{"id":86333,"date":"2026-05-08T08:48:24","date_gmt":"2026-05-08T08:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/nuk-ka-bllokim-negociatash-ambasadorja-franceze-protestat-e-pd-imazhe-qe-i-bejne-keq-shqiperise\/"},"modified":"2026-05-08T08:48:24","modified_gmt":"2026-05-08T08:48:24","slug":"nuk-ka-bllokim-negociatash-ambasadorja-franceze-protestat-e-pd-imazhe-qe-i-bejne-keq-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/08\/nuk-ka-bllokim-negociatash-ambasadorja-franceze-protestat-e-pd-imazhe-qe-i-bejne-keq-shqiperise\/","title":{"rendered":"\u201cNuk ka bllokim negociatash\u201d, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb keq Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadorja e Franc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Catherine Suard, ka folur k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb studion e Klan News p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh, q\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet mes Parisit dhe Tiran\u00ebs e deri te procesi i integrimit europian.<\/p>\n<p>Fillimisht, vuri theksin te vizita e djeshme e ministrit francez, Gerald Darmanin, duke th\u00ebn\u00eb se erdhi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u201cDy vendet tona po nd\u00ebrmarrin hapa p\u00ebr bashk\u00ebpunime n\u00eb disa fusha\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>\u201cEkspertiza franceze n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb ekspertiz\u00eb ekselence, sepse shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kodit aktual shqiptar jan\u00eb frym\u00ebzuar nga kode t\u00eb ndryshme franceze. Jemi t\u00eb lumtur t\u00eb sjellim ekspertiz\u00ebn ton\u00eb, duke bashk\u00ebpunuar m\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, shtoi Suard.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb diskutuar s\u00eb fundmi edhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim me Eurojust dhe Europol, si do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Suard: Faktikisht jan\u00eb dy institucione shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe rendit publik. Policia shqiptare i ka t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me ta. Jan\u00eb dy dosje t\u00eb Sky ECC q\u00eb u shfryt\u00ebzuan n\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi. Ka edhe t\u00eb tjera, k\u00ebshtu krijohen ekipe hetimore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, shk\u00ebmbime informacionesh e operacionesh q\u00eb jep rezultate n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u2018Bashkim forcash\u2019, por n\u00eb cilat fusha t\u00eb kriminalitetit?<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur tre ekipe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. Q\u00eb n\u00eb vjedhjet q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Franc\u00eb, shitja e produkteve t\u00eb vjedhura n\u00eb Shqip\u00ebri, tek mashtrimi informatik apo te trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, u p\u00ebrgjigj Suard, duke ve\u00e7uar luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs, duke i quajtur \u201cboshtet kryesore t\u00eb bashk\u00ebpunimit\u201d.<\/p>\n<p>Sa i takon ecuris\u00eb s\u00eb negociatave Shqip\u00ebri-BE, tha se \u201cvrulli i reformave \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi te reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ashtu edhe te hapja e grup-kapitujve. Tani duhen mbyllur, patjet\u00ebr q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore, por nuk \u00ebsht\u00eb kriteri kryesor. Duhet q\u00eb reformat t\u00eb ecin n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Kemi besim t\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb aderoj\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, deklaroi Suard.<\/p>\n<p>\u201cJam e habitur nga disa komente q\u00eb thon\u00eb se negociatat jan\u00eb bllokuar. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb bllokuar, \u00ebsht\u00eb proces normal, ku secili duhet t\u00eb jap\u00eb besim te tjetri. Mund t\u00eb thuhet q\u00eb po merr koh\u00eb, por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb rezultati. Jemi af\u00ebr rezultatit\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Javanews<br \/>\nHome  Kryesoret<br \/>\n\u201cNuk ka bllokim negociatash\u201d, ambasadorja franceze: Protestat e PD? Imazhe q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb keq Shqip\u00ebris\u00eb<br \/>\nA R  08\/05\/2026 10:08<\/p>\n<p>Ambasadorja e Franc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Catherine Suard, ka folur k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb studion e Klan News p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh, q\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet mes Parisit dhe Tiran\u00ebs e deri te procesi i integrimit europian.<\/p>\n<p>Fillimisht, vuri theksin te vizita e djeshme e ministrit francez, Gerald Darmanin, duke th\u00ebn\u00eb se erdhi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u201cDy vendet tona po nd\u00ebrmarrin hapa p\u00ebr bashk\u00ebpunime n\u00eb disa fusha\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>\u201cEkspertiza franceze n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb ekspertiz\u00eb ekselence, sepse shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Kodit aktual shqiptar jan\u00eb frym\u00ebzuar nga kode t\u00eb ndryshme franceze. Jemi t\u00eb lumtur t\u00eb sjellim ekspertiz\u00ebn ton\u00eb, duke bashk\u00ebpunuar m\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, shtoi Suard.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb diskutuar s\u00eb fundmi edhe p\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunim me Eurojust dhe Europol, si do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>Suard: Faktikisht jan\u00eb dy institucione shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb dhe rendit publik. Policia shqiptare i ka t\u00eb gjitha mjetet q\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me ta. Jan\u00eb dy dosje t\u00eb Sky ECC q\u00eb u shfryt\u00ebzuan n\u00eb saj\u00eb t\u00eb k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi. Ka edhe t\u00eb tjera, k\u00ebshtu krijohen ekipe hetimore t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, shk\u00ebmbime informacionesh e operacionesh q\u00eb jep rezultate n\u00eb terren.<\/p>\n<p>\u2018Bashkim forcash\u2019, por n\u00eb cilat fusha t\u00eb kriminalitetit?<\/p>\n<p>\u201cKemi pasur tre ekipe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme. Q\u00eb n\u00eb vjedhjet q\u00eb b\u00ebheshin n\u00eb Franc\u00eb, shitja e produkteve t\u00eb vjedhura n\u00eb Shqip\u00ebri, tek mashtrimi informatik apo te trafikimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, u p\u00ebrgjigj Suard, duke ve\u00e7uar luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe trafikimit t\u00eb drog\u00ebs, duke i quajtur \u201cboshtet kryesore t\u00eb bashk\u00ebpunimit\u201d.<\/p>\n<p>Sa i takon ecuris\u00eb s\u00eb negociatave Shqip\u00ebri-BE, tha se \u201cvrulli i reformave \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSi te reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ashtu edhe te hapja e grup-kapitujve. Tani duhen mbyllur, patjet\u00ebr q\u00eb reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore, por nuk \u00ebsht\u00eb kriteri kryesor. Duhet q\u00eb reformat t\u00eb ecin n\u00eb t\u00eb gjitha fushat. Kemi besim t\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb aderoj\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, deklaroi Suard.<\/p>\n<p>\u201cJam e habitur nga disa komente q\u00eb thon\u00eb se negociatat jan\u00eb bllokuar. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb bllokuar, \u00ebsht\u00eb proces normal, ku secili duhet t\u00eb jap\u00eb besim te tjetri. Mund t\u00eb thuhet q\u00eb po merr koh\u00eb, por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb rezultati. Jemi af\u00ebr rezultatit\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb mendimi ka p\u00ebr administrimin e pasurive kriminale n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb bindur se p\u00ebrball\u00eb krimit t\u00eb organizuar, d\u00ebnimi dhe burgosja e k\u00ebtyre personave nuk mjafton sepse shumica e tyre pranojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb burgun sepse pastaj p\u00ebrfitojn\u00eb t\u00eb mirat e b\u00ebra me aktivitet criminal. Pasurit\u00eb duhen identifikuar dhe pastaj t\u00eb konfiskohen. K\u00ebto p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme, nga kjo pik\u00ebpamje kemi eksperienc\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, kemi nj\u00eb agjenci t\u00eb specializuar dhe kemi eksperienc\u00eb t\u00eb fort\u00eb sa i p\u00ebrket p\u00ebrfitimit n\u00eb kriptomonedha. Duhet t\u00eb punojm\u00eb me miqt\u00eb tan\u00eb shqiptar\u00eb, ministri ishte impresionuar nga nj\u00eb process q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rip\u00ebrdorimi i disa pasurive n\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb familjeve t\u00eb viktimave, t\u00eb oficer\u00ebve apo agjent\u00ebve q\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn duke luftuar krimin.\u201d<\/p>\n<p>Dha nj\u00eb koment edhe p\u00ebr protestat e opozit\u00ebs, q\u00eb tanim\u00eb mbahen thuajse \u00e7do fundjav\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJu e dini se zakonisht nuk komentoj politik\u00ebn e brendshme shqiptare, por do duhet t\u00eb them e drejta p\u00ebr t\u00eb manifestuar \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb Franc\u00eb kjo respektohet shum\u00eb. Por dhuna \u00ebsht\u00eb absolutisht e papranueshme! Manifestimet n\u00eb Franc\u00eb, organizator\u00ebt marrin masa q\u00eb t\u00eb shmangin k\u00ebt\u00eb lloj dhune. Ndodh q\u00eb t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz t\u00eb dhunsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb organizator\u00ebt distancohen prej tyre dhe nuk i jep legjitimitet dhun\u00ebs! N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj europiane dhe k\u00ebto imazhe t\u00eb fokalizuara i b\u00ebjn\u00eb keq imazhit t\u00eb saj n\u00eb Europ\u00eb. Mesazhi q\u00eb duhet p\u00ebrcjell\u00eb \u00ebsht\u00eb se dhuna nuk ka vend n\u00eb protesta\u201d, p\u00ebrfundoi ambasadorja.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja e Franc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, Catherine Suard, ka folur k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb studion e Klan News p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh, q\u00eb nga marr\u00ebdh\u00ebniet mes Parisit dhe Tiran\u00ebs e deri te procesi i integrimit europian. Fillimisht, vuri theksin te vizita e djeshme e ministrit francez, Gerald Darmanin, duke th\u00ebn\u00eb se erdhi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86333","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86333"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86333\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}