{"id":86258,"date":"2026-05-07T18:48:17","date_gmt":"2026-05-07T18:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/deshtimi-i-drejtesise-dhe-bezeja-e-kuqe-e-ndeshkimit-te-politikaneve\/"},"modified":"2026-05-07T18:48:17","modified_gmt":"2026-05-07T18:48:17","slug":"deshtimi-i-drejtesise-dhe-bezeja-e-kuqe-e-ndeshkimit-te-politikaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/deshtimi-i-drejtesise-dhe-bezeja-e-kuqe-e-ndeshkimit-te-politikaneve\/","title":{"rendered":"D\u00ebshtimi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe bezeja e kuqe e nd\u00ebshkimit t\u00eb politikan\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Dje m\u00eb ka ardhur nj\u00eb flet\u00ebthirrje nga Gjykata, e cila m\u00eb njofton se n\u00eb dat\u00ebn 26 qershor, gjykata do t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim timin n\u00eb polici, q\u00eb prokuroria e ka nisur si hetim penal q\u00eb n\u00eb vitin 2010. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy djem idiot\u00eb t\u00eb nj\u00eb deputeti, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb parlament, t\u00eb cil\u00ebt tentuan t\u00eb q\u00ebllonin vetur\u00ebn time duke m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, sepse gazeta kishte p\u00ebrmendur babain e tyre p\u00ebr nj\u00eb episod posht\u00ebrues n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Mbaj mend se n\u00eb vendngjarje, te sheshi \u201cWillson\u201d, u gjend nj\u00eb patrull\u00eb policie, e cila e pa sken\u00ebn dhe mori kall\u00ebzimin tim s\u00eb bashku me d\u00ebshmit\u00eb e personave aty. Ata ja pat\u00ebn referuar prokuroris\u00eb, por prokuror\u00ebt nuk vepruan, pasi prokuroria at\u00ebher\u00eb ishte e gjitha n\u00ebn kontrollin e Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Fiks sot, pas 16 vitesh, prokuroria e ka \u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr pushim n\u00eb gjykat\u00eb. Mir\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, se e kisha harruar fare.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej munges\u00ebs s\u00eb interesit nga ana ime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen, pasi q\u00eb prej at\u00ebher\u00eb Berish\u00ebn p\u00ebrpara gjykat\u00ebs e ka gjykuar populli bashk\u00eb me ushtar\u00ebt e tij, mendoni nj\u00eb moment se \u00e7far\u00eb drejt\u00ebsie po u ofrojm\u00eb qytetar\u00ebve. Dometh\u00ebn\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rast k\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit, duhen 16 vite q\u00eb prokuror\u00ebt t\u00eb mendohen dhe t\u00eb thon\u00eb \u201cpo e mbyllim \u00e7\u00ebshtjen\u201d. Shqip\u00ebria ka mij\u00ebra konflikte t\u00eb dhunshme; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i mbushur me gangster\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb ligjin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushtetit, si k\u00ebta dy djemt\u00eb e deputetit t\u00eb Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, e deformuar nga kompromiset politike, nga cil\u00ebsia e ul\u00ebt e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, nga superstruktura e ngarkuar dhe institucionet e mbivendosura, e n\u00eb fund e d\u00ebrrmuar edhe nga harta gjyq\u00ebsore, ka krijuar stogje pa fund dosjesh t\u00eb pagjykuara, q\u00eb edhe t\u2019i shfletosh vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i num\u00ebruar, duhen disa muaj.<\/p>\n<p>Praktikisht drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje kolapsi dhe e paaft\u00eb t\u2019u jap\u00eb drejt\u00ebsi qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb kall\u00ebzim imi do 16 vite t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr aksident t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm, merre me mend se \u00e7far\u00eb predispozite mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gjyqtar apo prokuror p\u00ebr nj\u00eb qytetar t\u00eb panjohur q\u00eb p\u00ebrballet me padrejt\u00ebsit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Dhe i gjith\u00eb ky d\u00ebshtim i madh, i friksh\u00ebm, i dhimbsh\u00ebm dhe gati i pakorigjuesh\u00ebm, q\u00eb ka zhytur t\u00eb drejt\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb fund t\u00eb pusit, po p\u00ebrpiqet t\u00eb mbulohet me malinjitet duke folur p\u00ebr \u201cpand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u201d nga Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb lajm i mir\u00eb sikur t\u00eb ishte i v\u00ebrtet\u00eb, por Shqip\u00ebria, pas 10 vitesh nga reforma, si\u00e7 e thot\u00eb edhe Raporti i Parlamentit Evropian, ka shum\u00eb pak raste t\u00eb p\u00ebrfunduara t\u00eb nd\u00ebshkimit t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb lart\u00eb. Ne nuk kemi zgjedhur t\u00eb hetojm\u00eb dhe gjykojm\u00eb politikan\u00ebt, por t\u00eb b\u00ebjm\u00eb spektak\u00ebl me disa prokuror\u00eb t\u00eb SPAK-ut, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb gjyqe popullore e pastaj nuk \u00e7ojn\u00eb dot asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>E gjitha \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb q\u00eb kemi paraburgosur politikan\u00eb me fakte t\u00eb dob\u00ebta, duke e d\u00ebmtuar dyfish reform\u00ebn: nj\u00eb her\u00eb si humbje shansi p\u00ebr t\u2019i d\u00ebnuar v\u00ebrtet politikan\u00ebt e korruptuar dhe her\u00ebn tjet\u00ebr duke shkelur me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt parimet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe kornizat evropiane t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, vet\u00ebm p\u00ebr propagand\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re me standard per\u00ebndimor, ne kemi prodhuar nj\u00eb teat\u00ebr, her\u00eb komik e her\u00eb tragjik; nj\u00eb drejt\u00ebsi populiste dhe nj\u00eb spektak\u00ebl t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm televiziv ku aktor\u00eb periferik\u00eb, me burime \u201cekskluzive\u201d nga SPAK-u, krijojn\u00eb skenar\u00eb t\u00eb tipit \u201cShihemi n\u00eb gjyq\u201d duke konkurruar zonj\u00ebn Eni, por pa informuar shqiptar\u00ebt q\u00eb presin drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre d\u00ebmeve, u kemi dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi k\u00ebtyre politikan\u00ebve t\u00eb ankohen p\u00ebr persekutim politik dhe lin\u00e7im publik, pasi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e atyre fushatave. T\u00eb mbulosh d\u00ebshtimin n\u00eb drejt\u00ebsi me nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebshkimore ndaj tre-kat\u00ebr politikan\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb, ose t\u00eb braktisur, \u00ebsht\u00eb posht\u00ebrsi. Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi u b\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve drejt\u00ebsi dhe jo si gijotin\u00eb p\u00ebr disa politikan\u00eb. Ata natyrisht duhet t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb par\u00ebt para ligjit, por para nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb aft\u00eb q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb, faktoj\u00eb dhe nd\u00ebshkoj\u00eb korrupsionin. Ata nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si \u201cbeze e kuqe\u201d p\u00ebr t\u00eb mbuluar d\u00ebshtimin e hidhur t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Mij\u00ebra njer\u00ebz mund t\u00eb k\u00ebnaqen duke par\u00eb disa politikan\u00eb t\u00eb d\u00ebnohen, qoft\u00eb edhe kot; madje g\u00ebzojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kur i nd\u00ebshkojn\u00eb pa shkak, pasi duket sikur drejt\u00ebsia merr hak edhe p\u00ebr ta. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se, nd\u00ebrsa me politikan\u00ebt merren (dhe ata do t\u00eb merren me drejt\u00ebsin\u00eb), ai populli i thjesht\u00eb do t\u00eb mbetet pa marr\u00eb kurr\u00eb drejt\u00ebsi. Dosja e tyre, si ky procedimi n\u00eb favorin tim, do t\u00eb pres\u00eb s\u00eb paku 16 vjet, kur shumica e kall\u00ebzuesve mund t\u00eb ken\u00eb vdekur.<\/p>\n<p>Dhe nuk \u00ebsht\u00eb puna vet\u00ebm te qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb. Bizneset e m\u00ebdha nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat shpresuan te reforma, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Reforma vet\u00ebm ka rritur \u00e7mimet dhe tarifat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, pasi tani \u201cb\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirin\u201d p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb me pak lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e SPAK-ut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb turpshme, p\u00ebrgjojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin dhe jan\u00eb n\u00eb kacafytje t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr pushtet brenda tyre, duke turp\u00ebruar p\u00ebrfundimisht edhe at\u00eb institucion q\u00eb gjoja mb\u00ebshtetej mbi parime. Tani aty t\u00eb gjith\u00eb din\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin dhe shantazhojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin si njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb krimeve t\u00eb koleg\u00ebve, por i p\u00ebrdorin ato p\u00ebr hakmarrje personale.<\/p>\n<p>Bankat shqiptare jan\u00eb n\u00ebn presionin e pazareve t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve me klient\u00ebt e tyre problematik\u00eb, duke u zhvatur dhe duke rritur kostot e pages\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, gjith\u00e7ka u b\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb, m\u00eb e keqe dhe m\u00eb e padrejt\u00eb se m\u00eb par\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe disa g\u00ebnjeshtrave q\u00eb disa diplomat\u00eb per\u00ebndimor\u00eb duan t\u2019i pranojn\u00eb si t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb rregull me pun\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Por Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e padrejt\u00eb se dhjet\u00eb vite m\u00eb par\u00eb; shum\u00eb m\u00eb e vjedhur prej gjykat\u00ebsve e prokuror\u00ebve dhe shum\u00eb m\u00eb pa shpres\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebshkimi i politikan\u00ebve, shpesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb represive, po p\u00ebrdoret si beze e kuqe p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrbuar turmat dhe p\u00ebr t\u2019i mbajtur me shpres\u00eb. N\u00eb fund, bezeja e kuqe mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb thjesht si nj\u00eb mbules\u00eb p\u00ebr arkivolin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, e cila duket se lindi e vdekur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Dje m\u00eb ka ardhur nj\u00eb flet\u00ebthirrje nga Gjykata, e cila m\u00eb njofton se n\u00eb dat\u00ebn 26 qershor, gjykata do t\u00eb shqyrtoj\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzim timin n\u00eb polici, q\u00eb prokuroria e ka nisur si hetim penal q\u00eb n\u00eb vitin 2010. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy djem idiot\u00eb t\u00eb nj\u00eb deputeti, i cili \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86258","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86258\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}