{"id":86388,"date":"2026-05-08T11:48:22","date_gmt":"2026-05-08T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/brukseli-bekim-dhe-sfide-per-shqiperine-rama-per-projektin-e-be-investim-per-rritjen-e-kapaciteteve-te-pushtetit-vendor\/"},"modified":"2026-05-08T11:48:22","modified_gmt":"2026-05-08T11:48:22","slug":"brukseli-bekim-dhe-sfide-per-shqiperine-rama-per-projektin-e-be-investim-per-rritjen-e-kapaciteteve-te-pushtetit-vendor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/brukseli-bekim-dhe-sfide-per-shqiperine-rama-per-projektin-e-be-investim-per-rritjen-e-kapaciteteve-te-pushtetit-vendor\/","title":{"rendered":"\u201cBrukseli bekim dhe sfid\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, Rama p\u00ebr projektin e BE: Investim p\u00ebr rritjen e kapaciteteve t\u00eb pushtetit vendor"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama mori pjes\u00eb n\u00eb EU4Municipalities II, programin strategjik p\u00ebr forcimin e pushtetit vendor dhe mb\u00ebshtetjen e rrug\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Teksa foli p\u00ebr projektin e BE, kreu i qeveris\u00eb u shpreh se Brukseli \u00ebsht\u00eb bekim dhe sfid\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Rama iu drejtua kryebashkiak\u00ebve, duke u th\u00ebn\u00eb \u201cshiheni k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar kapitalin njer\u00ebzore n\u00eb funksion t\u00eb projekteve nga Bashkimi Europian\u201d<\/p>\n<p>\u201cE tha ambasadori, q\u00eb ky program \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program i cili lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe me mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebrmes tij institucionet t\u00eb rrisin kapacitetet e tyre njer\u00ebzore, q\u00eb jan\u00eb edhe problemi yn\u00eb m\u00eb i mpreht\u00eb i k\u00ebsaj kohe dhe i koh\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb n\u00eb rast se nuk fokusohemi me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn sot tek adresimi i tij.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb dua t\u00eb them q\u00eb Bashkimi Europian edhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb familjen europiane jan\u00eb nj\u00eb bekim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb dhe nj\u00eb sfid\u00eb e madhe posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit t\u00eb qeverisjes vendore \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pa ndar\u00eb dhe e patjet\u00ebrsueshme e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit dhe p\u00ebr mir\u00ebfunksionimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Bashkimit Europian dhe nj\u00eb vendi an\u00ebtar.<br \/>\nNj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e mb\u00ebshtetjes europiane p\u00ebr vendet an\u00ebtare lidhet me mb\u00ebshtetjen n\u00eb nivelin vendor dhe nj\u00eb sfid\u00eb e konsiderueshme p\u00ebr vendet an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb thithin mb\u00ebshtetjen e Bashkimit Europian p\u00ebrmes dijes se si ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, ky program \u00ebsht\u00eb ky\u00e7.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb 11 milion\u00eb eurot e para thjesht si nj\u00eb shum\u00eb, por \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb instrumenti dhe m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrtuar, q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb gjitha bashkit\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb interesuara, por edhe plot\u00ebsisht t\u00eb angazhuara q\u00eb t\u00eb ken\u00eb akses n\u00eb k\u00ebt\u00eb instrument.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam besim q\u00eb me mb\u00ebshtetjen e aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe posa\u00e7\u00ebrisht me mb\u00ebshtetjen e miqve t\u00eb GIZ-it q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb \u00e7muar n\u00eb ecurin\u00eb e pushtetit vendor n\u00eb Shqip\u00ebri, pik\u00ebrisht sepse p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb burim dijeje p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb mb\u00ebshtetje financiare t\u00eb shtetit gjerman, por pa dyshim edhe me angazhimin n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb ministrit t\u00eb Pushtetit Vendor, i cili vjen nga nj\u00eb eksperienc\u00eb shum\u00eb e suksesshme si kryetar bashkie, ne do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb nxjerrim nga ky potencial, maksimumin e mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjitha bashkit\u00eb tona.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund duhet ta mbyll me komponentin i cili \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb strategjik n\u00eb qeverisjet e vendeve dhe q\u00eb ka nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb qeverisjen qendrore, por q\u00eb p\u00ebr arsye q\u00eb p\u00ebr mua jan\u00eb t\u00eb kuptueshme ose dhe t\u00eb tjera q\u00eb mbase un\u00eb nuk jam gjendje t\u2019i kuptoj, n\u00eb nivelin vendor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komponent shum\u00eb i dob\u00ebt dhe ky \u00ebsht\u00eb digjitalizimi.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb papranueshme dhe t\u00eb pajustifikueshme mes pesh\u00ebs q\u00eb ka digjitalizimi n\u00eb nivelin qendror dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet publike qendrore dhe e pesh\u00ebs q\u00eb ka n\u00eb nivelin vendor dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet vendore. Arsyet, e thash\u00eb, disa mbase i kuptoj, t\u00eb tjera mbase nuk i kuptoj por kemi folur gjere e gjat\u00eb me ministrin dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb flasim edhe me p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb e Bashkimit Europian, do flasim edhe me partner\u00ebt gjerman\u00eb edhe me t\u00eb tjer\u00eb. Megjith\u00ebse ndjes\u00eb q\u00eb po e them k\u00ebt\u00eb, partner\u00ebt gjerman\u00eb n\u00eb digjitalizim jan\u00eb mbrapa nesh. Po, akoma punojm\u00eb me faks n\u00ebp\u00ebr ministri n\u00eb Gjermani. E dini ju apo jo? Dhe do gjejm\u00eb, p\u00ebrtej shakas\u00eb, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysma e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, do gjejm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb digjitalizimit dhe duke iu drejtuar drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti kryetar\u00ebve t\u00eb Bashkive k\u00ebtu, un\u00eb ju them, b\u00ebni m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb ta p\u00ebrdorni k\u00ebt\u00eb projekt, jo si nj\u00eb mund\u00ebsi financimi, por si nj\u00eb mund\u00ebsi pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb eksperienc\u00eb, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar kapitalin njer\u00ebzor, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur brenda bashkive akoma m\u00eb mir\u00eb, ato b\u00ebrthamat e vogla q\u00eb keni filluar t\u00eb ngrini n\u00eb funksion t\u00eb projekteve dhe t\u00eb financimeve nga Bashkimi Europian. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt ky projekt \u00ebsht\u00eb i paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr ardhjen deri k\u00ebtu! Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr v\u00ebmendjen dhe bashkohem me zotin Demo n\u00eb fal\u00ebnderimet p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ai i num\u00ebroi me shum\u00eb v\u00ebmendje, por edhe me shum\u00eb men\u00e7uri, sepse ata nuk do e harrojn\u00eb gjith\u00eb at\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb falenderimesh edhe do ta ket\u00eb der\u00ebn hapur, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar projekte t\u00eb tjera\u201c, tha Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama mori pjes\u00eb n\u00eb EU4Municipalities II, programin strategjik p\u00ebr forcimin e pushtetit vendor dhe mb\u00ebshtetjen e rrug\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian. Teksa foli p\u00ebr projektin e BE, kreu i qeveris\u00eb u shpreh se Brukseli \u00ebsht\u00eb bekim dhe sfid\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Rama iu drejtua kryebashkiak\u00ebve, duke u th\u00ebn\u00eb \u201cshiheni k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb mund\u00ebsi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86388","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86388\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}