{"id":86091,"date":"2026-05-06T20:48:16","date_gmt":"2026-05-06T20:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/spitali-si-landfill-fiqiri-allmuca-arketon-382-mln-leke-silvio-i-gjen-telat-anxhela-paparizos-2\/"},"modified":"2026-05-06T20:48:16","modified_gmt":"2026-05-06T20:48:16","slug":"spitali-si-landfill-fiqiri-allmuca-arketon-382-mln-leke-silvio-i-gjen-telat-anxhela-paparizos-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/05\/06\/spitali-si-landfill-fiqiri-allmuca-arketon-382-mln-leke-silvio-i-gjen-telat-anxhela-paparizos-2\/","title":{"rendered":"Spitali si landfill, Fiqiri Allmu\u00e7a ark\u00ebton 382 MLN lek\u00eb! \u201cSilvio\u201d i gjen telat Anxhela Paparizos \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>A e dini pse rrug\u00ebt dhe oborret e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Tiran\u00eb (QSUNT) mbeten shumic\u00ebn e koh\u00ebs t\u00eb papastra dhe koshat kut\u00ebrbojn\u00eb? P\u00ebrgjigjen e zbuluam nga verifikimi i dokumenteve t\u00eb tenderit t\u00eb pastrimit. Gjith\u00e7ka nis tek p\u00ebrcaktimi i k\u00ebrkesave mbi kapacitetin teknik t\u00eb firm\u00ebs. Q\u00eb kompania e kontratuar t\u00eb fitoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb, drejtoria, p\u00ebrmes nj\u00ebsis\u00eb prokurimit, vendos si kriter nj\u00eb minimum t\u00eb vog\u00ebl mjetesh dhe po ashtu, personel t\u00eb pak\u00ebt.<\/p>\n<p>Minimumi i mjeteve t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr fituesin e tenderit \u00ebsht\u00eb 2 mjete p\u00ebr evadimin e mbetjeve, ose 1 p\u00ebr turn. Me kaq mjete, turni i tret\u00eb mbetet bosh, nd\u00ebrsa n\u00eb fundjav\u00eb i bie q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbetet e pambuluar me mjete teknologjike.<\/p>\n\n<p>Sipas procesverbalit t\u00eb kritereve p\u00ebr kualifikim t\u00eb tenderit, operatori ekonomik, duhet t\u00eb disponoj\u00eb minimalisht 2 mjete teknologjike transportuese t\u00eb mbetjeve urbane, me kapacitet 5 ton. Imagjinojeni sa koh\u00eb i duhet t\u00eb vij\u00eb rreth e rrotull spitalit dhe sa rrug\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr tek landfilli i Sharr\u00ebs nj\u00eb kamion gjat\u00eb turnit. Mbetjet krijohen gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb marr\u00ebveshja e zyrtar\u00ebve t\u00eb tenderit vendos edhe nj\u00eb num\u00ebr minimal p\u00ebr personelin.<\/p>\n\n<p>Jan\u00eb 12 punonj\u00ebs pastrimi q\u00eb ndahen n\u00eb 6 veta p\u00ebr dy turne. Nd\u00ebrsa p\u00ebr turnin e tret\u00eb nuk ka mbulim t\u00eb sh\u00ebrbimit. N\u00eb fundjav\u00eb, kur kryhet pushimi javor dhe p\u00ebr dit\u00eb festash, pastrimi n\u00eb k\u00ebto dy turne reduktohet me 3 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr formula shkencore apo studime se sa kilogram\u00eb mbetje krijohen, sa koh\u00eb duhet p\u00ebr t\u2019i mbledhur dhe sistemuar, transportuar brenda spitalit dhe evaduar tek landfilli.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 6 zona pastrimi, q\u00eb mbulohen nga 6 veta. Pun\u00ebtor\u00ebt e turnit t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb merren me zbrasjen dhe pastrimin e koshave me rrotullim, pastrimin e hyrjeve kryesore si dhe sheshet e godinave spitalore sipas zonave p\u00ebrkat\u00ebse dhe m\u00eb tej me pastrimin e segmenteve rrugore, trotuareve dhe hap\u00ebsirat e parkimit. Pun\u00ebtor\u00ebt e turnit t\u00eb dyt\u00eb, primar duhet te ken\u00eb n\u00eb fokus pastrimin e zonave t\u00eb parkimit.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb \u201cvlere orientuese\u201d, q\u00eb e kan\u00eb vendosur vet\u00eb zyrtar\u00ebt e tenderit, n\u00eb QSUNT krijohen 2520 kg mbetje n\u00eb dit\u00eb. Kjo vler\u00eb na duket mjaft e vog\u00ebl. Jemi t\u00eb bindur se shifra \u00ebsht\u00eb vendosur minimale me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ndihmuar kompanin\u00eb private q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb mbajtjen e kapaciteteve sa m\u00eb t\u00eb vogla. Megjithat\u00eb, duke e marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb k\u00ebt\u00eb sasi mbetjesh, nj\u00eb punonj\u00ebsi n\u00eb turn i bie t\u00eb p\u00ebrpunoj\u00eb afro 250 kg mbetje. Dicka e pamundur fizikisht. Makinat sipas rregullit t\u00eb vendosur para tenderit duhet t\u00eb shkojn\u00eb 2-4 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb landfill. Pra, k\u00ebrkohet nj\u00eb intensitet i lart\u00eb pune me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl punonj\u00ebsish dhe mjetesh!<\/p>\n<p>Aryseja tjet\u00ebr pse QSUNT \u00ebsht\u00eb vazhdimihst nj\u00eb territor i papast\u00ebr, \u00ebsht\u00eb se i nj\u00ebjti operator q\u00eb e kishte k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb dy vitet e kaluara, favorizohet t\u00eb fitoj\u00eb s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Por, kush na qenka njeriu p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb qepur kriteret, q\u00eb po fiton n\u00eb kurriz t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb pastrimit? Ky quhet Fiqiri Allmu\u00e7a, pronar <em>de facto<\/em> i firm\u00ebs \u201cPastrime Silvio\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb i favorizuar nga zyrtar\u00ebt e korruptuar t\u00eb Spitalit dhe t\u00eb Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara. Ky i fundit organizon tenderat e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb qysh pas em\u00ebrimit t\u00eb Blendi Gonxhes si minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d me objekt \u201cSH\u00cbRBIM I PASTRIMIT T\u00cb AMBIENTEVE T\u00cb JASHTME N\u00cb QENDR\u00cbN SPITALORE UNIVERSITARE \u201cN\u00cbN\u00cb TEREZA, TIRAN\u00cb\u201d.<\/p>\n<p>Fondi limit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 382,5 milion\u00eb lek\u00eb dhe krahasuar me vitin e kaluar, vlera e k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb rritur me 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 18 mars 2026, kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb tre operator\u00eb ekonomik, por duket se kompania \u201cPastrime Silvio\u201d SHPK e kishte prenotuar k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb. Prandaj shpallja fitues m\u00eb 7 prill 2026 ishte thjesht nj\u00eb formalitet shkresash.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr riskun e korrupsionit q\u00eb mbart kjo procedur\u00eb, Open Data Albania i ka val\u00ebvitur nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n<p>Por nuk ka asnj\u00eb sinjal q\u00eb t\u2019i prap\u00ebsoj\u00eb zyrtar\u00ebt, q\u00eb e lan\u00eb menduar planin p\u00ebr dy vjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbeteshin t\u00eb k\u00ebnaqur me \u201csh\u00ebrbimet\u201d e Fiqiri Allmu\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>Sic v\u00ebrtetohet edhe m\u00eb formularin e shpalljes s\u00eb fituesit, oferta e \u201cPastrime Silvio\u201d shpk nuk ishte as m\u00eb e ul\u00ebta, as m\u00eb ekonomikja.<\/p>\n\n<p>. Megjith\u00ebse me nj\u00eb ofert\u00eb 24 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se kompania tjet\u00ebr e skualifikuar, \u201cPastrime Silvio\u201d shpk do t\u00eb ftohej p\u00ebr hapat e tjer\u00eb t\u00eb sigurimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Korrupsioni ia ka z\u00ebn\u00eb syt\u00eb edhe drejtoresh\u00ebs s\u00eb re, Anxhela Paparizo, q\u00eb t\u00eb mos shoh\u00eb situat\u00ebn e plehrave q\u00eb rrethoj\u00ebn pavijonet?<\/p>\n<p>Kjo foto \u00ebsht\u00eb shkrepur n\u00eb QSUNT m\u00eb 5 korrik 2025.<\/p>\n\n<p>Situat\u00eb alarmante! Gjendja vazhdon e nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb shkurt 2026 kur celej ky tender pastrimi.<\/p>\n<p>Drejtoresha Paparizo mund t\u00eb justifikohet se Fiqiri Allmu\u00e7\u00ebn e gjeti aty nga paraardh\u00ebsit. Po, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, drejtoresha Albana Fico n\u00eb ikje thirri firm\u00ebn \u201cPASTRIME SILVIO\u201d SHPK, t\u00eb Fiqiri Allmu\u00e7\u00ebs, t\u00eb mbante \u201cpast\u00ebrtin\u00eb\u201d n\u00eb oborret dhe lulishtet e QSUNT. N\u00eb fakt, tenderi me objekt \u201cSh\u00ebrbim pastrimi i ambienteve t\u00eb jashtme\u201d, p\u00ebr Qendr\u00ebn Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d i \u00ebsht\u00eb dhuruar firm\u00ebs s\u00eb Allmu\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, 7 kompani jan\u00eb skualifikuar nga kjo gar\u00eb vet\u00ebm q\u00eb fituesi t\u00eb ishte \u201cPastrime Silvio\u201d Sh.p.k, madje nd\u00ebr to edhe oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Fiqiri Allmu\u00e7a, ka qen\u00eb i proceduar penalisht p\u00ebr konsumimin e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cshkeljes s\u00eb rregullave t\u00eb mbrojtjes n\u00eb pun\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2008. Dy pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb tij u plagos\u00ebn teksa po pastronin xhamat e nj\u00eb banke n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n<p>Pas k\u00ebsaj, Fiqiri Allmu\u00e7a ia kaloi kompanin\u00eb \u201cPastrime Silvio\u201d bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Bule Allmu\u00e7a.<\/p>\n<p>Fiqiri Allmu\u00e7a ka marr\u00eb edhe tenderin me vler\u00eb 1.2 milion\u00eb USD p\u00ebr menaxhimin dhe mir\u00ebmbajtjen e Sheshit \u2018Sk\u00ebnderbeu\u2019, bashk\u00eb me oligarkun Shk\u00eblqim Fusha, me firm\u00ebn e Erion Veliajt.<\/p>\n<p>22 tender\u00eb kompania e Fiqiri Allmu\u00e7\u00ebs i ka marr\u00eb nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe drejtor\u00ebt e saj t\u00eb korruptuar, p\u00ebr sh\u00ebrbim pastrimi, dezinfektim dhe transport mbeturinash, kryesisht tender\u00eb me paracaktim dhe flamur t\u00eb kuq. Nj\u00eb tender 1 milion\u00eb USD, aq sa fondi limit, Allmu\u00e7a e ka marr\u00eb nga drejtoresha Brunilda \u00c7ami p\u00ebr largimin e mbetjeve t\u00eb Spitalit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa drejtoresha e QSUNT, Anxhela Paparizo nuk \u00ebsht\u00eb aq e re n\u00eb detyr\u00eb, sepse po mbushen 10 muaj qysh nga em\u00ebrimi i saj. Prandaj nuk habitemi q\u00eb Allmu\u00e7a ia gjeti telat edhe drejtueses aktuale t\u00eb QSUNT dhe ajo u m\u00e7sua me panoram\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb mbetjeve.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A e dini pse rrug\u00ebt dhe oborret e Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d n\u00eb Tiran\u00eb (QSUNT) mbeten shumic\u00ebn e koh\u00ebs t\u00eb papastra dhe koshat kut\u00ebrbojn\u00eb? P\u00ebrgjigjen e zbuluam nga verifikimi i dokumenteve t\u00eb tenderit t\u00eb pastrimit. Gjith\u00e7ka nis tek p\u00ebrcaktimi i k\u00ebrkesave mbi kapacitetin teknik t\u00eb firm\u00ebs. Q\u00eb kompania e kontratuar t\u00eb fitoj\u00eb sa m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-86091","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86091","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86091"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86091\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86091"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86091"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86091"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}