{"id":86167,"date":"2026-05-07T09:47:07","date_gmt":"2026-05-07T09:47:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/kompania-offshore-nis-punimet-per-resortin-ne-zvernec-pa-marre-lejen-nga-kkt\/"},"modified":"2026-05-07T09:47:07","modified_gmt":"2026-05-07T09:47:07","slug":"kompania-offshore-nis-punimet-per-resortin-ne-zvernec-pa-marre-lejen-nga-kkt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/07\/kompania-offshore-nis-punimet-per-resortin-ne-zvernec-pa-marre-lejen-nga-kkt\/","title":{"rendered":"Kompania offshore nis punimet p\u00ebr resortin n\u00eb Zv\u00ebrnec, pa marr\u00eb lejen nga KKT"},"content":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj<\/p>\n<p>T\u00eb enjten me diell t\u00eb 30 prillit, aktivisti mjedisor Taulant Bino ndodhej pran\u00eb plazhit piktoresk t\u00eb Hidrovorit n\u00eb kufi me lagun\u00ebn e Nart\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb fshatit Zv\u00ebrnec, kur pa nj\u00eb varg me kamion\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ngarkuar me inerte dhe nj\u00eb grup pun\u00ebtor\u00ebsh q\u00eb po rrethonin zon\u00ebn e mbrojtur.<\/p>\n<p>Disa ekskavator\u00eb po sheshonin tok\u00ebn mes pishave.<\/p>\n<p>Bino nisi t\u00eb fotografonte kamion\u00ebt, por disa pun\u00ebtor\u00eb i k\u00ebrkuan t\u00eb ndalonte me pretekstin se kishte hyr\u00eb brenda rrethimit.<\/p>\n<p>\u201cI pyeta ata q\u00eb ishin aty, inxhinier\u00eb apo pun\u00ebtor\u00eb me kaska. Nga biseda joformale m\u00eb lan\u00eb t\u00eb kuptoja se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr projektin e Kushnerit dhe po nd\u00ebrtonin kampin p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt,\u201d tha Bino p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>I shqet\u00ebsuar p\u00ebr punimet brenda nj\u00ebrit prej ekosistemeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, peizazhit t\u00eb mbrojtur Pish\u00eb Poro \u2013 Nart\u00eb, Bino k\u00ebrkoi m\u00eb kot p\u00ebr nj\u00eb tabel\u00eb informacioni p\u00ebr projektin, por nuk e gjeti. Zona g\u00ebzon mbrojtje ligjore dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb habitat unik p\u00ebr shum\u00eb shpend\u00eb ujor\u00eb dhe faun\u00ebn e eg\u00ebr, duke qen\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr ruajtjen e biodiversitetit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Administrat\u00ebs s\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura n\u00eb Vlor\u00eb, AdZM, nuk kishin asnj\u00eb informacion p\u00ebr punimet. Kur e inspektuan kantierin t\u00eb shtun\u00ebn e 2 majit, punonj\u00ebsit e AdZM k\u00ebrkuan dokumentin e lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, por mor\u00ebn nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kompanis\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Zhvillimit t\u00eb Territorit, AZHT.<\/p>\n<p>Shkresa nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leje punimesh, por nj\u00eb korrespondenc\u00eb mes AZHT-s\u00eb dhe kompanis\u00eb \u201cZv\u00ebrnec South Adriatic Development\u201d, ku kjo e fundit informohet se K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit kishte miratuar m\u00eb 29 prill nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr kryerjen e punimeve p\u00ebrgatitore t\u00eb rrethimit.<\/p>\n<p>Por AZHT njoftonte gjithashtu se vendimi i KKT nuk ishte sigluar ende nga autoritetet p\u00ebrkat\u00ebse, pasi nuk kishte p\u00ebrfunduar procesi i shqyrtimit dhe i plot\u00ebsimit t\u00eb kushteve.<\/p>\n<p>Kompania \u201cZv\u00ebrnec South Adriatic Development\u201d ka marr\u00eb dy leje zhvillimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb resorti turistik masiv n\u00eb Zv\u00ebrnec n\u00eb janar dhe prill t\u00eb vitit 2025 nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, por lejet nuk jan\u00eb zbardhur ende.<\/p>\n<p>Lejet zhvillimore lidhen me projektin e prezantuar nga dh\u00ebndri i presidentit amerikan, Jared Kushner pranver\u00ebn e vitit 2024, por kompania q\u00eb ka p\u00ebrfituar lejet n\u00eb KKT ka pron\u00ebsi t\u00eb panjohur.<\/p>\n<p>Dy organizatat mjedisore, AOS dhe PPNEA denoncuan punimet n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur duke i krahasuar ato me \u201cnj\u00eb masak\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cBrigada e paidentifikuar e ekskavator\u00ebve dhe mjeteve t\u00eb r\u00ebnda me zinxhir\u00eb vijojn\u00eb asgj\u00ebsimin e Peizazhit t\u00eb Mbrojtur,\u201d deklaroi PPNEA n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb faqen e saj n\u00eb Facebook.<\/p>\n\n<p>Autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse lokale dhe q\u00ebndrore ishin kontradiktore dhe t\u00eb paqarta n\u00eb p\u00ebrgjigjet e tyre p\u00ebr BIRN n\u00eb lidhje me nd\u00ebrhyrjen n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur pa u zbardhur ende leja e nd\u00ebrtimit. Kryeministria dhe Ministria e Mjedisit nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, nd\u00ebrsa kompania \u201cZv\u00ebrnec South Adriatic Development\u201d ishte e paaritshme p\u00ebr koment.<\/p>\n<h4><strong>Leje t\u00eb pazbardhura<\/strong><\/h4>\n<p>Planet p\u00ebr transforimin e ekosistemit ligatinor Pish\u00eb Poro- Nart\u00eb n\u00eb kantiere nd\u00ebrtimi p\u00ebr resorte luksoze nis\u00ebn n\u00eb vitin 2021, kur K\u00ebshilli i Ministrave e uli statusin e mbrojtjes nga \u201crezervat natyror i menaxhuar\u201d n\u00eb \u201cpeizazh i mbrojtur\u201d. Qeveria vendosi gjithashtu ta rrudhte sip\u00ebrfaqen e k\u00ebtij ekosistemi me mbi 5 mij\u00eb hektar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, Jared Kushner shkaktoi jo pak habi kur deklaroi p\u00ebr median amerikane, Bloomberg, planet e tij p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb resorte luksoze n\u00eb Sazan dhe Zv\u00ebrnec n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas planeve fillestare, n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit parashikohej t\u00eb nd\u00ebrtoheshin rreth 10 mij\u00eb nj\u00ebsi akomodimi turistike p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb rripi toke t\u00eb gjelb\u00ebruar q\u00eb ndan lagun\u00ebn e Nart\u00ebs nga deti Adriatik.<\/p>\n<p>Kompania \u201cZv\u00ebrnec South Adriatic Development\u201d u themelua n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2024 dhe brenda 8 muajsh mori n\u00eb K\u00ebshillin Komb\u00ebtar t\u00eb Territorit dy leje zhvillimi p\u00ebr resorte turistike n\u00eb Zv\u00ebrnec, t\u00eb cilat nuk ishin zbardhur ende deri n\u00eb fillim t\u00eb marsit.<\/p>\n<p>\u201cZv\u00ebrnec South Adriatic Development\u201d \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb offshore \u201cDutch Trust Management BV\u201d t\u00eb regjistruar n\u00eb Holand\u00eb. Sipas dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb QKB, kjo kompani \u00ebsht\u00eb e lidhur p\u00ebrmes nj\u00eb grupi kompanish guack\u00eb edhe me projektin e Sazanit dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit investitor\u00eb nga Katari, Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat.<\/p>\n<p>Pas lejeve zhvillimore, kompania \u201cZv\u00ebrnec South Adriatic Development\u201d mori m\u00eb 29 prill, sipas nj\u00eb dokumenti t\u00eb AZHT-s\u00eb q\u00eb BIRN e disponon, edhe leje p\u00ebr kryerjen e punimeve t\u00eb rrethimit dhe t\u00eb punimeve p\u00ebrgatitore n\u00eb funksion t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebve t\u00eb aksesit brenda pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, AZHT i b\u00ebri me dije kompanis\u00eb se leja n\u00eb fjal\u00eb ishte ende n\u00eb pritje t\u00eb firmosjes nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Nj\u00eb punonj\u00ebs i Administrat\u00ebs s\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura i tha BIRN n\u00eb kushtet e anonimatit se nuk kishin qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb interpretonin dometh\u00ebnien juridike t\u00eb dokumentit q\u00eb iu paraqit gjat\u00eb inspektimit t\u00eb kryer m\u00eb 2 maj, ndaj k\u00ebrkuan sqarim nga zyra q\u00ebndrore n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk na dhan\u00eb dokumente, por na dhan\u00eb nj\u00eb leje nga AZHT, q\u00eb ne juridikisht nuk ishim n\u00eb gjendje ta interpretonim dhe ia kemi d\u00ebrguar qendr\u00ebs,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Ai tha se ata mor\u00ebn vendim p\u00ebr pezullim t\u00eb punimeve, por p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj\u00ebn se komunikimi i m\u00ebtejsh\u00ebm do t\u00eb b\u00ebhej me Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cShkuam t\u00eb shtun\u00ebn dhe mor\u00ebm nj\u00eb vendim pezullimi punimesh\u201d, tha ai, por shtoi se mjetet e r\u00ebnda jan\u00eb aty dhe se AdZM po i monitoron me roje.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 maj, aktivist\u00ebt mjedisor\u00eb dokumentuan vazhdimin e punimeve nga mjetet e r\u00ebnda n\u00eb Pish\u00eb Poro p\u00ebr ngritjen e kantierit t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<h4><strong>N\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e zinxhir\u00ebve<\/strong><\/h4>\n<p>Punimet p\u00ebr shtrimin e rrug\u00ebve dhe nd\u00ebrtimin e kantierit kan\u00eb vazhduar edhe m\u00eb 6 maj n\u00eb Pish\u00eb Poro. Foto kortezi: Zydjon Vorpsi.<\/p>\n<p>Parakalimi i karvanit t\u00eb kamion\u00ebve t\u00eb mbushur me interte q\u00eb po i drejtoheshin bregut n\u00eb fund t\u00eb prillit u prit me shqet\u00ebsim edhe nga banor\u00ebt e Zv\u00ebrnecit. Nj\u00ebri prej tyre i tha BIRN se kishte par\u00eb q\u00eb kamion\u00ebt shoq\u00ebroheshin nga \u201cnj\u00eb delegacion makinash luksoze\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPash\u00eb nja 8 dalika (kamion\u00eb n\u00eb greqisht) t\u00eb mbushur me \u00e7akull dhe pastaj erdhi nj\u00eb si delegacion me makina,\u201d tha ai n\u00eb kushtet e anonimatit, pasi e konsideroi \u00e7\u00ebshtjen si \u201cpun\u00eb me spec\u201d.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi m\u00eb tej se kamion\u00ebt ndaluan n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb lidh manastirin e Zv\u00ebrnecit me bregdetin dhe dy prej tyre u shkarkuan n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNa than\u00eb q\u00eb po b\u00ebnin rrug\u00ebn, por s\u2019e kuptoj \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo,\u201d shtoi ai, duke pohuar se i ishte dukur si shfaqje fakti q\u00eb makinat e r\u00ebnda u larguan menj\u00ebher\u00eb pas makinave luksoze, ku ai dyshonte se kishte zyrtar\u00eb.<\/p>\n<p>Kosta Xhaho, p\u00ebrfaq\u00ebsues i organizat\u00ebs mjedisore PPNEA n\u00eb Vlor\u00eb, i tha BIRN se zona ku po punohet u dogj para dy vitesh. Ai shtoi m\u00eb tej se p\u00ebr ta rehabilituar kishin mbjell\u00eb 600 rr\u00ebnj\u00eb pishe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim zyrtar, PPNEA akuzon autoritetet se kan\u00eb braktisur territorin \u201cq\u00eb duhet t\u00eb mbrojn\u00eb, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e zinxhir\u00ebve dhe zhavorrit q\u00eb po z\u00ebvend\u00ebson vegjetacionin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZona m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr jet\u00ebn e eg\u00ebr n\u00eb Pish\u00eb Poro-Nart\u00eb po grabitet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banditeske, pa asnj\u00eb njoftim,\u201d deklaroi PPNEA.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb reagoi edhe organizata tjet\u00ebr mjedisore, AOS e drejtuar nga Bino.<\/p>\n<p>\u201cAta jan\u00eb k\u00ebtu dhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb me buldozer\u00eb\u2026,\u201d deklaroi AOS. \u201cPlani i Jared Kushner nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb render thjesht i shp\u00eblar\u00eb, sepse punimet n\u00eb zon\u00ebn e Hidrovorit kan\u00eb nisur dhe parashikojn\u00eb mbi 20,000 nj\u00ebsi akomoduese dhe m\u00eb shum\u00eb se 10,000 vizitor\u00eb n\u00eb dit\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb ndjeshme ku takohen 3 Zona t\u00eb Mbrojtura,\u201d shtoi AOS.<\/p>\n<h4><strong>Reagime kontradiktore<\/strong><\/h4>\n<p>Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb punimeve m\u00eb 30 prill 2026. Foto kortezi: Taulant Bino.<\/p>\n<p>Autoritetet lokale dhe ato qendrore jan\u00eb kontradiktore dhe nuk din\u00eb t\u00eb thon\u00eb n\u00ebse punimet n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur Pish\u00eb Poro \u2013 Nart\u00eb kan\u00eb nisur me apo pa leje. Kryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs, Bruna Mersini i tha BIRN se punimet n\u00eb zon\u00eb po kryheshin me leje nga AZHT.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb kompania q\u00eb ka projektin n\u00eb Zv\u00ebrnec q\u00eb po b\u00ebn rrethim kantieri. Kan\u00eb leje nga AZHT,\u201d tha Mersini. Kur iu b\u00eb me dije se leja nuk l\u00ebshohet nga AZHT, por nga KKTU, kryebashkiakja Mersini na referoi te institucioni qendror.<\/p>\n<p>\u201cNuk e di, nuk jam n\u00eb dijeni, duhet t\u00eb pyesni AZHT dhe KKT p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por ata po b\u00ebjn\u00eb rrethim kantieri aty dhe kan\u00eb paraqitur dokument nga AZHT,\u201d tha Mersini.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Afrim Q\u00ebndro, drejtori i Inspektoratit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Territorit, IKMT, tha se punimet n\u00eb zon\u00eb nuk ishin kompetenc\u00eb e institucionit q\u00eb ai drejton. Q\u00ebndro tha se po punohej p\u00ebr hapjen e nj\u00eb rruge ekzistuese dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia binte vet\u00ebm mbi Administrat\u00ebn e Zonave t\u00eb Mbrojtura.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetencat tona. Nuk kemi informacion p\u00ebr fillim punimesh. Ato q\u00eb jan\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb e zgjerimit t\u00eb rrug\u00ebs. Hapja e rrug\u00ebs n\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e AdZM\u201d, tha ai p\u00ebrmes telefonit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndro madje tha se kishte biseduar edhe me kryebashkiaken Mersini p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast. Por kur u vu n\u00eb dijeni se Mersini konfirmonte punimet p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb kantieri, Q\u00ebndro ndryshoi q\u00ebndrim.<\/p>\n<p>\u201cDo \u00e7oj inspektor\u00ebt nes\u00ebr n\u00eb m\u00ebngjes ta verifikoj k\u00ebt\u00eb q\u00eb ju ka th\u00ebn\u00eb kryetarja e bashkis\u00eb,\u201d deklaroi ai.\/ <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/05\/07\/resorti-luksoz-i-zvernecit-nis-punen-mes-kontestimeve-dhe-alarmit-mjedisor\/\">Reporter.al<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/05\/07\/kompania-offshore-nis-punimet-per-resortin-ne-zvernec-pa-marre-lejen-nga-kkt\/\">Kompania offshore nis punimet p\u00ebr resortin n\u00eb Zv\u00ebrnec, pa marr\u00eb lejen nga KKT<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vladimir Karaj T\u00eb enjten me diell t\u00eb 30 prillit, aktivisti mjedisor Taulant Bino ndodhej pran\u00eb plazhit piktoresk t\u00eb Hidrovorit n\u00eb kufi me lagun\u00ebn e Nart\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb fshatit Zv\u00ebrnec, kur pa nj\u00eb varg me kamion\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ngarkuar me inerte dhe nj\u00eb grup pun\u00ebtor\u00ebsh q\u00eb po rrethonin zon\u00ebn e mbrojtur. Disa ekskavator\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":86168,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86167","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86167","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86167"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86167\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86168"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86167"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86167"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86167"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}