{"id":86184,"date":"2026-05-07T10:14:48","date_gmt":"2026-05-07T10:14:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/spak-perfundon-hetimin-per-ish-oficerin-e-operacionales-igli-haxhiaj\/"},"modified":"2026-05-07T10:14:48","modified_gmt":"2026-05-07T10:14:48","slug":"spak-perfundon-hetimin-per-ish-oficerin-e-operacionales-igli-haxhiaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/spak-perfundon-hetimin-per-ish-oficerin-e-operacionales-igli-haxhiaj\/","title":{"rendered":"SPAK p\u00ebrfundon hetimin p\u00ebr ish-oficerin e operacionales, Igli Haxhiaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal nr. 49\/3\/1 t\u00eb vitit 2026, n\u00eb ngarkim t\u00eb Igli Haxhiaj, i hetuar q\u00eb prej 27 n\u00ebntorit 2025 n\u00ebn mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebrfundoi hetimet dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal nr. 49\/3\/1 t\u00eb vitit 2026, n\u00eb ngarkim t\u00eb pandehurit, Igli Haxhiaj.<\/p>\n<p>I pandehuri \u00ebsht\u00eb hetuar n\u00ebn mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d q\u00eb prej dat\u00ebs 27.11.2025, parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, i akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale: \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d, \u201cZbulim i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cKorrupsion pasiv i gjyqtar\u00ebve prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, t\u00eb parashikuar nga nenet 248, 295\/a, paragrafi (3) dhe 319\/\u00e7 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Hetimet jan\u00eb zhvilluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimeve 49\/3 t\u00eb vitit viti 2023 (nr.49 viti 2019) dhe nr.29 viti 2024, q\u00eb lidhen me veprat penale: \u201cProdhim dhe shitje e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cTrafik i narkotik\u00ebve\u201d, \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale apo i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, \u201cZbulim i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cKorrupsion pasiv i gjyqtar\u00ebve prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 28\/4, 283\/1, 283\/a, 287, 333\/a\/2, 334\/1, 248, 295\/a, paragrafi (3) dhe 319\/\u00e7 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>K\u00ebto procedime penale jan\u00eb hetuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb Skuadre t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Hetimore me Prokurorin\u00eb Distrektuale Antimafia n\u00eb Breshia, Itali, dhe Prokurorin\u00eb Publike t\u00eb Konfederat\u00ebs s\u00eb Zvicr\u00ebs. N\u00eb Shqip\u00ebri, hetimet paraprake p\u00ebr procedimin penal nr.49\/3 t\u00eb viti 2023 (nr.49 viti 2019) jan\u00eb zhvilluar n\u00eb bashk\u00ebpunim me sh\u00ebrbimet e policis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Hetimet e p\u00ebrbashk\u00ebta kan\u00eb zbuluar veprimtarin\u00eb e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga shtetas shqiptar\u00eb, q\u00eb ka pasur si q\u00ebllim trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike. Grupi i strukturuar kriminal operonte nga territori shqiptar dhe me deg\u00ebzime n\u00eb territorin italian, duke importuar l\u00ebnd\u00eb narkotike drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga Amerika e Jugut dhe p\u00ebrmes rrug\u00ebve tregtare, duke hyr\u00eb n\u00eb portet kryesore t\u00eb Europ\u00ebs Veriore p\u00ebr ta transportuar m\u00eb pas n\u00eb Itali n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore, t\u00eb fshehur n\u00eb automjete t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa hetimet paraprake t\u00eb zhvilluara p\u00ebr procedimin penal nr.49 viti 2019 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb koh\u00ebn kur kan\u00eb ndodhur faktet penale kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb karakterit \u201csekret hetimor\u201d, bazuar n\u00eb nenin 279\/1 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Faktet penale n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurit Igli Haxhiaj:<\/p>\n<p>1. Gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve paraprake t\u00eb procedimit penal nr.49 t\u00eb vitit 2019, \u00ebsht\u00eb vendosur lejimi i p\u00ebrgjimit t\u00eb bisedave dhe komunikimeve telefonike p\u00ebr disa nga t\u00eb dyshuarit e grupit kriminal si edhe i bisedave ambientale n\u00eb dy automjete n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb nj\u00eb prej an\u00ebtareve t\u00eb grupit kriminal (D.M.).<\/p>\n<p>P\u00ebr instalimin dhe realizimin e p\u00ebrgjimeve ambientale n\u00eb dy automjetet e p\u00ebrmendur m\u00eb sip\u00ebr si edhe v\u00ebzhgimeve apo p\u00ebrgjimeve n\u00eb vende publike t\u00eb subjekteve t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal \u00ebsht\u00eb ngarkuar policia gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimeve paraprake, i pandehuri Igli Haxhiaj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Forc\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Operacionale, n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ka q\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e grupit t\u00eb hetimit q\u00eb ka kryer p\u00ebrgjimin dhe v\u00ebzhgimin e fsheht\u00eb t\u00eb subjekteve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, duke kryer veprime v\u00ebzhgimi ndaj shtetasit D.M. dhe automjeteve n\u00eb p\u00ebrdorim prej tij.<\/p>\n<p>Nga hetimet paraprake \u00ebsht\u00eb provuar se i pandehuri Igli Haxhiaj i ka zbuluar shtetasit D.M. faktin se ky i fundit ka qen\u00eb objekt i hetimeve t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal si edhe i veprimeve q\u00eb lidhen me p\u00ebrgjimin telefonik dhe v\u00ebzhgimin n\u00eb vende publike. Ai gjithashtu i ka dh\u00ebn\u00eb shtetasit D.M t\u00eb dh\u00ebna dhe i ka zbuluar p\u00ebrmbajtjen e akteve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201csekret hetimor\u201d. N\u00eb k\u00ebto rrethana, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cZbulim i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d, e parashikuar nga neni 295\/a, paragrafi (3) i Kodit Penal.<\/p>\n<p>2. I pandehuri Igli Haxhiaj i ka kryer veprimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb zbulimit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb akteve procedurale q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201csekret hetimor\u201d, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebrkimit dhe marrjes s\u00eb p\u00ebrfitimeve monetare t\u00eb parregullta. I pandehuri Haxhiaj ka komunikuar p\u00ebrmes platform\u00ebs s\u00eb enkriptuar SKY ECC me shtetasin D.M., i cili konsiderohet si nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb strukturuar kriminal, duke i ofruar atij informacion q\u00eb lidhet me veprimet hetimore q\u00eb po kryeshin n\u00eb at\u00eb moment, ndaj k\u00ebtij shtetasi. Nga k\u00ebto biseda provohet qart\u00eb fakti se i pandehuri Igli Haxhiaj e ofronte informacionin n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb p\u00ebrfitimeve monetare, konkretisht t\u00eb shum\u00ebs prej 15.000 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rrethana, provohet se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cKorrupsion pasiv i gjyqtar\u00ebve prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 319\/\u00e7 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>3. Nga hetimet e kryera dhe nga p\u00ebrmbajtja e bisedave t\u00eb zhvilluara nga i pandehuri Igli Haxhiaj p\u00ebrmes aplikacionit SkyECC me persona t\u00eb tjer\u00eb, provohet fakti se n\u00eb shum\u00eb komunikime dhe biseda ai flet p\u00ebr tregtimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe shk\u00ebmben biseda p\u00ebr llojin e l\u00ebnd\u00ebs narkotike, \u00e7mimet apo lidhur me veprimet p\u00ebr blerjen dhe shitjen e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb momentin kur \u00ebsht\u00eb njohur me faktet dhe rrethanat q\u00eb lidheshin me shitjen, transportimin dhe tregtimin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike gjat\u00eb bisedave t\u00eb kryera me persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb aplikacionin SkyECC, Igli Haxhiaj ka pasur detyrimin ligjor t\u00eb kryente veprimet procedurale p\u00ebr t\u00eb hetuar veprat penale dhe autor\u00ebt e tyre si dhe t\u00eb informonte me shkrim prokurorin kompetent mbi element\u00ebt thelb\u00ebsore t\u00eb faktit, me q\u00ebllim rregjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e veprimeve t\u00eb m\u00ebtejshme procedurale.<\/p>\n<p>Mosveprimet e m\u00ebsip\u00ebrme bien n\u00eb kund\u00ebrshtim me nenet 30 dhe 293 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe nenet 17 dhe 85 t\u00eb ligjit nr.108\/2014 \u201cP\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit\u201d. K\u00ebto mosveprime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb moskryerje t\u00eb rregullt t\u00eb detyr\u00ebs, pasi legjislacioni ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale punonj\u00ebsin e policis\u00eb p\u00ebr \u00e7do veprim apo mosveprim n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb funksioneve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb rrethanat e m\u00ebsip\u00ebrme, provohet se i pandehuri Igli Haxhiaj ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/07\/spak-perfundon-hetimin-per-ish-oficerin-e-operacionales-igli-haxhiaj\/\">SPAK p\u00ebrfundon hetimin p\u00ebr ish-oficerin e operacionales, Igli Haxhiaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal nr. 49\/3\/1 t\u00eb vitit 2026, n\u00eb ngarkim t\u00eb Igli Haxhiaj, i hetuar q\u00eb prej 27 n\u00ebntorit 2025 n\u00ebn mas\u00ebn e sigurimit \u201carrest n\u00eb burg\u201d. Prokuroria e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86184","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86184\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}