{"id":86197,"date":"2026-05-07T12:48:24","date_gmt":"2026-05-07T12:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/irani-po-perdor-rruge-alternative-per-te-anashkaluar-bllokaden-detare-te-shba-se\/"},"modified":"2026-05-07T12:48:24","modified_gmt":"2026-05-07T12:48:24","slug":"irani-po-perdor-rruge-alternative-per-te-anashkaluar-bllokaden-detare-te-shba-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/irani-po-perdor-rruge-alternative-per-te-anashkaluar-bllokaden-detare-te-shba-se\/","title":{"rendered":"Irani po p\u00ebrdor rrug\u00eb alternative p\u00ebr t\u00eb anashkaluar bllokad\u00ebn detare t\u00eb SHBA-s\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka rr\u00ebnuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe industrive t\u00eb Iranit, gj\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrprer\u00eb prodhimin vendas dhe ka rritur \u00e7mimet e produkteve baz\u00eb ushqimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bllokad\u00eb detare amerikane e ka shtuar trysnin\u00eb ekonomike mbi Iranin, duke penguar tregtin\u00eb e tij p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, e cila \u00ebsht\u00eb rrug\u00eb jetike detare q\u00eb praktikisht \u00ebsht\u00eb mbyllur q\u00eb nga fillimi i luft\u00ebs m\u00eb 28 shkurt.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, Teherani \u00ebsht\u00eb kthyer drejt rrug\u00ebve alternative, duke transportuar mallra me kamion\u00eb nga Pakistani dhe Turqia fqinje, si dhe duke d\u00ebrguar ngarkesa nga aleatja Rusia p\u00ebrmes Detit Kaspik.<\/p>\n<p>Irani po shqyrton gjithashtu d\u00ebrgimin e naft\u00ebs p\u00ebrmes hekurudh\u00ebs drejt Kin\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb partnere e r\u00ebnd\u00ebsishme tregtare e republik\u00ebs islamike.<\/p>\n<p>Steve H. Hanke, profesor i ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin Johns Hopkins n\u00eb Baltimore, tha se rrug\u00ebt alternative mund ta ndihmojn\u00eb Iranin t\u00eb furnizohet me mallra konsumi, ushqime dhe materiale industriale. Por, ato \u201cnuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb ekonomi detare t\u00eb bazuar n\u00eb kontejner\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cTransporti me kamion \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe kapaciteti i Detit Kaspik \u00ebsht\u00eb i kufizuar nga portet dhe flotat\u201d, tha Hanke, ish-k\u00ebshilltar ekonomik i administrat\u00ebs s\u00eb presidentit amerikan Ronald Reagan.<\/p>\n<p>\u201cPriten kosto m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb importeve dhe inflacion m\u00eb i madh p\u00ebr mallrat e tregtueshme, por jo kolaps ekonomik q\u00eb disa kan\u00eb parashikuar\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Trump deklaroi n\u00eb fund t\u00eb prillit se \u201ce gjith\u00eb infrastruktura e naft\u00ebs s\u00eb Iranit do t\u00eb shkat\u00ebrrohej\u201d sepse bllokada amerikane po e pengonte Teheranin t\u00eb eksportonte naft\u00ebn, burimin kryesor ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Por, ekspert\u00ebt jan\u00eb skeptik\u00eb se bllokimi i Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit do ta detyroj\u00eb Iranin t\u00eb dor\u00ebzohet ose t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje sipas kushteve amerikane.<\/p>\n<p>Nga ana e tyre, zyrtar\u00ebt iranian\u00eb kan\u00eb deklaruar se embargoja amerikane nuk ka ndikuar n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e vendit p\u00ebr t\u00eb siguruar mallra baz\u00eb dhe ushqime, duke p\u00ebrmendur prodhimin e fort\u00eb vendas dhe rrug\u00ebt alternative t\u00eb importit.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht bllokad\u00ebs detare amerikane, ne nuk kemi problem me furnizimin me mallra baz\u00eb dhe ushqime sepse, p\u00ebr shkak t\u00eb madh\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb importojm\u00eb nga kufij t\u00eb ndrysh\u00ebm\u201d, tha ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Gholamreza Nouri, m\u00eb 21 prill.<\/p>\n<p>Rosemary Kelanic, drejtoresh\u00eb e Programit p\u00ebr Lindjen e Mesme n\u00eb institutin Defense Priorities me baz\u00eb n\u00eb Uashington, tha se gjeografia e Iranit ka zbutur ndikimin e bllokad\u00ebs detare amerikane.<\/p>\n<p>Irani, vend me rreth 90 milion\u00eb banor\u00eb, ka pothuajse 6.000 kilometra kufij tok\u00ebsor\u00eb me shtat\u00eb vende, si dhe nj\u00eb vij\u00eb bregdetare prej 700 kilometrash p\u00ebrgjat\u00eb Detit Kaspik, q\u00eb e lidh at\u00eb me Azin\u00eb Qendrore dhe Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMasa si transportimi i mallrave me kamion\u00eb nga vendet fqinje mund t\u00eb kompensojn\u00eb nd\u00ebrprerjet e shkaktuara nga bllokada. Edhe pse kompensimi mund t\u00eb mos jet\u00eb i plot\u00eb, v\u00ebllimet tregtare mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, kostot e tranzitit disi m\u00eb t\u00eb larta dhe lloji i mallrave mund t\u00eb ndryshoj\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cPor, ka shum\u00eb m\u00ebnyra se si nj\u00eb ekonomi lufte mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb mallrat me alternativa t\u00eb ngjashme\u201d, n\u00ebnvizoi ajo.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u201cMund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr iranian\u00ebt q\u00eb t\u00eb improvizojn\u00eb p\u00ebrreth bllokad\u00ebs s\u00eb Trumpit jan\u00eb t\u00eb pafundme, sepse vendi ka mij\u00ebra kilometra kufij tok\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u2019i shfryt\u00ebzuar\u201d, shtoi Kelanic.<\/p>\n<p>Sipas ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, bllokadat q\u00eb pengojn\u00eb rrjedh\u00ebn e ushqimeve dhe ila\u00e7eve jan\u00eb t\u00eb ndaluara. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse Shtetet e Bashkuara po bllokojn\u00eb d\u00ebrgesat e mallrave civile drejt Iranit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme apo si pjes\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb tyre. Radio Evropa e Lir\u00eb k\u00ebrkoi komente nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka rr\u00ebnuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe industrive t\u00eb Iranit, gj\u00eb q\u00eb ka nd\u00ebrprer\u00eb prodhimin vendas dhe ka rritur \u00e7mimet e produkteve baz\u00eb ushqimore. Nj\u00eb bllokad\u00eb detare amerikane e ka shtuar trysnin\u00eb ekonomike mbi Iranin, duke penguar tregtin\u00eb e tij p\u00ebrmes Ngushtic\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86197","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86197\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}