{"id":86356,"date":"2026-05-08T09:26:56","date_gmt":"2026-05-08T09:26:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/amendamentet-e-ps-per-ndryshimet-ne-kodin-rrugor-kur-hiqet-patenta-pergjithmone\/"},"modified":"2026-05-08T09:26:56","modified_gmt":"2026-05-08T09:26:56","slug":"amendamentet-e-ps-per-ndryshimet-ne-kodin-rrugor-kur-hiqet-patenta-pergjithmone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/amendamentet-e-ps-per-ndryshimet-ne-kodin-rrugor-kur-hiqet-patenta-pergjithmone\/","title":{"rendered":"Amendamentet e PS p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Rrugor: Kur hiqet patenta p\u00ebrgjithmon\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur amendamenti i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Rrugor. Ndryshimet jan\u00eb propozuar nga kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Erion Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb ndryshimeve lidhet me drejtimin e mjetit n\u00ebn efektin e alkoolit. Sipas propozimit, shofer\u00ebve q\u00eb kapen p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs duke drejtuar mjetin n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, me nivel alkooli mbi 0.5 g\/l n\u00eb gjak, do t\u2019u hiqet patenta p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshimet parashikojn\u00eb po ashtu se drejtimi i mjetit pa leje do t\u00eb sjell\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale, por edhe shtyrje me 1 deri n\u00eb 2 vite t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u pajisur me patent\u00eb, sidomos p\u00ebr t\u00eb miturit.<\/p>\n<p>Ndryshimet prekin edhe p\u00ebrdorimin e telefonit gjat\u00eb drejtimit, duke e ndaluar edhe p\u00ebr bi\u00e7ikleta, motomjete dhe monopatina elektrike.<\/p>\n<p><strong>Amendamentet e PS ( E plot\u00eb)<\/strong><\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb nenin 75, pika 4, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, propozoj q\u00eb n\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb ligjin nr. 8378, dat\u00eb 22.7.1998, \u201cKodi Rrugor i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar\u201d, t\u00eb b\u00ebhen shtesat dhe ndryshimet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Para nenit 4 t\u00eb projektligjit shtohen nenet 4, 5, 6 dhe 7 me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje, nd\u00ebrsa neni 4 i projektligjit rinum\u00ebrohet si neni 8<\/p>\n<p>Neni 4<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 115\/1, pas pik\u00ebs 10 shtohet pika 10.1 me p\u00ebrmbajtjen si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c10.1 Drejtuesit t\u00eb mjetit, i cili konstatohet duke drejtuar mjetin pa qen\u00eb i pajisur me leje drejtimi, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb sipas legjislacionit penal n\u00eb fuqi, i shtyhet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb prej 1 (nj\u00eb) viti e drejta p\u00ebr t\u2019u pajisur me leje drejtimi pran\u00eb sistemit t\u00eb autoshkollave, si mas\u00eb administrative nd\u00ebshkuese.<\/p>\n<p>Kur drejtuesi i mjetit \u00ebsht\u00eb i mitur, afati p\u00ebr t\u2019u pajisur me leje drejtimi pran\u00eb sistemit t\u00eb autoshkollave shtyhet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 2 (dy)-vje\u00e7are nga momenti kur i lind kjo e drejt\u00eb sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Organet e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Transportit Rrugor kujdesen p\u00ebr evidentimin e kund\u00ebrvajt\u00ebsve dhe kryerjen e procedurave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb regjistrimit n\u00eb sistem.\u201d<\/p>\n<p>Neni 5<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 117\/1, pas pik\u00ebs 4 shtohet pika 5 me p\u00ebrmbajtjen si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c5. Drejtuesit e mjeteve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pajisur me leje drejtimi t\u00eb kategoris\u00eb \u2018B\u2019 brenda 24 (nj\u00ebzet e kat\u00ebr) muajve t\u00eb fundit, i n\u00ebnshtrohen k\u00ebtyre kufizimeve t\u00eb posa\u00e7me:<\/p>\n<p>a) kufiri i lejuar i alkoolit n\u00eb gjak \u00ebsht\u00eb 0.0\u2030;<\/p>\n<p>b) shpejt\u00ebsia maksimale e lejuar \u00ebsht\u00eb 90 km\/or\u00eb n\u00eb autostrada dhe rrug\u00eb interurbane kryesore, si dhe 80 km\/or\u00eb jasht\u00eb qendrave t\u00eb banuara;<\/p>\n<p>c) ndalohet drejtimi i mjetit nga ora 24:00 deri n\u00eb or\u00ebn 06:00 pa pranin\u00eb e nj\u00eb drejtuesi shoq\u00ebrues, i pajisur me leje drejtimi prej t\u00eb pakt\u00ebn 3 (tre) vjet\u00ebsh;<\/p>\n<p>\u00e7) mosrespektimi i kufizimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb d\u00ebnohet me gjob\u00eb administrative nga 5 000 (pes\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb deri n\u00eb 15 000 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb) lek\u00eb, si dhe merret masa plot\u00ebsuese e pezullimit t\u00eb lejes s\u00eb drejtimit p\u00ebr 1 (nj\u00eb) muaj dhe heqja e pik\u00ebve sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb akteve n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi;<\/p>\n<p>d) pas p\u00ebrfundimit t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs prej 24 (nj\u00ebzet e kat\u00ebr) muajsh pa shkelje, kufizimet hiqen automatikisht. P\u00ebr drejtuesit e mjeteve, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb nj\u00eb viti konstatohet se kan\u00eb kryer dy shkelje t\u00eb normave t\u00eb sjelljes ose t\u00eb kufizimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, si dhe u jan\u00eb hequr t\u00eb pakt\u00ebn 10 (dhjet\u00eb) pik\u00eb, periudha e kufizimeve zgjatet edhe me 1 (nj\u00eb) vit.\u201d<\/p>\n<p>Neni 6<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 127, pika 3.1, b\u00ebhet ndryshimi si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Pas togfjal\u00ebshit \u201cshkelur.\u201d hiqet fjalia \u201cI nj\u00ebjti rregull aplikohet edhe p\u00ebr lejet e drejtimit t\u00eb l\u00ebshuara nga shteti shqiptar n\u00eb rastin kur kund\u00ebrvajt\u00ebsi jep p\u00eblqimin.\u201d<\/p>\n<p>Neni 7<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 139 b\u00ebhen k\u00ebto ndryshime:<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 5, pas togfjal\u00ebshit \u201cshpejt\u00ebsi\u201d shtohen fjal\u00ebt \u201cduke sjell\u00eb rrezik serioz p\u00ebr p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebs, sidomos n\u00eb zonat urbane, p\u00ebrfshir\u00eb manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta t\u00eb korsis\u00eb pa sinjalizim dhe sjelljet jo sociale n\u00eb rrug\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 7 b\u00ebhet ndryshimi si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Pas togfjal\u00ebshit \u201ct\u00ebrheq\u00ebse\u201d hiqen fjal\u00ebt \u201ct\u00eb barr\u00ebs dhe t\u00eb shal\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 8 b\u00ebhet ndryshimi si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Masa e gjob\u00ebs \u201cnga dhjet\u00eb mij\u00eb deri n\u00eb dyzet mij\u00eb lek\u00eb\u201d b\u00ebhet \u201cnga nj\u00ebzet mij\u00eb deri n\u00eb gjasht\u00ebdhjet\u00eb mij\u00eb lek\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Para nenit 5 t\u00eb projektligjit shtohen nenet 9 dhe 10 me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje, nd\u00ebrsa neni 5 rinum\u00ebrohet neni 11:<\/p>\n<p>Neni 9<\/p>\n<p>Titulli i nenit 171 ndryshohet nga \u201cP\u00ebrdorimi i syzeve optike dhe i aparateve t\u00eb tjera gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit\u201d n\u00eb \u201cP\u00ebrdorimi i aparateve telefonike dhe i pajisjeve digjitale t\u00eb komunikimit, i syzeve optike dhe i pajisjeve t\u00eb tjera gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 171, pas pik\u00ebs 2 shtohen pikat 2.1 dhe 2.2 me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201c2.1 Ndalohet gjithashtu p\u00ebrdorimi i telefonit celular t\u00eb mbajtur me dor\u00eb gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjeteve t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb bi\u00e7ikletat, motomjetet deri n\u00eb 50 cc dhe monopatinat me motor.<\/p>\n<p>2.2 Mbajt\u00ebsi i lejedrejtimit t\u00eb mjetit, t\u00eb cilit gjat\u00eb l\u00ebshimit ose rinovimit t\u00eb lejedrejtimit i \u00ebsht\u00eb vendosur kushti p\u00ebr korrigjimin e t\u00eb metave organike ose t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb ul\u00ebta anatomike a funksionale n\u00ebp\u00ebrmjet syzeve optike ose aparateve t\u00eb tjera t\u00eb caktuara, \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb ato gjat\u00eb drejtimit t\u00eb mjetit.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 4, pas togfjal\u00ebshit \u201cneni\u201d, fjal\u00ebt \u201ctre her\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit\u201d z\u00ebvend\u00ebsohen me fjal\u00ebt \u201cdy her\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjtit vit\u201d.<\/p>\n<p>Neni 10<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 184, pas pik\u00ebs 11 shtohet pika 11.1 me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201c11.1 Kur nga verifikimet e parashikuara n\u00eb pikat e k\u00ebtij neni rezulton nj\u00eb vler\u00eb alkoolike m\u00eb e lart\u00eb se 0,5 gram p\u00ebr lit\u00ebr (g\/l) n\u00eb gjakun e drejtuesit t\u00eb mjetit dhe ky drejtues \u00ebsht\u00eb konstatuar e nd\u00ebshkuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr drejtim mjeti n\u00ebn ndikimin e alkoolit ose n\u00eb gjendje t\u00eb dehur, n\u00eb rast p\u00ebrs\u00ebritjeje merret masa e heqjes s\u00eb lejes s\u00eb drejtimit p\u00ebrgjithmon\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/08\/amendamentet-e-ps-per-ndryshimet-ne-kodin-rrugor-kur-hiqet-patenta-pergjithmone\/\">Amendamentet e PS p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Rrugor: Kur hiqet patenta p\u00ebrgjithmon\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zbardhur amendamenti i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Kodin Rrugor. Ndryshimet jan\u00eb propozuar nga kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti i PS, Erion Bra\u00e7e. Nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb ndryshimeve lidhet me drejtimin e mjetit n\u00ebn efektin e alkoolit. Sipas propozimit, shofer\u00ebve q\u00eb kapen p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs duke drejtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86356","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86356","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86356"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86356\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86356"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86356"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86356"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}