{"id":86215,"date":"2026-05-07T13:48:17","date_gmt":"2026-05-07T13:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/kush-ka-frike-nga-gjyqi-publik-i-erion-veliajt\/"},"modified":"2026-05-07T13:48:17","modified_gmt":"2026-05-07T13:48:17","slug":"kush-ka-frike-nga-gjyqi-publik-i-erion-veliajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/kush-ka-frike-nga-gjyqi-publik-i-erion-veliajt\/","title":{"rendered":"Kush ka frik\u00eb nga gjyqi publik i Erion Veliajt?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Endri Xhafo\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Pash\u00eb sot avokatin e t\u00eb pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrec\u00ebn, q\u00eb \u201cqahej\u201d n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp se nuk po u pranojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb gjyq publik. Nuk po u besoja syve dhe vesh\u00ebve. E kund\u00ebrta do t\u00eb kishte qen\u00eb logjike, kund\u00ebrshtimi nga pala e pandehur e nj\u00eb gjyqi publik. Pse? Sepse detajet q\u00eb mund t\u00eb dalin n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb publike me transmetim direkt t\u00eb \u00e7do debati, prove dhe seancash pyetje-p\u00ebrgjigje, mendohet t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pal\u00ebn e paditur. Aq m\u00eb shum\u00eb kur i pandehuri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb publike, kryetar formalisht n\u00eb detyr\u00eb i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Por mesa duket Veliaj i ka b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb me veten p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe po k\u00ebmb\u00ebngul fort q\u00eb sinjali i seanc\u00ebs t\u00eb emetohet \u201clive\u201d dhe pastaj televizionet jan\u00eb t\u00eb lira ta transmetojn\u00eb ose jo.<\/p>\n<p>Duke e v\u00ebn\u00eb veten edhe n\u00eb pozit\u00ebn e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb t\u00eb Erion Veliajt, jo vet\u00ebm atyre q\u00eb organizuan 41 protesta p\u00ebrpara Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr largimin e tij, por edhe t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb brenda Partis\u00eb Socialiste, un\u00eb, si kund\u00ebrshtar i tij, do t\u00eb isha p\u00ebr \u201cpooo\u201d me t\u00eb dyja duart!<\/p>\n<p>Duke e v\u00ebn\u00eb veten n\u00ebn l\u00ebkur\u00ebn e prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut, un\u00eb tani do t\u00eb isha duke i f\u00ebrkuar duart!<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e SPAK-ut, kur fillojn\u00eb nj\u00eb hetim penal, betej\u00ebn e par\u00eb nuk kan\u00eb e kan\u00eb me t\u00eb pandehurin n\u00eb gjykat\u00eb, por me marr\u00ebdh\u00ebniet publike, pra fitimin e simpatis\u00eb s\u00eb publikut t\u00eb gjer\u00eb ndaj kauz\u00ebs s\u00eb tyre. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata rrjedhin n\u00eb media detaje t\u00eb dosjeve, q\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb debate dhe emisione t\u00eb t\u00ebra nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb. Ndaj a ka moment m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta vazhduar k\u00ebt\u00eb betej\u00eb PR-i pik\u00ebrisht edhe n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit?<\/p>\n<p>Vijm\u00eb te publiku i gjer\u00eb. Ne, publiku, pik\u00ebrisht sepse akuzat i kemi d\u00ebgjuar t\u00eb na p\u00ebrcillen nga t\u00eb tret\u00eb, gazetar\u00eb t\u00eb kronik\u00ebs q\u00eb kan\u00eb element\u00eb t\u00eb dosjes, njoftime zyrtare t\u00eb SPAK-ut n\u00eb form\u00eb deklaratash shtypi t\u00eb p\u00ebrcjella nga mediat, akuza avokat\u00ebsh mbrojt\u00ebs, deklarata publike t\u00eb Veliajt n\u00eb FB, ne, publiku, meritojm\u00eb ta shohim k\u00ebt\u00eb njeri t\u00eb p\u00ebrballet me akuzat q\u00eb i b\u00ebhen. Ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shohim a ka vjedhur, sa ka vjedhur, kur dhe si i ka vjedhur shqiptar\u00ebt. Ndaj, duke qen\u00eb pala e fundit logjikisht e interesuar p\u00ebr nj\u00eb seanc\u00eb publike, na lind e drejta t\u00eb pyesim: Ore, po ku q\u00ebndron problemi k\u00ebtu?<\/p>\n<p>Sigurisht, nj\u00eb seanc\u00eb publike k\u00ebrkon solemnitet. \u00c7do seanc\u00eb e k\u00ebrkon, por ato publiket, m\u00eb shum\u00eb. Prokuror\u00ebt nuk mund t\u2019i drejtohen t\u00eb akuzuarit me etiketime si \u201cg\u00ebnjeshtar patologjik\u201d, \u201cndyr\u00ebsir\u00eb\u201d, apo \u201cshum\u00eb i pis\u00ebt\u201d, pa rrezikuar t\u00eb humbasin simpatin\u00eb e publikut t\u00eb gjer\u00eb. Specifikisht prokurori Olsi Dado mund t\u00eb p\u00ebrballet edhe me akuz\u00ebn e t\u00eb pandehurit Veliaj se ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prokuror nga kryeprokurorja Ina Rama kur ai ishte thjesht noter n\u00eb Durr\u00ebs, pra pa qen\u00eb magjistrat si\u00e7 e k\u00ebrkonte ligji, edhe pse ky fakt, n\u00ebse do t\u00eb evidentohej nga Veliaj, mund t\u00eb ishte pa lidhje me seanc\u00ebn.<\/p>\n<p>Treshja e gjyqtar\u00ebve, Elsa Ulliri, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka do t\u00eb duhet t\u00eb demonstrojn\u00eb paanshm\u00ebri duke qen\u00eb mbi pal\u00ebt, dhe jo t\u00eb duken sikur jan\u00eb shok\u00eb e koleg\u00eb me prokuror\u00ebt, aq sa t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb at\u00eb q\u00eb thoshte dikur Dumani n\u00eb KLP, se \u201caf\u00ebrmendsh, gjykata vendos \u00e7far\u00eb duam ne\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Veliaj do t\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i kujdessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb patetizma t\u00eb tipit \u201cun\u00eb f\u00ebmija jetim, f\u00ebmij\u00ebt e t\u00eb cilit po rriten edhe ata pa baba, sepse faji im i vet\u00ebm ishte q\u00eb punova me mish e me shpirt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb pak ushtrim i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Veliajn, por q\u00eb ai, gjithsesi, n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese ia doli. Mos vall\u00eb pik\u00ebrisht pse doli me dinjitet nga seanca n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese, prokuror\u00ebt po e refuzojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr seanc\u00eb publike edhe n\u00eb penale? Mos vall\u00eb Altin Dumani dhe Olsi Dado kan\u00eb frik\u00eb pik\u00ebrisht nga elokuenca e Erion Veliajt? N\u00eb fakt, nj\u00ebsoj si nj\u00eb debat nuk fitohet nga ai q\u00eb e ngre z\u00ebrin m\u00eb shum\u00eb, ashtu edhe nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor nuk fitohet, \u2013 nuk duhet t\u00eb fitohet, \u2013 nga ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb elokuent, por nga ai q\u00eb ka provat m\u00eb t\u00eb forta. Zyrtarisht prokuror\u00ebt po thon\u00eb se n\u00eb procese penale ku ka d\u00ebshmitar\u00eb, transmetimi \u201clive\u201d mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e tyre ose t\u2019i shqet\u00ebsoj\u00eb ata. Dhe Dumani ka sjell\u00eb si shembull vende t\u00eb rajonit ku kjo praktik\u00eb nuk ekziston. N\u00eb fakt n\u00eb Shqip\u00ebri as Kushtetuta dhe as ligji penal nuk e ndalon seanc\u00ebn publike. Ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb standardi i Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se ai i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut apo kujtdo vendi tjet\u00ebr t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ndaj jepjani Veliajt seanc\u00ebn publike dhe v\u00ebreni me shpatulla pas murit\u2026 me prova! Duke e diskretituar publikisht, do t\u2019i tregojini publikut edhe sa mir\u00eb e keni b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn tuaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Endri Xhafo\u00a0 \u00a0 Pash\u00eb sot avokatin e t\u00eb pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrec\u00ebn, q\u00eb \u201cqahej\u201d n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp se nuk po u pranojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb gjyq publik. Nuk po u besoja syve dhe vesh\u00ebve. E kund\u00ebrta do t\u00eb kishte qen\u00eb logjike, kund\u00ebrshtimi nga pala e pandehur e nj\u00eb gjyqi publik. Pse? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86215","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86215","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86215"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86215\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86215"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86215"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86215"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}