{"id":86247,"date":"2026-05-07T18:48:11","date_gmt":"2026-05-07T18:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/censure-per-gazetaret-dhe-publikun\/"},"modified":"2026-05-07T18:48:11","modified_gmt":"2026-05-07T18:48:11","slug":"censure-per-gazetaret-dhe-publikun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/censure-per-gazetaret-dhe-publikun\/","title":{"rendered":"Censur\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe publikun \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"banner_wrapper\">\n<div class=\"adform-adbox adform-adbox-static adform-adbox-static-T adform-adbox-static-I adform-domevents-hover-19bvl2wvs9x adform-domevents-hover-1a0gjk9qrr adform-domevents-click-26ejb936esi\">\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb ka reaguar kund\u00ebr vendimit t\u00eb ri t\u00eb Policia e Shtetit p\u00ebr ndryshimin e praktik\u00ebs s\u00eb komunikimit me mediat, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si censurues dhe kufizues p\u00ebr lirin\u00eb e informimit.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, UGSH kritikon urdhrin e b\u00ebr\u00eb publik nga drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, sipas t\u00eb cilit do t\u00eb nd\u00ebrpriten komunikatat e p\u00ebrditshme informative t\u00eb drejtorive vendore t\u00eb policis\u00eb, duke kaluar n\u00eb nj\u00eb model t\u00eb ri komunikimi me konferenca mujore dhe informacion t\u00eb centralizuar.<\/p>\n<p>Sipas Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve, ky vendim \u201cbie ndesh me lirin\u00eb p\u00ebr informim\u201d dhe redukton ndjesh\u00ebm aksesin e gazetar\u00ebve te informacioni zyrtar, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr reporter\u00ebt e kronik\u00ebs.<\/p>\n<p>UGSH vler\u00ebson se centralizimi i informacionit sjell burokraci dhe kufizon raportimin n\u00eb koh\u00eb reale t\u00eb ngjarjeve kriminale dhe t\u00eb rendit publik.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrqendrimi i informacionit dhe reduktimi i komunikimit publik t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit sjell pasoja dhe efekte t\u00eb shum\u00ebfishta, sidomos p\u00ebr praktikat informuese t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb kronik\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Organizata kund\u00ebrshton gjithashtu argumentin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit se ndryshimi synon shmangien e perceptimit negativ dhe \u201ckriminalizimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d. Sipas UGSH-s\u00eb, vler\u00ebsimi dhe menaxhimi i informacionit publik \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e mediave dhe jo e institucionit policor.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e saj, UGSH k\u00ebrkon pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb vendimit dhe hapjen e nj\u00eb tryeze konsultimi me gazetar\u00ebt e kronik\u00ebs dhe organizatat mediatike p\u00ebr t\u00eb diskutuar nj\u00eb praktik\u00eb t\u00eb re komunikimi pa cenuar transparenc\u00ebn.<\/p>\n<p>E PLOT\u00cb Deklarat\u00eb e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb<\/p>\n<p>Urdhri kufizues i informimit publik p\u00ebr komunikimet ditore t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, bie ndesh me lirin\u00eb p\u00ebr informim<\/p>\n<p>Tiran\u00eb m\u00eb 07.05.2026<\/p>\n<p>Urdh\u00ebri ndalues i publikimit t\u00eb komunikatave ditore t\u00eb drejtorive t\u00eb qarqeve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, i komunikuar p\u00ebr mediat nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Drejtues Madhor Sk\u00ebnder Hita, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim \u00e7ensurues p\u00ebr informimin dhe dijenin\u00eb publike.<\/p>\n<p>Sipas deklarimit, para gazetar\u00ebve prej zotit Hita, ky vendim, zhb\u00ebn nj\u00eb praktik\u00eb ditore shum\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr 12 drejtorit\u00eb e qarqeve dhe t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Pohimi i zotit Drejtor se ky vendim \u201cnuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje nga transparenca\u201d, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk e shmang mund\u00ebsin\u00eb praktike dhe realitetin e kufizimit drastik t\u00eb informimit.<\/p>\n<p>Marrja p\u00ebrsip\u00ebr prej autoritetit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mediave, p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor t\u00eb publikut, \u00ebsht\u00eb pretendim i pamundur dhe jasht\u00eb tagrit.<\/p>\n<p>Pohimi i Drejtorit Hita se: \u201c\u2026Ne besojm\u00eb se qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion, por p\u00ebr informacion t\u00eb sakt\u00eb, t\u00eb verifikuar dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, p\u00ebr informacion t\u00eb matur q\u00eb t\u00eb mos ndikoj\u00eb te perceptimi negativ dhe te kriminalizimi i shoq\u00ebris\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kompetenc\u00ebs dhe misionit t\u00eb vet. Ky \u00ebsht\u00eb mision dhe duhet t\u00eb jet\u00eb funksion vet\u00ebm i mediave dhe gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebrq\u00ebndrimi i informacionit dhe reduktimi i komunikimit publik t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb praktik\u00ebn e re t\u00eb komunikimit nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj, sjell pasoja dhe efekte t\u00eb shum\u00ebfishta, sidomos n\u00eb praktikat informuese t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb profilit, sikund\u00ebr jan\u00eb reporter\u00ebt e kronik\u00ebs.<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb v\u00ebren se ky urdh\u00ebr centralizon informacionin zyrtar n\u00eb nivel vendi dhe redukton mund\u00ebsin\u00eb informuese zyrtare si n\u00eb koh\u00eb ashtu edhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, instalon burokracin\u00eb informuese dhe sjell cungim dhe \u00e7ensurim mbi fluksin e ndodhive, ngjarjeve dhe raportimeve p\u00ebr \u00e7do rast.<\/p>\n<p>Pretendimi zyrtar se praktika e re \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me ato n\u00eb vende t\u00eb ndryshme fqinje ose jo, \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb dhe nuk p\u00ebrputhet me praktikat reale t\u00eb institucioneve homologe me Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Pohimi se \u201c \u00e7elet nj\u00eb kapitull i ri n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit, q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb n\u00eb raport me mediat dhe publikun\u201d, \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb sjell disa pasoja kufizuese, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim zyrtar fshihet tendenca p\u00ebr t\u00eb edituar informacionin e selektuar nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe vet\u00eb titullarit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>UGSH shprehet kund\u00ebr k\u00ebtij vendimi dhe sugjeron q\u00eb pa humbur koh\u00eb do t\u00eb ishte me vend q\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb konsultimi me krejt komunitetin e reporter\u00ebve t\u00eb Kronik\u00ebs dhe organizatat e gazetar\u00ebve, t\u00eb mund t\u00eb negocioheshin masa rregulluese, pa c\u00ebnuar lirin\u00eb p\u00ebr informim dhe duke mish\u00ebruar masa p\u00ebrmir\u00ebsuese.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojm\u00eb nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policise se Shtetit, Drejtuesi Madhor Sk\u00ebnder Hita, bllokimin e k\u00ebtij vendimi dhe negocimin e menj\u00ebhersh\u00ebm p\u00ebr praktik\u00eb t\u00eb re funksionale.<\/p>\n<p>Zyra Informuese<\/p>\n<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb ka reaguar kund\u00ebr vendimit t\u00eb ri t\u00eb Policia e Shtetit p\u00ebr ndryshimin e praktik\u00ebs s\u00eb komunikimit me mediat, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si censurues dhe kufizues p\u00ebr lirin\u00eb e informimit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike, UGSH kritikon urdhrin e b\u00ebr\u00eb publik nga drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86247","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86247\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}