e saj si institucion kontrolli?<\/p>\n<p>Kam besim se ju po e monitoroni nga af\u00ebr gjendjen e demokracis\u00eb shqiptare. Si nj\u00eb \u201cvend pararoj\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore q\u00eb procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb logjik\u00ebn themelore t\u00eb t\u00eb qenit nj\u00eb proces i bazuar n\u00eb merit\u00eb dhe n\u00eb standardet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb integritetit. \u00c7do devijim nga kjo qasje mbart rrezikun e d\u00ebmtimit dhe minimit t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb n\u00eb mendje, d\u00ebshiroj t\u2019ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr angazhimin tuaj t\u00eb vazhduesh\u00ebm ndaj proceseve t\u00eb zgjerimit t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/08\/integrim-ne-be-duke-perjashtuar-opoziten-marta-kosit-i-terheqin-veshin-ne-bruksel\/\">Integrim n\u00eb BE pa opozit\u00ebn, Marta Kosit i t\u00ebrheqin veshin n\u00eb Bruksel<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Bruksel kan\u00eb nisur t\u00eb shfaqen dyshimet p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si po administrohet procesi i integrimit n\u00eb Tiran\u00eb. Kryetari i Komisionit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Parlamentit Europian, David McAllister i ka d\u00ebrguar Komisioneres p\u00ebr Zgjerimin Marta Kos, nj\u00eb let\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn transmeton shqet\u00ebsimet e opozit\u00ebs shqiptare se po p\u00ebrjashtohet nga nj\u00eb proces q\u00eb nuk duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86391","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86391"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86391\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}